Kur nuk të lë as të vdesësh!

11 Tetor 2012, 20:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

I treti që tentoi vetëflijimin, u ndalua nga policia dhe tani është në qeli. Gani Alia, një ish- i burgosur politik, që qëndronte para gardhit të policëve të Sali Berishës, u lye me benzinë por nuk arriti të vetëdigjej. Policia e shoqëroi për në polici, ndërkohë që gjashtëdhjetëvjeçari kish ardhur aty për t’iu përgjigjur me vetëflijim fjalimit fyes të Sali Berishës në Kuvend. “Nuk do na i jap lekët Berisha, tha, ç’e duam më jetën, ne rrojmë kot”. I gjithë debati që Berisha ngre rreth grevës dhe vetëflijimit të tyre, nuk është e drejta e tyre, por sfondi politik i grevës. Po përpiqet të kompleksojë me këtë grevistët, miqtë e tyre, diplomatët, median dhe mbarë shoqërinë. Dhe nuk është se nuk ka sukses. Ka plot të ngeshëm që tentojnë të sqarojnë se greva nuk është politike, është ekonomike. Ka të bëjë me dëmshpërblimet, etj. Pastaj ai nxjerr në skenë makinerinë tjetër të baltës dhe dëshmon se si ka përgjuar çdo detaj të jetës së Gjergj Ndrecës dhe Lirak Bejkos, sa këste kanë marrë, ku i kanë prishur, çfarë biznesesh kanë bërë, a janë zënë me gratë, a shkojnë mirë, si kanë shkuar me partnerët në biznes dhe fqinjët në lagje, çfarë sjellje kanë pasur pas 1990-ës, etj.

Artikulimi për grevën politike nuk vonoi të bëhej dhe nga Ilir Meta. Edhe ai për të justifikuar impotencën në distancën e ëndërruar të tij me Berishën, flet për një grevë politike, e cila duhet të gjykohet sipas tij. Në këtë kurth bien jo rrallë diplomatë perëndimorë, nga ata që bëjnë sikur vlerësojnë grevën, po kërkojnë që të mos jetë politike. Bien po ashtu komentatorë dhe vetë përfaqësues të të burgosurve politikë, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës nga përdorimi 20 vjeçar i politikës. Ky në të vërtetë është objektivi i parë i qartë i Berishës. Ai kërkon t’i izolojë ish- të burgosurit nga shoqëria dhe mbi të gjitha kërkon t’i ndajë ata nga fluksi anti- Berishë i shoqërisë, nga ai fluks i motivuar politikisht kundër Berishës, që mund të bëhet aleat i këtij zemërimi vetëflijues. Nëse e vini re këtë tentim për baltosje të grevës dhe vetëflijimit, nuk është se ka një adresë të qartë. Në fillim u tha në tërësi. Pastaj në Kuvend Berisha të enjten iu adresua Partisë Socialiste, e cila në të vërtetë jo që nuk ka tentuar ta përdorë grevën, por kam frikë se një pjesë e saj kanë po aq distancë sa Berisha për ish- të burgosurit, përjashto socialistët e rinj dhe brezin mendjehapur të së majtës.

Berisha po merr masa mirë që fluksi më i fortë opozitar të mos i bashkohet zemërimit të grevës dhe vetëflijimit të tyre. Po merr masa gjithashtu të detyrojë grevistët dhe të përndjekurit që të thonë kemi vetëm pretendime ekonomike dhe bash këtu pastaj fillon e përdhos jetën e tyre, duke u llogaritur dhe kafshatat që kanë ngrënë këto 20 vjet, të cilat i quan se ua ka falur ai. E bën me qetësi dhe pa iu dridhur syri, duke i kujtuar Gjergj Ndrecës se çfarë punësh ka bërë 20 vjet dhe pastaj kërcen përpjetë si bretkosa mbi ujë të nxehtë, kur bën sikur nuk di ç’punë ka bërë i biri në Gërdec, ç’ka bërë e bija me koncesionet, ç’ka bërë e shoqja me paret e fondacionit dhe çfarë po bën ai vetë me pazaret e përditshme duke shitur Shqipërinë.

Arrestimi i ish- të burgosurit të tretë, që tentoi vetëflijimin, dhe retorika e forcuar kundër karakterit politik të grevës, në të vërtetë të krijon idenë se ne jetojmë në një shoqëri ku lëvizjet politike dhe karakteri politik i tyre është i ndaluar, bile i dënueshëm sipas Ilir Metës. Aktet e vetëflijimit, që në botë janë aktet më madhore, që frymëzojnë lëvizje të shenjta, këta duan t’i kthejnë në akte barktharësh, në gjeste të njerëzve të dëshpëruar, që ndoshta kanë pirë raki apo janë zënë me gratë apo komshinjtë dhe djegin veten.

Ky tentim për të bastarduar një vendim të marrë me qetësinë e martirëve, është frika reale që Berisha ka nga martirizimi i protestës kundër tij. Në këto kushte ngritja e kultit të dënueshmërisë së akteve politike, është një sindromë e qartë e një regjimi totalitar. Sipas kësaj logjike, ne jetojmë në një shoqëri ku nuk ke të drejtë as të vdesësh për motive politike. Sali Berisha mban në arrest dy ish- të burgosur, njërin se kërkon ta akuzojë se ka djegur shokun, tjetrin se ka tentuar të djegë veten, ndërsa kur vrau me qetësi Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtaj, jo vetëm që nuk e futi në burg komandantin e Gardës, që është provuar që ka vrarë, por po terrorizon gjithë gjykatat, që ai të mbetet i lirë. Sipas logjikës së tij, kush proteston politikisht, duhet ekzekutuar, dhe kush tenton të vetëflijohet politikisht, duhet arrestuar. Politikisht në këtë vend lejohet të veprojë vetëm Sali Berisha. Të tjerët kanë të drejtë të kërkojnë ndonjë copë bukë, ndonjë punë në administratë, ndonjë tender apo kolltuk të majmë, nëse janë aleatë të tij dhe të ulin kokën.

Sipas logjikës së tij, të drejtën për të bërë politikë e ka vetëm ai, të drejtën për të vrarë politikisht e ka vetëm ai, të drejtën për të të ndalur të vetëflijohesh politikisht e ka vetëm ai. Nuk kish asnjë oreks më të madh Enver Hoxha kur i ka pasë arrestuar këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë. Por Sali Berisha duhet të jetë i qartë për një gjë. Ata shkuan me qetësi në burgje se kishin një ideal dhe e mundën atë regjim me rezistencën e tyre, ndërsa po shkojnë drejt vetëflijimit me një qetësi edhe më të madhe, pasi janë të qartë se ideali i tyre u përdhos dhe ata duan të japin një sinjal alarmi. Sali Berisha ka fatin e keq të jetë përballë disa akteve të shenjta, më madhore që kanë ndërmarrë ndonjë herë shqiptarët dhe duhet ta kuptojë se ato akte nuk ndalen as me policë, as me kërcënime dhe as me fyerje dhe baltosje siç bëri në Kuvend. Ato do ta shoqërojnë në histori, si një piroman që dogji Shqipërinë për të qëndruar në pushtet dhe pastaj ishte gati të digjte gjithë kundërshtarët një nga një për të mos ikur nga pushteti.

Por nuk duhet të harrosh një gjë. Ata që vetëflijohen, të marrin me vete Sali Berisha! Dhe jo me fytyrë të djegur martiri siç më duket mua dhe do tu duket gjithë shqiptarëve fytyra e djegur e Gjergjit dhe Lirakut. Fytyra jote do të duket e zezë si këpuca… Siç ke qejf të kërcënosh!

54 komente në “Kur nuk të lë as të vdesësh!”

  1. Hysen Shoshori says:

    Asgje nuk e gjen burrin nga shenjat ne fytyre. I bejne me burrerore. Aq me teper kur flasim per te perndjekur gjithe jetes>
    Duhet te presim pranveren qe t’ja bejme si Gedafit???
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html

    1. xha Jaho says:

      Jo ne pranvere, Hysen.
      Ne shkurt, diten kur varrosem mesuesin e tij.
      Ky plak marruq, pedofil, makbeth, gojendyre, vrastar tinzar, na ka nxjerre bojen aq shume ne syte e botes, sa edhe hollivudi, i merr shembujt e njerzve te eger, trafikante, vrases te pashpirt, nga Tropoja. Edhe filmi i fundit “Taken 2” flet per egersine e njerzve te tropojes (edhe pse keta njerez nuk jane te tille aspak – pavaresisht nga “derri i ketij pylli”

      1. taku says:

        Po si do te vdisnin ato pa i marrur leje zotit
        dhe zoti e ka emrin Salli Birisha.

  2. Mark says:

    Per te disaten here. Sekretari i PPPSH-se Sali Berisha eshte Kryeminister.Vullnetari i Enverit Bujar Nishani eshte President. Komunistet vazhdojne shtypjen ndaj anti-komunisteve.

    1. Dean says:

      Ironia e fatit eshte se Gjergj Ndreca eshte denuar per Arratisje,ndersa Bujar Nishani ka qene ne RRUAJTJEN e Ambasadave duke PENGUAR njerezit qe donin me u Arratis nepermjet Ambasadave.Toga e tij ka qene e stacionuar ke Rruga e Kavajes dhe ka marre pjese ne ”Mbrojtjen” e Shkolles se Bashkuar me ARME ne dore.Eshte po i njejti person,ky SAKAT ”president” qe e kemi sot,vecse atehere quhej Bujar Mehmeti.
      I pari,Gjerdj Ndreca,vazhdon te jete VIKTIME ndersa Bujar Mehmeti dhe shkerdhatat si puna e tij qe mbajten ne kembe Regjimin Komunist sot vazhdon/jne te jene PERSEKUTORE.
      Ja,pra qe ne Shqiperi nuk ka ndryshy asigjo dhe ai qe ka ndigju krisma ja ka fut Kot plaku.”Krisma” nuk ka pas.
      ”Demokracia” shqiptare eshte pjesa teatrale me Humoristike qe eshte luajt ne Ballkan,keto 22vitet e fundit.
      ”Demokracia shqiptare”……lol

      1. HORRI bulevardit says:

        Ashtu eshte se luan topi, as mund ti heqesh e as mund ti shtosh asnje presje nga ajo qe ke formuluar, persekutoret e djeshem, jane ata qe sot persekutojne te njejtat viktima, vecse sot jane me te plakur.

    2. reformer says:

      Nuk e di se si do te perfundoje kjo greve. Por sido qe te shkoje, Gjergji dhe shoket e tij do te mbeten per mua njerez te larte.
      Ka shume dinjitet ne aktin e tyre.
      Dhe eshte aq e dhimbshme te mendosh qe keta njerez qe kane vuajtur gjithe jeten u duhet te ndizen serisht si pishtare per te na ndricuar edhe nje here rrugen drejt demokracise.

  3. ipashpresi says:

    or nje dite ky pederast do bjere nga fiku por te mos ja hedhe pa burg si ne 97

  4. alban4eva says:

    a human face-shaped animal.. ky eshte kryekurva e Shqiperise.. dhe ata qe i shkojne nga pas dhe e mebshtesin, jane kurva ordinere.. sali shpella, sali kafsha, varkari, pedofili..

  5. elinor says:

    “Fytyra jote do të duket e zezë si këpuca…”….po, po, dhe kur na doli gjumi, jorgani ishte ne fund te kembeve!!
    Saliu po merr me shume police me vete ne Kosove se kishte sot protestues te AKZ!!

  6. STOP DIPLLOMATIK INVAZION OF ALBANIA ! says:

    SHUME PO LODHESH ZOTI MERO ME FUCKBERISHEN
    AI ESHTE NJE HIBRID I SHERBIMEVE TE FSHEHTA TE UDB JUGOSLLAVE DHE SHERBIMEVE PERENDIMORE NE VITET 90′
    THJESHT FUQIA E TIJ QENDRON TEK AMBASDORET QE KRAHAS DETYRAVE DIPLLOMATIKE KRYEJNE SHERBIME SEKRETE SIC ESHTE NORMALE NE GJITHE BOTEN.
    FATKEQESIA JONE ESHTE SE DHE OPOZITA ESHTE VENE NEN DIRIGJIMIN E AMBASADOREVE TE CILET JANE KRYEMINISTRAT FAKTIKE TE SHQIPERISE.
    BERISHA NUK ESHTE PRODUKT SHQIPTAR POR MADE IN CIA-UDB I PRODHIMIT 1990.

  7. ILIRET says:

    Po mor po! Pse keni frike te bertisni me te madhe. Po greva ka karakter politik. Sepse ndryshee, askush nuk trembet, nga grevat vetem me karakter ekonomik.
    D.m.th, nuk keni ndermend te trembni e te merreni me pushtetin dhe me qeverine? Doni vetem demshperblimin? Aty do te vdisni.
    A, ne momentin qe protesta behet edhe politike, d.m.th, qe do te rrezikuje seriozisht kredibiltetin e regjimit, vetem atehere lind shpresa se dicka do te perfitohet ekonomikisht.
    Ne gracken e SRB-it, kane rene te persekutuarit, dhe kane frike ta quajne greven politike.
    Por cudia vjen nga opozita. Po si more opozitare te pjerdhur, thoni se ju nuk e shfrytezoni greven politikisht. C ‘dreq politikanesh jeni ju? Keni sociologe, a politologe ne gjirin tuaj. Po opozita prandaj eshte opozite, per ta perdorur gjithcka, politikisht kunder qeverise. Per tja ulur sa me shume asaj kredibilitetet.
    Shikoni, mos beni gabim instrumentalizoni politikisht edhe zgjedhjet, duke politizuar zgjedhesit. Jo mos e beni kete gabim, ndryshe, mund te rrezohet qeveria pas zgjedhjeve….

    1. Opozite Ç'opozite says:

      Opozite?
      Cdo te thote kjo?
      Ekzizton kjo fjale ne Shqiperi?!
      Nuk besoj.
      Une nuk po shoh ndonje opozite.
      Jo per gje, por po te kishte opozite ne Shqiperi do ishim me kohe pjese reale e Europes.

