VIDEO/ Sezoni turistik i sukseshëm: Vlerësime të jashtëzakonshme online për Ksamilin

15 Shtator 2023, 16:11Turizëm TEMA

VIDEO/ Sezoni turistik i sukseshëm: Vlerësime të

Plazhi i Ksamilit ka korrur nje sukses te jashtezakonshem gjate ketij sezoni turistik, duke pasur nje “boom” turistesh vendas e te huaj qe kane kaluar pushimet verore.

Suksesi i Ksamilit ka bere jehone edhe ne vlersiket online.

Kryebashkiaku i Sarandes, Oltion Çaçi, ka bere publike nje video nga vleresimet e jashtezakonsheme qe kane ardhur online per Ksamilin.

Ai ka renditur vleresimet e Trip Advisor, Booking.com, Google etj.

POSTIMI I OLTION ÇAÇI 

Këtë sezon turistik , Ksamili, ka fituar një performancë të jashtëzakonshme në platformat online të udhëtimit. Në Trip Advisor, strukturat e shërbimit (restorante dhe bare) kanë arritur një vlerësim të përgjithshëm shumë të lartë, ku 85 % e komenteve janë klasifikuar si Excellent dhe Very Good.

Në Booking.com, shkëlqimi është i pamohueshëm për strukturat akomoduese duke treguar se 46% e vlerësimeve janë Exceptional dhe 42% Superb me një total 88 % vlerësimesh pozitive(8-10) Ndërkaq, në Google, një vlerësim i përgjithshëm prej 4.5/5 reflektojnë nivelin e lartë të kualitetit të shërbimit.

Ky sukses në vlerësimet online flet për përpjekjet e vazhdueshme për të ofruar një përvojë të shkëlqyer.
Ksamili është një destinacion që tërheq vizitorë nga e gjithë bota, me pamjet e mahnitshme dhe cilësinë e jashtëzakonshme të shërbimit.

5 Komente

  1. D
    Dhipari

    Cfare thote ky mor? Ksamilin e kane masakruar ne tripadvisor, shiheni vete. https://www.tripadvisor.com/Attraction_Review-g4505725-d15325232-Reviews-Ksamil-Ksamil_Saranda_Vlore_County.html

    1. K
      Kumbaro vallzon Nudo me Ramon ne Ksamil

      Xhungla Ksamil ne Feste . Party Nudo ne Xhungel

      1. S
        Shpenka pe Korçe

        Edhe mua me vjen mire per kete bum qe pati turizmi ne pergjithesi ne Shqiperi dhe veçanerisht ne Ksamil . Oltioni eshte specialist i kesaj pune dhe prandaj e votoi Saranda , po une do bej nje sugjerim , qe nuk eshte ndonje gje e re per kedo qe ka qene ne Ksamil . Ne b.punim me qeverine duhet te ngulet kembe per zgjerrimin e rruges dhe kompletimin me te gjitha anekset e saj , te pakten nga Çuka ne Ksamil . Se dyti duhen masa per parkimin e mjeteve dhe se treti pastertia neper rruget e Ksamilit . Hotelet dhe lokalet i rregullojne vete punet e tyre . Deti dhe brezi ranor e rregullojne vete vehten . Shpresoj qe Ksamili te behet qendra elitare e turizmit te gadishullit te Ilirise , pse jo dhe e atij europian .

        1. e
          eli

          Mos harro edhe fasadat e pallateve te vjetra buze rruges!Pamje aspak e bukur.

        2. V
          Vlora ne Sarandë

          Klima,deti,mali,lumi,liqeni,trashëgimia kulturore,mikpritja shqiptare,kulinaria jone.ku tjetër ne bote ne kaq pak kilometra ,dhe vlerësimet nga njerez me objektivitet dhe jo te vegjël sigurishtj jane maksimale. Per Oltionin ska kush te flasë percec atyre qe ne jet vetëm nje profesion qe u buron nga shpirti dijne te bejne shajnë nga mëngjesi ne darke. Mjerane nuk ju ben dot Oltioni njerëz juve . Na rritet dinjitetin na ndryshuat përshtypjet dhe vlerësimin qe ka bota per ne . DINJITET KRENARI SHQIPTAR

          Lini një Përgjigje