Promovimi i Shqipërisë turistike - Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

25 Maj 2025, 10:40Turizëm TEMA
Promovimi i Shqipërisë turistike - Rama ndan videon: Pamje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë.

“Pamje përrallore të Vermoshit”, shkruan Rama krahas videos.

Vermoshi është një fshat turistik në qarkun e Shkodrës. Vitet e fundit, Vermoshi është kthyer në një ndër destinacionet turistike të peferuara për turistët vendas dhe të huaj.

Qendra e Vermoshit është transformuar tërësisht me shtëpitë tradicionale alpine, dikur të rrënuara, sot janë kthyer në bujtina mikpritëse për vizitorët.

Fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë, Vermoshi, gjendet në një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1100 metra mbi nivelin e detit.

2 Komente

  1. a
    animas

    Cfare mrekullie, nje perle.....

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gentian Memaj

      Vermoshi fshati me i madh i Alpeve?! Seriozisht?! Eshte nje shkretetire e gjalle. Dhe jo vetem Vermoshi po edhe Lepusha, Tamara, Selca e Nikçi, si gjithe Kelmendi, per fat te keq, jane tkurrur dhe shkretuar. Mjafton te kerkoni Booking.com dhe shikoni sa bujtinat jane. Çdo vit e me pak. Kete muaj kam qene tre here ne Vermosh dhe çdo here nuk kam pare as banore se turiste jo e jo. Eshte nje drame e madhe e malesise se Kelmendit aq e madhe sa edhe perralla e turizmit. Gjynah, sipas meje nje nder zonat me bukuri te rralle.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje