Rritet numri i vizitorëve nga Greqia përmes guidave turistike

20 Korrik 2023, 20:10Turizëm TEMA
Rritet numri i vizitorëve nga Greqia përmes guidave turistike

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në rajonet kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë po cilësohet gjithmonë e më shumë si një mundësi e mirë ekonomike për zonat në të dyja anët e kufirit.

Prefektura e Gjirokastrës po bashkëpunon me partnerët grekë  duke mundësuar promovimin e vlerat turistike në zonën kufitare me Janinën.

Projekte të tilla cilësohen të dobishme për rritjen e vizitueshmërisë dhe guidat e përbashkëta turistike në rajonet kufitare.

“Është shumë i rëndësishëm sepse kjo kërkon të krijojmë rrugë të përbashkëta tematike në mënyrë që turistët të harxhojnë sa më shumë kohë në të dyja anët e kufirit ose për të krijuar paketa të përbashkëta si në pjesën greke dhe në pjesën shqiptare për të harxhuar sa më shumë kohë. Por mund të themi është i rëndësishëm sepse këto studime, këto zhvillime të projekteve dalin nga konturi i përgjithshëm dhe krijojnë disa inovacione digjitale për të gjitha këto gjeolokacione dhe për zhvillimin e tyre në rajonin e Gjirokastrës” – tha Arjan Korkuti, sekretar i përgjithshëm, prefektura Gjirokastër.

“Bashkëpunimi me bashkinë e Igumenicës dhe universitetin e Janinës për të promovuar avantazhin krahasues që ekziston në zonat tona është për tu vlerësuar. Vazhdojmë promovimin megjithëse e kemi promovuar edhe në aktivitete të tjera nëpër Europë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale kemi tërhequr interesin e opinionit boteror”  -tha Kristostomos Stylos, profesor i Universitetit të Janinës.

Përgjatë kësaj vere qyteti i gurtë dhe fshatrat kufitarë të Gjirokastrës po vizitohen nga një numër në rritje turistësh nga Greqia.

Lini një Përgjigje