    2. homeri says:

      —-Diplomatet perendimor qe shpejtojne te shprehen qe greves te mos ti jepet karakter politik jane ata qe politikisht lobojne per BERISHEN , tashme i njohim dhe nuk meritojne vec perbuzje . Sa per komentuesit me sa kam lexuar jane vetem ata qe paguhen nga pd. per te komentuar ne kete gazete .
      ——Ne se nuk kemi te drejte te protestojme politikisht sic eshte edhe kjo greve me martir veteflijus , ta qajme demokracin sepse parimi baze i demokracise eshte e drejta per te protestuar politikisht. Opozita dhe sidomos ps . duhet ta perkrah fuqimisht edhe p’olitikisht te drejten e ketyre protestusve . Ne programin politik te pd. , ps. , lsi. , dhe gjithe partive te tjera eshte shkruar dhe thene per kompensimin material te persekutuarve . —–

    3. Nadia Shabani says:

      Shume e drejte ti qe komenton me emrin Iliret, e kam thene qysh ne fillim kur filloj kjo greve dhe thashe cfare te keqe ka qe nese greva eshte ekonomike edhe politike se do te kishte me shume solidarizim kunder regjimit por nuk e di se kush ja u dha kete ide ish te perdjekurve qe kishin frike te deklaronin se greva eshte politike. Nuk e kuptoj kete frike te tyre. Kjo do te kishte grumbulluar gjithe popullin rreth tyre, kurse tani forcat politike vetem bejne deklarata dhe kane frike se i akuzon djalli se greva na qenka politike. E cfare pastaj se qenka politike? Ilir Meta hajtuti i shqiptareve qe i ka vene gruas ne qafe 250 mije euro ne nje varse pa pike turpi akuzon opoziten se po perdor ish te perndjekurit. Doli profecia jote o Mero kur the se Saliu e ka nisur perdhunimin nga presidenti dhe do te vazhdoje me Jozefinen apo me ndonje deputet tjeter dhe doli se ishte Mimo por na doli se ai perdhunoj edhe Ilir Meten qe te dalin kunder ish te perndjekurve ne mbrojtje te Berishes. Dhe a e dini pse ai e beri kete? Per tu hakmarre ndaj opozites se nuk po ja varin qe ai te kete karriken e zv/kryeministrit prape ne zgjedhjet e 2013-tes.Ky hale qe eshte me keq se Sali Berisha i ka shkaktuar nje dem jashtezakonisht popullit shqiptar me veprimet e tij te uleta duke bashkepunuar me kete kriminel.Nuk jemi njerez ne o Mero dhe nuk solidarizohemi me njeri tjetrin, ne dime te vritemi per nje hu e per nje gradh me njeri tjetrin por nuk na behet vone kur na shan ne nder dhe familje Sali Berisha.

  8. kel ukaj says:

    Perse keta qytetare si gjithe te tjeret nuk kane te drejte te kene edhe kerkesa politike! Se Sala del 200% me votime ne nuk paskemi te drejte te kemi kerkesa politike. Mire 99.99% si Enveri po 200% eshte me e rende se Enveri.
    Ne fillim nuk kam qene me Ju zoterinj dhe i kam shpjegue arsyet. Por me heroizmit dhe vendosmerine qe po tregoni jam 100% prane Jush. Tregojeni vehten burra te vertete e jo si socialistet si nuk e nxjerrin “qimen prej qullit”.

  9. EuroMaloku says:

    Qeveria ka vendosur qe Saliut ti çojne çdo darke nga nje grevist te pjekur.Keshtu kane menduar trimat e saliprotopordhes…
    Saliu eshte njeri mish-njeri-ngrenes..Po nuk hengri nga donje shqiptar te pjekur,djegur apo percelluar Saliu ndjehet keq.
    Dhe qe te na japin statusin prej verteti edhe opozita eshte dakord qe te sakrifikohen ca shqiptare duke i henger Sala..Mire eshte te skarcohen ca nga ata te perndjekurit se ata jane me te keputurit keshtu qe edhe Salen e veme ne siklet qe te vuaj nga stomaku…
    Ja gezuar nje qind vjetorin si shtet!
    Se bashku pozite-opozite do tju punojme qindin!

  10. astrit olldashi says:

    Hallall dora Mero. ku plere mendon se per politik duhet te flas vetem ky mostra i vicidolit, ne te tjeret jetojme ne meshiren dhe koncesionet e tij. Si vjen tur, u plak e koqe ngeli gjithe jeten.

  11. alka says:

    O Sale, mos harro, hijet e te vrareve tane do te te ndjekin deri ne brez te shtate. Eshte e vertete qe ky popull ka pare shume dhe nuk cuditet me (sepse ka pare shume rrena, fallcifikime e krime). Por ai zjarri i gjalle nuk ishte rrene, ai na dogji te gjitheve ne shpirt. Nuk digjet burri per buken e gojes, o shpirtzi. Te dhimbsen nipat e mbesat e tu o Sale, po ai burri nuk tu dhimbs fare se helbete ai ishte nje njeri me dinjitet dhe si i tille ai rrinte siper teje o llum. Mos te zente dita e 28 nentorit as ty dhe as ata barkderret e tu qe tallen e vjedhin fukarain. Zoti do te ti nxjerre prej hundesh te gjitha o kriminel qe na tregon ligjin sa here na vjedh e na vret!

  12. Ed says:

    Edhe nese eshte politike, cfare Pastaj, qe kur ne Shqiperi eshte e ndaluar greva politike.

    1. Ben Chicago says:

      Quaje si te duash Mero kete greve,politike apo ekonomike,ideollogjike apo morale,etj etj.Por te vetmit qe nuk kane lidhje me keta greviste dhe me kauzen e tyre eshte PS,me Rucrat,Doklet,e pinjollet e Byrose Politike te PPSH.Ti e shikon qe Rama i qendron larg,dhe eshte normale,si mund tiu afrohet atyre qe Babai i tij firmoste per vrasje,denime te gjata burgimesh,apo me internime e debime ne sketerat e Shqiperise.Te njejten gje kane bere pothuajse te gjithe baballaret e ketyre qe kryesojne PS.Prandaj PS dhe militantet e saj nuk kane asnje lidhje me “ish-viktimat ‘ e tyre.Me e mira qe mund te bejne eshte qe ta qepin sqepin dhe te mos ndihen fare.Po kane “b,,,’le te dalin dhe te protestojne vete komunistet shqiptare,dhe jo te presin nga viktimat e tyre.

  13. ALBAN DEGA says:

    USHTARI MBETET USHTAR ZOTI PRESIDENT SOLDIERI !

    – I Enverit dje… i Sali enveristit sot

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i Republikes Z. Bujar Bishani eshte i lindur per soldier, ushtar. Kurre nuk do ta kisha besuar se do te mbetej solider, ushtar edhe pasi u be President me hir ose me pahir
    President Soldieri foli edhe sot. Foli njesoj si Berisha. E njejta gjuhe! I njejti stil! E njejta permbajtje! Greva e urise se ish- persektuuarve politike, tha Bujari i Berishes eshte thellesisht politike.
    A thua mund te presish gje tjeter nga ata qe e kane emrin e pervuajtur e perbaltur dje , mbiemrin e pervuajtur e perbaltur edhe sot : i persekutuar politik!
    Kur nuk ke gje te re per te thene eshte me mire te mos flasish, thote sovrani. Te gjtihe e dine kete shprehje te arte pervec President Soldierit.
    Ai foli si Berisha. Si nje papagall e soldier besnik i tij President Soldieri perseriti fjale per fjale fjalet e Berishes. Asgje e re! Mos fol!
    ” Ka qene me Enver se vete Enveri” me tregon vellai im Besniku qe ka qene student i tij ne Shkollne e Bashkuar te Oficereve . ” Shoku Enver ka thene keshtu…. ” ” Sic na meson shoku Enver…”, ” Sic na meson Partia…” … Na cante menderen me keto sllogane enveriste…
    Shihni deklaratat e tij sot… Fjale per fjale cfare thote Berisha! As me shume e as me pak.
    Lume Shqiperia per kete President – Soldier qe ka. Ushtar i Enverit dje. Soldier i Sali enveristit sot.
    Vec kujdes me Kushtetetuten se mund t’i fluturoje karrikja brenda nente muajsh kur Salen ta nxjerrin ne pension dhe vene ne banken e te akuzuarit per krimet pafund te 96-es, 97-es, 14 shtatorit 1998… Otrantos, Gerdecit, 21 janarit 2011…
    Eshte koha qe President Soldieri te behet ushtar i sovranit jo ushtar i tiranit… Sovrani te jep pavdekesine …
    Tiranet marrin me vete edhe soldieret e tyre! Syceltesi Zoti President Soldieri!

  14. Lesh lesh says:

    O Mero ketu ka marr fund cdo gje. Sali Serbi nuk ka opozite perballe. Edi Rama eshte blere prej tij shume kohe me pare. Per fat te keq ne sot po e kuptojme. Ne 97 shqiptaret kishin nje shprese, Fatos Nanon ne burg. Ja pame hajrin dhe Nanos qe na doli me kurve se Xhoana e tij. Po sot nuk kemi asnje shprese se PS drejtohet nga nje i kapur prej Sali Serbit. Jane te gjithe kurva.

  15. keli says:

    Une mendoj se duhet te vetdigjet Mero vete se atehere Berisha dorzohet .Por te digjet si murgjit ne Tibet dhe ne ta leme te behet shkrum per te miren e kombit.Boll u lodh duke share por Berisha spo merr vesh.Digju Mero por digju plotsisht se atehere fiton ti ne dhe Rama.Botoje komentin

  16. Mitfani says:

    Sali Berisha ka per tu djeg nga brenda pak e nga pak, prej marrezive dhe djallezive te veta. Edhe pamja fizike ka me i ndryshu.

    I vetmi mjet lufte tani eshte ta perqeshim dhe t’i kujtojme krimet pa pushim, ne cdo kohe, dhe me cdo mjet, qe ti fryjme zjarrit qe ka ne shpirt gjersa ta perpije te terin nje dite.

    Dhe do shikoni se si funderrinat qe e ndjekin ende, kane per tu bere pluhur, hi, dhe pleh – ashtu sic jane.

  17. Me vjen shume keq per kete popull. Isha sot ne oren 9:30 tek grevistet sic kerkonte dje ai lajmerimi qe ishte shperndare neper Tirane. Fatkeqsisht nuk kishte absolutisht asnjeri aty. U trishtova pafund. Ne rrime e shkruajme ketu, por kur vjen puna per aksion, asnjeri nuk permendet. Ne e meritokemi ate fytyrekepucen qe kemi per kryeminister.

    1. brezi qe ska asnje lidhje me komunizmin dhe sala i quan komuniste says:

      po si mund te kete njerez kur ata thone qe aksioni i tyre seshte politik por vetem ekonomik pse vetem ata ka genjyer i paemri pse ne rinine sna ka genjyer na ka lene pa pune ata spo lufotjne per ideale te te gjitheve por vetem per shtresen e tyre nuk them se nuk me vjen keq me vjen shume keq por kerkesast e tyre rane ne gracken e sales po te kishin bashkuar zerin e tyre me te gjithe as do ishin flijuar dhe me shume do kishin fituar tani me rruga e vetme e tyre besoj se do jete pranimi pa kusht i lemosheve te te paemertit sepse sia vlen as tja permendesh emrin doja vetem te shtoja qe ne kete moment solidaritet kemi jemi me ata por eshte e pafalshme te digjesh per te paemertin te humbasesh gjene me te shtrenjte jeten per tekat e te paemertit dhe ai prap te vazhdoje jeten normalisht ti talle ti perbuze po merreni vereni perpara e verjani zjarrin ati pse vetes__?

  18. Kely J. Andress says:

    Keni te drejte z.Baze. Akte te tilla vetflijimi qe po bejne keta greviste jane te SHENJTA qe ne boten perendimore, lindore dhe arabe kane sherbyer per kthesa te medha historike, per te ndezur dhe ngjizur revolucione dhe evolucione. Ndersa ketu tek ne qeveria, Saliu dhe pse jo nje pjese e mire e shoqerise, i bejne te duken si akte te mirfillta deshperimi te krijuara si rezultat i nje grindjeje bashkshortore apo te nje dopjo rakie te hedhur me shume se cduhet. A e shikuat me vemendje zoterinj komentues, se sa pa buje dhe ne heshtje u kalua nga pothuajse gjithe shoqeria vetflijimi i dyte, megjithese ishte dhe me i dhimbshem se i pari? C’fare duhet te bejne tjeter ata te gjore greviste qe ne te prekemi sadopak ? C’fare populli paskemi qene. Vetem te mos harrojme qe ka ardhur koha qe nuk mund te themi me “larg b…time” se te keqen e kemi shume prane, ne mos na ka kapur ???

  19. SKENDER BEU I VJETER says:

    O MERO DJALI,NE SHQIPERI CDO GJE ESHTE POLITIKE DERI SA KA NGA NJERA ANE NJE PAKICE MAFIOZE QE KA UZURPUAR CDO GJE DHE QE DERI DJE ISHTE OSE NE RRADHET E KOMUNIZMIT OSE NE RRADHET E ATYRE QE KOMUNIZMI I DENOI JO SEPSE DESHEN DEMOKRACI POR SEPSE TENTUAN TE REMBENIN KARIKEN E UDHEHEQSIT PER TU ULUR VEHTE PA VDEKUR MIRE AI.KY FENOMEN PO PERSERITET DHE TANI ME KUNDERSHTARET QE DALIN NGA PARTI SHKERDHATA E SALIUT.NE SHQIPERI DHE TE PJERDHESH O MERO DO KESH TE BESH ME POLITIKEN JO ME TI VESH FLAKEN VETVEHTES DHE TE FLIJOHESH SEPSE KERKEN DREJTESI ,ZBATIM LIGJI DHE MIRQENIE PER TE MBAJTUR FRYMEN GJALLE.EDHE KUR PJERDH VARET NE KE NEVOJTOR PJERDH DHE KJO E BEN POLITIKE PORDHEN SEPSE PO PORDHE ME ZE KUR NEVOJTORJA E FLORINJTE E KRYEMINISTRIT I MBYT ZHURMAT DETYRIMISHT DO THOTE AI DHE ATA QE DHJESIN NE TE NA SHURDHOI VESHET BERI PORDHE ME TE MADHE SE AJO E NEVOJTORES SONE .PO KETU NUK ESHTE THESHT CESHTJE BYTHE POR ESHTE CESHTJE JETE DHE KOKE DHE SKA SI TE MOS JETE CDO GJE POLITIKE.DERI SA NJERZIA ESHTE NDARE NE TE PASUR DHE TE VARFER ,CDO GJE KUNDER QELLIMIT TE KLASES SE PASUR DO KONSIDEROHET POLITIKE.EDHE TE PESHTYSH,EDHE TE BERTASESH EDHE TE GJUASH ME MJELL ,EDHE TE DIGJESH APO TE VETEVRITESH SEPSE NA DEMASKON PARAJSEN QE CIREMI SE KEMI HARITUR ,VENDIN QE I RREZISTOI KRIZAVE DHE PORDHE E PORDHE TE TJERA QE NA SHURDHON KOKEN KRYEMINISTRI YNE DALLKAUK DHE SHARLATAN,TRADHETAR DHE KRIMINEL.PASTAJ MOS HARO O MERO DJALI QE DERI SA POLITIKANET TANE JANE SHERBETORE TE NJERIT APO TJETRIT SHTET QE KERKON TA ZHDUKE EMRIN SHQIPERI NGA HARTA ,CDO GJE ESHTE POLITIKE SEPSE CDO NJERI KA SHTEPINE DHE KAROCENE KATANDISE SE TIJ TE VOGEL APO ME TE MADHE DHE NUK DO QE AI QE KA VENE SHERBETORET NE KRYE SOT TE NA THRESE NESER DHE THOTE LERI KETO CIKA PLACKA SE OSE JANE TE MIJA OSE TI NUK JE SHQIPTAR ,PO JE SERB,GREK,MAQEDON ,ITALIAN,AUSTRIAK,TURK E DREQI ME TE BIRIN.PRANDAJ ESHTE POLITIKE DHE ME MIRE QE ESHTE POLITIKE QE TE NDROHET NJEHERE E MIRE KJO MAKINE SHTYPSE E KETYRE PALACOVE UZURPATORE QE QUHET SHTET DHE QE E QUAJNE VEHTEN SHTETARE APO DHE BURA SHTETI NGA NDONJE AMBASADOR I PAAFTE.

  20. e verteta says:

    S’ka burre nene ta spjegoi,kur degjon se kush i qane hallin ketyre te shkreteve:Ajo parti qe,pa permendur te tjerat,nuk deshi as ti liroi nga burgjet,dhe qe ngulte kembe te liroheshin me motivacjonin “te falur” e jo te PAFAJSHEM,sic kerkonte PD-ja.Dmth,te falur per krimet qe i kishin bere regjimit komunist…Hipokrizija qe e tekalon cdo kufi…

    Xha Haho,mos more burre,te paskan nxjerre bojen ne bote!Po,a ta ka pare ndonjehere bojen bota ty? sepse, sic e di edhe vete, ti ke qene i mbyllur ne burg me tela me gjemba,nga te pane?Kurse sot bota na dha edhe viza te udhtojme lirisht neper Europe dhe pranuan te na bashkojne dhe me B.europjan.Vazhdo ti Shaje sa te mundesh,futi edhe ca fjale te tjera te “pastra” nga ato qe i paske me shumice ne maj te gjuhes.Dhe rehatohu.

    1. VERONKA says:

      ooo e verteta pergjysem,ata te shkretet i ke vetem te mendja jote.ajo partia jote demonkratike,therriste ti nxirrte *te pafajshem*,sepse ishte pa shkolle,,sespse degjo dhe meso,,ne baze te kushtetutes qe kishte ky vend,me ligj ata ,nder ata dhe une ishim armiq.e kupton ,ligj.duhej te nderhyej ne kushtetute,te ndryshohej ligji dhe te shpalleshin te pafajshem.por entuziazmi juaj komunist,beri qe dhe shpellaret ,spiunet,ordineret e ktij vendi,dolen te gjithe te persekutuar,,dhe habia eshte se u demshperblyen.kurse kta si ky me siper 20 vjet burg ,ne Spaç,po digjen,nga nje qe ka bere betimin e Ipokratit,po behen pishtare ,po lene kalamajte rrugeve.kryeministri,ai i joti,doli ne deklarate dhe tha–ai,ai, Ndreca,ka pas fambrik mielli,ka pase stalle derrash-kte do e kete marre vesh nga derrat–doli dhe i bente biografine,babait te 4 femijve,,ai kryeministri jot qe po na integron.Vizat u liberalizuan per popullin,pas 22 vjeteve,ku 1 ne 3 shqiptare eshte me dok.te huaja.Ne nuk bashkohemi me Europen,pozita gjeografike na lejon te jemi ne Europe,,dhe prape mos harro-europa na do njerez me identitet-kudo qofsh je shqiptar.Po ta shan xha Jahua?Qetesohu,e kemi hequr ligjin e agjitacion-propagandes–lere ta beje -vetem ajo na ka ngelur–ai ate politik po ndjek–biografine–si e ka biografine me gjithe hafijet qe ka ne pushtet–presidenti-Kadri Hazbiu,,Zhelefina-Lenka Cuko,Dak-tori–Diktatori!!!!

  21. real says:

    Sa me shum shpifje,te paverteta,sharje,kercenime e fjale te ndyra,aq me teper njerezit normale largohen nga kjo gazete…?

  22. Din Kruja says:

    O xha Jaho ja fut kot se nuk kane faj tropojanet pse Saliu eshte nga trevat e tyre. Po keshtu as Gjirokastra nuk ka pse te ndjehet e turperuar per ate cka Enveri i beri keq ketij populli.
    Mero ketu ne Shqiperi problem kryesor eshte instalimi i nje diktature mjaft te eger e cila per fat keq funksionon me suport te fuqishem nderkombetar si te Europes Putane dhe te SHBA-ve. Vete Fyle u shpreh se ish te persekutuarit politike mbrohen nga nje ligj i 2007-tes dhe beri thirrje te mos manipulohen politikisht. Sigurisht keto jane edhe informacionet qe dergon ambasadori i tyre Ettore Sequi.
    Deri tani per kete nivel rreziku kjo qeveri te denon duke te hequr buken e gojes, por me agravimin e protestave do te kalojne ne masa ekstremne sikunder me 21 janar. Pse nuk shkojne te perndjekurit e tjere ne perkrahje te grevisteve? Jo se nuk duan, jo se kane frike apo se ndjehen me mire indiferente. I heqin nga puna e shtetit qofte ata, pjestaret e familjeve te tyre, por edhe deri edhe te afermit. Kane pervoje nga greva e 94-tes, kur pasi i moren zvarre dhe i rrahen ne menyre shtazarake, provuan edhe heqjet masive nga puna. Deri edhe firmat private ndjeheshin te kercenuara nga administrata tatimore po ti mbanin ne pune. Sinjifikativ eshte edhe fakti se ne blogje qe te gjithe shkruajne me pseudonime perfshire eshe shkruesin e ketyre rradheve. Kjo eshte “demokracia” qe kemi ngritur ne keto me shume se 20 vjet.

  23. xhum Uka says:

    more ti Real,te pyes ku jeton ti? a mendon qe te mose kritikoohet ata qe shesin atdheun,qe shkatrrojn nje shtet e nje popudhe ,Nje njeri i shitur si Kryeministri jone,?Ty te paska kapur friga se do largohen nga Gazeta “TEMA” Njezit sepse shajn Saliun, Jo ore mik Nga Gazetat qe shprehi realitetin, largohen vetem sahanlepirsit si puna jote qe te kan hedhur ndo nje kock per ta lepir. ose ndonje qe esht i verber a po shurdhmemec,

  24. monda says:

    ZOTI MERO TE FALENDEROJ ME SHPIRT PER SHKRIMET ETUA.KETO SHKRIME JANE MENDIMET E TEW GJITHE POPULLIT TE THJESHTE POR QE NUK DI TI SHPREHI KAQ PUKUR. TE LUMTE PENA . POR VETEM NJE SHPREHJE E PLAKUT TE URTE NAMIK HOTI NA SHPETON NGA KJO E KEQE E MADHE:”MALOKUN NGA KALI E ZBRET VETEM PLUMBI”.POR MESA DUKET SHQIPERISE I PASKAN MBARUAR AVNI RUSTEMET. TE PERSHENDES ME GJITH ZEMER

  25. dumdum says:

    Faleminderit që vendos pikat mbi i, Z. Baze.
    Me dukej shume e çuditshme si deklaratë, që greva ishte veç ekonomike.
    Greva e tyre është edhe ekonomike por mbi tëë gjitha politike dhe kjo e bën atë më fisnike dhe më të denjë. Nuk ka kauzë më politike sesa vënia në vend e drejtësisë për ata që treguan se ka patur dhe ka Shqiptarë që i nuk pranojnë diktaturat.
    Greva sot nuk është politikaxhie e nuk bën pazare, por është fenomeni më politik që ka ndodhur vitet e fundit.
    Ata grevistë më bëjnë të ndihem krenar për ne si popull, me sakrificën e tyre. Ata treguan se shqiptarët janë akoma popull që nuk e duron një Tiran.
    Historia do të tregojë se na zbardhën faqen në kohë të zeza.

  26. Is Kandari says:

    Zoti Baze jeni FAT per ne shqiptaret. Jo se me ju hodhem Kriminelin Berisha nga froni po te pakten ju jeni i vetmi qe i hoqet rrobat Familjes GJAKATARE BERISHA dhe jua treguat ata lakuriq SHBA dhe BE, ketyre vendeve mender demokratike qe ne enderrojme tju ngjajme, kurse per keta Sali Gadaffi eshte burre shteti. Pika neve mu ne koke. Ne rregull deri ketu. Por une kam nje pyetje per ju Zoti Baze, megjithese e di qe ne fillim se nuk keni mundesi te me jepni pergjigje, po te pakten me shfaq komentin.
    Nuk te duket jashte logjike ty Zoti Baze qe Ismail Kadare gjate 22 viteve nuk e ka permendur asnjehere Sali Kriminelin per bemat dhe gjemat qe u ka ber dhe ben shqiptareve dhe Shqiperise kjo Bishe cdo dite?
    Nuk te duket e papranueshme ty Zoti Baze qe Ismail Kadare nuk le rast pa share sistemin e shkuar komunist dhe Enver Hoxhen e Nexhmie Hoxhen, por qe nuk thote nje fjale per keta ish te denuar te atij regjimi qe sot po djegin veten te gjalle?
    Zoti Baze nuk e luftojme dot te keqen duke e ndare me ngastra, kjo eshte e keqe se eshte mut, kurse kjo tjetra eshte e mire se eshte kake. Prandaj Sali Bisha qendron dhe do vazhdoj te qendroj ne pushtet se ai e di mendesine tone per te keqen. Zoti Baze ti e di me mire se une se vendet e zhvilluara jane keto qe jane se kane bere katharsis dhe jo se kane lare mutin me shurre sikur ne. Dhe kete gje ne rradhe te pare ju takon juve intelektualeve elitare te veretete ta beni.

  27. mjeku psikiater says:

    Te nderuar komentues,
    per te kuptuar me shume se pse na nxiu jeten Berisha per 22 vjet, me duhet tju them se
    ai vuan nga crregullimi narcist i personalitetit.
    Disa nga tiparet e kesaj semundje te manifestuara tek nje politikan e shtetar mund te renditen si me poshte:

    -i mungon ndjeshmëria dhe nuk merr parasysh ndjenjat, gjendjen apo kërkesat e të tjerëve
    -reagon me zemerim e duke poshteruar ate qe e kritikon
    -shfrytezon te tjeret per te arritur qellimet e tij
    -eksagjeron rendesine e arritjeve
    -imagjinon fantazi jo reale te suksesit,pushtetit dhe kerkon vemendje te vazhdushme dhe perforcim nga te tjeret
    -behet xheloz shume shpejt
    -fiksohet me vehten
    -ndjek qellime kryesisht egoiste
    -lendohet lehte dhe refuzon lehte
    – shpesh është ziliqar i të tjerëve, dhe beson se të tjerët janë ziliqar karshi tij
    -ka nje ndjenjë te ngritur te vetë-vlerësimit që e konsideron si të natyrshme, me të mirë se të tjerët. Megjithatë, ai ka një vetëbesim të brishtë dhe nuk mund të trajtoje kritikat, dhe shpesh do të përpiqet për të kompensuar këtë brishtësi të brendshme nga nënçmimi ose përçmimi i të tjerëve në një përpjekje për të vërtetuar vlerat e tij
    -ka një temperament shumë të ndjeshem, impulsiv qe në lindje
    -bën përpjekje të forta për të kontrolluar mendimet dhe sjelljet e të tjerëve ndaj tij
    – eshte këmbëngulës që të tjerët ta shohin ate sic ai dëshiron te shihet
    – përdor strategji të ndryshme për të mbrojtur veten në kurriz të të tjerëve,duke kaluar deri ne sadizem. Ai ka tendencë për te shmangur fajet e tij, dhe ben të tjerët me faj, duke u përgjigjur me reagime kërcënuese, me zemërim dhe armiqësi
    -per te aritur me cdo mjet egoizmin e tij paraqitet jo parimor,sharlatan,shfrytëzues i paskrupull,negativist
    – zakonisht ndjehet i refuzuar, i poshtëruar dhe kërcënuar kur kritikohet. Për të mbrojtur vetveten nga këto rreziqe, ai shpesh reagon bujshem me përbuzja dhe / ose paraqitet sfidues ndaj kritikave reale ose imagjinare. Për të shmangur situata të tilla, ai mund te tërhiqet shoqërisht dhe mund te trilloje modestinë apo përulësinë
    -edhe pse individi narcist shpesh eshte ambicioz , paaftësia për të toleruar dështimet, mosmarrëveshjet apo kritikat, së bashku me mungesën e ndjeshmërisë, dyshimit dhe sadizmin, e bëjnë të vështirë qe nje individ i tillë të bashkëpunojë me të tjerët, ose të ruaje arritjet profesionale ne afate te gjata.

    1. LORA says:

      Te verteta,te vuajtura ne asht te shqiptareve per 22 vjet.Mendoni se me kaq e keni bere detyren tuaj si mjek psikiater??????
      Mua si qytetare nuk me vjen ne ndihme afermacioni i juaj dhe mendoj qe ne pjesen derrmuese komuniteti i mjekeve eshte ne akord te plote me krimet e dr.dhjeramanit.Sidoqofte,sikur edhe nje i vetem te dilte kunder rrymes se qoftlargeve,do t’i bente nje sherbim te cmuar njerezise dhe historise.

  28. Ai says:

    O Mero nuk duan te vdesin ata, i kane filma keto zjarret qe vene. Shpreson Opozita te krijoj efekt psikologjik parazgjedhor, nuk di me Rama i shkrete ca te shpiki per tu ulur tek Km.

  29. e verteta says:

    Veronika,
    Sikur ta trullos paksa koken ti,moj zonje,se na del edhe e persekutuar edhe pro socialkomunistave:Paske dashur te respektohen ligjet e diktatures ne lirimin e te burgosurve.Po pse,ti mendon se denime te ligjshme ishin ata qe beheshin n’ate kohe,kur vendimet i merte jo gjykatesi por instruktori ose sekretari i partse i ardhur nga klasa puntore ose koperativa.Mos u mundo te me kundershtojsh se jame vete deshmitare qe pikrisht keshtu qene katandisur gjykatat tona.Jo vetem qe avokatet qene eleminuar,por edhe gjygjtaret vetem sa e zbardhnin dhe e qendisnin me nene vendimin.Po pse,moj zonje aq te qete e quan ti ate periudhen e fillimeve te demokracise,sa gjerat duheshin matur e ujdisur ashtu sic i mendojme ne sot pas njeset e ca vitesh?Enthuzjazem komunist e quan ti enthuzjazmin e nje populli qe ka shperthyer diktaturen 45 vjecare me barbare ne Europe?
    Me vjen keq por vetem nje komunist i parinovueshem mund te mos e kuptoi se nga e ka origjinen emigracioni masiv shqiptare.Iken nga mjerimi ku i kishte lene diktaura,moj zonje,nga varferija,nga deshira per te jetuar ca me mire,per te vene ndonje lek.Edhe kjo iu duhet spjeguar juve,aq nuk jeni ne gjendje te mos e kuptoni nje gje kaq te qarte.
    Une jam nga te paret ne perkrahje te te persekutuarfeve,por ne rast se Gjergj Ndreca,p.sh.,eshte e vertete se i ka marre ato vlera dhe sot nrihet,ben zhurme e vetdigjet ne menyre demostrative,kjo tregon per dicka qe te len me dyshuar.Zonje,para dhe demshperblime dun disa shtresa ne vendin tone:Te persekutuarit,ish pronaret,ish oficeret,e tj.,duhen lare edhe borxhet ndaj disa shteteve qe diktature la mbas,por edhe thesi nuk eshte pa fund,dikur mbaron,sidomos ne kohen e krizes financjare boterore…
    Vertete mendoni ju se vizat dhe antarsimi ne B.E,duheshin bere me shpejt per vendin tone.Dakort do te isha edhe une,por cti bejsh qe vendi yne trashegoi nje varveri ku e ku me te thelle se e vendeve tjera te lindjes,ja qe populli yne,nje numer i mire i politikanet,gjykatat dhe prokuroritr tona,trasheguan nje indoktrinim aq te thelle sa nuk hapnin rruge per te plotesuar me shpejt ata kushte qe kerkonte Europa…Mos shko me larg se ne c’nivel kulturor jemi ne, kur nje Xhaxha perdor nje te aille fjalor,duke diskutuar gjoja per politike…

    1. VERONIKA says:

      E verteta,shume mire qe turulloseni,se do shihni me qarte.Socialkomunizmi neve nuk na beri asgje,dhe si sistem nuk eshte aq i keq,sepse siç shikon kapitalizmi po jep ca probleme,por per sa lexoj nga mendimet tuaja nuk e di sa me kupton.Ne kishim diktature proletariati-kjo ne krijoi ca probleme,,shume probleme,,kulti i 1 ne udheheqje dhe reformimi i *njeriut te ri*.edhe sot ate pr kemi.E pra e verteta,aty me qendro kujt i interesonte gjithe ajo rremuje,ato te bertitura histerike–*poshte komunistet*–kujt dhe nga kush vinin kto te bertitura???Mos u vendos te lutem ne rresht te pare per perkrahje te persekutuarve–se nuk do Saliu!Nuk ju pelqen zhurma??Nuk ju pelqen qe po vetedigjet??Jepi rrugezgjidhje zoteri,as mua nuk me pelqen,as atij nuk besoj se i pelqen,te leri femijet rrugeve,por nuk ka mese ti ushqej,besoi dhe luftoi per demokracine-u fut ne greve per ate qe del dhe i ben *biografine*,pra nuk mund tu lexoi akoma femijeve Migjenin:Kafshate qe s’kaperdihet asht or vella,MJERIMI…..Niveli i gjykatave te atehereshme??Fjalori i xha Jahos??????LAVIRE BULEVARDI–KRYEPREKURORES,,SHAN NGA GRUAJA–DEPUTETET–MOS HARRO JANE ATA QE PERFAQESOJNE POPULLIN–PRA NA SHAN NEVE–NDOSHTA DHE TYA…..ik ,ta leme kte replike se nuk di çfare mund te me vije akoma ne mendje.

  30. real says:

    Xhum uka,
    po c’ti bejsh,ore xhum,kur agje nga ata qe rrjeshton ti s’eshte e vertete.Egzistojne vetem ne kokat tuaja,ne paditurine dhe ne urrejtjen tuaj ndaj demokracine,ose per shkak te shembjes se diktaufres komuniste…Vazhdoni se parajsen do te shihni ne ardhte ndonjehere e majta juaj ne pushtet…

  31. Edvin Picktori says:

    Shqipetare nuk ju ka faj MONSTRA nga Vicidoli se ai eshte me lepuri ne kete vend qe kujton se do ta shpetojne 300 rojet qe mban me vete dhe antiplumbi qe ka veshur. Problemi yne eshte Edvin Picktori qe i mban ison dhe i pastron pluhurin ku ve kemben MONSTRA. Edvini eshte nje i rrogetare i MONSTRES. Jemi popull i tradhetuar.

  32. pisi says:

    sepse te lyhesh me benzin dhe te besh te tilla akte(nga deshperimi apo per show) nuk mendoj se arrin te zgjidhesh gje
    te pakten nga ato qe kerkon!!!!

  33. drejtesia e munguar says:

    LUFTETAR I DEMOKRACISE.
    ************************
    Mero Baze meriton Nobel
    Kot kerkojme per te tjere
    Qe shkruajne per henen
    Kur shqipove ju bejne gjemen
    Pena jote s’di te genjeje
    Si bythelepirsit qe mashtrojne
    Sa here qe bosin e ferkojne
    Me zemer ke mbrojtur te verteten
    Ne koke ke gjuajtur genjeshtren
    I dhe drite drejtesise
    I dhe shprese vegjelise
    Te dogjen te perveluan
    Gazetarine ta masakruan
    Jo ti kure s’u dorezove
    Me bindje besim luftove
    Tani je i afirmuar
    C’do shqiptar te ka kuptuar
    Je luftetar per demokraci
    Per drejtesi dhe liri
    Gjithe Shqiperia te admiron
    Sahanlepiresit jane pakica
    Simpatizantet e tu
    Po shkojne tek shumica.

  34. mirashi says:

    ky po na mbyt nga pak per dite,ben sikur te mbron kur ti don te mbytesh vete,por pastaj dite per dite nga pak na shtyn drejt varrit qe na e ka hapur vete,kujdes se edhe pak na ka mbetur,se kemi arritur deri te gryka,o burra te marrim masat se ndryshe mbaruam.

  35. fox says:

    ndoqa viziten e te ashtuquajturit president toger nishanit dhe u habita PERSE U DASHKA NJE MAKINE E TRUPIT DIPLLOMATIK TI MARRE 3 PERFAQSUESIT GREVISTEVE DHE TI COJE NE PRESIDENCE ???
    A NUK DUKET SI NE VITIN 1991 KUR RAMIZ ALIA BERI NJE GJE TE TILLE ??
    NE SI POPULL MERO KEMI VDEKUR NE MENYRE DEMOKRATIKE..KETO TANI NUK PO NA LENE TE DIGJEMI SE TE VDEKUR KEMI KOHE QE JEMI.
    “MARRJA E SHENIMEVE” NGA NJE HANDIKAPAT QE SHQIPOT E QUAJNE PRESHIDENT ESHTE VECSE NJE LAJMERIM VDEKJE..DEAD END

  36. arben vani says:

    Mire na e bojne hallall me gjithe shpirt se keni morr vesh qe piktor
    ylberi nuk ben per kete pune ketu po vuni dore zoti o Amerika rruge
    tjeter nuk ka per kete popull horr e frikacak qe prodhon vetem pederasta.

  37. Dukati says:

    Është fatkeqësi e shqiptarëve, që të persekutuarit pro Berishës, komunistit të mirëfilltë të djeshtëm dhe diktatorit gjakatar anti shqiptar sot bashkë me kriminelin e UDB-së Ilir Metën, janë mbështetësit më të mëdhej të tiranit. Ai është tigër prej letre, por ne shitemi me çmim të lirë, ndërsa si popull jemi frikacakë sepse jemi të pa formuar historikisht.Sot duhet ngritur me parrullën: “Atdheu në rrezik”!

  38. beso says:

    Epopeja e Rrumpallhanes
    1.
    Shqiptare te keq,shqiptare te mire,
    kur njeri – esell,tjetri eshte pire,
    kur nje vajton,tjetri qo qeshe,
    kur njeri – qorr,tjetri s’ka veshe.

    Kur njeri vuan,s’ka buke te haje,
    tjetri me qumesht kembet do laje,
    ulerin harbuti kur i urti flet,
    kur njeri fal,tjetri te vret.

    Shqiptare te urte,shqiptare te marre,
    dy te bashkuar – pese te perçare,
    shesin banane dhe politike,
    kush hipur mizes e kush mbi fik.
    ———————————————
    2.C’u beme keshtu si miza dheu
    na doli turk dhe Skenderbeu.
    Tjerrim e tjerrim me furka leshi,
    n’a pajton bota kapur per veshi.

    Dhe gra e burra me goxha shkolle,
    qe veç te vjedhin jane mendjeholle,
    punojne te mbushet e madhe gropa,
    jo po standartet…NatoEvropa…

    Pa del Saliu imperator
    qe te thaje Shkodren per dy-tre ore:
    – Mos kini frike nga peshq e ngjala!
    -Deshet Venecien?Jau solli Sala…

    – Heu t’u shofte fara – po thone ne Shkoder,
    po ngjitet uji perpjete ne koder,
    por Sala fajin ja vuri Diellit,
    Henes me barre qe i bie fyellit…

    Doli Rozafa:-ç’na gjet mor zot!
    Nje here ne shekull del Hene e plote…
    -Bella Venezia!-shperthen Topalli,
    -tash me kroçerat do na zeje halli…
    ——————————————–
    3.Bjeri gallates Sali dynjaja
    ku ti ve doren behet hataja,
    shembet Gerdeci si Tora-Bora,
    ti s’di akoma nga bie Vora…

    Tym edhe flake Sali Rrumpalla,
    u vra mileti,u dogj mehalla,
    por ti nuk tundesh nga istikami;
    do na besh Zvicer o behet nami!

    Eshte vepra jote Sali Doktori,
    veç ti gatuan kete lloj lakrori,
    e del çuditur:”S’e di…S’me thane…”
    N’a vret padashje,por na ke xhan.

    Jo,s’thua dot Doktor Berisha
    qe:”s’dija ç’beja…s’dija ku isha…”
    Amoku i zhvatjes te erri syte;
    kafshate e madhe gjithmone te mbyt.

    Por ti bej qejf dhe loz kumar,
    se ti me boten ke bere pazar,
    ndaj qesh e tallu zoti Sali,
    bertit dhe shaj,korr edhe gri.

    Bej dhe rrugaçin,bej dhe shtetarin,
    bej trafikantin edhe xhandarin;
    bej si te duash – je mbret Saliu,
    je Rrumpallhana me koke njeriu.

    Nuk t’a ze doren te ndale ndokush
    se ti do ndizesh i kuq me prush,
    ti me dy gishta pluhur do ngresh,
    ne Kuvend sherri,ne rruge,ne shesh…

    Sundo pa frike Sali Neroni,
    ke leje me pashe nga Uashingtoni,
    je Kushtetuta,je Ligji vete;
    Saliu i Pare,i Dyte,i Trete…

    E ndave Shqipen me miqte çakalle,
    xhambaze,kasape,rrufjane te gjalle,
    e shtrove Shqipen si bakllava;
    o burra zhvat,merr ne hava!

    Zhvateni detin,zhvatni kanale,
    lumenj,fabrika,hidrocentrale…
    S’ju ndal ky popull,as Perendia,
    banket satrapi po shtron Salia.
    ——————————————
    4.Shqiptare hajdute,shqiptare rrufjane,
    qe Sali Baben keni sulltan,
    çakej qe lutni Saliun – Zot
    se ky ju mbushi me pare plot,

    Ju qe mengjesit e gjer ne darke
    i futni Shqipes thonjte ne bark,
    i hani mishin,i ndukni plaget,
    ju te pafryret,ju burracaket;

    Ju zente fytin Mortja qe mbollet
    ky Derr pislleku,qe ju n’a sollet
    se do te vije ora t’a hani vete
    balten qe ngrini poshte e perpjete.
    ————————————————
    5.Shqiptare te mire,shqiptare te keq,
    burra dhe gra,te rinj dhe pleq,
    ju me dy gishta,pa gishta fare,
    qe deshet boten mu nen dritare,

    tani mos qani,mos u ankoni,
    ne keni Zot,falje kerkoni,
    se vete e zgjodhet Doktor Cmendine,
    ndaj beni qejf…T’i pijme dolline!
    ——-vijon——

  39. e verteta says:

    VERONIKE,
    kuptohet,nuk po e zgjas me teper,ju duhet te jeni viktime e asaj pjese te lukunise komuniste qe kishte mendimin se sistemi socialkomunist nuk ishte i keq,por qe me vone ky sistem,qe qenka kethyer ne diktature proletajti,i hengri kokat ne baze te formules “revolucioni han kelyshet e vet”.E pranon se diktatura e proletarjatit ishte e kaqia e atij sistemi,por nuk e dikeke se pikrisht diktatura e plotarjatit ishte”motorri qe conte perpara shoqerine njerzore…”.Nje kocke qe te ngec ne fyt e s’e heq qe ne rini,eshte e veshtire ta heqesh ne moshe te avancuar…

  40. realiteti says:

    o e verteta

    -po paske qene fare analfabet i klasit te fundit
    -sinqerisht argetohem me keto “hajgaret” qe ke bere me poshte.
    -ve bast qe nuk ke me teper se klase shkolle.

    proletajti
    plotarjatit
    e kaqia e atij sistemi
    dikeke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje