Mediat italiane sugjerojnë Shqipërinë: Nuk ka vetëm det, por edhe histori e tradita

23 Gusht 2023, 09:30Turizëm TEMA

Mediat italiane sugjerojnë Shqipërinë: Nuk ka vetëm det, por

Shqipëria, përveç detit ka edhe shumë më shumë. Kështu mund e përmbledh udhëtimin e saj në vendin tonë gazetarja e traveller.it, një agjencie të njohur sugjerimesh për pushimet në vendin fqinj.

Simona ka udhëtuar për 8 ditë në qytete të ndryshme të vendit, të cilat në fillim besonte se do të ishin të mjaftueshme, por në fund kuptoi se Shqipëria është një vend që duhet zbuluar ngadalë.


Në udhëtimin e saj nga Tirana në Sarandë dhe kthim, gazetarja zbulon së pari Beratin, qytetin trashëgimi e UNESCO-s. Kalaja, muzeu Onufri, xhamitë e vjetra dhe rrugicat e kalldrëmta janë një tërheqje për çdo turist.

Më pas Saranda me ujërat e kristalta, por pa lënë pa parë edhe Syrin e kaltër dhe Ksamilin. Riviera shqiptare është një sugjerim që nuk duhet shmangur për plazhe si Dhërmiu, Himara, Qeperoja, Gjipeja dhe Palasa.

Pas detit gazetarja italiane sugjeron Gjirokastrën, të cilën e quan qyteti më i bukur në Shqipëri për shkak të arkitekturës, historisë, ushqimit, madje edhe mundësisë për pazar.

Ardenica dhe laguna e Karavastasë janë një tjetër ndalesë përpara kthimit në Tiranë për të cilën sugjerohen 2 ditë.

Sheshi Skënderbej, piramida dhe muzetë janë vende që nuk duhen humbur. Gazetarja italiane nënvizon se Shqipëria është një vend që duhet zbuluar jo vetëm për çmimet e ulëta të qëndrimit, por edhe për historinë e saj të pasur.

1 Komente

  1. S
    Sulejman bej Mulleti

    Xhamin e Namasgjase me kater minare ,,,me e madhja ne ballkan ,,,nuk e e pa ?!

    Lini një Përgjigje