Edi Rama: Ne do të ndërtojmë në Shqipëri një shkollë europiane

9 Nëntor 2012, 21:45Politika TEMA

Rrënimi i sistemit arsimor shqiptar, veçanërisht në katër vitet e fundit ka marrë përmasa rrëqethëse, ndaj Partia Socialiste e ka përcaktuar këtë sektor si një nga më proritarët e programit të saj për një Rilindje Shqiptare.

Kreu i PS, Edi Rama në një takim të zhvilluar në mjediset e Akademisë së Arteve në Tiranë, me prindër e mësues ka shpjeguar me detaje atë çfarë opozita parashikon të ndryshojë në sistemin arsimor shqiptar pas zgjedhjeve të vitit 2013. “Ka një shifër shumë tronditëse. Katër vjet më parë analfabetizmi shkonte 10%, sot 15% analfabetizëm. Kemi 5% më shumë analfabetë, sepse kemi 4 vjet më shumë, qysh nga shifra e mëparshme qeverisje të rrënimit të mëtejshëm”, është shprehur kryesocialisti Rama, i cili këtë situatë skandaloze ja atribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë keqqeverisjes së vendit, i cili sipas tij ka rënë në duart më të paafta që e kanë administruar ndonjëherë pas Haxhi Qamilit.

“Një tjetër problematikë ulëritëse është ajo e teksteve shkollore,” tha Rama. Sipas kryesocialistit kjo është kthyer në një pazar të madh të kontrolluar nga një grup njerëzish për përfitime financiare.

Kreu i PS ka folur edhe për reformën në arsimin profesional dhe atë universitar. “Është e domosdoshme që ne të themelojmë një sistem të besueshëm të arsimit profesional. Është e domosdoshme që ne në bashkëpunim me sipërmarrjen të fillojmë të punojmë për kualifikimin e krahut të punës. Sepse kjo është e lidhur me punësimin, por punësimi është i lidhur me investimet, por investimet nuk mund të vijnë në rast se krahu i punës është i pakualifikuar”, është shprehur Rama. Për të ilustruar këtë ide ai ka marrë si shembull sistemin e naftës në Shqipëri ku janë me qindra të huaj që bëjnë punë teknike, punë që i takojnë një arsimi të dedikuar profesional, ndërkohë që shqiptarë punojnë në sektorin e naftës në Kanada.

Përsa i përket arsimit universitar kryesocialisti ka ripërsëritur idenë e akreditimit të universiteteve duke u bazuar tek vlerat dhe cilësia e tyre dhe jo tek preferencat klienteliste.

15 komente në “Edi Rama: Ne do të ndërtojmë në Shqipëri një shkollë europiane”

  1. Brikena says:

    Ne na ka mare per mire Europa as Amerika aleati jone i madh. http://bit.ly/jAL5ep

    1. Dardan says:

      Vetem mbylli njher ato Vlleho Greko ORTODHODHOKSE,,,, Te cilat i hapi greku ne te gjitha bashkite ku qeveris PS,ja

      1. e verteta says:

        Kembengulni ne te verteten miqte e mi. Cdo vit mbarojne 9 vjecaren 50 mije nxnenes. 35 mije prej tyre shkojne ne gjimnaz. PO 15 te tjeret ku shumica jane femra? si do ti thone femijeve te tyre neser ato kur ti pyesin per detyrat? apo tju veme perce femrave? arsimit i ka vene shkelmin sali berisha pasi nje popull te varfer nga xhepat dhe nga dija e sundon me lehte. Ndaj, ka te drejte PS e Rama kur thone qe duhet RILINDJE, Po po, rilindje duhet,,rilindje tek gjithcka te vjetruar e pluhurosur gjer ne harrese nga bajraktaret Berishiene

        1. Argita_B says:

          Duhet pa tjeter Rilindje po problemi Rilindja nuk behet me te mbaruar. Rama ka qene me duket Minister i Kultures ne qeverine e Nanos. Mund te na thote Rama ndonje reforme qe ndermori ne ate Minsitri per shkollen shqiptare?
          Me sllogane te lajne te jyejne gjithe diten keta.
          Kjo e shkruaj me siper nuk eshte esnje lloj justifikimi mbi gjendjen e mjeruar te arsimit shqiptar, po ka lidhje vetem me premtimet boshe e asnjehere te mbajtura nga PS-ja

    2. te dhjefsha arsimin says:

      -Infrastruktura e rrugëve dhe shkollës:

      Im vëlla, e si ai dhe qindra e mijëra të tjerë anembanë vendit, ngrihet çdo mëngjes në shi e furtunë, e pasi me naze ha pak mëngjes, merr çantën, çadrën e niset për shkollë. Shkollën e ka larg mbi 45 minuta të mira. Pasi zbret një grill të thepisur, ku nga momenti në moment një rrëshqitje këmbe mund t’i kushtojë jetën, i duhet të kalojë në një urë pa mbajtëse anësore e më tej një tjetër, po si ajo, ndërkohë që lumi poshtë saj rrëmben gurë e pemë si përbindësh. Pasi të kalojë provën e parë të mbijetesës, vazhdon rrugën. Po ç’të vazhdojë thuaj? Rruga vazhdon si mos më keq. Në një 2 pëllëmbësh të ashtuquajtur rrugë, i duhet të ecë mbi një gjysëm ore, e sikur të mos mjaftonte kjo, poshtë saj është tatëpjeta që të çon drejt e në “vrasësin” lumë e sipër kokës kërcënueshëm janë gurët në të rënë, që çdo ditë shiu e dëbore lirohen e shemben vrastarisht. Pasi kalon dhe provën e dytë të mbijetesës, ka përpara përrenj që vijnë vrullshëm e s’kanë asnjë kanalizim mbrojtës, të cilët i kalon ashtu si vetëm një zot e di. Mbërrin në shkollë. Hëh, këtu tragjedia vazhdon. Muret e çara, çati të rrënuara e ku kova në fund të klasës mban ujin që pikon çatia. I duhet të ndezë sobën e drurit e të thahet ngaqë shiu e kish bërë qull. Pasi thahet me avullin që i del vuajtshëm nga rrobat, ulet të marrë dije. Po me çfarë çmimi? Me jetë. Kjo nuk është historia e përditshmëria e tim vëllai, por kjo ka qqnë dhe historia ime para 8 vjetësh e kjo është vuajtja e përditshme e çdo zone paksa të largët nga bota tjetër që njeh pushteti në të ngrohtën karrige ku është ulur ndërkohë që vëllezërit tanë anembanë vendit çdo ditë ftohen në drurët e bankave aq shumëvjeçarë. Tek ndonjëri nga ju lexon këtë realitet që s’e di, mendon se po lexon historinë e Mesjetës por jo, jo, kjo ndodh vetëm 90 km larg Tiranës. Kjo ndodh nga veriu në jug. Realiteti është ky që çdo ditë vëllezërit e motrat tona vuajnë, prindërit tanë çdo ditë lëngojnë. Përrallat që thuhen në televizione nga krerë e pushtetarë janë injorimi i gjithçkaje, janë tallje me të dobëtin, me punëtorin, me të ndershmin, me vetë jetën e të dashurve tanë e kjo është makabre. Shqipëria e parë nga zyra s’është ajo ku jetojnë shqiptarët, por është një hartë ku me një të vendosur gishti pushtetari bëhet miliarder. Kjo është Shqipëria jonë fatkeqe, por përtej kësaj fatkeqësia vazhdon.

  2. alban4eva says:

    o Edi, jam dakord me ate qe thua, por mos bej plane para kohe.. shiko te rrezosh ne fillim kafshen e ndyre te shpellave, pastaj bej plane..

    1. flogert says:

      2-Kualifikimi i mësuesve dhe transferimi partiak:

      Pasi një student mbaron studimet duke marrë nga familja para që me vuajtje i gjejnë me çdo mënyrë që fëmija të shkollohet përballet me një mungesë totale të meritokracisë, më një seleksionim partiak akoma më vrastar, akoma më dekurajues e plotësisht zhgënjyes. Realiteti në këtë aspekt e thënë troç e pa dorashka është i tillë e madje, do ua shpalos dhe me raste konkrete që ata që e dinë të mund ta konstatojnë. Drejtor shkolle mund të kesh një mësues që ka mbaruar shkollën me korrespondencë, por ky është lobuesi i partisë në pushtet, ndaj gati- gati është bërë e ligjshme dhe e drejtë në mendjen e popullit se atij i takon të jetë aty. Mësuesja që është gruaja e spiunit të partisë është me shkollë të mesme, por është në punë, ndërsa një tjetër mësuese që ka mbaruar universitetin transferohet në një fshat të thellë për të punuar e kjo duke ditur që atje ajo s’vete dot e kështu do lërë punën pasi 4 orë rrugë për të vajtur në punë as Migjeni i ngratë s’di a do i bënte dot. Ngjan aq absurd ky realitet sa as vetë s’dua ta besoj, por është fakt. Dije jep injoranti, udhëheqës është militanti. Meritokracia ka humbur në lumin që merr gjithçka përpara e që quhet pushtet. Kjo është tragjedia jonë, është dhimbja jonë, është jeta jonë, një absurditet.

  3. eris says:

    sdo te te vij radha

    1. trimi says:

      Ajo qe te ngjall shprese eshte vendosmeria dhe gjithperfshirja e popullit ne cdo problem. Kjo eshte nje politike efikase ku neser ne si popull kemi te gjithe fuqine e mohuar nga pseudoinstitucionet e Saliut per te kerkuar ate cka eshte jona, e popullit. PS ne 2013 eshte ne pushtet pasi, eshte e vetmja rruge shpetimi per mbare vendin

  4. Shoku shpati says:

    Po qe eshte bojaxhi I mire ky. Mashtrues, hajdut, antikombetar, por Jo vrases si doktori. Bythpambuk e I paburre. Ore meqe jemi tek burreria, a e ka pare njeri Ylli Cabirin ?

  5. alban4eva says:

    shoku shpati, Edi mund te jete mashtrues e “hajdut”, por te thuash antikombetar, me duket si fantashkence.. se po te jete per antikombetar, kemi sulltanin tone ne, qe ska lene me pa ngritur varreza dhe shkolla greke andej nga jugu, per te mos folur per detin qe e shiti.. per te mos folur pastaj per firmat serbe dhe greke qe po bejne kerdine ne Shqiperi…

    sa per hajdutllekun, nuk e ve ne dyshim qe mund te kete vjedhur Edi, por te permendesh si hajdut Edin kur dihet qe 8 vjet rresht Salehu dhe hordhite e tij kane bere kerdine ne Shqiperi, e kane plackitur me rrenje, kjo do te thote te shohesh gjurmet dhe jo ujkun..
    mundohuni te kthjelloheni para se te flisni, se tia fusim pordhes kot, kete dime ta bejme te gjithe…

  6. sikur harrova padashje nanon alban,,,sberi ndonje gje te madhe edhe ai , vec e rrafshoi me dogana e kontrabande tere shqiperine nja 8 vite,,,,nejse keto te pd vodhen edhe ndertuan,,kurse ju vute kazmen a i zi

  7. andi says:

    Fakti që është nën efektet e etheve të parakohshme elektorale të 2013 të shfaqura më ëndrrat e tij për të qenë kryeministër pa u votuar, së pari tregon se marrja e statusit të vendit kandidat për në BE e zgjon Ramën nga ëndrra me paranojë se avancimi në rrugën e integrimit nën qeverinë Berisha favorizon suksesin e kryeministrit Berisha.

  8. leon says:

    ORE TI ENE SALA TRAPIN BONI….

  9. United Kingdom says:

    Shqiperia nuk po vuan me arsim more Edvin Rama! Shqipweia ka neveoj per heqjen e korrupsionit, qetesin dhe vende pune!

    Hapni vende pune te punoj populli se e vdiqet per buke! E keni len shqiperin 100 vjet mbrapa!

    Skeni faj ju jo se keni hallin e votave tani dhe kush te genjej me shume!

    Politikan me te korruptuar nuk ke ku ti shesh:- vetem se ju te shqiperise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje