VIDEO/ Destinacion turistik edhe në dimër: Rama ndan pamjet mahnitëse nga Puka

20 Nëntor 2024, 09:42Turizëm TEMA
VIDEO/ Destinacion turistik edhe në dimër: Rama ndan pamjet

Puka mbetet një ofertë turistike e veçantë, mjaft e përshtatshme për shëtitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut) dhe për shumë veprimtari të tjera çlodhëse dhe argëtuese.

Kryeministri Rama ka ndarë sot pamjet nga ky qytet i veriut të Shqipërisë që është “veshur” me borë këtë sezon dimëror.

Rrugët me borë, liqeni, pemët dhe shëtitorja e Pukës, tashmë janë mbuluar nga bora, për ta shndërruar këtë qytet në një atraksion të turizmit dhe interes për ta vizituar këtë zonë në çdo periudhë të vitit.

Investimet publike në Pukë e kanë shndërruar këtë qytet në një qendër urbane moderne, me standarde dhe vlera të një atraksioni të veçantë turistik për resurset dhe pozicionin gjeografik ku gjendet.

Përveç shëtitores edhe liqeni është kthyer në një destinacion turistik dhe ofron për të gjithë vizitorët një peizazh të harmonishëm alpin. /atsh

2 Komente

  1. E
    ERTV

    O artist, pikturist! Po leri demagogjirat se në çdo foto ose video që nxjerr ke dhe anën tjetër të medaljes! Rrugë pa asnjë pikë mirëmbajtje. Pastruar, ose hedhur kripë e skorje! Ky është realiteti i dhimbsur i atyre zonave dhe çfarë heqin dimrit! (Me një borë dhe shiko) Propaganda Gëbelsiane ! Edi ik se n'a ke parë trapin (Bashkë me Salehun dhe Liken se ke Bela-në që më shumë I bën ysmet p.... të vetë se rrugëve, nqs nuk ka ndonjë tender miliona eurosh)

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXX

      Po ky e di qe dje ne mes te Tiranes u vra nje femije apo varja se kemi zgjedhje dhe na duhet propagande arritjesh madheshtore.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje