
Ikja e një familjeje, që rezultoi me kombësi italiane, pa paguar nga restoranti zuri vëmendje të madhe në rrjetet sociale, aq sa u bë një çështje shtetërore. Pagesa e tyre u bë nga vetë kryeministrja italiane, Xhorxhia Meloni.
Siç e tregoi vetë administratorja në rrjetet sociale, shuma e lekëve do të qëndrojë e ekspozuare në ambientet e restorantit. Por sa dhe si ka ndikuar në këtë pjesë të sezonit turistik në Berat. RTSH udhëtoi për në qytetin e një mbi një dritareve.
“Dua të ha tek ai restoranti, nuk e di ku është, por do pyes do ta gjej dhe do shkoj. Dua të shkoj ta shoh”, thotë një pushues.
Nuk ishin të paktë ata turistë që fotografonin vendin me gjasë për t’u dërguar të njohurve të tyre se ndodheshin në restorantin tashmë të famshëm.
Apo edhe si rasti i disa të rinjve që ngjitën shkallët e gurtë për të konsumuar diçka me qëllim për të shuar kureshtjen. Në këtë rast restoranti ende nuk ishte hapur për shkak të orarit.
Berati ka joshur shumë turistë vendas e të huaj këtë vit, shifrat flasin se numri i tyre është afro 500 mijë pothuajse dyfishin e vizitorëve në krahasim me një vit më parë.
Duke pare kete video dhe duke qen dashamires i qytetit , i bej thirje ketyre qe merren me mirmbajtjen e ketyre monumenteve , Ai mbishkrimi i stermadh GUVA, apo dhe te tjere si ai duhet te fshihen nga faqja e mangalemit , Gorices apo Kalase ,keto mbishkrime moderne komerciale e shemtojne kartolinen e ketyre Lagjeve Po ashtu duhet te zhduken tani qe qyteti pretendohet se ka Uje dhe drita 24 ore Depozitat e Ujit sidomos ato te dukshmet ne keto lagje , Te kamuflohen ose te zhduken nga kartolina panelet solare, cfare lidhje kane ato me fotot e nje qyteti 2400 vjecar.Dhe se fundi pjesa me e shemtuar telat dhe shtyllat elektrike , eshte e pafalshme , gati makabre te mendosh se sa fond i stermadh financiar po absorbon qyteti e dukje pare gjithe ato punime e kanalizime ne lagjet historike eshte e turpshme qe telat e fijet te rrine si merimanga e shumekembesha neper lagjet e vjetra, kjo eshte e pafalshme dhe e fundit nje verrejtje per bashkine Berat , U bene mjaft muaj tani qe koshat e plehrave ne pedonale jane maskruar dhe jane shnderruar ne ca dollape te pocaqisur te ndruskur dhe ku njerezit edhe pse jane ndergjegjsuar disi ti hedhin mbetjet ne kosh , nuk kane se ku ti hedhin vecse perdhe , urgjentisht duhet te vihet dore se eshte indiference qe te shetitesh mbremieve neper qytet per te pare keto pislleqe sidomos tani qe eshte kulmi i sezonit