Kryeministri Edi Rama e konsideron sezonin turistik të këtij viti si një kthesë historike për Shqipërinë.
Në një konferencë shtypi nga Kryeministria, Rama theksoi se vendi tashmë ka hyrë në një fazë të re transformimi për turizmin me synimin që deri në vitin 2030, Shqipëria të bëhet vendi lider për turizëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Këtë vit Shqipëria po përjeton sezonin e një kthese historike që është rezultat i shumë përpjekjesh të bëra në vitet e mëparshme dhe kurorëzim i një faze të re transformimi për turizmin.
Sot shohim frytet e para domethënëse në një rrugë që për ne është e përcaktuar si rruga drejt Shqipërisë 2030 ku Shqipëria do të jetë kampione absolute në rajonin tonë për turizmin dhe kur them në rajonin tonë kam parasysh Ballkanin Perëndimor”.
Kreu i qeverisë evidentoi numrin e lartë të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri deri në këto momente.
“Shifrat flasin për një sukses të jashtëzakonshëm edhe në aspektin e afrimit thuajse të plotë me Greqinë apo me të tjera vende që janë shumë përpara nesh kur vjen fjala te numri i turistëve për frymë”, shtoi Rama.
Rama vlerësoi edhe transformimin që ka pësuar Aeroporti “Nënë Tereza”, që në ditë përpunon rreth 200 fluturime.
“Duhet nënvizuar një element që është Aeroporti i Tiranës i cili ka pësuar një transformim shumë të rëndësishëm me ndryshimin e koncesionarit, me investimet që janë bërë nga kompania shqiptare në aeroport dhe faktikisht Shqipëria në rritjen e numrit të pasagjerëve në trafikun ajror është në vendin e parë dhe sot jemi në kushtet kur mund të themi pa rezervë që jo vetëm jemi konkurrues me Aeroportin e Beogradit që është aeroporti më i madh i rajonit tonë, por me shumë gjasë mund ta kapërcejmë Aeroportin e Beogradit në numër pasagjerësh këtë vit.
Besoj që është e rëndësishme të kujtohet se kantieri i Aeroportit të Vlorës është në punë sipas grafikut. Aeroporti i Vlorës do operohet nga Aeroporti i Mynihut dhe kemi shumë besim që me futjen e Aeroportit të Vlorës do kemi bum të konsiderueshëm në rritjen e numrit të turistëve”, u shpreh Rama.
Ka hyre mjaft para qe te forconi pushtetin e hajduterise jo vetem ju te pushtetit dhe politikes por edhe ata qe e kane zhvatur kete popull qe nga prokuroret,gjygjtaret e ta gjitha hallkat e korruptuara te ketij vendi.
Ujsjellesi per ne Itali do te perfundoj NAFTESJELLES, E.Rama nuk don qe nafta e shpiragut te perpunohet ne Shqiperi. Sepse kete edin vetem ai.
Ene zotnia jote nuk ha mut kot se i gjo e di qi flet.
Bej shtet,MASHTRUES!!!!!
Delir komplet. Shqiptaret po ikin perdite se spo ja dalin dot te bejne pushime as ne durres. Shqiperia seshte me per shqiptaret. Vend i nemur
Po Aeroportit te Kukesit si I vajti puna? Sa I paguan koncensionarit per mungese fluturimesh?
(M)ore, keni mbjellë hotele dhe ndërtesa tjera dyfish më shumë se kapacitetet e plazheve! Plus, nuk keni lënë vend për parqe asnjë pëllëmbë!
Z. RAMA....!!!! PER NJE FATURE 80 EURO QE ITALIANET "NESE ISHIN ITALIANE SE MUNDET TE ISHIN SHABAN ME EMER TE KONVERTUAR NE SEBASTIAN" ...JU BETE NAMIN DHE DETYRUAT KRYEMINISTREN ITALIANE TE PAGUANTE FATUREN 80 EURO QE KISHIN LENE PA PAGUAR SHABANI ME SHOKE...ESHTE RRADHA TE SHLYESH EDHE TI FATUREN E VRASJESE SE DY ITALIANEVE NE MALDIVET E TUA...PAGUAJE FATUREN Z KRYEMINISTER...SEPSE I KE ME EMER DHE MBIEMER ITALIANET E SHKRETE...NDERSA ATA TE 80 EUROSHIT TEND NUK I DI NJERI AS ME EMER E AS ME MBIEMER QE CDEMTOI KRYEMINISTRIA ITALIANE SEPSE SHKOVE DHE U KAPARDISE QE...JA NE KEMI TURIZEM...JUVE NUK PAGUANI...PAGUJE FATUREN E JETES SE HUMBUR SE AJO TJETRA TA PAGOI FATUREN E 4 GOTAVE DHALLE QE NUK U PAGUAN NGA ITALIANET E PAIDENTIFIKUAR...
Vllai ashtu i bie qe Italia te paguaje gjithe demshperblimet per tere emigrantet shqiptare dhe jo vetem, qe kane punuar ne te zeze me pagesa mizerie, kane demtuar shendetin dhe ka pasur nder ta dhe fatkeq qe kane humbur jeten. Do falimentonte si shtet pastaj nese ndiqej logjika jote. Po ca lloj arsyetimi eshte ky tani? Me vjen keq por duket si i nje personi qe s'njeh jeten. Sa per info, ka eksportuar emigracion Italia nder shekuj neper bote sa veshtire te krahasohet me vende te tjera. Puna eshte mos biesh pre e histerise masive dhe komplekseve te inferioritetit. Tragjedira ndodhin kudo dhe nuk i shmang dot. Shkon ne Bora-Bora per pushime dhe te shfaros cunami. Kurse te ikesh nga restoranti pa paguar nuk eshte tragjedi, por papergjegjesi dhe arrogance. Tung!