Turistët belgë festojnë ditëlindjen në Gjirokastër me kostume tradicionale

22 Mars 2025, 15:48Turizëm TEMA

Turistët belgë festojnë ditëlindjen në Gjirokastër

Një grup prej 16 turistësh belgë vizituan qytetin historik të Gjirokastrës për të festuar ditëlindjen e një miku të tyre në një mënyrë unike dhe plot emocione.Ata morën pjesë në një aktivitet të veçantë, ku u veshën me kostume tradicionale të trevave të jugut, duke shijuar kështu një eksperiencë të paharrueshme.

Fotografimi me kostume popullore dhe ecja në rrugët e Pazarit të Gjirokastrës ishin momente të mbushura me emocione.

Veshjet tradicionale që i përkisnin rajonit të jugut përfshi fustanellën 500 palëshe janë një simbol i thellë i kulturës dhe identitetit. Ata e përshkruan si shumë të veçantë lidhjen që kostumet i bënë të ndjejnë me historinë dhe trashëgiminë vendase.

Ata përshëndetën mikpritjen fantastike të banorëve vendas dhe veçanërisht theksuan pasionin e vendasve për të ndarë me ta traditat e jetesës, si gatimi i ushqimeve tradicionale, endja, gdhendja e gurit dhe drurit, si dhe shijimi i verës dhe polifonisë lokale.

Gjirokastra çdo ditë po kthehet në një mundësi për turistët e huaj  për të mësuar dhe përjetuar jetesën tradicionale. Në të gjithë territorin ekzistojnë më shumë 80 gjëra për të bërë çka i jep një profil autentik turizmit përreth qytetit të mbrojtur nga UNESCO dhe përreth parkut Kombëtar të Vjosës.

1 Komente

  1. D
    Denis

    Shqiperia e kthyer ne nje vend te veres dhe te djathit. Lum si ne.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje