Ja si po i shton Flamuri shifrat e votuesve në mënyrë artificiale në Kukës vetëm për dy muaj

21 Nëntor 2012, 17:58Politika TEMA

Partia Socialiste disponon informacionin që vërteton rritje artificiale të banoreve në qarkun e Kukësit vetëm 2 muajt e fundit të këtij viti, pak kohë para se KQZ të nisë shqyrtimin për rishpërndarjen e mandateve në zonat elektorale. Kështu kjo zonë mbetet e pandryshuar ndërsa mandati i kërkuar i hiqet Beratit.

Sipas dokumenteve në periudhën shtator- nëntor, janë shtuar në 6 komuna të Kukësit rreth 600 banorë, të gjithë në fshatra larg qendrave të banimit. Sipas dokumenteve janë shtuar në komunën Topojan 166 shtetas me të drejte vote, në Shishtavec 88, në Kolsh 141, në Gjinaj 73, në Golaj 60 dhe në komunën Fierzë 124 banorë. Këto rritje, vetëm për dy muaj dhe kryesisht ne komuna, mandatet e te cilave mbahen nga deputete te Partisë Demokratike. Gjatë intervistës për Vizion Plus, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, sqaron se ky proces është monitoruar prej kohesh nga selia rozë dhe vetë ai, ka dërguar në adrese të Ministrisë së Brendshme tre shkresa në muaj të ndryshëm. Për ato të dërguara në muajin maj dhe korrik është kthyer informacion ndërsa për atë të dërguar në muajin shtator, përgjigja është dhënë 2 muaj më pas, kohe e mjaftueshme për të kryer manipulimet. Gjiknuri shton se PS do të vazhdojë të monitorojë këtë proces duke shtuar se e gjithë loja është bërë për të ruajtur mandatin e demokratëve në këtë qark. Nëse dokumentet janë të saktë, Kukësi është qarku i dytë pas Tiranës që ka rritjen më të madhe të popullsisë, fluks ky banorësh të rinj i përqendruar i gjithi ne 2 muajt e fundit, para rishpërndarjes së mandateve.

Ndërkohë pas 2 orë debatesh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundur të marrë vendim për ndarjen e mandateve të deputeteve për zgjedhjet e vitit 2013. Anëtarët e propozuar nga PS në KQZ, Denar Biba dhe Albana Shtylla, kanë kërkuar informacion shtesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile rreth lëvizjeve demografike; specifikisht në qarkun e Kukësit, për shkak edhe te dyshimeve mbi rritjen e popullsisë ne këtë qark shprehur nga përfaqësuesi i PS, Genc Gjonçaj. Kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi është shprehur kundër një hetimi administrativ për lëvizjet e popullsisë në qarkun e Kukësit, por iu ka lëne dy ditë afat propozuesve për të marrë informacion shtese, duke e shtyrë vendimmarrjen në datën 23 nëntor. Akti i përgatitur nga administrata e KQZ në bazë të informacionit të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për numrin e popullsisë, parashikon shtimin e një mandati për qarkun e Tiranës dhe Durrësit si dhe pakësimin e një mandati për qarkun e Beratit dhe Korçës.

27 komente në “Ja si po i shton Flamuri shifrat e votuesve në mënyrë artificiale në Kukës vetëm për dy muaj”

  1. skorpiosi says:

    titullin e keni vene gabim tema, nuk i shton flamuri, ai ben ate qe i thone….te kishte pas a

    1. Dean says:

      Nuk asht e vertet kjo qy thote Tema.E verteta asht se fal udheheqjes se nritun te djalit te Sheqeres nga Vicidoli,popullsia e Kuksit asht rritun keto 2 mujt e funit.Asht qeshtje e mirqenies,por ju Kamunista nuk i kuptoni keto qeshtje.

  2. skorpionsi says:

    titulli gabim, nuk i shton flamuri, ai ben ate qe e urdherojne, te kishte pas aq tru ai……………ehu

  3. Erjoni says:

    Mos u merzitni se plani i fitores me vjedhje votash prej PD ne zgjedhjet e ardhshme eshte i perbashket midis Berishes dhe Rames, mbasi ky i dyti nuk deshiron te behet Kryeminister (pavaresisht propagandes se tij)pa e mbyllur Berisha ciklin e tradhtise se tij ne detin Jon dhe ne Veriun e Kosoves ne bashkepunim me Thaçin. Kur keto te konkretizohen, Berisha vdes politikisht dhe Rama e ka rrugen te hapur per ne krye te ekzekutivit.

  4. Lida says:

    o flamur sbehesh njeri ti jo

    1. gjethi says:

      Lida je shume pesimiste. Po te lexosh Darvinin do ta shohesh se me ane te evolucionit brenda 1 milion vjetesh majmuni u shnderrua ne njeri(homo sapiens), keshtu qe edhe Muli ka nje shans teorik, qe te behet njeri.mos ia moho Mulit te gjore shansin per tu bere njeri.

  5. alb says:

    Këtë rradhë nuk do tia dalin dot maloket, aq e kanë kapacitetin.

  6. albani says:

    korca duhet hequr ne fak, por duhet hequr per kukesin dhe shtohet per durresin dhe tiranen ,

    me heqjen nga korca hiqet nje mandat per pd
    me heqjen nga berati hiqet per ps

    lufta eshte kush do i marr keto mandate ne tirane dhe durres,

    ne tirane mund ta marr pd ne durres mund ta marr ps

  7. Dardan says:

    Nuk deshiroj te perseris fjale qe te tjeret i kane then shume here me mire se sa do ti thosha une si blogist. Si rezultat po sjell nje link i cilie flet qarte per politiken e felliqur dhe mjaft te zgjuar te serbeve per shkombetarizimin e popullit shqiptar. Perpjekjet e tyre nepermjet njerzeve (vellezerve te nje gjaku me ne) nuk kan e pushura asnjehere per cdo muaj e per cdo vite keto 100 vite te pavarsise sone. (pa permendur perpjekjet para 1912s. Perpjekjet e Esat Pashe Toptanit ne favor te Serbise nuk kane asnje ndryshim nga perpjekjet e Ahmet Zogut e kompani, te Koci Xoxes e kompani, te Sali Berishes e kompani. Mendoj se linku i me poshtem ploteson nje pjese te historise se tradhetive te ketyre shqiptareve gjakprishur!

    http://www.scribd.com/doc/14645756/Veprimtaria-Antikombetare-e-Esat-Pashe-Toptanit-19121920#

  8. ciu says:

    qe pd ben rritje artificiale te votuesve neper komuna,fshatra e qytete e ne tirane kete e din edhe bufi dhe eshte histori e degjuar dhe e bere boze nga pd. nuk eshte ndonje platforme e re korrupsioni qe po ju cudit. por puna eshte se cfare masash keni ju per te marre kesaj rradhe qe mos humbni prape zgjedhjet, se po jua hodhen dhe kete here atehere te bejme gati valixhet qe tani e te ikim se nuk rrihet me ne kete vend ku pozita vjedh sa ka mundesi dhe opozita rri e fry syte dhe ben gam gam kot. o merrni armet e ruani votat qe jane te shenjta ose mos hani mut kot dhe hapni rrugen te vijne burra ne krye te ps dhe te ndalojne kriminelet. thone se kur ma fute heren e pare nuk e dija, por po ma fute heren e dyte fajin e kam vete, por kur ta fut gjithmone i bie qe jua ka qefi vete.

  9. MARJANA says:

    DARDAN FALEMINDERIT PER LINKUN.PO SALI BERISHA ESHTE TAMAM SI ESAT PASHA.

  10. tomori i beratit says:

    Luaj vendit o Edi Rama.Po vidhet vota qysh tani dhe ti bredh neper kosov.Ketu o KRYETAR.Sensibilizo gjith Europen,Ameriken,gjith boten per çfar po gatuan noka,poni,kosovrasti e teliti.Ne qoftese nuk jep ALARMIN tani o z Rama zgjedhjet e 2013 do te jene TE PERGJAKESHME,ndofta me zi se 97.Lere Kosoven o Edi dhe kthehu e DENONCO HAJDUTERIT qe po fallsifikojn ne MES TE DITES dhe DITEN ME DIELL.O Popull po prap do te kemi kete vrases malok ne krye?Mjere NE.

    1. Endri says:

      He moo, kerkojini informacionet se ju takojne me te drejten e ligjit dhe te zotit. Dy apo tre anetaret e KQZ plus Avokati Popullit qe ka kompetence te plote ne kete drejtim, duhet te levizin. Kujt i hyn ne pune ky, po nuk i hyri te drejtes se nje populli per tu informuar. Apo e nisi me kakarisje dhe me kaq e realizoi normen. Hajde, nuk ka perdredhje ketu. Je per aty ku i ke ngritur mendjen gjithe miletit apo jo?

  11. hydajet says:

    e pash me kurjozitet listen dhe me te vertet kjo eshte nje trillim tjeter nje fije kashte qe don te kapet opozita . komuna kolsh udhhiqet nga nje socialist dhe atje numri ishte me imadh se ne qdo komun tjeter .nuk mund te ndalni njerzit te lindin o njerez se a eshte pun e zotit lindja.

  12. Donjet Liridoni says:

    Ka PSSH lokale ne Has e ne Kukes?! Po ne rrethet e tjera? Ka specialiste?
    Cili eshte kuadri ligjor se si mund te verifikohet popullsia ne nje fshat, ne nje zone a rreth? Mund t’i kerkohet ndihme OSBE per kete? Po te dhenat e INSTAT-it?
    Mjaft me me sharje e fyerje! Tashme Berisha eshte shume kohe para opozites (z. Et’hem Ruka mburrerisht tha se do t’i bashkohen PSSH-se ne koalicion edhe 20 parti, ose partiza fantazma, te Hotel Grandeve qe pertypin pasurite qe kane shkerdhyer neper qeverite, kur kane qene neper qeverite e kryeministrave, te cilet i dhane kryetarja e Bashkimeve profesionale Zhelefina nga nje liber te kuq (jo veper te Enverit)) ne realizimin e masakres se fundit te zgjedhjeve te 2013 dhe opozita s’ben gje tjeter vecse qahet, ankohet, ben “shtetin paralel” me eksp[ozita.
    Pronocimi i Gjermanise sot eshte nje ogur i mire, kunder vjedhjeve. Po nuk mjafton kushtezimi. Cdo pale zgjedhjesh ne njefare menyre kane qene te kushtezuara me standarde evropiane dhe, megjithate, Sali Berisha ia ka hedhur.
    Dakort kushte. Dakort Tas(K) Force. Po sikur te sjellin dhjete e njezet ekipe Tas(K)-Force Sali Berisha me HAJDUTET (jo 40, po me qindra)e vet, do t’i vjedhin. Jo per shkak te mefshtesise se opozites, as te Edi Rames.
    81 milion Euro thuhet se eshte granti i “planit te ri Marshall”. A ka mundesi qe nga kjo shume t’i caktohet (s’e kam idene sa eshte tani kostoja e nje pale zgjedhjeve politike)me koncension dikujt qe te beje zgjedhjet derisa te mbaroje perfundimisht terapia kunder kryehajdutit te zgjedhjeve, qe e ka bere kete ceshtje madhore te politikes euroatllantike. Do te shihni pastaj jo vetem qe do t’i njohin te gjithe, po ne cfare rrjedhash normale do te shkoje Shqiperia. Derri e do me plumb ballit. E kisha fjalen per Saliun dhe plumbi eshte per t’ia prere duart e hajduterise INSTITUCIONALISHT, se ai s’e ka per gje qe te djege e ridjege Shqiperine sa here t’i mbushet mendja, sa here te marre “zarfin” e urdherave te rinj nga padronet e tij. Pra, i konvertoni “forcat e nderhyrjes n/k” te 1997-es (qe s’e qiten nje pushke gjekundi, shyqyr) ne “forcat e nderhyrjes zgjedhore n/K” dhe te shpetojme njehere e mire nga KANCERI SALI BERISHA. Perndryshe, eh, perndryshe. Mos qofte e thene kjo perndryshe, se do ta fillojme serish nga e para.
    Dhe, meqe po afron 100 vjetori i shpalljes se pavaresise. Damka e politikaneve, – ketu fajtor te pare dhe kryesor bej vetem Sali Berishen, i cili i ka ndrruar kryeministrat ose partneret e opozites si mbreti grate,- e pashlyeshme ne historine e Shqipoerise, mesazhi me i keq per sot dhe per te ardhmen (100 vjetshin tjeter, tha znj. Klinton)eshte mosbashkimi, percarja me e rende, qe nuk i bashkojne “fizat” e flamujve te panumert, qe na i moren mendte e krese. Turp, te kene. Dhe 100 vjetshi i dyte, po me hyn me tranzicion, sic ka thene profetikisht At Zef Pllumi.

  13. brisi_b says:

    Un them ta bejm Kuksin kryeqtytet, po ju s’nigjoni…miiir…si t’doni!

    1. Dean says:

      S’jam kondra,bre burr,por Cilin Kukes me bo Kryeqytet,a te Riun a???????

  14. Dalif Noka says:

    Pse mor djale edhe mjelese ne Topojan ka kene dada mjelese?

  15. Alban says:

    Nese anetaret e KQZ, kane ndjenje atdhetare dhe e quajne veten patriote, duhet ti sherbejne Atdheut duke bere detyren e tyre sic duhet.

    Ata kane rastin qe te zhveshin politiken nga imoraliteti qe i ka vene kemben ne fyt ketij vendi.

    Ata kane rastin ti tregojne vendit dhe politikes se c’eshte morali dhe pergjegjshmeria qytetare.

    Ata kane rastin te shmangin nje situate qe ne kushtet e krizes qe po kalojme, mund te marre permasa te pa kontrollueshme.

    Sikur mos te ushtronte presion Amerika dhe Europa, Shqiperia do te ishte si Somalia.

    Tashme ka ardhur koha qe ti tregojme Europes qe dime te bejme shtet, por ama me politikanet e duhur dhe jo me keta qe per interesa te ngushta shkelin me te dyja kembet ligjet dhe shanset per te qene nje vend Europian.

    Turpi i ketij vendi eshte politika. KQZ ka ne dore te zhbeje turpet e politikes dhe ti jape mundesine votuesve te ushtrojne sic duhet te drejten e tyre.

  16. politikanichicago says:

    komunistve i ben pershtypje si shtohen votuesit ne kukes por harojn ate qe ben vet per zgjedhjet e pushtetit lokal ku 400 steblevas me banim ne tirane transferuan dokumentat ne komunen steblev qe vetem te fitonte perfaqsuesi i ps per kryetar komune i cili fitoi. kjo gje u organizua nga deputeti komunist i zones TAULANT BALLA. PER KRYETARIN E KOMUNES QE FITOI ZGJEDHJET Z. ALBAN FEJZA SHPREH KONSIDERATA DHE NUK KA ASNJE LIDHJE ME KOMUNIZMIN E PS. MENDOJ SE PS ESHTE E MENDIMIT SE CDO GJE KUR BEHET PER INTERES TE PS NUK PRISH PUNE, AMA KUR BEHET PER INTERES TE PD JANE SHKELJE LIGJORE, TRADHTI KOMBETARE.

  17. udheheqesi says:

    Qe vidhen banka, dyqane ,shtepi, leke ne xhepat e njerezeve nepr autobuze kemi degjuar ,kur i thone fjales. PO te vjedhesh edhe njerez ,kjo nuk eshte pare e degjuar.Jane dy gjera te habiteshme qe do cudisin boten. Epara: Keta 600 njeres qe jane shtuar ne fshatrat e Kuksit,me qene se jane ne moshe per te votuar nga kane ardhur dhe na qenkan vendosur ne ato fshatra qe edhe vet popullsia vendase ka ikur me kohe (tamam ginjeshter me bisht) E dyta : Edhe ne qoftese kane
    lindur grate e ketyre fshatrave ,eshte cudia me e madhe se i paskan lindur dhe rritur brenda vitit ne moshe per te votuar,ose i kane limdur tamam ne moshen e votimit ndoshta edhe me mustaqe ,ndoshta edhe i kane martuar brenda vitit! Po si ka mundesi qe ky fenomen i rralle te ndodhi vetem ne KUKES? Edhe ufo po te ishin nuk do qendronin ne ato fshatra. Po e verteta duhet te jete,se keto fshatra jane afer kufirit me fshatrat e Kosoves.Keshtu qe do organizojne nje “Ekspedite ” per te vertetuar se si mund te shtohen njerezit diten e votimeve. Perustia
    Ndoka +Poni+Ristani,si dhe me pelqimin ekryetares se KQZ-se u jane futur marifeteve . Po ne Tropoi (nuk po them ne Barjam Curri se na zemrohet Ahmet Zogu,e po na cohet nga varri.PO dhe kjo nuk ka mundesi te ndodh se e ka dashamiresin e tij) e ne Has nuk ka ndodhur kjo “mbrekulli”? Mesa duket ky virus i ardhur nga KOSOVA ka prekur vetem Kuksin ,ose doktoret nuk e kane zbuluar akoma ne rrethet e komunat e tjera.Thone se eshte nje virus qe perhapet shpejt,e do na shkoi popullsia nga 4 milion ne 6apo 7 milion vetem brenda SHQIPERISE
    MEME. Hajde demokraci shqiptare ,hajde, edhe grate i bere te lindin jo me femije te vegjel,po drejte gra e burra te martuar ose me e keqa
    ne moshe per ti martuar. AFERIM O SALI! KETE QE PO BEN TI SE KA BERE NJERI NE BOTE. “Lum ne per ty!”

  18. br8s says:

    Ta bejme Parisin me te bukur se Topojani!
    Rradhe e madhe neper ambasadat tona ne europe. Per Viza kuptohet. Duan te jetojne ne Topojan e komunat e Kukesit

  19. Anila says:

    O zot

    Te kete Shqiperia ne vitin 2012 Minister te Brendshem nje person me kete fytyre si e Mulit eshte e pakonceptueshme.

    Pse u shuan qytetaret e nderuar, juriste me pervoje qe mund ti bejne nder ketij posti, por ngeli puna tek perfaqesuesit e ruraleve, ardhacakeve pa profesion dhe shefave te kuadrit te PD-se ?

  20. Filloi avazi i vjeter i malokerise,SALIMAVRISE i duhet edhe ky 4 vjecar per te mbuluar vjedhjet qe ka bere,tradhetine,krimet e shume e shume gjera te tjera ,te ditura dhe pa ditura Fytyra e tij,qeshia e tij djallezore shikimi i tij tinxar,tregon se cfar shpirti fshihet mbrapa kesaj. se cfar njeriu i piste e ka mashtruar e e ka tradhetuar popullin tone,ky njeri me shpirt te keq ka punuar ne menyre te fshete per interesat e tij ,te families e te oborit te tij,duke krijuar nje ndarie veri jug ose me mire toske e gege,kete gje e ben vetem nje armik,katilqe per kuror e karike cdo gje bejne.Shqipetaret kane tre fe kryesorete cilat kane jetuar ne armoni me njera tjetren ,po makokerise nuk i pershtatej,sala punoi me njerezit e tij,kundra te gjitheve qe flisnin qofte dhe nje fjale te pa kontrolluar,ai fali detin greqise dhe greke na qenka edi rama qe eshte ortodoks ose ortodokesit e tjere,ai me shikun e tij eleminoi njerez qe dinin lidhiet e tij me serbine ortodokse theu embargon perseri per ortodokset serbe,perseri njerezit e tij vazhdojne te shpifin e te shajne ortodokesit, qe e duan shqiperine atdheu i tyre seshte as serbia as greqia,populli duhet ti hape mire syt e veshet,ata qe deri me sot kane qene velgla qore te sales dhe oborit te tij duhet te zgjohen e te shohin se sala nuk punon per ta por per vete e familien e tij,ky maloku kokberdungulla e vegla qore ne ministrine e brendeshme duhet ta shikoi mire pozicionin e tij ureitia e poullit , vonon po saron kur tu njohe se kush ini e per ke punon,ttttttttttttiiiiiiiii mul qe me vjen keq te te them flamur,me duket sikur e ndyj ate.Hiqni dore nga mashtrimet,shtimin fallco te popullsise,regjistrimin e kosovareve per te votuar ketu(AMA NJE GJE DUHET TE DINE KOSOVARET, SESHTE PATRIOTIZEM Ti JAPESH VOTEN NJE TRADHETARI,NJE NJERIU QE KUR NUK KA PUNUAR PER TE MIREN TUAJ PERKUNRAZI, AI FURNIZOI USHTRINE SERBE ME GJAK PER MAKINAT VRASESE te shqipetareve e popujve te tjer te ish jugosllavise,AI ISHTE KUNDER RAMBUESE E KUNDRA STATUSIT TE PAMVARSISE NE MENYRE DREDHARAKE .DUKE MBAJTUR NE MENYRE TE FSHETE(( HIDH GURIN E FSHEH DOREN)HANEN E SERBISE ARMIKUN ME TE MADH TE POPULLIT KOSOVAR E GJITHE SHQIPTARISE.NE KOHEN E GENOCIDIT; PASTRIMIT TE SHQIPTAREVE DHE LARGIMIT TE TYRE NGA TOKAT E TYRE ETNIKE ,Z PANDELI MAJKO QE NJEREZIT SI SALIU E QUAJN MAQEDONAS SEPSE ESHTE ORTODOKS( PATRIOTI NOLI ISHTE SHQIPETAR ORTODOKS)KRYEMINISTER I ASAJ KOHE . JU HAPI DEREN E SHQIPERISE. JU THA BUJRUM VELLEZER KOSOVARE .SHQIPETARET PA DALLIM FEJE QE NGA KORCA NE SARANDE konispoli E ELBASAN,KUKES e gjithe shqiperia hapi dyert e zemres e te mikprities per patriotizem nuk ka dhe nuk do kete dallime fetare armiqesore qe deshiroine fqinjet tane ne jug e veri,se ndodh ajo qe ndodhi ne imare,qe ne ate gjendie e ka sjelle qeveria aktuale. po JU citoi varegje patriotesh( MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA FEJA E SHQIPETARIT ESHTE SHQIPERIA)POPULLI SHQIPETAR KETE HERE DUHET TA HEQE FAREN E KEQE QE KA MALOKIZUAR VENDIN MULI NE DETYRE SKA ARDHUR PER TE VENE REGULL ATE SHEFI I TIJ E KA NGRTUR NE DETYRE QE KUR TI DUHET TI ZBATOI URDHERAT E TIJ MAFIOZE.PER TE CILAT ME SA SHIHET ESHTE GJITHMON GATI.

  21. Meizitang says:

    Ja si po i shton Flamuri shifrat e votuesve në mënyrë artificiale në Kukës vetëm për dy muaj | Gazeta Tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje