“Natyra, njerëzit dhe çmimet janë të mrekullueshme” - Korça, destinacion i preferuar për turistët gjermanë dhe francezë

27 Prill 2025, 15:35Turizëm TEMA
“Natyra, njerëzit dhe çmimet janë të

Korça vijon të jetë një ndër qytetet më të kërkuara nga turistët e huaj, kryesisht nga Europa Perëndimore.

Në rrugët e Korçës është bërë e zakonshme prania e turistëve gjermanë dhe francezë, të cilët shprehen se Korça është pjesë e itinerarit të tyre në Shqipëri.

“Hera e parë në Shqipëri, po kënaqemi shumë. Na zuri shi, por qyteti është i zbukuruar.”

“Ishim nëpër Shqipëri, erdhëm edhe në Korçë. Natyra, njerëzit dhe çmimet janë të mrekullueshme. Rrugicat e vjetra janë mahnitëse.”

“Vijmë nga Gjermania, hera e parë në Shqipëri. Kohë e keqe, por gjithsesi u kënaqëm me lëvizjet në qytet. Pazari i vjetër qenka shumë i bukur, shqiptarët shumë mikpritës,” – thonë disa turistë gjermanë.

Kjo është familja franceze Beqchua, të cilët janë për herë të parë në Korçë. Ata po udhëtojnë nëpër botë dhe pjesë e udhëtimit të tyre është bërë edhe vendi ynë.

“Jemi një familje nga Franca, vendosëm të udhëtojmë nëpër botë. Erdhëm në Shqipëri, natyra shumë e bukur. Ishim në Liqenin e Prespës, tani jemi në Korçë – pazari, kisha, ushqimet, muze plot. Qytet turistik.”

“Më pëlqen Shqipëria. Sot do të vizitojmë fabrikën e birrës dhe jam i sigurt që do të rikthehemi përsëri,” – thonë disa turistë francezë.

Operatorët turistikë bëjnë me dije se këtë vit kanë rezervime 10% më shumë me turistë të huaj, krahasuar me një vit më parë.

3 Komente

  1. L
    Le te shpresojme te behet edhe me mire !

    Ju lumte njerezve si ne Korce apo dhe ne Pogradec qe i mirepresin me dashamiresi Turistet Gjermane dhe Franceze, apo dhe shume Turiste te tjere nga vendet e tjera... Ja ne fund te muajt Maj do vijne per here te pare nje Grup Turistes Gjerman , kenaqesi do jete qe e dhe keta te kenaqen dhe te ndjehen si ne shtepite e tyre .... Sa me teper miresjedhje respekt dhe dashuri aqe me mire edhe per te ardhuart shpenzimet qe bejne keta Turiste ne shqiperi.....ndimojne Bizneset e vogla ....

    Përgjigjjuni

      1. D
        Dino

        Mos keshtu se xhelozojne Kosovaret. Ja plasin komenteve te tyre plot inteligjence pastaj

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje