
Turistët që vizitojnë për herë të parë Durrësin dhe Shqipërinë nuk e fshehin habinë nga ajo që konstatojnë këtu.Të organizuar në grupe apo të ardhur individualisht për pushime, edhe këtë muaj, vendi ynë vijon t’i surprizojë vizitorët e huaj që zbarkojnë për herë të parë dhe që shpesh largohen me dëshirën për t’u rikthyer.
“Jam nga Bullgaria. Hera e parë në Durrës. Nuk e dija që ky vend ishte kaq tërheqës. Godinat, arkitektura janë shumë interesante.”
“Është një qytet i bukur. Po kënaqem. Nuk mendoja se do të kishte godina kaq të mëdha këtu.”
Nga befasia e parë tek përvoja më e thelluar e udhëtimit, edhe këta turistë që kanë vizituar më shumë vende në Shqipëri ndajnë përshtypjet pozitive për mikpritjen, ushqimin dhe natyrën.
“Jam nga Austria. Erdhëm për një udhëtim 4-ditor këtu, në Durrës, dhe në Tiranë. Jemi akomoduar në një hotel buzë detit dhe gjithçka është shumë mirë. Njerëzit kaq të këndshëm, miqësorë dhe ndihmues.”
“Na pëlqen ushqimi dhe të takojmë njerëz. Duken të ftohtë në fillim, por jo. Janë bujarë. Kemi marrë një makinë me qira dhe kemi lëvizur. Kemi parë zona të bukura dhe pamje fantastike. Ishim edhe në Shkodër, Ksamil, Vlorë e Berat.”
“Po kalojmë mirë dhe do të kthehemi me siguri sërish. Jemi nga Tuluz, qytet në jug të Francës”, thanë turistët.
Nga qytetet historike tek pushimet buzë detit, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë zemrat e vizitorëve. Për shumë prej tyre, këto janë vetëm pushimet e para, por jo të fundit. Ata do të kthehen sërish.
“Është një qytet i bukur. Po kënaqem. Nuk mendoja se do të kishte godina kaq të mëdha këtu.” Pra Tema do me na mbush mendjen se dikujt i paskan pelqyer ato shemtirat pa plan dhe me nga 15 20 kate qe e kane shemtu qytetin.UAU
O qyp pse Tema manipulon fjalet e vizitoreve?? Pse flisni budallalleqe o te shkrete. C'do njeriu qe viziton nje vend te panjohur qe dikur pasqyrohej si FERR normal qe do i pelqeje. Pastaj ca ka qe ty nuk te pelqen?? Ne kemi vende shume te bukura por i kemi shkaterruar vete sepse Saliu qe solli kete timin (nuk e solli Saliu demokracine qe dini ju) shkaterroi cdo gje qe ndodhej mbi dhe nen toke.Dogji,preu,vodhi,zhduku cdo gje por me kalimin e viteve ndryshoi gjithcka. Mos shani vendin tuaj.
NUK NA KANE NJOHUR MIRE AKOMA
ju njofim fare mire ne qe kemi ikur 35 vjet me pare ...
I shikojme cdo fundjave. Vijne vetem pensioniste qe nuk shpenzojne asgje dhe restorantet ose lokalet jane te gjitha bosh....mjerim.
O CANE restorantet po te mbajne nje cmim te arsyeshem ta garatoj qe do jene plot por keta duan te fitojne per 3 muaj sa eshte gjithe viti. Biznesi nuk behet keshtu sepse do vije dita qe nuk do kthehet me pasi vizitoret nuk jane budallenj. Nuk abuzohet me cmimet sic bejme ne. Tregetaret apo pronaret tane jane fryre si gjela dhe po lene nam me ato cmime prandaj ti ke te drejte t thuash c'te duash.