Sotira, porta e hapur e Dropullit

21 Maj 2022, 09:24Turizëm TEMA

Sotira, porta e hapur e Dropullit

Fshati Sotirë është fshati i fundit i bashkisë së Dropullit dhe gjendet 514 m mbi nivelin e detit. Bredhi i Sotirës ka qenë një zonë e mbrojtur e kategorisë së parë, e cila nuk lejonte që njerëzit të bënin ndërhyrje.

Tani Bredhi i Sotirës ka kaluar në një Park natyror, i cili të lejon të ngresh bujtina apo të krijosh terrene për hiking.

Shtëpitë po lyhen, çatitë po rregullohen, bari dhe mjedisi po pastrohet. Të gjitha këto bëhen përpara festës së fshatit Sotirë, e vazhdon deri në fund të gushtit.

Fshati i Sotirës hap sezonin për të gjithë Dropullin dhe fton të gjithë shqiptarët, por edhe krerët e bashkive greke përreth për të festuar.

“Vera dhe rakia janë të Llongos, të bëra vetë”,- thotë Spiro Proko, i cili ka hapur një restorant të vogël në Bredhin e Sotirës. “Unë jetoj në Sarandë, por tani jam kthyer në fshatin e prindërve. Këtu jam i kënaqur,në këtë restorant çdo gjë e kam krijuar vetë.”



1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Asnje koke tourkalvanosi ne token e bekuar greke ,Σωτήρα.

    Lini një Përgjigje