
Marsi ka sjellë rritje të numrit të turistëve në Durrës. Vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës kanë zgjedhur qytetin bregdetar për të kaluar disa ditë pushimi. Disa prej tyre janë rikthyer. Të tjerë po e zbulojnë Shqipërinë për herë të parë.
“Erdhëm se fëmijët janë me pushime këtë javë. Për mua është hera e dytë, ndërsa familja vjen për herë të parë. Njerëzit janë shumë miqësorë ndaj vendosa të vij familjarisht. Edhe moti 12 gradë më i ngrohtë se në Holandë.”
“Jemi nga Gjermania, Shtutgardi. Është ditëlindja e burrit tim dhe erdhëm këtu. Kemi mësuar shumë nga shqiptarët. Na pëlqejnë ata, panorama, qyteti. Ishim në Tiranë dhe erdhëm me autobus. Përvojë interesante. Është hera jonë e parë, po jo e fundit këtu.”
Këta të rinj italianë të kënaqur nga kjo përvojë e parë thonë se po planifikojnë dhe pushimet e verës në vendin tonë.
“Jemi me pushime dhe po kalojmë disa ditë këtu. Na pëlqen shumë Shqipëria, peisazhet, ushqimi. Gjithçka.”
“Është hera e parë në Shqipëri dhe në verë duam të vijmë e të shkojmë në plazhet e jugut.”
Edhe ky çift grek që ka ardhur me miq të tjerë, thonë se ndjehen si në shtëpi.
“Jemi nga Greqia dhe vijmë për herë të parë. Fantastike dhe njerëzit shumë dashamirës.”
“Jemi shumë të ngjashëm. Moti i njëjtë, ushqimi i mirë. Grekët e shqiptarët janë vëllezër.”
Durrësi vazhdon të tërheqë turistë edhe jashtë sezonit veror. Ajo që i bashkon të gjithë është mikpritja, klima dhe kultura shqiptare, që po fiton gjithnjë e më shumë miq kudo në botë.
Top Channel
Greket i duam pavaresisht difekteve te tyre. Duhet kuptuar se behet propagande e madhe anti greke nga ne
Si Greket apo Gjermanet apo Italianet e te tjere nga shtete te ndryshme.... te gjithe jane mb te gjtha njerez si kudo ne Bote.... vetem se na ndan gjuha dhe tradita te ndryshme.... por ne shpirt dhe ne zemer ka shume e shume njerez shume te mire.....
Si Greket apo Gjermanet apo Italianet e te tjere nga shtete te ndryshme.... te gjithe jane mb te gjtha njerez si kudo ne Bote.... vetem se na ndan gjuha dhe tradita te ndryshme.... por ne shpirt dhe ne zemer ka shume e shume njerez shume te mire.....
Feja e mallkuar Osmane u ndryshoi Kombesine Greke Epirote genitcereve te ashtuquajture Skiptare. Ashtu sic ua ndryshoi Identitetin Grekeve dhe Epiroteve Feha e Mallkuar e Krishtere.