Nis privatizimi i bregdetit, qeveria jep me koncesion 3 km plazh në Dhërmi

18 Shtator 2012, 10:36Politika TEMA

Meqë Berisha e ka kuptuar më së miri se kushdo fjalën koncesion, siç e bëri të ditur edhe dje ne mbledhjen e qeverisë, nga gazeta “Shqip” del në pah dhe një vendim i datës 1 gusht, në kulmin e sezonit turistik të Dhërmiut, i cili i hap rrugë privatizimit të një segmenti plazhi, nga plazhi i Dhërmiut deri në plazhin e Perivollit, i cili është në juridiksionin e Bashkisë së Himarës.

Propozimi i këtij projekti është bërë nga Ministria e Turizmit, bazuar në të drejtën që i jep ligji i koncesioneve. Sipas kësaj ministrie, shoqëria “Eurokontakt” ka paraqitur interes për marrjen me koncesion të kësaj zone, me qëllim zhvillimin në interes të sektorit.

Kështu që ky interes ka marrë edhe pëlqimin e qeverisë, e cila i ka dhënë të drejtën e bonusit prej dy përqindësh kompanisë private, pasi ishte e para që hodhi idenë e projektit.

“Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për zhvillimin e një projekti koncesionar në zonat plazh Dhërmi dhe plazh Perivoll, me karakter turistik, panoramik dhe informues  dhe ndërtimin e infrastrukturës përkatëse është Bashkia e Himarës”, thuhet në pikën 1 të vendimit, të firmosur nga Berisha.

Kështu që Bashkia e Himarës ka të drejtën të hapë një tender, ku fton kompani të ndryshme për të shprehur interes për zhvillimin e zonës duke e marrë atë me konçension.

Megjithatë duke qenë se kompania , e cila ka fituar bonusin 2 përqind, hyn në garë me avantazhin e pikëve plus dhe ka shumë gjasa të jetë fituese. Këtë të drejtë ia jep dhe ligji.

9 komente në “Nis privatizimi i bregdetit, qeveria jep me koncesion 3 km plazh në Dhërmi”

  1. Sali Harram Berisha says:

    O familjare; Liri, Gita, Xeni, dhender e nuse, niper e mbesa!
    Lidheni ne kemishe force se ka degjeneruar komplet.
    Do i paguani ju krimet e tij!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/stop-vjedhjes.html

  2. Dukati! says:

    O, Himarë!Në rastë se jeni krahina elite e kombit shqiptar sikurse e dëshmon historia, mos e shisni Shqipërinë simbas stradegjis së sërbit shqipfolës. Bëjeni sikterr,vampirin anti shqiptar ndën emrin e flamurit kuq e zi të kombit, por jo ndën emrin e Vorio Epririt të tradhëtarit unbikal Bollano renegatit.

  3. Bujari ju degjon says:

    Kete rradhe oborri nuk ka fut direkt Zamirin si emer,por Gentin,kunatin e Zamirit,burrin e asaj kengetares Jonida Maliqit.Genti,si bisnesmen eshte mere me long se mishi maroi,ka detyre vetem me prish paret e Zamirit.Per hajer i qofte sipermarja e re Argites.

  4. salah says:

    Samir Mane, Alban Xhillira :: expert false document “place generale” Patozi Mafia

  5. Bubullima LU says:

    Para disa ditesh,ne nje koment ku flitej per koncesionet,pasi kerkoja nje Ekonomist te shpjegonte,se ku qendron e mira e dhenieve me kocensionte pasurive nentoksore e mbitoksore,per shitjen e hidrocentraleve ,qe ka mbetur nga pasuria e perbashket e popullit,cilesova se radha po i vjen shitjes se tokave.E ja ku na erdhi sinjali i pare se filloi shitja(pas dhenia me kocension per 90 vjet ,per mua eshte shitje)e tokave.Deti u shit me kohe ,pavarsishte se per opinion,u nderpre nga gjykata kushtetuse.
    Derisa mbas vendimit te Kushtetueses,rifilloi prap avazi i detit,kam te drejten te them se dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese ka qene formal. Me shani po te doni.!Shqiperia u shit.Nje pjese toke e mori Greku per vorreza,kujtoni rastin e skandalit te Kosines,deti po i jepet gjithashtupo Greqise,siperfaqe te tera toke ka blere Serbo-Kroati Fasllic.Nuk ka me uzine e kombinat ne kembe.Si ka mundesi qe
    edhe uzina te tilla si:rafineria e naftes ne ballsh,e telave ne Shkoder
    e instrumentave ne Korce, uzinat e shkrires se bakrrit,fabrikat e qelqit e porcelanit ne Kavaje e tjra ishin jo produktive ? Po teci i
    Fierit,ku u fole se u bene kaq e kaq ivestime e se shpejti do vihet ne pune,erdhi haberi se u shit per skrap.Ku jane uzinat e plehrave kimike? Ja pse them qe Shqiperia ka mbaruar pasi u shkaterrua dhe u shit.Mbase,sipas studiusit “Hitoriano -Gjuhtarit” i ndikuar edhe nga
    keshilltar,prinderit e te cileve e shiten Shqiperine te Italia,do te
    thone se nuk ka egzistuar shtet Ilir dhe pjesa e ngelur nga Iliria ,nuk quhet SHQIPERI,po nuke di se c’fjale do te gjejne per ta emruar.
    Valle, mos ishin kaq budallenj ata qe i ndertuan keto vepra? Ne vitet
    1986- 1990,keto vepra e ndalen punen se nuk kishin lende te pare,apo nga teknollogjia ,gjoja e vjeter.Per kete kerkoja ekonomist te sqaronte popullin se pse ishin je ekonomike ketovepra.Nje ekonomist
    qe ka punuar shume kohe ne komisionin e planit te shtetit si dhe me vone ne vitet e “Demokracise” ne kontrollin e shtetit,me thot para disa kohesh,se investimet qe jane bere ne bujqesi ne ate sistem nuk behen me kurre.Keto i kemi pare dhe me syte tane,ku ne lumenj ishin
    radhe e radhe pompa qe e conin ujin per vaditje edhe ne maje te malit.
    Na i dashka qefi ministrit e na nxierka ne shitje plazhet e qeveria i
    pranon,po ma do mendje se qeveria jep mendim dhe ministri si kukull ne dore te Kryeministrit prpopzon.A do egzistoje me toke Shqiptare e te quhet Shqiperi,apo do thuhet se jam banor i tokave te Fasllicit,Zenit,
    Zamirit …… BESOJ NE FUQINE E POPULLIT DHE DJEMEVE SHQIPTAR SE KY
    VEND DO TE QUHET SHQIPERI E POPULLI SHQIPETAR ,NDOSHTA EDHE ME SIPERFAQEN QE I TAKONE SHQIPERISE ETNIKE.

  6. dashi says:

    te ghithe parafolsit kane shume te drejte, si ta zhdukim kete armik qe qenka kaq i pangopur per para.

  7. Kreshniku i Partise says:

    Ska mbetur gje pa u privatizuar nga Sali Berisha dhe lakejte e tij.Nje pjese ja flain grekut,nje pjese serbit,nje pjese malazezit.I kan dhen mjaft edhe barrosos me shoke ne Evrope,por kane dhene edhe ne Amerike.Pjesen tjeter qe mbetet e merr Saliu me suiten e tij bashke me djalin e Enverit Lulzim Bashen.
    Zgjohuni shqiptare nga gjumi letargjik qe ju ka zene se shqiperine e mori Saliu dhe nuk kemi se ku te jetojme.Zgjohu sot sa sa nuk eshte vone.Neser do te jete vone.

  8. kanacja says:

    Ja ku e coi berisha shqiperine ,edhe breket po shiten per te mbijetuar ,dhe ky eshte vetem fillimi i ankandit ,do degjojme edhe te tjera

  9. miri says:

    Po o Bubullima LU..ne emer te luftes kunder komunizmit u shiten te gjitha, se po ti kishte shteti dhe populli do quheshin vepra komuniste.
    Shumica e idioteve jane krenare qe e mbyten komunizmin deri ne piken e fundit por harruan qe u bene sherbetore te nje krimineli dhe grupi mafioz qe ne menyre makabre e shiten Shqiperine.
    Tani te hane..mm te gjithe se vetem skllaveria ngeli per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje