Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh sot në darkë për të mbajtur një qëndrim në emër të kësaj partie ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë, e cila shpalli të pafajshëm Ilir Metën, i akuzuar nga prokuroria për korrupsion. PS e cilëson këtë vendim si dëshminë më alarmante të rënies së shtetit ligjor dhe rrëzimin e parimit që të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Në deklaratën e kryesisë së PS-së thuhet: “Partia Socialiste e Shqipërisë e konsideron vendimin e djeshëm të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë:
Dëshminë më alarmante të rënies së rendit ligjor dhe shtetit të së drejtës;
Faktin më tronditës të thërrmimit të parimit kushtetues “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit” ;
Provën e përsëritur dhe më të padiskutueshme të kapjes përfundimtare të Gjykatës së Lartë e të vendosjes së pushtetit gjyqësor nën kontrollin e pushtetit politik të Sali Berishës;
Konsolidim të “kulturës së pandëshkueshmërisë”, pas tre vendimeve të njëpasnjëshme të së njëjtës Gjykatë për tre raste flagrante të korrupsionit në nivelin më të lartë qeveritar;
Konfirmim të lidhjes së shkurtër mes aktivitetit kriminal të politikes në pushtet dhe drejtësisë si garante e kësaj të fundit;
Nëpërkëmbje të parimit kushtetues të “drejtësisë shoqërore” si baza e shtetit dhe zëvendësimin e këtij parimi me “padrejtësinë shoqërore” si vazhdë në procesin qeverisës;
Shembullin më të keq të bashkëfajësisë së pushtetit gjyqësor, në mes të një vale të re të korrupsionit me prapavijë qeveritare, me pasoja të rënda për ekonominë kombëtare dhe atë familjare të qytetarëve shqiptarë;
Shtysë të drejtpërdrejtë negative në profilizimin e përvitshëm të Shqipërisë si një regjim hibrid dhe i korruptuar, larg vlerave e parimeve të familjes europiane”.
Më tej kjo parti shpreh shqetësim për refuzimin që BE po i bën vendit tonë duke marrë si shembull kërkesën e vazhdueshme të BE-së për një drejtësi e pavarur e profesionale dhe luftë kundër korrupsionit në nivelet e larta.
Videoja e shfaqur në “Fiks Fare” për Ilir Metën, ka edhe një episod të llojit “Ylli Pango”, domethënë një episod seksual, i cili nuk u shfaq as në emisionin “Fiks Fare”
[Përkthej]
Print Friendly Print Get a PDF version of this webpage PDF
Lexuar 468
Ilir Meta, nga Beteja e Sutjeskës, tek Beteja e Sutjenave: episodi “Pango” i pashfaqur e videos.
Videoregjistrimi i shfaqur në “Fiks Fare” për Ilir Metën, ka edhe një episod të llojit “Ylli Pango”, domethënë një episod seksual, i cili nuk u shfaq as në emisionin “Fiks Fare”, as në “Top Story”, kur u pretendua se videoregjistrimi u shfaq i plotë. Në videoregjistrimin e plotë,
Ilir Meta thotë për një femër, të cilën e ka emëruar diplomate: “I futa një të qime”. Për shkak të rëndësisë që ka çështja, lexuesi duhet të më mirëkuptojë kur nuk hezitoj që ta sjell të plotë shprehjen e Ilir Metës. Ylli Pango u largua nga posti i ministrit dhe nga politika edhe pse ai nuk arriti që t’ ia “futë një të qime” vajzës e cila i erdhi në shtëpi. Siç u duk qartë në videoregjistrimin për Ylli Pangon ky i fundit kërkonte ta bindte vajzën që ajo ta lejonte atë që ta zhvishte, duke filluar që nga mbërtheckat.
Ilir Meta qartësisht nuk vepron me kaq kortezi, siç e pohon vetë në rastin në fjalë. Kjo vjen nga ndryshimi në formim mes Ylli Pangos dhe Ilir Metës. Ngjarja formative për sjelljen seksuale të Ilir Metës është filmi i tij i parapëlqyer, “Beteja e Sutjeskës”, nga i cili Ilir Meta ka përftuar një mënyrë sjelljeje seksuale që mund të quhet si: Beteja e Sutjenave. Episodi seksual në videoregjistrimin në fjalë ka të bëjë me atë që në rastin e Ilir Metës mund të quhet “Beteja e Sutjenave”, duke marrë shkas nga filmi i tij i parapëlqyer, që është “Beteja e Sutjeskës”, një film jugosllav i vitit 1964, ku tregohet lufta e partizanëve jugosllavë të udhëhequr nga Tito, kundër gjermanëve, në zonën malore të Sutjeskës në Bosnjë, në 1943. Ata që e njohin nga afër Ilir Metën e dinë se kjo që po them është e vërtetë. Ilir Metës i pëlqen ta shikojë këtë film së paku një herë në muaj, madje kur ishte kryeministër dhe zëvendëskryeministër, i ftonte edhe diplomatët e huaj që ta shikojnë së bashku. Arsyeja për të cilën Ilir Meta e pëlqen këtë film është se kërkon të krijojë përshtypjen se atij i pëlqen kauza shumëetnike në kuadrin e së cilës u bë lufta antifashiste e Titos. Ilir Meta e quan se i bën nder të madh atij që e ka ftuar, kur ia shfaq këtë film, për ta parë së bashku.
Nga filmi “Beteja e Sutjeskës”, Ilir Meta është frymëzuar për të bërë Betejën e Sutjenave me femrat të cilat halli i çon në duart e tij. Ilir Metës në filmin “Beteja e Sutjeskës” i ka bërë shumë përshtypje se si partizanët jugosllavë të Titos, luftonin trup më trup me ushtarët gjermanë. Partizanët e Titos në këto përleshje kishin kujdes që t’ u hiqnin sa më parë gjermanëve granatat që ata i mbanin në gjoks. Njëjtë, edhe Ilir Meta, msymjen e tij ndaj femrave që halli i çonte në duart e tij, e fillonte nga “granatat” e tyre, duke i çliruar ato dhunshëm nga sutjenat. Kjo është versioni i Ilir Metës i Betejës së Sutjeskës, që mund të quhet Beteja e Sutjenave.
Kështu që mund të imagjinohet se si ka shkuar ngjarja për të cilën Ilir Meta thotë në videoregjistrim “I futa një të qime”. Ilir Meta i është hedhur femrës së shkretë si partizanët e Titos gjermanëve në film, ia ka mbërthyer me duar “granatat” në gjoks, ia ka shqyer sutjenat dhe ka vazhduar me pjesën tjetër të rrobave, për të përfunduar betejën me një tepsi plot me ëmbëlsirën e tij të parapëlqyer, kadaifin. Pasi ka lëshuar breshëri të tëra zjarri me “mitralozin” e tij me municion të markës Viagra, mbi viktimën e tij.
E gjithë kjo histori nuk do të duhej që të ishte treguar, për arsye etika, por ka vetëm një rast kur etika thyhet dhe ky është rasti kur një zyrtar i lartë abuzon me kompetencat e veta për të kënaqur epshet e veta seksuale, si dhe kur një zonjushë pranon të ofrojë trupin e saj për këtë qëllim, për të siguruar benefite në poste shtetërore nga kjo marrëdhënie. “Fiks fare” ka bërë një shkelje të rëndë të deontologjisë profesionale kur ia ka kursyer Ilir Metës, atë që nuk ia kurseu Ylli Pangos. Ndoshta “Fiks Fare” ka menduar se me aq sa përmbante videoregjistrimi i Priftit, edhe pa episodin seksual, Ilir Meta qe i kompromentuar rëndë. Por nuk duhet që të jetë kështu. E vërteta duhet rrëfyer e plotë, sipas shprehjes: The truth shall set You free! E vërteta do t’ u bëjë të lirë!
Mire keta te FIKS FARE,qe nuk e dhane per arsye qe dihen,PO PS-ja DHE PROKURORIA,PSE E LANE PA E PERFSHIRE KETE FAKT SA TE POSHTER DHE KRIMINAL???Ne se NUK KANE PATUR FAKTE PER korrupsionin e Metes,po per NGRITJEN ne “DETYRE” ,ne ambasaden e Vjenes te VAJZES SE KRYETARES SE GJYKATES SE LARTE,a donin me FAKTE???LE TE NGRENE NJE TJETER PADI PER KETE HORR PROKURORIA,ne se pretendojne se nuk jane pjese e kesaj MASKARADE SHTETERORE SEKSUALE???DREJTORI I I PERGJITHSHEM I FMN-se vajti ne gjyq vetem me nje LLAF GOJE TE NJE FEMRE e jo me vidio me ze e figure si kjo e Metes!!!URGJENT TE NGRIHET AKUZA,QE T’U THAHET E QESHURA NE BUZE HORRAVE TE PUSHT-ETIT!!!
po sbete gje dhe kete rradhe,,,,mos prisni vota ne 2013 nuk ja vlen te shkojme per ju ne votime.
Po si nuk ke turp more SHERBETOR QORR i SALIUT (historia njeh plote raste kur i sherben atij qe urren) qe u bene thirrje njerezve te mos shkojne ne votime. Nuk ka per te bere asgje opozita me 21 Janar pervecse nje perkujtim dinjitoz. Hajde rro nje here ne Tirane ku njerezit jane ndare ne tre grupe: 1. qe mendojne vetem per Gümüshin (e Sandrit) 2. Cfare do te transmetoje sot SuperSporti (i Sandrit) 3. Kush do beje zihet sot ne darke tek Opinioni(i Sandrit dhe Fevziut). Ne mengjes rrine gjithe diten ne kafe per te komentuar ato tre hallet e medhaja qe thashe me siper.
Mos degjoni qorrat dhe kuajt e Trojes qe therrasin per bojkot vote. Ushtria e Sales shkon 100% ne votime. Ata po dekurajojne te tjeret.
Por e kane te kote. Kesaj rradhe do shkojne per lesh. Plaku Mere do na le shendene kesaj radhe bashke me Tosum Bacin (dmth Ilir Meten).
