Arben Imami pengon kontrollin e Kuvendit. A po fsheh ai një trafik marramendës armësh?

2 Korrik 2012, 18:58Politika TEMA

Arben Imami, i parë disa herë nën shoqërinë e Damir Fazlliç, akuzohet nga opozita se po shkel Kushtetutën duke penguar një kontroll parlamentar. Braçe thotë se shkaku është trafiku marramendës i armëve

 

Opozita u shfaq e shqetësuar sot. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, kishte shpërfillur një urdhër të Kuvendit për të mbikëqyrur punën e institucionit që ai drejton, duke dhunuar hapur Kushtetutën, edhe pse vendimi ishte marrë me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës. Nuk është hera e parë që ai e shkel Kushtetutën me lehtësi. Kështu bëri edhe me emërimin e drejtuesit të Forcave Detare. Ndërkohë që në media po dalin çdo ditë afera për trafiqe armësh dhe për tentativa të shitjes së pasurisë së ushtrisë, Arben Imami refuzon këtë kontroll.

“Deputetët e PS, anëtarë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, të cilët qysh prej shkurtit të këtij viti kanë depozituar në Komision kërkesën për të ushtruar funksionet e veta kushtetuese për të mbikëqyrur veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes përkundrejt zbatueshmërisë së legjislacionit në fuqi.

Pas një odiseje të tejzgjatur, në mbledhjen e tij të datës 18 maj 2012 Komisioni i Sigurisë në mënyrë unanime, maxhorancë dhe opozitë, mori vendimin Nr.8, ku u miratua plani i zhvillimit të seancave dëgjimore dhe të mbikëqyrjes parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe e përcaktoi grupin e punës që do të ndjekë këtë veprimtari në emër të Komisionit, të përbërë nga deputetë të maxhorancës e opozitës, vendim i cili ka hyrë në fuqi menjëherë,” tha deputeti i PS, Pirro Lutaj.

Ai tha se Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka nxjerrë shkresën e sigluar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ të Kuvendit dhe ka njoftuar Ministrin e Mbrojtjes, zotin Arben Imami për fillimin e procedurave të punës nga ana e këtij Komisioni.

“Ditën e premte më datë 29 Qershor, pas kontakteve me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, anëtarët socialistë të Komisionit, u njoftuan se Ministria e Mbrojtjes nuk e pranon këtë Komision që të ushtrojë funksionet e veta Kushtetuese, pa dhënë asnjë arsye lidhur me këtë,” tha Lutaj.

Ai shtoi se refuzimi nga ana e Ministrit të Mbrojtjes për të mos lejuar mbikëqyrjen nga ana e përfaqësuesve të legjislativit lë shteg për të dyshuar…

“Çfarë kërkon të fshehë Ministri i Mbrojtjes? Kush janë motivet e vërteta të kësaj mungese flagrante të transparencës e llogaridhënies? Ndërkohë që opinioni publik përditë bombardohet me lajme alarmante mbi trafikimin e armëve, korrupsionin dhe politizimin e kësaj Ministrie e cila duhet të jetë përfaqësuese dhe simbol i unitetit kombëtar dhe jo strofull e militantëve të partisë në pushtet,” tha Lutaj.

Kurse deputeti tjetër i PS, Erion Braçe thotë se arsyeja e këtij refuzimi është një trafik marramendës armësh.

“Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, konsumoi të premten që shkoi një akt të paprecedent, kur i kërkoi Sali Berishës dhe Jozefina Topallit të ndalin dhe pengojnë një kontroll të plotë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit që niste sot në Ministrinë e Mbrojtjes! Kontrolli demokratik mbi Forcat e Armatosura është një prej parimeve kryesore kushtetuese në demokraci! Atë nuk mund ta garantojë një anëtar i kryesisë së PD, por Kuvendi, opozita mbi te gjitha! Arben Imami e ndali sot këtë kontroll duke i dhënë një grusht të fortë Kushtetutës!

Unë e di pse! Ministria e Mbrojtjes dhe një sërë kompanish të ndyra janë përfshirë në një xhiro marramendëse të tregtisë së armeve duke përfshirë Malin e Zi e Serbinë, por edhe vende të tjera larg nga rajoni. Armë gjithfaresh kanë hyrë e kanë dalë nga Shqipëria! Për këtë duhet transparencë! Për këtë duhet kontroll! Tani!

Dua t’i them ministrit Imami se nuk e shpëton dot ndalimi i kontrollit! Maksimumi, qershorin tjetër çdo gjë do të jetë në dritë të diellit! Prej asaj Ministrie! Por kësaj here nuk do të arratisesh!” tha Braçe.

17 komente në “Arben Imami pengon kontrollin e Kuvendit. A po fsheh ai një trafik marramendës armësh?”

  1. tourkofagos says:

    …..maximumi,Qershorin tjeter….!!!!! kur Imami te jete emeruar Imam ne S.Arabi……hahahahaha!
    pastaj shkoni e kapeni ne maje te ndonje xhamije ……..!!!

    1. M’kujtohet mu qi iher e i ko ki ka dash me ba puq kunra Doktorit po ma n’fund i erdhen ment. Ka vjedh s’ka vjedh e din Doktori

  2. keshtu ESHTE kur aktori behet minister i mbrojtes.opozita DUHET te kerkoje deri ne fund, qe ky kontroll ti behet patjeter

  3. Vlora says:

    nuk e ka aq force imami sa te pengoj nje kontroll te kuvendit ne ate ministri.

    forcen per ta penguar ate kontroll e ka vetem nje njeri, dhe ai eshte shkelzen berisha.

    1. x says:

      Shto edhe koklopen me segmente te sherbimit…

  4. e ardhmja says:

    O Brace mos ja qaj hallin se ku do shkoj qershorin tjeter.I ka ba te gjitha qokat kryeministri me grekun.Kishen autoqefale ja dhe Janullatosit varret deri ne shkumbin do ja jape,detin ja dha,ca toka do ja jape,.Le qe Imami ishte ne krah te Zani Caushit ne kryengritjen e 97-es dhe e ka vete grure me grekun.Kjo ha pak diskutim se mund te kete cuar dhe vete Sala ne Vlore. ,Imamin,pasi skishte pse e bente minister mbrojtje.

  5. Ka mundesi te jete duke furnizuar me arme grupet terroriste te Afrikes, qe po vrasin cdo dite njerez te pafajshem.

  6. Drini says:

    Po vetem fazllicin serb keni dahsnore more plehra. po nderroni ndonjhere dashnore sa per lezet. jo gjithmone me fazllicin serb.

  7. loni says:

    nqs ju te ps e keni me te vertete se ky njeri eshte biznes i armeve,,ju kur te merrni qeverine duhet ta hetoni deri ne rrenje,,keshtu flitet qe ne do ta hetojme kete minister deri ne denimin maxsimum nqs vertetohet se me te vertete eshte duke shitur dhe shkaterruar forca e armatosura,,jo kot prisni hetim dhe kontrolle te kota ku ne parlament ligjin e ben gjyshi i imamit sali berisha,,,o ps po e deshe kete vend ngriu nga gjumi se gjumi ne gjum te lene edhe mbas 2013…

  8. KY IMAMI PENGON KONTROLLIN PARLEMANTAR JUA KA PIJ LENGUN TE GJITHEVE . RRI EDI FLI GJUM SE KE NEVOJE TE RRITESH

  9. "BUJARI JU DEGJON" says:

    Brace,populli thote nje fjale te urte:
    “Po me le per here tjeter –
    Ma rrove bythen e vjeter”…
    Nuk e kuptoni qe NE NUK JEMI ME REPUBLIKE PARLAMENTARE???????!!!!!!!!!!!!!!
    Sali Berisha vrau me 21 Janar dhe pastaj:
    -Nuk dorezoi armet e Gardisteve per EKSPERTIZE!!!
    -Nuk lejoi ndalimin e Gardisteve te dyshuar,biles I FSHEHU ne “KULLEN” e Kryeministrise!!!!!!!
    -Ngaqe ishte i dhjere (FAJTOR),PIKERISHT gjate kesaj kohe qe KUNDERSHTONTE dhe FYENTE ME FJALET E NJE RRUGACI PROKUROREN DHE PRESIDENTIN,pra,PIKERISHT NE KETE KOHE DIRIGJOI FSHIRJEN E SERVERIT TE KRYEMINISTRISE,me qellim FSHIRJEN E PROVAVE TE KRIMIT SHTETEROR!!!!!!!!!!!!!!!!!
    TE GJITHE E DIME SE CFARE NDODHI ME PAS:SALI BERISHA BERI DHE VAZHDON TE BEJE CFARE I DO QEJFI NE KETE VEND ndersa JU PO NA THONI:”KUVENDI”(!!!)
    Cfare KUVENDI JENI JU,PERSE NUK THONI ME MIRE QE JU JENI GARNITURE E SALIUT????!!!
    Tani po te njejten gje,ne mos me keq ben Ministri KAPADAI KOKEBOSH !!!!!!!!
    PERSE NUK DILNI ME PROPOZIME KONKRETE PER TA VENE PARA PERGJEGJESISE KETE LANGARAQ QE NA DALKA MBI PARLAMENTIN,por “e lini per here tjeter”???!!!
    Po te kembengulni,DO DALE VETE SALIU DHE DO MARRE AUTORESINE E KETIJ KUNDERSHTIMI,DO DISKREDITOHET AKOMA ME TEPER…
    KUR NUK U BINDEN LIGJEVE TE KUVENDIT SALIU E MINISTRAT E TIJ…ATEHERE…
    PERSE “I BIEN NE QAFE” LAZARATIT??????…

  10. media says:

    INTRIGANTIT.
    arben imami paske qene kodosh
    me c’po lexojme ku don te shkosh?
    nga pas te ndjekin intrigat e tua
    derisa te thone: fryma ju shua.

  11. Erion fshatari says:

    Shqiperia nuk eshte qendra e botes qe na shet pasuri marramendse sipas Braces,ne kete menyre ky fyen inteligjencen e njerezve,edhe une nuk e shof dot me sy Saliun e qeverine por jo dhe kjo opozite e dhj..re me keto egzagjerime, marramendse ,fantastike ,miliarda etj ku na qenkan keto miliarda marramendse sikur vetem Shqiperia prodhon fisheke dhe vetem shqiperia paska ekskluzivitetin e shitjes, ik o morr paska miliarda aty nuk e shikon ti kane plasur sheshit ,katunar dinak.

  12. majori says:

    Po se kontrolluat sot neser do gjeni nje top m te ajo godina atje se te gjitha i zhduk e i djeg ai. Sikur te arrini te kontrolloni vetem 5% te doikumentave do te skandalizoheni ju e gjkithe ata qe jane njerez se cka bere e cpo ben zeni me bein. Tung

  13. mekaniku says:

    Se çfar tregtie po ben Imami opozita e di,por problemi me i madh esht se kta njerez si ky surrati Imami nje cop idiot,do te dalin nga kjo mesele pa i hyr as nje gjemb ne kemb,per vet faktin se njerez si EDI RAMA nuk ma mbushin mendien qe nje dit do ti kerkojn llogari ktyre njerezve,per arsye se kur do te mari pushtetin do i gzoet suksesit dhe do i kaloj gjith keto koba me fjalen hallallosun,dhe do i lumturohen aferave te veta,mjer ky popull qe nuk i del njeri per zot qe ti zer per fyti kta kurva politikan qe bejn biznes me leket e kti populli, dhe çdo gje nje dit ta çoj ne vendin e vet, vari teneqet kti muhabeti.

  14. rexha10 says:

    MOSU U MERZISNI SHUME PER IMAMIN ,SE E RREGULLON SALIJA ,SIC BERI ME ZHULALIN SAFET. KUSHE E DI KU I KANE MBETUR KOCKAT?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje