Në një moment vendimtar për fatet e vendit, “Top Story” i Sokol Ballës i dha zë liderit të opozitës, Edi Ramës, në një intervistë ekskluzive, që përfshiu të gjithë çështjet e aktualitetit të momentit. Në një intervistë që vjen disa muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, Rama u përqendrua në kohën që po skadon për përmbushjen e reformave që do të bëjnë të mundur marrjen e pakushtëzuar të statusit të vendit kandidat, afrimin e datës për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, rolin e Presidentit të Republikës në politikën aktuale, bllokimin e Qarkut të Fierit, 100-vjetorin e pavarësisë në prag dhe shumë çështje të tjera.
Mirëseerdhët zoti Rama. Pyetja e Parë ju drejtohet si kryetar i Partisë Socialiste. 71 vjet më parë, u krijua Partia Komuniste ose origjina e partisë që ju drejtoni sot. Prej asaj kohe, në votë popullore thuhet se e majta përbën forcë madhore në vend, por a është reformuar mjaftueshëm kjo e majtë?
Kjo pyetje i takon më shumë Saliut, pasi atëherë lindi partia e tij e parë, e cila e farkëtoi në udhën e tij. Parti prej të cilës ai është ndarë formalisht, por jo në formë të vërtetë.
Një ditë më parë, ju ishit i pranishëm në funeralin e Lirak Bejkos. Ndërkohë, nga Partia Demokratike ju kujtojnë përditë se ju ende nuk i keni kërkuar ndjesë viktimave të regjimit komunist.
Është për të ardhur keq që Partia Demokratike, partia që lindi si zëdhënëse e një lëvizje të madhe, njëkohësisht atyre që nuk patën zë në komunizëm, vazhdon të akuzojë me të njëjtën gjuhë kundërshtarët e saj, pikërisht në ditën kur duhet të reflektojë lidhur me faktin se një i burgosur politik, që doli gjallë nga ferri i diktaturës komuniste u vetëdogj për shkak të zhgënjimeve të ferrit të ri zhgënjyes të PD-së.
Por, a duhet që Partia Socialiste të kërkojë me të vërtetë një ndjesë zyrtare për të kaluarën e saj?
Partia Socialiste ka bërë dhe këtë e provon historia, gjithçka për t’u shkëputur nga e shkuara si një forcë, e lindur në kohën e re dhe për kohën e re, në raport me të burgosurit politikë. Ne sot kemi një angazhim të qartë, të shkruar në programin tonë të Rilindjes Shqiptare ndaj tyre, në funksion të dhënies fund të abuzimit dhe talljes civile me ta.
Duke qenë se keni qenë disi më evaziv mbi këtë çështje, unë përsëri këmbëngul duke pyetur tek mungesa e një ndjese publike.
Jam shumë i keqardhur, por në arkivat tuaj duhet të keni qëndrimin tim shumë të qartë në raport me të shkuarën dhe ndjesën time shumë të qartë, në raport jo me çka i takon thjesht Partisë Socialiste, por me atë që i takon të gjitha forcave politike shqiptare dhe patjetër dhe të gjithë atyre që ishin të përfshirë në Partinë e Punës dhe që në emrin e saj kanë bërë jo pak më mëkate në kurriz të atyre që u burgosën politikisht apo të tjerëve që nëse nuk u burgosën u internuan dhe sakatuan. Sigurisht, njëri prej tyre është protagonisti kryesor, ende kryeministër deri në qershor.
Gjatë grevës së urisë, ju kritikuat sjelljen e qeverisë ndaj tyre, ndonëse Nishani u mundua të ndërmjetësonte.
Presidenti luajti një skeç si aktor i dorës së dytë, në teatrin e hipokrizisë.
Presidenti Nishani tha që duhet të marrim shembull nga zgjedhjet në SHBA. Si e vlerësoni këtë deklaratë të tij?
Mendoj se i ka takuar përpara se të tregojë që nga se të frymëzohemi, në raport me ngjarjen e rëndë që ndodhi, si President i të gjithë shqiptarëve, që të nderonte shqiptarin që u vetëdogj dhe la pas dy vajzat e tij nga trishtimi dhe zhgënjimi i thellë që ka prodhuar kjo klasë politike për këtë shtresë të popullsisë.
Ju kanë akuzuar nga mazhoranca si bashkësponsor të kësaj greve urie, pas aktivitetit që keni bërë dhe mbështetjes që treguat për ish-të përndjekurit, vërtet mendoni se ata do ta mendojnë këtë dhe të votojnë për Partinë Socialiste?
Në asnjë takim nuk i kemi kërkuar votë, as në nderimin e të ndjerit Bejko dhe nuk përbën kërkimi i votës arsyen e interesit tonë dhe as motivimin për të cilën duam të ndihmojnë dy njerëz për plagët e djegies së tyre, që të marrin kurim në shtete fqinje. Por, e bëj këtë i shtyrë vetëm nga ndjenja e përgjegjësisë si një njeri që ka mundësi të ngrejë telefonin dhe të kërkojë ndihmë e nga ana tjetër si një njeri i këtij vendi që nuk mbetet indiferent ndaj kësaj çështje. Ajo që më çon mua në çadrën e tyre, pa kamera, ishte nevoja për të komunikuar me ta dhe nga ana tjetër, respekti ndaj tyre për të mos e përdorur si sfond të asnjë lloj qëndrimi politik, atë që në fakt ishte një grevë urie për bukën e gojës.
Ndërrojmë temë. Si e pritët ju shkarkimin e “bashkëpuçistit”, ish-kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqirit.
Si një vijim të natyrshëm të zgjedhjes së gabuar dhe arrogante të Presidentit të sotëm të Republikës, për të cilin e ka thënë dhe vazhdoj të jem i bindur, është thjesht një ministër më shumë në qeverinë e Partisë Demokratike. Do të kisha dashur shumë që presidenti të jepte një provë që unë të isha i gabuar, por fatkeqësisht po jep vetëm prova se jo vetëm nuk kemi gabuar kur nuk i dhamë votën, por edhe kemi qenë thellësisht në shërbim të interesit të vendit, duke kërkuar një president që të mos jetë noter i Berishës në zyrën më të lartë të shtetit.
Presidenti dhe maxhoranca bënë të qartë përpara vizitës së Klinton, se fundi i nëntorit duhet të na gjejë me një Prokuror të ri të Përgjithshëm. Partia Socialiste, nga ana e saj nuk duket se po bën ndonjë rezistencë serioze ndaj kësaj lëvizje politike.
Partia Socialiste është e angazhuar tërësisht për të qeverisur Shqipërinë pas 200 e ca ditësh dhe tërësisht e vetëdijshme se në ditët e mbetura, PD do të bëjë vetëm atë që ka bërë deri më sot, drejtimin e vendit në rrugën e rrënimit, duke rrënuar institucionet, siç bëri me Presidencën, ekonominë, siç po rrënon familjet e zakonshme shqiptare dhe të gjithë sipërmarrësit që nuk janë pjesë e oborrit. Në këto muaj të mbetur deri në zgjedhje, Berisha do të vazhdojë të rrënojë shoqërinë.
U dukët shumë entuziast për rizgjedhjet e Presidentit Obama në krye të SHBA-ve. Përse?
Besoj se nuk përbën asnjë rast të veçantë, entuziazmi për fitoren e Presidentit Obama është i natyrshëm i shumicës dërmuese të njerëzve, kudo në botën e lirë, kudo ku njerëzit aspirojnë për një shoqëri të drejtë, kudo që njerëzit aspirojnë për ndarje të drejtë të përgjegjësive dhe të barrës së kontributeve. Njerëzit aspirojnë për gjithçka, që Presidenti Obama përfaqëson si mishërimi i një politike që në thelbin e saj mbron shtresën e mesme dhe të varfrit, duke i kërkuar më të pasurve që të kontribuojnë më shumë.
Në komentet tuaja në rrjetin shoqëror “Twitter”, ju e komentuat këtë sukses edhe si një fitore të taksës progresive. Vazhdoni të këmbëngulni në këtë taksë në programin tuaj?
Nuk e quajta fitore të taksës progresive, por fitore të një ideje ndaj një tjetre, të një vizioni të shoqërisë ndaj një tjetri, të një projekti që nënkupton një shoqëri të drejtë, ku përgjegjësitë dhe barra ndahen në mënyrë të drejtë dhe ku shërbimet për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë nuk jepen sipas xhepit apo nevojës. Një fitore e një vizioni që bie në kundërshtim me atë që kush fiton më pak paguan më shumë dhe sa më shumë të fitosh aq më shumë paguan. Bie në kundërshtim me një vizion kur predikohet se shteti duhet të shërbejë më pak dhe se dora e fshehtë e tregut i rregullon gjërat pa fuqinë rregullatore të shtetit.
T’i rikthehemi raporteve të partisë suaj dhe tuajat personale me amerikanët. Dikush mund të thotë se vjet, kur kryetari i mazhorancës ishte mbi vështirësi të mëdha, atë e quajtën një burrë shteti. Më pas, kur ju patët problemet tuaja në zgjedhjet e korrikut, qëndruan indiferentë. Mbi zgjedhjet, mendoni se administrata amerikane ka krijuar një ide të qartë?
Mendoj se ndalimi i Klinton në Tiranë, ishte pasqyrë e një kthjelltësie të plotë lidhur me vetëdijen e aleatit tonë të madh strategjik për domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ajo iu drejtua parlamentit me shprehjen ju lutem bëni zgjedhje serioze, d.m.th se ka një shqetësim shumë serioz dhe adreson edhe një apel për këtë.
Pas ikjes së saj, më shumë dukej sikur ishit entuziast për takimin, se sa vizitën. Çfarë ju tha duke iu bërë kaq entuziast?
Nuk e fsheh që ishte takimi më i bukur i jetës sime politike. Takimi më i bukur, sigurisht ishte po aq i bukur takimi me Presidentin Obama, por ky ishte një takim i gjatë, në të cilin pata kënaqësinë e jashtëzakonshme të diskutoja me Sekretaren për ato çështje që kam shprehur edhe publikisht disa herë më parë.
Pra takimi me Klinton ishte edhe më i bukur se ai me Presidentin Obama?
Nuk thashë ekzaktësisht këtë, por ndryshimi është që ishte një takim i gjatë, ndërsa me zonjën Klinton shtjellova në mënyrë shpjeguese problematikën me të cilën përballemi sot. Takimi me Obamën ishte një eveniment, për mua si politikan dhe qytetar, e admirues i tij, nga pozitat e një njeriu që beson shumë në atë që ai përfaqëson dhe përpiqet të bëjë
Ju nuk keni folur shumë për këtë takim me Presidentin e SHBA-ve.
Nuk ka qenë një takim zyrtar dhe duke qenë kështu, as nuk kam pasur dhe as nuk kam dëshirë që të bëj gjëra publike, duke respektuar faktin që takimi nuk ka qenë zyrtar.
A mendoni se amerikanët janë “OK” me rotacionin politik në Shqipëri. Ju nuk mund të thoni që nuk keni pasur probleme në komunikimin me ta në të shkuarën.
Unë besoj në marrëdhëniet e sinqerta me amerikanët dhe sinqeriteti nuk nënkupton marrëdhënie që janë të karakterizuara edhe nga komunikime, por nënkupton marrëdhënie solide që forcohen me komunikim të hapur për çështje të caktuara. Nga ana tjetër, nuk ka pikë dyshimi dhe kjo është pjesë e AND-së së PS, qysh në krye të herës, ne kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi të gatshëm për ta mishëruar këtë partneritet në shkallën e më të lartë.
Zonja Klinton i kërkoi publikisht palëve të bashkëpunojnë dhe ju la të kuptoni që jeni bashkëpërgjegjës për fatet e vendit.
Që ne jemi bashkëpërgjegjës kjo është e padyshimtë dhe është themeli i bashkëjetesës demokratike mes qeverisë dhe opozitës. Megjithatë, tjetër është bashkëpërgjegjësia dhe tjetër është fajësia për keqtrajtimin e fateve të vendit dhe në këtë pikëpamje, nuk ka asnjë ekuivok se fajësia për keqtrajtimin e tyre i takon atyre që qeverisin.
A kërkoi Clinton miratimin e ligjeve të mbetura për fitimin e statusit të vendit kandidat?
Jo, ajo nuk e bëri këtë as zyrtarisht dhe as personalisht.
Atëherë, çfarë do të bëni me këto ligje?
Nuk kam ndërkohë asnjë ekuivok, pa asnjë dyshim, ne jemi tërësisht të gatshëm që të tre këto projekte, sepse në fakt nuk janë ligje, por një projekt, të japim kontributin siç e kemi thënë për të gjithë paketën e ligjeve që çuan tek statusi i kushtëzuar. Për këtë, ne jemi pa asnjë kompleks, të presidozuar për marrjen e të gjithë meritës sepse nëse ka pasur progres Shqipëria gjatë këtij viti, ky ka qenë progresi në legjislacion. Nuk ka pasur progres as në luftën ndaj korrupsionit, as në cështjen e pronave apo krimit të organizuar dhe as me drejtësinë apo administratën publike. Kush kujton se do i hedhë hi syve duke thënë se po e bllokon opozita, do të ballafaqohet me popullin shqiptar nesër si çështje që e pengojnë progresin e mëtejshëm në raportin me BE-në. Ajo që mbetet e qartë dhe e rëndësishme është që një nga këto çështje që ka të bëjë me thelbin është sundimi i ligjit, jepet drejtpërdrejtë me zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për Fierin. Vullneti i 300 mijë qytetarëve nuk mund të shkelet arbitrarisht dhe kjo është ajo që ne kërkojmë.
Berisha ofroi opsionin e ri për zgjidhjen e ngërçit në Fier, mocionin për anëtarët dhe kryetarët e Qarkut.
Kjo është antiligjore dhe antikushtetuese. Saliu nuk është mbi ligjin, pavarësisht se ai ka vendosur ndryshe. Ligji dhe vendimi i gjykatës është i qartë, ndaj nuk ka nevojë për mocion, gjykata e nënvizon gjithashtu këtë.
Për Fierin, nisi si sherr pas sherrit tjetër, videos Meta-Prifti. Sot Meta është pranë Berishës, Prifti është pranë PS?
Jo! Prifti është në opozitë, por jo pranë Partisë Socialiste.
Jeni penduar për darkën me Metën, apo mendoni që ai ju ka një borxh?
S’kam arsye të pendohem. Takimi është bërë nisur nga vullneti i mirë dhe interesi publik.
Keni humbur aleancën me Nard Ndokën dhe nuk po shohim aleanca të reja…
Ne jemi të fokusuar për të zgjeruar aleancën tonë ndërpartiake, por edhe me publikun duke zgjeruar bazën e mbështetjes për Partinë Socialiste që po ndodh dita–ditës.
A nuk ju duket arrogante refreni “kush të dojë le të na bashkohet”? LSI dhe Idrizi janë larg jush, kryetarja e KQZ-së nisi punën pa votën tuaj,. Çfarë mendoni se keni më mirë se 2009?
Është Shqipëria shumë më gri se sa në 2009. Por besoj se është ende herët për të folur për materializimin e aleancave dhe jam i bindur që koalicioni ynë do të jetë më i madhi opozitar që ka patur njëherë vendi që do të përballet me qeverinë.
Ju iku edhe Harasani. Thonë se jeni shokuar nga ikja e tij?
Më ka ardhur e papritur, por më ka lënë një shijë pozitive mënyra se si Andisi u tërhoq nga jeta politike dhe dinjiteti me të cilën komunikoi tërheqjen e tij, tërësisht për shkaqe familjare.
Debate në Partinë Socialiste nuk është shuar. Blushi është më afër, por në asamblenë e fundit u përplasët me Gjonin që e cilësoi partinë kooperativë. Pse nuk po gëzon Partia Socialiste një institucion të debatit publik?
Kjo është një pamje pak folklorike e asaj që duket nga larg, por nuk është ajo që përbën atë cka është sot Partia Socialiste dhe cka ndodh në PS për PS. Besoj shumë që s’ka asnjë shqiptar që mund ta besojë se PS është një institucion i bunkerizuar, megjithë përpjekjet e Saliut për ta përshkruar si të tillë, ashtu sikundër unë në atë mozaik emrash që ju përmendet ju them se pjesa më e madhe janë në shërbim të qëllimit të përbashkët.
Akuzat e tjera janë ato që thonë se grupi i Mjaftit po merr PS.
Edhe këtë e thotë Berisha.
Megjithatë në forumet e në poste janë persona që kanë ardhur nga Mjafti.
Ata njerëz po bëjnë rrugëtimin e tyre brenda PS, njerëz që kanë vizion dhe ndajnë të njëjtat vlera.
A jeni sot me larg apo më afër me FRD, sepse tashmë nuk keni më monopolin e opozitës, ka edhe parti të tjera opozitare?
Që ka opozitë, ka parti që vijnë nga e djathta dhe që kërkojnë largimin e kësaj qeverie dhe të kryeministrit është pozitive dhe lajm i mirë për skenën politike shqiptare, por edhe për publikun që meriton të përfaqësohet më mirë në anën e djathtë, si ish të përndjekurit politikë psh, që vendosin të vetësakrifikohen sepse u mashtruan për 22 vjet me radhë. Sot nuk jemi në kushtet e një normaliteti politik. Sot jemi në kushtet e një qeverisje në formë regjimi, sot s’ka vend për të hedhur votën në rrugë të mesme, sepse s’mund të ketë rrugë të mesme për një qeveri që kërcënon votën e lirë, e cila tashmë është tërësisht e ravijëzuar si një forcë që çon vendin drejt rrënimit.
E shini si domosdoshmëri?
Është nevojë historike dhe jam i bindur që shqiptarët, shumica, duke e ndjerë këtë nevojë historike, do të bëjnë një zgjedhje të qartë dhe besoj se nuk do të tundohen për rrugën e mesme, si në 2009, që la shumë njerëz që votën e tyre e dhanë për tjetër gjë, ndërsa ajo përfundoi tërësisht në të kundërtën. Këtu i referohem plotësisht LSI-së.
Ia keni mbyllur derën?
Ka vetëm një rrugë për të bërë opozitë, braktisja e qeverisë.
A ka një komunikim me Aleancën Kuqezi?
AK është një nga 2 partitë që u krijuan si vokacion i djathtë për të riafirmuar një të djathtë të mbetur në mes të rrugës dhe si e tillë edhe për AK vlen ajo që thashë për FRD-në.
Po por AK ka një spektër më të gjerë dhe mund t’ju dëmtojë.
Ne nuk na dëmton dot asnjë forcë politike që nuk del qartësisht në dritën e opozitarizmit dhe nuk hap shtigje në rrugë të mesme që mund të kthehen në rrugë qorre për ata që e mbështesin.
Ndryshe, nga 2008-ta sot situata duket më e fjetur. Më mirë apo më keq?
Është një situata që ka ende mosbesim, cinizëm që buron nga një pesimizëm i natyrshëm shoqëror sepse njerëzit kanë të gjitha arsyet për t’u ndjerë të braktisur nga politika, pas kaq shumë premtimesh dhe zhgënjimesh dhe për të mos u ndjerë lehtësisht të gatshëm të besojnë. Unë i kuptoj njerëzit që sot ndjehen më të ndrojtur dhe qendrojnë larg. Do të kërkoj që ata të kuptojnë se qendrimi në qoshe duke thënë se të gjithë janë njësoj, vecse shton errësirën në atë qoshe. Është shërbimi më i mirë që mund t’u bëhet atyre që duhet të largohen.
Ju akuzojnë se nuk ngjallni entuziazmin e duhur elektoral, ndërsa Berisha e ka nisur fushatën.
Kryeministri gjithë jetën ka motorin për të propaganduar dhe asnjëherë për të qeverisur, motor për të rendur dhe përhapur gënjeshtra dhe asnjëherë nuk është përballur me realitetin. Sa më takon jam i bindur se kjo do të jetë një rrugë që do të përfshijë përditë e më shumë njerëz dhe se në zgjedhjet e ardhshme, shqiptarët do të fusin 2013 si vitin e ndryshimit të madh, ndalimit të rrënimit të mëtejshëm.
Ka ndryshuar qëndrimi juaj për 21 Janarin dhe çështjet delikate?
21 Janari është një plagë e hapur e cila sigurisht, i rendon humbjes në çdo mbrëmje në familjen Nika, por dua që gjithë ta dëgjojnë dhe ta besojnë se kjo nuk është vetëm plaga e tyre. Askush nuk mundet të pretendojë se ka të njëjtën peshë, por kjo është një peshë e ndarë në shumë zemra dhe në shumë ndërgjegje dhe unë jam një nga shumë njerëzit që marrin pjesë në ndarjen e kësaj barre dhe si kryeministër i vendit do të bej gjithçka që kjo plagë të kurohet nga drejtësia.
Do të kërkoni rihetim për Gërdecin?
Ne jemi të vendosur që ta qeverisim Shqipërinë ndryshe dhe kjo do të thotë që të mos bëjmë me institucionet të njëjtën gjë që është bërë deri më tani, por t’u krijojmë kushte që ato të funksionojnë. Në këtë aspekt kemi mundësi që të ndërtojmë instrumente për të nxitur dhe mbështetur procese që ky vend duhet të bëjë të mundura për të qenë i lehtësuar, por nuk do vijmë në qeverisje për të bërë prokurorin dhe gjykatësin.
Një nga akuzat është se në bashki dhe tani në krye të PS, jeni vulnerabël ndaj klientelizmit. Për Albpetrol për shembull, PS është në heshtje.
Kjo është e pavërtetë, siç është e pavërtetë lidhja ime me klientelizmin. Për Albpetrol kam folur në fillim. Sa për klientelizimin jam i gatshëm të provoj me fakte të administrimit tim në 11 vjet në Tiranë, se nuk kam lidhje me këtë fenomen, nepotizmin apo shumëçka tjetër që në një teknike perverse mediatike është formuluar si akuzë dhe përsëritur në pafundësi, bazuar në atë “shpif shpif se dicka do të dalë”.
Si është komunikimi me Erjon Bracen? Thonë që ai është në listën e zezë të deputetëve.
Që Brace është në listën e zezë është, por të qeverisë dhe kjo i rrit vlerat dhe konfirmon kontributet e tij për Partinë Socialiste.
Ka listë të zezë me emrat e deputetëve që nuk do të jenë më kandidatë?
Ne kemi një grup parlamentar të gatshëm për të përballuar fushatën me sukses.
Elisa Spiropali do të jetë?
S’mund të vazhdojmë me emra konkretë.
Blushi foli për ushtria elektorale, mund të na flisni pak më shumë meqë përgjimi ishte i pamundshëm për shkak të zhurmuesit të celularëve dhe nuk pati rrjedhje informacioni.
Është normale që në një institucion serioz është të mos funksionojnë telefonat. Kjo është një praktikë që gjendet në shumë instanca dhe që është e nevojshme kur raporti mes një komuniteti dhe asaj instance nuk është aq i forcuar tradicionalisht. Ne bëmë një lexim të thellë të zgjedhjeve të 8 majit. Kemi të gjithë bazën e arsyetimit për të besuar se në rast se i referohemi shembujve pozitivë do të bëjmë një fitore spektakolare qershorin e ardhshëm dhe mbi shembujt pozitivë do të ndërtojmë strategjinë me sa më shumë njerëz dhe elementë të rinj në bërjen e fushatës elektorale, sic kemi bërë gjithnjë. Kemi qenë gjithmonë avangardë në modernizimin e fushatave elektorale dhe një skemë organizative që do të bëjë votën e shqiptarëve shumë më të sigurt.
Strategjia juaj paraelektorale bazohet shumë tek rrjetet sociale dhe interneti. Duket se Shqipëria është në moshën e internetit dhe për këtë duhet të falenderoni qeverinë Berisha.
S’kam arsye të falenderoj qeverinë, por faleminderit që më thatë mundësinë të komunikoj këtu “Ngri Flamurin”, nisma jonë, një projekt që ka nisur para dy ditësh dhe me shpejtësi po mbledh ëndrra të rejash dhe të rinjsh për të nesërmen duke bërë një grup njerëzish që bashkohen përmes medias sociale drejt një qëllimi të përbashkët. Kjo do të jetë një nga risitë e kësaj fushate dhe jam i bindur që cdo skeptik, do të kuptojë se është koha që në Shqipëri, përmes rrjeteve sociale mund të bëhen transformime të rëndësishme, koha për të kuptuar se në këtë botë që ndryshon, politika duhe t’u drejtohet rrjeteve sociale me forma të reja dhe efektive, jo vetëm për të folur por edhe për të dëgjuar. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në “Ngritjen e Flamurit” online dhe 100 njerëzit që do të përzgjidhen përmes pëlqimeve në Facebook do të jenë të ftuar në ceremoninë e 100 vjetorin në Vlorë.
Meqë jemi të 28 nëntori, përplasja është e fortë edhe për këtë.
Saliu 28 e bëri 27, 29 e bëri 28. Kudo që vendos dorë ai e prish. Dekori i 28 nëntorit në Tiranë është një përzierje spektakolare e vulgariteti me mungesën minimale të sensit estetik. Kanë veshur ato shtyllat dhe vini re që i kanë veshur deri në mes dhe duken shtyllat sikur janë me pantallona. Dekori i Pallatit të Kulturës duket si reklama e një shkume rroje. Ahmet Zogu kur festoi 25 vjetorin e Pavarësisë ftoi njerëzit kundërshtarë në komisionin e përgatitjes së festës së madhe. Sot jemi në 100 vjetor dhe vetë mënyra e kremtimit është shprehja me flagrante që ky vend s’ka shtet, s’ka protokoll, s’ka as shije sepse ata që qeverisin s’kanë vizion, s’kanë projekt, s’kanë shije. Shqipëria pasurinë më të madhe të saj ka bukurinë dhe po goditet duke u shëmtuar dita-ditës.
Do shkoni në ceremoninë e rivarrimit të Ahmet Zogut?
Jo. Besoj se nuk ka vend në planet ku Presidenti i Republikës të ketë këshilltar princin, ose gjithë forcat republikane bëjnë një ceremoni për një rivarrim që mund të kryhet normalisht në kushtet e një qasje humane të sensit të historisë, por pa e kthyer në një evenimet ku të përfshihet gjithë politika.
CEZ-i duket sikur do të largohet?
Është historia e një projekti të dështuar privatizimi dhe e një qeverie që nuk është në gjendje që të bëjë të respektohen kontratat.
Mos mo Ed,se na merzitet Elinori pastaj.Vetem ti nuk ke te drejte me fol se na merziten shqiptarat,pasi boll te ”keqija” i ke bo ktij veni.berisen do votojme dhe ty nuk ta japim voten.Sikur edhe thoshte xhaxhi Enver:Per kunj re Kinezve,ene bar kena me honger.
Dean bravo qe je me Ramen por mos mendo qe kush kritikon Ramen eshte se sben me Saliun. Shif cfare pergjigje dha sot Rama per 21 janarin ne top story dhe cmendesh. Lart nuk e kane shkruar akoma i shkreti xhaxha i Aleks Nikes me doren ne zemer e pyeti Ramen a ka ndrruar qendrim per 21 janarin sic po dyshojme te gjithe. Dhe Rama as sguxoi ti thosh qe do vihen para drejtesise vrasesit apo urdheruesit e vrasesve. Por vetem i tha do lehtesojme plagen e familjareve dhe kaq. Nji turp i tille ska toke ta mbaje siper. Kurre sdo votoja Saliun por as Ramen ky tradhtar qe ska turp e faqe. Opozita duhet te fitoje pa Ramen.
po te jesh si klinton do te thote zhvllim.. ti Rama, ke treguar se e do nje gje te tille per vendin me ate qe bere ne tirane..vazhdo tregoje per shqiperine mbare
”xhatemja”?!,sado qe mund te degjohet Ironike dhe e Pabesueshme nga ana jote dhe shume te tjereve qe kan lexuar komentet e mia,une nuk jam me Ramen si individ apo me PS-ne si Parti opozitare.Jam person qe nuk kam votuar as1here per PS-ne.Merre per te Mirqene/Vertet kete qe po te them se nuk te genjej por po te flas sinqerisht.Por une jam kundra MENTALITETIT BURRACAK qe shqiptaret nder shekuj kane demonstruar dhe vazhdojne te demostrojne.Kur nuk kane bythe te kruhen me TIRANIN shkojne e bejne ”trimin” me te ”dobtin” apo me ate qe ka ne dore celsat e kashtes,qe ne rastin tone eshte Ed Rama.Persona te ”keqij” si Ed Rama jane krijesa te Sali berishes dhe vetem atij i intereson qe ne te debatojme se sa i mire apo sa i keq eshte Ed Rama.Pak rendesi ka se c’a pozicioni mban,mjafton qe ky debat te jete ne rend te dites.Dhe per ironi,1 pjes e madhe e popullit ”opozitar” jane dhene me mish e shpirt pas ketij debati.Prandaj edhe une jam me ED RAMEN si Fenomen sepse e shikoj krejt jo te udhes t’i bie tambureve te malokut.
Persa i perket pyetjes se xhaxhait te Aleks Nikes,une nuk e kam pare intervisten dhe nuk mund te komentoj.Por po te them 1 gje,JO ne mbrojtje te Ed Rames,por duke pasur parasysh Psikologjine Gjakatare te BARBARIT te Vicidolit:Eshte teper e keshillueshme qe ne keto momente qe po kalon Shqiperia dhe PSIKOPATI i Vicidolit,te SHMANGET dhenia e 1 pergjigje te prere dhe te ”tmershme”,pasi PSIKOPAT i Vicidolit e merr per te mirqene dhe GODET para kohe.Ai eshte 1 i semure PSIQIK qe ka nevoje te trajtohet hap pas hapi,por KURRE mos i kujto se cfare DENIMI e pret,pasi Tmerrohet.Megjithate,duke pasur parasysh ”sistemin e drejtesise” ne Shqiperi,une jam i mendimit se Ed Rama edhe nese vjen ne Pushtet nuk do mundet dot t’a denoje BARBARIN,pasi denimin e jep Drejtesia dhe JO Ed Rama.Nuk eshte e vertet se Drejtesia i perkulet Pushtetit,por Drejtesia i perkulet atij qe eshte me i DHUNSHMI,me BRUTALI dhe ne kete rast me i dhunshmi eshte Maloku,pasi e ka edhe te trashguar ne rruge Gjenetike dhe Kulturore.Dhe e fundit,mos te harrojme se denimi i tij do te jete tregues i shkalles se emancipimit dhe zhvillimit te Shtetit Shqiptar,por duke pasur parasysh historine e Shqiperise institucione si Drejtesia jane thjesht FIKTIVE,pasi gjykimi ne shqiperi behet ndryshe.Pikerisht,ky eshte edhe ndryshimi GJIGAND midis Shqiperise dhe Vendeve Evropiane.
O Dean,
shume kohe ke qe merresh me tinin apo me norin. jane fuksat e Balozit te gjithe. llogjike sklleverish…nuk mund te mbrojme Caligulan-Berishen atehere le ti mbushim mendjen njerezve se opozita nuk ja vlen.
Me kete llogjike duhet te rrinim me Lenka Cukon e Muho Asllanin se Jozi, Paloka e plehreat e tjere te Pe-Des nuk ja vlejne.
Ore ju fuksat e Balozit, o skllever qe beni jete mundane poshte meneres se Kryeministrit, nuk ju durojme me dhe kesaj rradhe do te votojme per ate qe ju keni me frike e ska per te qene Saliu.
Vidhni e blini vota se per gje tjeter sjeni.
Ta heqin trunin,mo Olti.Te bejne per budalla.
Dean nuk digjet i njomi me te thatin. Ata “opozitare” qe e kritikojne Ramen se i paguan Saliu dallohen shume kollaj sepse kerkojne nenshtrim akoma me shume tek Saliu. Kete gje ben prej kohesh ben blushi kastrioti nano etj per shembull ben malaj doli prape dje si zar i saliut dhe kerkoi qe PS ta heqi qarkun e fierit si kusht fare dhe te votoje reformat pa leshuar saliu pra dallohet ky “opozitar” qe kerkon fiks cfare kerkon saliu. Kurse opozitaret e vertete i kerkojne Rames qe boll leshoi dhe boll i sherbeu Saliut dhe ata jane me opozitar se Rama dhe nga sa shoh jane me opozitar se ti. Ti shkrojte qe Rama beri shume mire qe SHMANGU pergjigjen e prere per 21 janarin. Kjo eshte fiks cfare deshiron Saliu te mos i permendesh fare 21 janarin dhe nji mesazh i qarte per drejtesine qe te vazhdoje te mbylli 21 janarin sic po ben. Ne qoft qe Rama sguxon as te premtoje ndeshkimin e vrasesve ai sqenka lider por nji frikacak ne mos eshte i kapur nga saliu. Pse pra opozitare te vertete si Baze e te tjera ja thone haptaz saliut dhe prere dhe mos harro qe keta nuk kane mbrojtje sic ka Edi Rama por jane fillikat dhe rrezikojne veten. Ajo deklarate e Rames dje nxorri ne drite pse Rama u fut ne zgjedhje pas 21 janarit dhe u kthye ne parlament. ai duket qe eshte i kapur nga Saliu dhe as s’guxon te flasi per urdheruesit e vrasjeve te 21 janarit aq me pak ti denoje. Prandaj Rama vazhdon ti uroje ditelindjen saliut dhe mesazhe te tjera plot qe i premoton qe ska per ta gjetur gje po erdhi ne pushtet. Pa harruar qe ka hapur deren per koklopen e 21 janarit ilir meta. Opozitaret e vertete nuk i pranojne keto kodoshlleqe pazare te ndyra te Rames. prandaj kurre sdo votoj per Saliun por do votoj opoziten me perjashtim te Edi Rames qe meriton ta peshtysh ne surrat si tradhtar.
Ku populli behet nje me partine, vizionin per te ardhen europiane, cdokush merr ate qe meriton.. JO me me pesimizem e indiferentizem,,Kjo na ka vraer 22 vejt,, besoni, ejani te besojme e fitojme veteveten,,
—gjith intervista e z. RAMA ishte e bukur jo vetem nga menyra e te shprehurit por me cka kuptova problematika e programit qeverise te opozites ishte e qarte dhe e mirestudiuar—-por—ajo qe nuk deshiroj ta pranoj ne ndergjegjen time dhe keshtu si un mund te mendojne dhe shume te tjere jane –plaget e hapura –nga krimet monstruoze te vrasjev te kryera nga regjimi tragjedia e GERDECIT dhe 21 janari
——-Deshiroj ti drejtohem EDI RAMES me fjalet e nenes se LIRAKUT –…po te pakten ti kishin genjyer.—–Jo z. EDI plaget jane te hapura ato kerkojne nje operacion te thelle , shenja do te na lene por duhet te shprehesh hapur si burre , si kryetar i opozites se do ti shkosh deri ne fund krimit te GERDECIT dhe 21 janari qe vrasesit dhe urdherdhenesit do te vihen para ligjit—-keshtu e merr voten popullore –te pakten na genje
Z. Rama,
Thuaje me plot gojen:
– Pasi te behesh KM, do behesh edhe prokuror i pergjithshem. Do japesh pretencen per te gjithe vrasesit, perfshire 21 Janarin e Gerdecin, gjithe hajdutet….
– Pasi te mbarosh pune me pretencen, do emerosh veten gjyqtar. Nuk do i levizesh qimen pretences, dhe do e kthesh ne vendim te formes se prere.
– Se fundmi do behesh gardian burgu qe te denuarit te mos e shikojne driten e diellit.
Keshtu te perfytyrojne shumica, nje mbinjeri qe do vesh drejtesine ne kete vend me nje te levizur te gishtit.
Premtimet e tua per shtet ligjor, institucione te pavarura as qe i kupton njeri.
BRAVO,kjo eshte llogjika.Por shqiptaret kujtojne se ne postin e kryeministrit duhet te vije 1 Superman.
Opozita duhet dhe do te fitoje me Ramen. Eshte moment kyc per vendin dhe Rama ka ngritur kauza qe jane realitet i frikshem tek ne. Eshte politike e re, ndaj le ti leme mllefet persoale e te punojme per te miren e vendit..ska me kohe per asgje
Ca thua ti??? Pse tu deshte rama ty qe ti quaje kauza te ngritura??? Gjith pislliqet dhe vrasjet e saliut nuk mjaftonin per te pasur kauze por duheshin taksat progresive te edit qe te kesh kauze? Ikni o sahanlepires se dhe ju si zagaret e saliut jeni,muk keni kod moral por thjesht orgazma per pushtet!
Xhatemja, Rama tha per 21 Janarin “une si kryeministër i vendit do të bej gjithçka që kjo plagë të kurohet nga Drejtësia”.
Tani thellohu cfare kuptimi ka kjo fjali dhe ne fund pyete veten:
– A do te isha une i kenaqur sikur plaget e 21 Janarit te kurroheshin nga drejtesia shqiptare ?
Nese vetja jote pergjigjet: “PO do isha i kenaqum” atehere shaje Ramen nese nuk e mban kete fjale, por jo perse po e thote.
Ki parasysh nje nga kushtet qe Shqiperia te zhvillohet eshte sistemi i drejtesise te fitoje pavaresine nga politika. Dhe gjithashtu ki parasysh qe termi “kurim” eshte me i fuqishem se denimi i fajtoreve, sepse kete te fundit e ka brenda por shkon edhe me tej tek rrenjet.
Ju bashkon vizioni , endrrat, ndjesia per te drejten, deshoroa per barazi sociale para ligjit..
Pas 230 diteshe do filloje Lufta ne Lugin te Presheves pasetaje ne Maqedoni dhe Malsi Male te Zi, Ne qofte se ne krye te Shtetit Shqiptare vjen nje Vllehe Ortodokse si Edvin Kristaqe Ramos dhe ket e dine Amerika dhe Evropa te cilave ne Kofidecialitet ju esht ber e Qarte, Ashtu si ndodhen luftrat tjera kur Shqiperin e Qeverisnin Vllehet ne krye me Fatos Nanosin, 4,Milione Shqiptae jashte Shqiperis nuk do lejojne me qe Shtetin e tyre Ame ta Qeverisin Vlleho Ortodokset pro-Greke e Serbe, Zgjedhne ke te doni ne qofte se nuk deshironi SALI BERISHEN, tash keni edhe alternativa tjera ILIRE METEN me LSI,ne KRESHIN SPAHIUN me AK,ne apo BAMIR TOPIN , Por harrone se ne krye te Shqiperis do veni nje Vlleh Ortodokse,
o i semure ne nuk rojme ne shqiperi per trevat shqiptare dhe maloku i ka furnizuar serbet dhe u jka shitur grekeve detin. ti nuk je normal sepse duhet te shikoje dhe degjoje cndodh. nje shqiperi e forte e drejte me mireqenie te popullit i sherben me mire nje ceshtjeje kombetare, ndersa nje shqiperi e korruptuar i sherben interesave mafioze e grupeve mafioze dhe ketu nuk ka atdhetarizm. mafia nuk ka etdhe.
Turp per ty dean dhe te gjith ata si ty,qe me pasion servili si ai qe rendomte sheh dhe te zagaret e saliut mbroni ed frikacakun edhe kur ai qartazi shpreh se nuk eshte per te vene drejtesi por thjesht per ti futur ca taksa progresive. Te degjeneruar si puna juaj qe shkelni mbi te drejten me themelore, JETEN, nuk mund te mbulojne nje burracak si edi qe thot nje gje sot dhe te kunderten neser. Nje femije i llastuar si ai mund te gezoj mbeshtetjen e qumeshtoreve si ty dhe erjon veliaj por nuk mund te na e shisni edhe neve si “lider”. Ne vende tranzicioni si shqiperia gjeja e pare qe i duhet nje lideri eshte guximi, gje te cilen edi e ka vetem me te degjuar.
Eshte nje shembull qe duhet ndjekur.. Kemi fatin e mire qe ta rrezojme diktaturen nga njerez me vizion. PS eshte premtuese, Rama vete eshte Vizionar. Programi eshte Shpresedhenes ndaj, urime.. Fitorja eshte afer pasi, populli eshte nje me PS e Ramen
Në këto muaj të mbetur deri në zgjedhje, Berisha do të vazhdojë të rrënojë shoqërinë.
A do te denohet Berisha,Meta dhe gjithe bataku i tyre per kete rrenim, kur PS te vije ne pushtet?
A do te vazhdoje avazi i pa ndeshkueshmerise dhe mos ekzistenca e shtetit te se drejtes?
Do marresh voten time dhe te familjes sime kur tu pergjigjesh ketyre pyetjeve te rendesishme qe gazetaret servile kane frike ti bejne.
Pse duhet te merremi me njerezit si individe.. te shohim cpremtojne, c shembull kane dhene ..po lexoa komentet e habitem si merrni dallge kot,,militante te hutuar e te verbere.. rama eshte shembull ndryshimi e zhvillimi,..eshte i vleresuar nga e gjithe bota..kaq
edhe une i ketij mendimit jame z rama,,,sepse dua te shoh me ne fund nje njeri nga qyteti ne krye te shtetit,,si do qe te jesh z rama te pakten do jesh me i mire nga keta te keqinjte,,te ikin me ne fund malokeria nga shteti sepse e gjelben kete vend,,po nuk i pelqeut dikujt per kete qe po shkruaj,,nga ju maloket e pd,,shkoni dhe pyesni familjaret e gerdecit se cfare urretje kane per ju,,,viktimat e shekujve o njerez te neveritshem,,,forca edi rama se shqiptaret e vertete i ke ne krahun tend sic jam une,,,dhe po te organizosh nje genocid kunder malokeve jam i pari bashke me 2 shoke te tjere per zhdukjen e kesaj rrace…fitorja eshte ne krahun tone…bravo edi keshtu dua te te degjoj..
Loni
Po Gramos Ruci dhe Taulant Balla nga jane?
rama, cdo gje kam per te thene e them me nje fjale: te falem nderit
ata te dy gjei vete o njeri,,un po flas per edi rame qe eshte qytetar,,sa per rucin apo taulantin,,nga do qe te jene o njeri nuk jane kriminela,,thoni cfare te doni po kriminela nuk jane,,si baca jote o kasimati…o njeri po qe njeri…
opsioni me i mire eshte taksa progresive, taksimi i ndershem, me shume spitale, shkolla, qendra sociale,,jem vend i rrenuar..te punojme ta rilindim
nuk ke byth ti o edo me heq sali legenin i ke dhon provat.
Po mire me tito, hiqe ti atehere…ti leme keto gjera..perderisa ky ka nje mundesi le ta mbeshtesim..
sa enderr te bukur po shikon edvini
O Dean o kokrra ordinerit shihe pak Ramen se ca tha per 21 janarin o kokrra legenit. Or militant i pjerdhur or plehre qe te ka paguar Erjon Veliaj qe te mbrosh ate pallen e gjate gjithe diten tek blogu Temes.
Une e kam ndjekur intervisten.Pak a shume Z Rama,per 21 Janarin tha se asht nje plage e pambyllur,por do vihet drejtesia ne vend.Per Gerdecin tha se organet e drejtesise jo qe nuk do urdherohen apo pengohen,por do jene te pavarura nga qeveria e jone.Kuptohet se qeveria e neserme nuk do urdheroje e komandoje organet e pavarura te shtetit.Po te ndodhte kjo,atehere edhe Edi Rama do ishte si Saliu e Enveri,qe mbanin ne duart e diktatures shtetin.Rama tha troc,se organet e drejtesise do ti mbeshtesim,per te qene te pavarura,kjo mjafton ne demokraci.Nga kjo intervist,pashe vizionin e PS,per neser dhe kuptova se drejtesia do jepet per ata qe kan kriminalizu shoqerine,sepse PS nuk asht prokurori.Drejtesia do punoje,pa u etiketuar me “Horra” e “Lavire”bulevardi. Kini besim se do ndeshkohen te gjithe ata qe kan vjedhur vrare e grabitur,duke filluar nga dirigjenti i krimit,Shpellari Sali Berisha.
O Edush, o gjatush! Para se te besh planet e qeverisjes, duhet te kesh planin se si do te mundesh Antikrishtin e Shqiperise, Sali Berishen!
Me e besueshme me duket nje bashkepunim i AK ose FRD me PD pas zgjhedhjeve (si LSI ne 2009), sesa nje fitore tendja kundra antishqiptarit Berisha!
Ti personalisht nuk ke asnje kapacitet mendor dhe inteligjence qe te qeverisesh kete vend prej 3-4 milione banor.Kthehu prapa dhe jepi nje veshtrim qytetit te Tiranes qe ishte me 400000 dhe sot ndoshta eshte 700000 lur ti ishe kryetar i bashkise dhe e bere ate qytet si mos me keq me 20% betonizime pa asnje plan konkret por bjeri ti biem si ne kohen e dulles kur leshonin ujin neper ara dhe uji shkonte ne perrua apo lum,Ti ne radhe te dyt nuk ke asnje plan apo projekt pune qe ti bindesh shqiptaret duke filluar se sa para do te mbledhesh ne vitin e pare ,sa do te investosh dhe ku duhet te investosh,sa vende pune ke per te hapur dhe lista uhet te jet shum e gjat sepse dihen nevojat e ketij vendi.Edvin ti je vetem per nje gje dhe besoj se per ate ti ke eksperience;Anarkite ne shqiperi dhe te sabotosh sukseset e shqiptarve ,ti ke shum eksperience per ato dhe vetem per ato ke aftesi.Ardhja juaj ne krye te qeverise shqiptare e ben shqiperine si Greqia e sotme ,digjet e tera.
pO E LA POPULLI SHQIPTARE NE DUART E EDI RAMES,”ME QAFSH MOJ SHEGE SE MBETI PLENDESI VARUR.”?!!Shqiptaret gjith HISTORINE e vendit ,kane vuajtur nga mungesa e largpamsise.!Nuk kane thene “CFARE po BEJME,por gjithmone kane shikuar “KUJT JA BEJME,KUJT JA JAPIM VOTEN ” .?!!Vini gishtin ne cdo plage ” TE SHERUAR” dhe “TE PASHERUAR “e popullit dhe vendit tone dhe ju do te gjeni gabimet e popullit shqiptare qe I KA MUNGUAR LARGPAMSIA dhe i kane dhene doren atij qe s’e meritonte dhe shqelmin ja kane dhene atij qe i qante zemra per Shqiperi DHE per atdhe,per popullin DHE hallet e tij.?!!Shqiptaret u besojne me shume “LAJKAVE” se sa “SINQERITETIT”.! Ekuptojne ,por vone DHE pasi kane NGRENE CA SHQELME dhe KANE DERDHUR SHUME GJAK.!! aTEHERE FILLOJNE PERSERI NGA FILLIMI ,DHE PERSERI DEMOSTROJNE MUNGESE PJEKURIJE.!” E MBESHTESIN KOKEN NE GJURIN E ATIJ QE I CHPON ME THUMB NGA BYTHA PRAPA.!”
ZOTI U DHENTE MENDJEN E HAIRIT DHE T’I DEGJOJNE MIQTE ,SE PO BEN BOTA ME SHUME PER SHQIPERINE ,SE SA VETE SHQIPTARET PO BEJNE PER ATE.!
ANALIZE : E lexova me vemendje intervisten dhe mund te them me bindjen me te plote qe eshte intervista me e keqe e mundeshme qemund te behej !!!
Nuk ka asnje pyetje per KQZ !!!
Nuk ka asnje pyetje per OSBE !!!
Nuk ka asnje pyetje per nje forcim te sistemit te vezhguesve nderkombetar. !!!
Nuk ka asnje pyetje pse nuk ka organizata USA ne vezhgimin e zgjedhjeve !!!
Nuk ka asnje pyetje nese ekziston KQZ ne ndonje shtet tjeter ne Europe apo planet !!!
Edi rama humbi dy here pikrisht nga sjellja e KQZ dhe nuk behet asnje pyetje ???
Raportet ne KQZ jane 2 opozita dhe 6 krim Berisha !!! Dhe Sokol Balla nuk ben asnje pyetje ???
Ups !!! Kjo eshte e tepert !!
Ah more Edi AS mish as peshk!!!!
O popull historia ka treguar qe lumturia nuk vjen me lule siç kerkon tja u serviri ka tete vjet ky TIT XHANI i PSse, po vjen me kryengritje,me lule historikish ndrrojn vendet dhe kostumet hajdutet dhe mashtrusit,lereni Ameriken ndryshojn gjerat ktu tek ne.edhe po iku vitin qe vjen Saliu dhe vjen ky langaraqi opozites,ktu e keni prap Saliun,se ka ivestuar per nje dit te keqe,ka ushqyer dhe dendur shum gazetar dhe medja televizive qe dhe ne opozit do ja u paraqisin prap si engjell gogolin e shtetit SHQIPTAR,prandaj them me lule aty do ta keni prap gozhden e NASTRADINIT ne koridoret e politikes SHqiptare pergjithmon,apo e doni ANGLISHT forever.
O Rama po nje tepke si ty ne e kemi ose si thone greket e juaj te dashur TOIDHO
Rama noemalisht nuk meriton asnje vote , , swpse qendrimi i tij nuk na jep aspk besim
por vetem mosbesim . .
Fatkeqsi shume e madhe qe nw shqipwri ka shume injorant , qe vazhdojne dhe merren me te.
RAMA NUK ESHTE SHPETIMTARI I KETIJ VENDI. AI LUFTON VETEM PER KARRIKEN
November 9, 2012
DEMOKRACIA SHQIPTARE DO TRIUMFOJE MBI PANSLLAVIZMIN
z Rama a mund tu thoni mbeshtetesve te tu se a ka ndonje opozitar ne sistemet demokratike te repuplikave parlamentare qe deklarojne 9 muaj para zgjedhjeve se nuk i do zgjedhjet e parakoheshme.
Nuk po te pyes se sa te persekutuar ke pasur te punsuar ne bashkine e Tiranes por a je takuar ne Bukuresht me z Berisha kur te persektuarit digjnin veten ne shesh te Tiranes per te drejtat e tyre te mohuara ne kundershtim me ligjet ne fuqi.
Nuk deshiroj ti quaj ish- te persekutuar pasi ata realisht jane akoma te persekutuar e natyrisht 75% te kesaj gjendje per kete shterese i atribuohet nenes sate parti dhe a e ke ngritur zerin ndonjehere per “demshperblimin” e plote te bllokemenve kriminel e pasuesit e tyre.
Apsurdi shqiptar “demshperblimin” e bllokmenve pasi po te llogaritej demi i tyre edhe tre jete po ti kishin duhej ti kalonin ne burg pas 90tes per krimet e demet e kryera
Une per nje gje do te te vlersoj maksimalisht pasi po jepni nje kontribut real ne krijimin e pluralizmit politik ne Shqiperi pasi projekti juaj i perbashket i 2008 do te coje ne bashkeqeverisjen Berisha-Rama mbas zgjedhjeve.
A e keni bere akoma plan se bashku me mazhorancen “antikomuniste” se kur do ja hiqni vlersimet dhe dekoratat e dhena nda diktatura per diktatorin Hoxha.
Shoqeria shqiptare mbas kesaje ka shansin qe ti jape fund teatrit apsurd te Ramiz Alise mbi pluralizmin politik te krijuar ne Shqiperi nga RRYPAT e transmesionit te Partise se Punes qe fatekeqeisisht zgjati ne Shqiperi 22 vjet.
Mbas 22 vjetesh te vazhdimit te sundimit te trashigimise se Enver Hoxhes keni arritur te deboni nga trolli shqiptar gjysmen aktive te popullit shqiptar te perbere nga rinia dhe intelektalet dhe jo vetem kaq por me konsensus per te ruajtur sundimin tuaj ju mohoni te drejten e votes dhe Shqiperine kerkoni ta shnderroni kazan plehrash per perendimin ashtu sic e keni bere.
A keni menduar ndonjehere o kryetari i “opozites” per te inicuar ne parlamentin Shqiptar nje p/ligj mbi agjenturen e huaj ne Shqiperi e firmosjen e ratifikimin e Konventes Europiane per gjurmimin e kthimin e vlerave financiare qe kane burim krimin.
Nese opozita e “Darvinit” bashkepunon me ju Shqiperia do mbetet nje grope e zeze edhe per se paku 30 vjet.
E thashe opozita e Darvinit pasi opoziten reale e masakroji e trelli babaji dhe daja juaj gjenetik e shpirteror por shpreh bindjen se sistemi ku ka hyre Shqiperia jasht vullnetit tuaj do beje qe ne rrenjen e vjeter te nacionalizmit shqiptare do mbije filiza te rinj.
AJET DELAJ
NEW YORK