''Shqipëria, destinacion i preferuar për dashamirësit e natyrës'', Rama: 867 mijë vizitorë eksploruan zonat e mbrojtura në katër muajt e parë të vitit

2 Qershor 2025, 14:00Turizëm TEMA
''Shqipëria, destinacion i preferuar për dashamirësit e

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se zonat e mbrojtura të Shqipërisë janë vizituar nga 867 mijë vizitorë në katër muajt e parë të vitit 2025.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se zonat e mbrojtura janë eksploruar nga 60 mijë vizitorë më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

''Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura, 60 mijë vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës'', shkruan Rama.

1 Komente

  1. L
    Labi

    A e di ky tipi se voten ja japin Shqiptaret jo turistet,heren tjeter ti shkoj dere me dere Italianeve e te tjereve,ben gallate se nuk ka opozite,ose me mir te them jane bere bashke me Salihin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje