
Shqipëria vijon të mbetet një atraksion turistik për vizitorët e huaj edhe gjatë stinës së pranverës. Sipas një raporti të INSTAT, gjatë muajit prill 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në Shqipëri, 1.487.149 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Ky tregues ka pësuar një rritje me 6,0 %, krahasuar me Prill 2024. 1.485.226 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 5,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Prill 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 667.998, duke pësuar një rritje me 9,6 %, krahasuar me Prill 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 819.151. Ky numër është rritur me 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Në muajin prill 2025, 683.983 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 11,5 %, krahasuar me Prill 2024.
Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2025, janë 801.243. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 1,5 %.
Në Prill 2025, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 74 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 13 %.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Prill 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 0,8 %, krahasuar me Prill 2024. Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale janë rritur me 40,8 %.
Mendoj se lajmi me i mire do ishte vetem neqoftese vijne shqiptare per te jetuar ne atdhe!Turizmi i sherben me teper ketyre 2 Partive kriminale PS PD me futjen e valutes ne shqiperi!
Visitors apo turiste? Mblidheni mendjen! Turizmi me shume eshte humbje sesa fitim per Shqiptaret! Vetem nje grusht njerezish fitojme, te tjeret ngrohen he diell.
Bullshit. Punoj ne Turizem dhe ardhjet individuale kane renie te dukshme krahasuar me vjet. Edhe kompanite turistike kane renie te numrave. Keshtuqe ndalojeni propaganden qeveritare qe te kapim me shume se 11 milionet e vjetshem si propaganda qe behej ne kohe te partise ku kishim traktoriste qe punonin per vitin 2030. Boll me me genjeshtra. I fitoi zgjedhjet qeveria ska nevoje te mashtroje me.