Bla bla bla.
Po ngrihuni more te shkrete, levizni. Po e late akoma Berishen ai nuk do te kete me frike nga asgje. Kur te vije momenti i zgjedhjeve ne 2013 ai do ta shpalle jashte ligji PS. Ketu do jemi dhe do ta shohim. Gjykatat i ka pas vetes dhe nuk e ka problem ta perligje kete. Prisni akoma se prapa veshit e keni.
Ju duhet te perfitoni nga pervjetori i 21 janarit dhe duke filluar nga ajo dite nuk duhet ta hiqni me shiritin e zi nga krahu deri sa pergjegjesit e masakres te denohen. Duhet qe te beni nje veprim qe bie ne sy, diçka qe te mund ta shohin te gjithe shqiptaret qe juve nuk po shkelni mbi gjakun e martireve qe bene nje kasaphane nga radhet e policeve me çadra pistolete dhe thika me helm, por pa i nxjerre duart nga xhepat.
Harram e paçit mbeshtetjen popullore.
Poshte neodiktatura. Lavdi heronjve te demokracise se brishte shqiptare.
Te tjere emra do te shtohen ne listen e martireve te kombit. Kuçedra e Vicidolit sa vjen e behet me e etur per gjakun e shqiptareve te pafajshem.
Ngrihuni dhe pritjani koken kesaj kuçedre!!!!
Poshte Sali Berisha dhe pushteti i familjes!!!!
kjo “mbajtje qendrimi” eshte nje show i rradhes i PS qe po ben biznes
me fatkeqesine e popullit qe
U VRA
U VODH
U TRADHETUA
dhe se fundi u urinua nga mazhoranca,ambasadoret dhe se fundi nga opozita..
pse nuk kekoni DOREHEQJEN E BERISHES qe eshte gjeja me minimale ne kete situate perdhosese?
Keto hartimet e gramoz rucit dhe namik dokles jane ilac gjumi per devilin e vicidolit.
Dhe 4 dite na ndajne nga dita e nje vjetorit te renies te 4 heronjeve..
A keni marre leje per homazhe si dhjeranuke apo do qendroni ne shesh
deri as te mbaroje GJYQI I 21 JANARIT I VRASESIT BERISHE???
nuk e di pse stafi i nderuar i temes censuron kritikat kunder PS.
faleminderit per mirekuptimin
O profesor qife, shkruhet Michigan jo miqigon.
EMRI DHE VENDI ESHTE PER HUMOR
FLM
bravo PS, qendrim dinjitoz dhe me shume vlera per vendimin faqezi te gjykates se larte. Vertet eshte nje deshmi nga me alarmantet dhe i takon opozites te mbroje popullin i cili ka mbetur ne mes te kater rrugeve. Pa shtet pa gjykata, pa drejtesi, dhe aq i varfer…Sigursht BE do refuzoje te perfshije nder vete nje vend me nje pushtet kaq te korruptuar
E verteta ishte e fshehur dje ne intervisten e Metes. Ai tha se dha dorheqje vetem kur kishte informacione se “populli po organizohej per tju turrur institucioneve te koruptuara”. Kjo tregon sa trima jane dhe sa e duan ligjin dhe kushtetuten, dhe sa sensitiv jane ndaj informatave per dallgen tsunami te popullit. Qe nga vjet asnje tjeter nuk ka dhene dorheqje pasi ska patur informacione shqetesuese, vcazhdimisht marin informacion “populli u neutralizua”.
EDHE UNE JAM NJE MENDIMI ME PS DUHEJ TE DENOHEJ META ASHTU SIQ KERKONTE KRYEDASMORJA E KING JONG RAMES PRA INA RAMA
Ku e ke gjetur kete mendje kaq te holle moj e Saliut?! Edhe nje cope dru do te vlente me shume se sa ty dhe “mendimi” jot. Kur te futeni ne boten e civilizuar mund te te jepet mundesia te kuptosh shume gjera se bashku me “ironine” tende. Deri atehere “jeto” e qet ne boten e barbareve dhe te kanibaleve.
Ne demokraci cdonjeri eshte i lire te mendoje e te flase cfare te doje.
Por te pakten mos felliq emrin e ndritur te nje patrioteje te madhe si Elena Gjika me felliqesirat qe thua ti. Nderoje emrin Majlinda Bregu dhe pastaj ke te drejte te plote morale te plehrosesh ketu.
Per inat sime vjehrre shkoj e fle me mulligjine.
Keshtu ia dha kuptimin Vlora ne komentin e tij.Jo ore zoteri kjo nuk eshte zgjidhja.
Protestat nuk kane vlere se njerezit nuk dalin dhe e fundit protesta mbetet proteste,dhe neqoftese organizohet nga Rama ajo do mbetet brenda rregullave ligjore.Eshte tjeter gje kur ashtu ne zemerim e siper populli ta marre situaten ne dore.Vetem atehere realizohen ato qe deshiron ti.
E vetmja shprese per shqiptaret eshte vota se per protesta ky popull ka vdekur njehere e mire.
Tani besoj u kuptuam zoteri.