Korça “mbretëron”, rritje 5% e turistëve - Masterplani i Macron “ndez” juglindjen

31 Maj 2025, 21:40Turizëm TEMA
Korça “mbretëron”, rritje 5% e turistëve -

Qarku i Korçës edhe këtë vit mbetet ndër destinacionet më të preferuara nga turistët e huaj.

Prefekti i qarkut Nertil Jole thotë se gjatë këtyre muajve ka pasur rritje prej 5% të turistëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në fokus është marrëveshja e fundit e firmosur mes presidentit Macron dhe kryeministrit Rama për masterplanin turistik, e cila pritet të japë një impuls të ri zhvillimi për juglindjen e vendit.

Fshatrat e Devollit të Sipërm dhe Prespa e Vogël vazhdojnë të jenë ndër zonat më të kërkuara nga turistët e huaj.

Këtë të shtunë është çelur sezoni turistik në Pogradec, ku Elona Katiraj, drejtoreshë e Drejtorisë së Shërbimit Shëndetësor Publik në këtë qytet, thotë se shërbimi shëndetësor do të jetë në dispozicion 24 orë në vijën liqenore gjatë gjithë sezonit.

Vitin e kaluar, 85% e vizitorëve në juglindje ishin turistë të huaj, dhe pritet që ky numër të rritet edhe më tej gjatë këtij viti.

2 Komente

  1. T
    Tironci qytetar

    Lexojme lajmet qe ne Pogradec jane planifikuar kulla dhe pallate shumekateshe ne Drilon!!!??? Nese jane te verteta atehere ajo zone do degradoje, te vetmet zona qe u ruajten deri diku ne traditen e tyre perfshi gjelberimin e pastertine etj; Pogradeci dhe Korca zonat e fshatrat rreth tyre te bejne per vete me bukurine qetesine qytetarine kulinarine gjelberimin pastertine prandaj derisa u ruajten fort deri tani lerini sic jane, mos jua prishni keto vlera banoreve te tyre autoktone e te ardhur;

    Përgjigjjuni
    1. M
      Merci

      Falenderojme gjelin e Frances per kete Masterplan. Degjuan te huajt nje fjale te tij per Korcen dhe u dynden? Prandaj ka te beje shume vizita e nje lideri te rendesishem te botes ne Shqiperi, qofte edhe thjesht per imazh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje