Rikonfirmohet grupi i PS, Rama: Me këtë ekip, projekt fitues. Synojmë të hapim 300 mijë vende pune

12 Dhjetor 2012, 18:08Politika TEMA
Rikonfirmohet grupi i PS, Rama: Me këtë ekip, projekt fitues.

Kryetari i PS, Edi Rama, deklaroi se grupi parlamentar socialist do të jetë ekipi fitues në zgjedhjet e 2013. Në një intervistë për AS, kreu i opozitës flet për strategjinë e fitores e për programin,  për deklaratat e fundit të kryeministrit Berisha mbi bashkimin kombëtar si dhe për ekipin që do të hyjë në garë në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Besoj që ne kemi një grup parlamentar që sot është një sintezë mes gjeneratash, eksperiencash, mes moshash, të cilat pavarësisht nga rrugët që i kanë sjellë në PS sot përbëjnë një larmishmëri mbi të cilën ne mund të ndërtojmë një projekt jo vetëm fitues, po një projekt të efektshëm qeverisës,” tha Rama.

Lideri i opozitës tha se programi për një rilindje kombëtare do të zgjidh problematikën e biznesit nëpërmjet një politike të re taksash dhe një modeli të ri ekonomik. Rama thotë se me  fitoren e  zgjedhjeve, qeveria e tij do të hapë 300 mijë vende pune.

“Ne kemi përcaktuar një objektiv shumë ambiciozë, 300 mijë vende të reja, duke pasur parasysh hapësirën shumë të madhe për punësim që ka sot fshati. Kushte për lirinë që të funksionojë dhe për konkurrencën që tu japë krahë atyre që kanë më shumë aftësi, dhe nga ana tjetër nëse do të stimulojmë arsimin profesional ne mund të realizojmë këtë objektiv ambicioz. Por ajo çka është më e rëndësishme, ne mund ta ndryshojmë modelin e zhvillimit ekonomik, nga një model ‘rritje’ pa punësim, në një model rritjeje, zhvillimi të qëndrueshëm me punësim,” tha Edi Rama, kryetar i PS-së.

Si një prej protagonistëve të dhjetorit ‘90, Edi Rama vlerëson se Shqipëria pas 22 viteve është shumë më mirë se atëherë, por nuk është ajo që ai dhe të tjerë dhjetoristë kishin ëndërruar. Thirrja e atëhershme “Shqipëria si gjithë Evropa” do të mund të jetësohet – sipas Ramës- vetëm me programin që do të sjellë të majtën në pushtet.

59 komente në “Rikonfirmohet grupi i PS, Rama: Me këtë ekip, projekt fitues. Synojmë të hapim 300 mijë vende pune”

  1. Sulo - Tepelene says:

    Dakort jemi dhe u mbeshtesem,boll te mos beheni nje tjeter tufe miljonerash.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

    1. e\ says:

      Rama eshte ne krye te partise qe do te fitoje zgjedhjet e ardhshme.
      Shqiperia eshte teper e lodhur nga politikanet ish komunista qe nuk dine te bejne gje tjeter vecse te vjedhin.
      Me Ramen fillon ndryshimi…

      1. ardianaeskja says:

        lere shoku lere, se ka hy dhe ne fejsbuk baca tani e s’mbahet. komunisti i vetem ne bote dhe ne histori me fejsbuk. dhe qe ke fejsbuku duket sa mrekullira ka bere baca sali per kte vend keto vjet: i ka gjysmen e komentuesve analfabete, kurse gjysmen tjeter truthare.

      2. andi says:

        300 mije vende pune? eshte sikur te besojme se fluturon edvini

    2. ilo says:

      Duket se PD e ka ndare mendjen te vdese me Berishen, pasi te gjithe ata qe flasin ne emer te saj, qofte edhe duke u fshehur pas pseudonimesh, kane te njejten fantazi te manget qe karakterizon liderin me idiot ne bote. Ndoshta thenia duhet te ishte “me thuaj tek kush beson te te them se kush je!”
      Rama do te fitoje bindshem ne 2013, para ketyre krricave ?

    3. Dardan says:

      Ca mendone ky cope A rumuni se nuk e pane Shqiptaret se si qeverisi me Tiranen , E dine ky se qfare do te thote te hapeshe 300 mijë vende pune nje numer te tille nuk e arrine ase Zvicrra per 4 vite apo edhe 10,vite si ka mundesi te genjehet ky populle si kafshe nga keta idiote,

      1. Albana says:

        Se mos ka ndonje problem te genjesh per fushate elektorale, tani ia kane marre doren le te vije edhe Edi ne pushte se iu kane mbaruar paret, te beje edhe ai ca para me suiten e vet dhe pastaj kush pyet per premtimet dhe popullin. Sa keq na ka humbur besimi krejt.

  2. Bagetia Ps says:

    Filluan premtimet idiote te ketij. 300 mije vende pune thote. Pse jo 1 milione vende pune? Ti punesoje te Fideli ose te ai i xhamave Sadri Abazi

    1. teti says:

      po pse flisni kot sa me fol. ti e di qe sot gjysma e popullsise jeton ne fshat dhe konsiderohen si te vetepunesuar nga instati saliut edhe pse prodhojne sa me shty diten me buk? po nqs ktyre njerezve ju krijon kushtet per te prodhuar me shume, per te prodhuar kultura qe kane vlere me te madhe si dhe akses ne treg a nuk je duke iu krijuar punesim? kshu qe mendohuni njehere para se te hiqeni si snoba ktu kot.

    2. teti says:

      o bageti, se ju te pd e sales jeni po aq bageti sa ato delet e qingjat qe do therrnit per 28 nentor. shko ha ndonje cop torte ate bej nqs s’ke ndonje gje me mend per te thene. ky vend i ka te gjitha mundesite per te krijuar vende pune dhe per tu krijuar njerezve kushtet per nje jete te hajrit, po na e kane fajin keta te dashmit e tu qe i kan hyp kalit e po vjedhin e po rrjepin cdo gje. me nje qeveri qe punon per kete vend, me nje program te qarte,me nje qeveri qe nuk vjedh e nuk vret si kjo e sali berishes, sigurisht qe mund te krijohen 300 000 e me teper vende pune. shko vlla komento te faqja e saliut ate bej

  3. linda says:

    zoti Edi Rama,, ndoshta gabohem, por premtimi per
    300 mijë vende të reja pune brenda mandatit te pare,
    me duket e ekzagjeruar, dhe si premtim i fushates
    elektorale,,, megjithate shpresojme te ja arrishe.

    Neser shifni kur te dale Saliu dhe te premtoje
    500 mije vende pune, futja pordhes gri sallate sa
    te shkoje dhe kjo nate.

    1. armando spahia says:

      puna eshte se saliu premton e premton dhe kurre nuk ben gje! e nisi me cekun e bardhe ne vitet 90, vazhdoi me miliarda rrenje ullinj, shege, hide e caraca, pastaj lug floriri etj etj. kurse ne rastin e rames a e mbani mend qe edhe kur thoshte do ta ndryshoj tiranen ne 2000 s’e besonte njeri? keshtu thonin: demagogji, futja kot, s’behet etj etj etj. po te gjithe e pame se sa shume beri. gjithsesi nje gje eshte e sigurt: sado pak qe te beje, ka per te qene shume me teper sesa ka bere berisha gjithe jeten

      1. linda says:

        armando spahia jam plotesisht dakort me ate qe thua ti.

        Edhe ne rrjeshtat e fundit ne komentin tim siper kam
        shkruar qe (shifni kur te dale Saliu dhe te premtoje
        500 mije vende pune),,, kejo eshte thene me ironi,
        per vete faktin qe Rama nuk duhet te kopjoje Berishen.

        Do te isha me i kenaqur sikur Rama te na premtonte
        qe do te bente nje shtet ligjor, qe nuk e kemi
        pasur kurre.

        Dhe cfar hapash do te nderrmari per pa-ndeshkueshmerine
        e politikaneve te korruptuar, qe eshte kthyer ne mode.

        1. Artan Vehbiu (vllehu i ndrojtur) says:

          @linda
          e nderuar linda, sidoqe te jete Rama eshte me trendy se Berisha, jo vetem per nga mosha por edhe ,bie fjala, nga corapet shumengjyrshe, te cilat(le te plasin berishistet) Berisha as nuk ua ka fare idene, pale pastaj qe t’i mbathi!Flm.

      2. andi says:

        dyke lyer pallatet me ngjyra abstrakte si fytyra jote

  4. ilir says:

    une uroj qe pas te fitoj ne 2013 edi te kthehet tek PD ,,ajo eshte krijesa e levizjes se tije.tja le ps ilir metes dhe te majteve.dhe te kthehet fuqishem tek shpirti i lire kapitalist tek inciativa private tek rinia …ps ne fund te fundit eshte partia e punes

  5. fshatari says:

    O Rama !te thoje 30000 mije do ishte pak e besueshme megjithse ky popull besoj se e kupton se vendet e punes nuk mund te behen aq lehte!E megjithate ndoshta gabojme dhe ti mund te jesh miljarder dhe mund ta vesh pasurine ne sherbim te popullit duke krijuar firma te reja qe patjeter hapin vendet e punes!

  6. geno says:

    O EDI, pash zotin mos beni demagogji e mashtrime, se ata qe ke ti sot ne ekipin 2013, 60%jane ata te ekipit 1997-2005 me ne krye Nanon, meten e Majkon qe na premtuan ne vitin 1997 per 300 mije vende pune dhe nuk i hapen por futen ne pune soj e sorrollopin e tyre pasi hoqen hajdutet e PD, pemtuan ne vitin 2001 perseri hapjen e 200 mije vende pune, nuk hapn snje po byllen edhe nja 100 mije vende pune qe ishin.

  7. saliu tha te gjithve do tju beje pronare.. PLASTE ai qe seshte dakort.. POR problemi eshte pronar une e pronar ti, PO LOPET KUSH do ti kullose.EDHE edi rama nuk duhet per fushate elektorale te bej premtime qe nuk i bene dote.JEMI ngopur me çekun e bardhe te gramos pashkos.EDI RAMEN populli e voton qe te vere drejtesine ne vende.TE BEJE shtet ligjor.EKONOMIA shqiptare eshte kur theret qameti.

    1. mergimtari says:

      ELINOR KUR THOTE RAMA ESHTE SHUME. E SIGURETE .
      PER BUDALLENJTE E RAMES DHE VET RAMUSHIN KA VETEM NJE GJUHE
      BRRRRRRRR TERRRRRRRRRRR

  8. PENSIONET says:

    keto 300.000 vende pune na thuaj o edi rama jane vende pune duke paguar sigurimet ?? apo vende pune si tek ushtari i panjohur?????

  9. Albi says:

    Nderkohe sot e majta italiane me Bersanin ne krye kane vendosus se megjithe kohen e paket deri ne zgjedhjet e pergjithshme, partia do bej primare te hapura. Askush nuk futet ne liste thjesht se do kryetarin. Karrieren politike e ndertojne te gjithe vete, jo me katapultime. E neser pasneser, nese kryetari gabon nuk kane frike ta denojne politikisht sepse vendin e deputetit nuk ja ka falur ai.

    Ky ishte problemi i listave te mbyllura ne Itali, ky eshte problemi dhe ne Shqiperi. Ti Edo e ndryshon dot kete gje, apo do shkosh drejt pushtetit absolut si dy B-te, Berisha dhe Berlusca? Kur deklaron se do e rinovosh grupin vetem normale nuk me duket, se kush hyn ne grup duhet ta zgjedhin qytetaret e jo ti.

  10. plaku says:

    Une do te desha qe, Rama te tregonte konkretisht se, si do ti krijonte ai keto 300mije vende pune.
    I vetmi informacjon qe ai, jep eshte qe, ai do stimuloje fshatin dhe qe, do ti japi precedence arsimimit profesjonal.
    Mos harrojme se, ky arsimim zgjat ( per nivelin e mesem ) deri ne kater vjet. Pra keta njerez do shkollohen per kater vjet dhe vetem pastaj do futen ne pune.
    Kryesorja, mendoj une, eshte fshati. Une kam mendimin se, fshati mund te krijoje vende pune dhe rendit ne se, atij i jepen kredi me kushte favorizuese. Ku do ti gjej qeveria leket. Mos valle me :
    – Rritjen e borxhit publik mbi 63 %. Kjo do ishte ndoshta mire, por problem eshte se, me borxhin publik qe kemi tani neve, klasifikimin katastrofik qe, na kane dhene Rating Agentures eshte veshtire qe, bonot tona ti blej njeri dhe nese i blejne norma e interesit do te jete te pakten 11 %.
    Mos harrojme se, ne cdo vit vetem per pagimin e normave te interesit te borxheve qe, kemi mare, ne paguajme 48miljarde leke .
    – Mos valle Edi do te vendosi qe, te shtypi leke pa hesap, ti hedhi ne treg leke te lire me norme interesi te vogela duke stimuluar keshtu kreditimin e fshataresise dhe keshtu investimet ne bujqesi. Kete gje po ben edhe FED amerikan, i cili shpetoi keshtu industrine e ndertimit te makinave.

    Kam frike se, problem mund te jete fakti qe, importet e prodhimeve bujqesore nga jashte ( Maqedoni, Greqi, Kosove, Serbi etj ) do jene me konkurues se, produktet tona te njejta dhe do ndodhi qe, me mijera kuintale qepe, molle, etj te hidhen ne plehra.

    A i lejohet qeverise sone te marri masa proteksioniste ne menyre qe, te mbroje prodhimet e fshatareve shqiptare duke rritur doganat per prodhimet bujqesore maqedonase, kosovare,greke ose serbe.
    Kjo sepse, me sa di une, qevria shqiptare ka mareveshje te ndryshme me vendet e rajonit ne lidhje me keto gjera.

    Pra, krijimi i 300mije vende te reja pune nuk eshte e thjeshte,sidomos tani ne kohe krize. M.gj.ate une i uroj nga zemra Edit qe keto vende pune ti krijoje se do ishte nje gje kryeveper.
    Mendoj se Edi duhet te punoje edhe ne kantjeret e tjere sic jane lufta kunder korupsionit, institucjonet e pamvarura, drejtesia, prokurorija etj etj.
    Pra Edi do te kete nje kantjer gjigand dhe une i uroj atij dhe popullit tone qe, ai te kete sukses, sepse ka ardhur koha.

    1. tirana says:

      PO PLAKO PO FLEJ ME ENDRRA TE BUKURA QE EDVINI ESHTE I ZOTI TE RREGULLOJ KETE HALE TE MADHE TE GATUAR NGA BERISHA . EDVINI NUK ESHTE AS POLITIKAN , AS EKONOMIST , AS JURIST , ETC ETC ME VJEN KEQ PER SHUME VETE QE SHPRESOJNE TEK KY ZOG GOMARI. AI ESHT ” NUL “

  11. te besh sot fushate elektorale nuk eshte e lehte dhe e thjeshte. nuk jemi ne 1990?? POPULLI sot eshte me inteligjent.. edhe edi rama neqoftese nuk realizon premtimet shume shpejt duhet te largohet.popullit i mjaftoi e i teproje nje sali.E nuk kemi nevoje per te tjere SALINJ.VESHTERSIT qe do te perballoje EDI RAMA jane te medhaja,dhe per kete jemi koshient te gjithe. A do ti realizoje?? kjo eshte per tu pare..

  12. Din Kruja says:

    Rama eshte thjeshte nje megalloman, njeri i deshtuar dhe azgje tjeter.Ska asnje nje perqind shans qe te fitoje. Edhe perberjen e grupit parlamentar, perjashto 4-5, te tjeret i ka si veten. Pra shumica e tyre kane probleme jo vetem me moralin por edhe me ligjin. Per ta plotesuar me mire panoramen e ketij grupi jane mjaft prej tyre qe kane pjestare te familjeve persona me background kriminal.
    Por duhet te keni parasysh qe Rama se ka problem qe kur te coje listen ne KQZ, te beje ndryshime radikale jo thjeshte per ta permisuar cilesisht, por per ta kompletuar me njerez qe urrejne me shume te majten. Kemi te pakten me shume se 7 vjet qe e shohim Ramen te genjeje pa ju dridhur qerpiku i syrit.

  13. Zigur Qarri says:

    Hëm,300 mije,pak si e ekzagjiruar per nje vend si Shqiperia me afro tre milion banore.Problemi eshte se Shqiperia eshte ne mes te vendeve me bujqesi intensive dhe per te ulur kostot e prodhimit ne nje nivel me to do ti duheshin kapitale gjigande.Çmimi i tokes bujqesore ngritur artificialisht ne stratosfer eshte nje problem i madh per Shqiperine.Vende si Bullgaria dhe Rrumania antare te KE,ofrojn 15-35 cent per meter katror token bujqesore,kurse ne Shqiperi ofrohet me çmim disa here me te madh.Mos flasim per Moldavine ku toka eshte badjava fare,ku edhe Ilir Meta ka blere 300 hektare toke,por i ka dale nje problem me ortakun dhe njekohesisht menaxherin e prones,sepse ka lene shtatzene nje moldave e cila pretendon tani se i takon pjese ne pronen e duetit shqiptar.
    Industria minerale,perpunuese dhe nxjerrese,si edhe ajo fasone jan premtuese per Shqiperine.

    1. hajriu says:

      Ty te duket paaak e ekzagjeruar 300.000 vende pune o zigur????? Kjo qe thote Rama eshte utopi. Ne France lufta elektorale midis Holand dhe Sarkozi behej per krijimin e 100.000 vendesh pune .Tani , imagjino Shqiperine dhe Francen dhe beji llogarite vete.

  14. kola says:

    Shoke komuniste
    Nuk e keni kuptue se cfare don te thote Rama me Konfirmohet grupi PS
    Rames i ka hy friga se rreth 10 depudete qe jane ta sigurte se Rama nuk do ti kandidoje me mund te miratojne tre ligjet dhe statusi jepet para zgjedhjeve.Me sa kuptohet nga deklarata e Rames ka indikacione te tilla qe te perseritet situata sic u zgjodh Topi president.Premtimet per program e vende pune jane per te kamuflue daljen jashte kontrollit te depudetve te Rames.Duhet pare deri ne shkurt ose me heret se kjo mund te ndodhe.Sot gazetat e majta nuk e botojne deklaraten e plote te kshillit te ministrave te BE.Kjo nuk eshte kot por per terr informativ.Por shqiptaret e kane te qarte rezoluten dhe bllokuesin.
    Depudetet qe nuk do jene ne liste nuk kane cfare te humbin.Sot asnje figure e Ps qe ka sadopak vlera nuk ka folur .Kane heshtur nga turpi dhe faji

  15. Horri i Bulevardit says:

    Zoti Rama, kete rradhe e keni voten time, por edhe kjo vote do te jete me kushtin qe do ti prangosesh ata qe deri tani jane futur thelle nen korrupsionin masiv.
    Por nje gje kam per te thene, mos jep premtime qe jane shume te veshtira per tu mbajtur, papunesia do industri, do nje infrystrukture qe me nje mandat, mund ta realizosh vetem po te kesh buxhetin e SHBA-se.
    Vetem nje premtim jep si fillim, qe do ti coj para drejtesise, shkaktaret e Gerdecit, 21-Janarit, vrasesit e Remzi Hoxhes, hajdutet e taksapaguesve shqiptare, ku bashet e metet me gjithe bllokun e zi, sdo te kene shanc me te vjedhin, por tu rimeret pasuria e tundshme dhe e patundshme, ku te premtosh se do ta shketrrosh Bllokun e Ri bashke me bllokmenet e rinj.
    Duhet me ne fund qe qeveritaret te ndeshkohen, po nuk bere kete, atehere edhe ti je i kapur nga krimi dhe korrupsioni dhe do te marresh ate qe kerkon sot e gjithe diten populli, per Berishen dhe qeverine e tij.

  16. vjedhjet dhe korupsioni qeveritare eshte KANGREN e shqiperise. LUFTO krimin , vjedhje dhe korupsioni dhe shqiperia behet ZVICER.

  17. artan says:

    Ne se PS do te dergoje perpara drejtesise njerizt e korruptuar te regjimit do ta fitoje voten popullore. por duhet nje premtim publik. e dyta ne se do te sjelle ne parlament deputete si Auron Tare me reputacion ne shoqerine shqiptare atehere do ta kete edhe voten time

  18. Aleanca Gjinushi+Ngjela+Rama e Ruci, Boshti i FITORES. says:

    Me vjen shum inat por s’kam c’ti bej, se SALI BERISHA NUK KA KONKURENT PER KRYEMINISTER ESHTE TMERR, SE A DUROHET SALIU EDHE KATR VJET TE TJERA.

  19. china says:

    o geno ps e mori shqiperine ne 97 te djegur dhe te shkaterruar dhe e la ne 2005 ne bumin e ndertimit.pastaj e mori kasapi dhe po e con ne falimentim.

  20. EDI RAMA LARGOHU SA ME SHPEJTE says:

    ORE RAME KOKEDERRI PO MOS GENJE KAC HAPTAS BRE BURRE POR NE VITIN 2100 VERTETE DO TI PUNESON 300.000

    1. tirana says:

      O POPULL NA KANE RRETHUR MASHTRUESIT NGA TE GJITHA ANET

      MOTO E KETYRE FELLIQESIRAVE ESHTE TA GENJEJME KETE POPULL SA ME SHUME .ISHALLA
      I HAJNE GJITHE RRENAT TONA DHE NE MARRIM VOTA DHE MW VOTAT BEHEMI MILIONERE
      SI ESHTE BERE DHE SALA ME SHOKE E SHOQE .
      JO JO EDVIN ESMA NUK KE PER TE FITUAR ME MASHTRIME KURRE.

      KJO ISHTE GENJESHTRA ME BOMBASTIKE !!!!!!!!

      BEAVO RSMA SE JA MBUSHE MENDJEN MENHEHERE KETIJ POPULLI QE TY TE DUKET AQ BUDALLA. NESER PERPIQU QE TE GJESHE TE TJERA GENJESHTRA .ME BOMBA SE KJO

      ADIO RAMUSH MUTI

  21. llogaria says:

    Edi!Dikush te ka keshilluar gabim qe ti fusesh budallalleqe te tilla,keto pallavra per 300mije vende pune mund ti hane vetem maloket e Saliut por jo elektorati i majte apo i lekundur,sepse ne nuk jemi shpellare te genjehemi kaq lehte ,dhe as nuk do te perkrahim neser, kur te fitosh,po nuk punove per nje shtet ligjor e te drejte.

  22. pavjoni 17 says:

    vellezer budallenj,jemi shtuar shume,si do t’ja bejme?

  23. edi says:

    Po pse o edvin budalla eshte saliu qe nuk hap dot vende pune dhe del ti i zgjuar.Papunesia ka kapur gjithe boten jo shqiperine qe eshte fundi tabeles.Votat nuk fitohen me keto lloj genjeshtrash po gjej ndonje gje te re.Thuaj psh do ja marrim pronat te pasurve dhe do ja japim te varferve si shoku jot enver.

  24. valter says:

    Kjo eshte megjithmend bombastike. Megjithat rama ka te drejt te thoj ose flasi ne kete menyre. Keta jane ber mjeshtra te psikologjise dhe e njohin shume mire natyren e shqiptarit ose nivelin e tij intelektual. Keta jane specialiste te rangut te larte ne fushen e analizes elektorale pasi vetem kete din te bejne me se miri. Llogarisin me imtesi edhe votuesin e fundit te zonave me malore. Rama ka te drejt te flasi keshtu se e di qe me te tilla genjeshtra kane 20 vjet shqiptaret qe ushqehen dhe normal qe njeriu eshte si kafsha me ate qe mesohet ate ka deshire te haje, genjeshtra ka ngren gjithe kohes dhe vetem ato kerkon pasi e verteta i ben alergji. AHH talluni more talluni se kete vend e ka marr lumi, ka mbetur si ajo vjersha e Pashko Vashes (Shqiperia ka mbet si e veja pa burre … e si zogu nder legje…). Tani po te flase si ekonomiste mor zoti drejtues i opozites. Punesimi mor zotri apo e then ndryshe ulja e papunesise nuk vjen me retorika boshe te tuat por vjen me gjera konkrete, ka ekuacion ekonomik per kete pune ku tregon qe kaqe % e koefiçentit te multiplikatorit ne investime, shpenzime, apo perfitime nga eksportet dhe importet (remitancat e refugjateve) qe ne do te aplikojme na sjellin kaq % ulje papunesie. Per te ber nje previzion te tille duhet te kesh minimumi nje baze te mire te dhenash te te gjithe sektoreve dhe sidomos atij bujqesor ku ti mendon te bazohesh. Mirepo ne nuk kemi statistika, ne nuk dim se sa njerez kemi jo me te numerojme pula e dhene, kemi 20 vjet qe spunojme por akoma tregojme shifrat e kohes se monizmit dhe vetem sa ndryshojme vtitn (keta ta them nga eksperienca). E dyta mor zotri qe te thuash nje gje te till te duhet minimumi nja 1000 faqe programe e analize ku ti te shpjegosh se si do te operosh konkretisht: si do te financosh thot “plaku” me larte, si do te krijosh kushtet e infrastruktures bujqesore (kanalizime, kolektor, rrjet vaditje, rajonalizim produktesh duke perdorur avantazhin krahasues, fuqi puntore te kualifikuar (agronom, zooteknik, veteriner), si do mbrosh prodhimin e tyre ne treg, me çfare strategjie do dalin per te kapur vleren e shtuar, si do besh me marrveshjet e tregetis se lire, si do besh me pjesen e fshatareise qe ndodhen ne tiran apo edhe ne qytetet kryesore, ju keta fshatare i keni zen ne grace pasi ngritet piramidat e ndertimit pa asnje vizion per te punuar (e bet tiranen nje fjetore te madhe) etj. etj. Mbasi te besh nje analize te hollesishme te till dhe tjua shperndash populllit rural ateher mund tu thuash qe sipas ketij programi 1000 faqesh apo 10000 une o popull siguroj 300000 vende pune pasi kaq me del llogaria. Puna eshte se ju keto su duhen por dhe skeni kompetent se keni rreth vetes vetem hajdut, militante, te paafte, dhe kjo duket qe nga deputet qe keni e deri tek bashkiaket neper rrethe. Ajo struktura e moshes gjithperfshirese qe ke ne PS te vjen per te vjell kur i degjon qe nga gramozra me shoke e deri tek keta te rinjte si ai Shalsi qe pa pike turpi del ne tv dhe thote qe ne do vjedhin por me lezet…

  25. Artan Vehbiu(vllehu i ndrojtur) says:

    A mund ta imagjinoje kush Ramen si kryeminister?!
    Provojeni njehere…

  26. Meleku says:

    Rama: “Ne kemi përcaktuar një objektiv shumë ambiciozë, 300 mijë vende të reja, duke pasur parasysh hapësirën shumë të madhe për punësim që ka sot fshati. Kushte për lirinë që të funksionojë dhe për konkurrencën që tu japë krahë atyre që kanë më shumë aftësi, dhe nga ana tjetër nëse do të stimulojmë arsimin profesional ne mund të realizojmë këtë objektiv ambicioz. Por ajo çka është më e rëndësishme, ne mund ta ndryshojmë modelin e zhvillimit ekonomik, nga një model ‘rritje’ pa punësim, në një model rritjeje, zhvillimi të qëndrueshëm me punësim”.

    Ne vitin 2013 nje lider partiak ofron nje model ekonomik afrikan per shqiptaret! Ky ehste mdoeli i Ramiz Alise dhe “specialisteve” te bujqesise socialiste, qe marrin pervojen e “perparuar” nga Tanzania e Sulejman Bushatit (ka qene ambasador ne ate shtet).
    Arezat, tufezat, parcelezat, pulezat, lopezat, qingjezat, derrezat! Ky eshte modeli socialist i shekullit te 21-te!
    Mjerim per politiken shqiptare, kur sheh se si sharlatane te gjithllojshem marrin neper kembe dhe e vertisin nje popull te tere si ua do qejfi. Turp dhe mjerim!

  27. KASOLLE says:

    Zoti Rama mer masa qe tani per te mbrojtur voten dhe leri keto shashka, se nuk na duhen,se berisha i ka ndezur motoret per vjedhjen e radhes qe tani.Na thuaj se cdo te beshe me keta hajdutet qe na qeverisin sot,do te shohim ndonje pas hekurave apo jo. Kjo eshte ajo qe duan te degjojne gjithe Shqipetaret e ndershem sot nga ju dhe ps.Pa vendosjen e shtetit ligjor ne kete vend ku te gjithe te jemi te barabart para ligjit,ky vend nuk ka per tu bere kurre.Kjo duhet te jet kryefjala juaj ndaj ketyre hajduterve qe na qeverisin sot.Se vetem duke pasur nje shtet ligjor dhe demokratik vjen dhe mireqenia dhe punsimi.

  28. refugjati says:

    O KASOLLE ku na mblodhe.Po çfare shashke thua o i goditur,ajo eshte mine me sahat ti thua shashke.Per ç’hekura e ke fjalen per hekurat e stadiumit,mos u bej merak se Sala nuk shkon fare ne stadium, as nuk e di ku eshte stadiumi. Sa e çoi Sala Edin mbas hekurave, aq do e çoj dhe Edi Salen mbas hekurave.Fli i qete se do rregullohet.

  29. hajriu says:

    300.000 vende pune?????????????????????????????????????
    Rama doka me ja kalu edhe grekeve ne trillime…myth e shaqe myth , pse kshu shtihet goli e si???????

  30. nastradini says:

    EDI RAMA ME MIRE HAPJEN E VENDEVE TE PUNES T’JA LEJE BIZNESIT.

    dhe te mos fuse hundet ne KAZANIN e tjetrit. Enver Hoxha kishte hapur jo 300 mije vende pune, por i kishte “PUNESUAR” 100% shqiptaret ne ciflikun e tij qe quhej “Shqiperi o Shkemb Graniti.” Duke i transformuar ne kafshe pune si skllever prehistorike per te “bere malet dhe kodrat toka buke” dhe “per te ndertuar bunkere kunder imperializmit amerikan dhe social-imperializmit sovjetik”. Mbase kete plan te Kohes se Qepes ka ndermend Edi Rama ne deklaratat e tij bombastike, qe bejne te qeshin edhe kalamjte e rruges. Kur flet se punesimi dhe rritja ekonomike do te vije nga sektori i bujqesise. Apo nga MAGJIA socialiste qe do t’i beje sistemit fiskal albanez per vjeljen e tatimit ZERO per biznesin dhe te tatimit PROGRESIV. Vetem se Edi Artisti nuk ka menduar qe ka dy probleme per te realizuar PROGRAMIN e tij bujqesor. Se pari duhet te rivendose sistemin enverist te pashaportizimit per te kthyer me force talebanet e Saliut ne fshatrat e tyre nga bathoret ku jetojne. Se dyti duhet te gjeje treg per produktet socialiste bujqesore, sepse edhe tani fermeret nuk kane se ku t’i sheshin. Prandaj edhe nastradini thote:

    EDI RAMA ME MIRE HAPJEN E VENDEVE TE PUNES T’JA LEJE BIZNESIT.

  31. denis says:

    hahaha kjo po qe eshte genjeshter e zgjuar synojm qe te hapim 300 mije vende pune eshte e sigurte qe nuk ka pert hap as 30 mije vende pune por ky do te jete me serioz me genjeshtren e vet se sa saliu qe genju per 160 mije vende pune dhe kurre nuk hapi mbi 30 mije ky thote te pakten synojme qe kur te mos i hape se nuk ka mundesi ti hap te justifikohet me kete une kisha thene synojme

  32. nastradini says:

    DEKLARATAT E PAMENDUARA TE EDI RAMES MUND TA MBAJNE SALIUN NE PUSHTET.

    Me premtime dallkauke per hapje 300 mije vende te reja pune ne kohe Krize Boterore, me tatime ZERO dhe taksa PROGRESIVE per zengjinet barkderra te biznesit albanez dhe plot brockulla te tjera te kesaj natyre, kreu i Opozites Edi Rama po i ben sherbimin me te madh Sali Berishes dhe bandes e tij mafioze, qe fillojne nga vampiret Meta, Mediu, Pollo dhe perfundojne me shume sigurimsa te tjere nga pas. Sepse shqiptaret sot jane bere me te zgjuar dhe nuk e hane me sapunin per djathe, sic duket edhe nga komentet e lexuesve te TEMES, te cilet premtimet e Edi Rames i shikojne me mjaft dyshim. Saliu gjithashtu perdor cdo brokull qe leshon Edi Artisti ne media per te fituar dividente dhe per te sulmuar opoziten nga istikami i blinduar i tij. Prandaj edhe nastradini thote:

    DEKLARATAT E PAMENDUARA TE EDI RAMES MUND TA MBAJNE SALIUN NE PUSHTET.

  33. durresi .ha......... . says:

    pershendetje nga durresi ,uroj qe Rama ti lexoje komentet.Mos mendoni qe do votojme per ju z.Rama nese do keni po keto deputete dhe nese ato zgjidhen nga nje person i vetem i cili i zgjedh ne klub dhe sa para i japin qe nuk ka asnje lidhje me Ps.Ne do votojme per Ps nese kandidatet do te jene me kontribute prej vitesh ne PS ,njerez te ndershem te miratuar nga asambleja e Durresit dhe jo te komanduar .Te gjitha votat tona dhe kemi shume do te jene kunder ,te jeni i bindur.Jo te na sillni kandidate nga te gjitha krahet.Jemi lodhur me genjeshtrat dhe mashtrimet ,na shfrytezoni dhe pastaj emeroni biznesmene dhe te djathte.Ka ikur kjo kohe do ju ndeshkojme me humbje.

  34. anticensurë says:

    shumica e komentuesve janë përqëndruar në 300 mijshin e vëndeve të punës!e quajnë të parealizueshme!për mendimin tim është më se i realizueshëm!për të vetmin fakt se po u punua normalisht si shtet!saliu me shkatërrimin e tij ka ulur në maksimum punësimin,një shtet normal do të sillte një punësim më të madh,që do të sillte në normalitet me 300 mijë vënde pune!
    gjëja që mua më shqetëson është se rama ka konfirmuar të njëjtin grup dështak,përçarës dhe ndihemës të sali berishës,përfshirë dhe veten e tij!!rama pa pushtet po bën të gjitha veprimet e sali berishës për të fituar pushtetin!ai ppo bën kompromis me grupin e tij të milionerëve,me grupin nanoist kurse ne në pamundësi të mbështetemi diku tjetër përkrahim dështakun me fiksime për pushtet!edi ramën!
    konfirmimi dhe një herë i grupit të marrjes së rrogave dhe të përfitimeve ekonomike nga të qënit pjesë e politikës shqiptare,është rruga e dështimit të ardhshëm!rama konfirmoi grupin e përfituesve,e njerëzve që deri tashti nuk kanë bërë ASGJË,përveç sabotimit të opozitës!

    1. nastradini says:

      Po si ja con more Miku i vjeter i nastradinit, se SHEKULLI na la shendene dhe jemi prape bashke tek TEMA. Qe ka mbetur si lule ne shkretetiren e medies shqiptare. Edi Rama po te hape jo ne shqiperi, por ne SHBA 300 mije vende pune te reja do ta hedhe Obamen kokeposhte dhe do te behet Presidenti shume i nderuar i SHBA ne kohe Krize Ekonomike Botereore. Sepse te hapesh vende te reja pune kur ne te gjithe Boten po mbyllen me shpejtesi sketerre tregon qe ose je magjistar, ose je genjeshtar. Sepse sic e tha nastradini me siper or Mik i Vjeter nga SHEKULLI i Koedhimes qe na la shendene, te hapesh sot vende te reja pune nuk eshte njesoj si te hapesh tarraca per toka buke si ne kohen e Enverit. Sepse shqiptaret sot nuk jane si shqiptaret e Enverit, skllever ne vendin e tyre dhe nuk punojne me per nje krodhe buke. Edi Rama me keto deklarata dallkauke te pamenduara con uje vetem ne mullirin e Saliut. Detyra e cdo BOSI qe do te mare pushtetin pas Saliut eshte si te frenoje humbjen e vendeve te punes nga kriza ekonomike dhe jo t’i shtoje ato si ne perrallat Ali Babait, si te frenoje Borxhin e Frikshem qe po e fryn Saliu si nje Bombe me Sahat per ekonomine e vendit, si te zgjidhe krizen energjitike, si te pakesoje varferine e shtresave ne nevoje dhe jo si te hape vende te reja pune. Me mire kete gje t’ja leje Biznesit Privat sic bejne te gjithe shtetet inteligjente dhe demokratike ne Bote.

      1. anticensurë says:

        nastro këtë hapje të vëndeve të punës unë nuk e shikoj si një punë të shtetit!ai e thotë fare mirë se do të synojë tek fshati!në bujqësi mund të hapen shumë shpejtë 300 mijë vënde pune!mjafton pak subvencion i nxjerrë nga proteksioni që duhet bërë prodhimit vëndas!si qeveri unë shikoj tek rama jo frenimin e humbjes së vëndeve të punës,por shkurtimin e administratës!bërjen e saj më produktive dhe jo ta lërë si një parazite vetëm për të mbushur sheshet gjat mitingejeve ose për vota!si është shëndruar sot!hapjen e vëndeve të punës unë e shoh mëse real.si e kam thënë dhe më sipër shqetësimi është te rikonfirmimi i së njëjtës klasë politike dështake!kjo tregon për mua se ramës i interson vetëm arritja e qëllimit të tij privat,personal!aspak mbarvajtja e shqipërisë!kompromiset që ai po bën me saliun po i bën dhe brënda partisë së vet!njeriu duhet të bëjë kompromise,politikani më shumë,por kur këto kompromise duken që së largu që janë për përfitim personal,për të arritur egon e tij,vështirë se mund të pranohen!

        1. nastradini says:

          PSE SHQYPNIA NUK RON DOT ME PRESH DHE QEPE?

          Nuk ron dot Shqypnia me presh dhe qepe mor Mik i Vjeter i nastradinit. Ku do t’i gjeje Edi Rama SUBVENCIONET per bujqesine qe te mboje prodhimin vendas nga importi? Se degjojme qe do ZEROJE taksen per biznesin duke hapur brima te shumta ne Buxhetin e shtetit. Ne kohe krize ekonomike Boterore. 300 mije vende pune te reja jane nje shifer serioze dhe nje LIDER opozitar serioz qe kerkon te mare pushtetin me vota serioze nuk mund t’i deklaroje ka serbes. Sepse edhe sikur te ktheje sistemin e pashaportizmit te Kohes se Qepes dhe te perzeje ne fshat talebanet e Bathoreve te Saliut dhe t’i detyroje te hapin toka buke duke “bere kodrat dhe malet si fushat” prape Edi Rama nuk i mbledh dot ne shifren fantastike 300 mije vende te reja pune. Shqiperia urgjentisht duhet te filloje prodhimin e vogel industrial. Per kete qeveria nuk duhet te perzeje investitoret e huaj por t’i perkedhele ata me pambuk. Per kete qeveria duhet ta shikoje pushtetin jo si lope per ta mjelur, por si rregullator i biznesit vendas dhe atij te huaj. Per kete qeveria duhet te heqi dore nga investimet megalomane pa projekt dhe preventiv si rruga Durres-Kukes, por te hape korridore te tjera. Hong Kongu gjithe zhvillimin e tij e ka ne saje te levizjes portuale me kontenjeret. Shqiperia eshte ne pozite te volitshme gjeografike dhe portuale dha nuk i ka shfrytezuar asnjehere keto veti nga Zoti. Shqiperia mund te zhvilloje manifakturen e prodhimve firmato, te pjeseve auto dhe per traktore. Ka pasur eksperience dhe specialiste ne kete fushe. Shqiperia duhet te behet urgjentisht pjese e sistemit global tregetar pa mbrojtur me subvencione komuniste prodhimin e saj, por duke konkuruar me teknollogji dhe cilesi. Shqiperia duhet te prishe gjysmen e ndertimeve ne bregdet per te zhvilluar turizmin elitar qe me pas te zhvillohen edhe dege te lidhura te ekonomise. per keto duhet staf drejtues inteligjent, qe nastradini nuk i sheh tek deklaratat e Edi Rames. Asnje force politike deri tani nuk ka paraqitur asnjehere nje PROGRAM te mirefillte zhvillimi te vendit me prioritete. Vetem llafe boshe dhe brokckulla pa permbajtje. Nderkohe qe ne kolegjet prestigjoze te specializuar per biznese ne Bote studenteve qe ne vitin e pare u jepen si detyre te hartojne PROGRAME te tilla per vende te vecanta. Ka ardhur koha qe shqiptaret te zgjedhin me mencuri BOSIN e tyre jo nga ato qe premton, por nga ato qe shkruan dhe zbaton.

    2. anticensurë says:

      nastro nuk arri të kuptoj një gjë të thjeshtë?
      “PSE SHQYPNIA NUK RON DOT ME PRESH DHE QEPE?”mor zotëri:
      -ron gjë në zvicër??atyre nuk ju ha shumë për prodhimin bujqësor sepse prodhojnë dhe kanë aq shumë lekë sa ti blejnë në të gjithë botën!!
      -mos vallë zotrote ha televizorë e kompiuter??
      -si të leverdis ty or zotëri,ti importosh prodhimet ushqimore nga shtete më të pasura se ty dhe të mos i prodhosh vetë???
      mor njeri si ka mundësi të mendosh në këtë mënyrë!të lësh të pa punuar një pjesë të mundësive të tua sepse nuk dilet nga kriza me presh ew domate!si i leverdis grekut,maqedonit francezit bile dhe vetë zvicerianit që të prodhojnë produkte bujqësore e ty,ne nuk na leverdiska!? mos vallë dhe ti je nga ata që kanë rënë në grackën se ne mund të rrojmë me turizëm???
      industrinë e vogël a tërheqjen e investitorëve vërtetë duhet ta nxisë qeveria,por gjithnjë duhet të përdorë mundësitë që ka në dorë!ajo që ne kemi në dorë e para është fuqi krahu të pa punë dhe tokë djerrë!
      e dyta mundësi është stabiliteti politik gjë që nuk mund të arrihet brënda një kohe të shkurtër!
      e treta janë ligjet e standarteve perëndiomore ku tu sigurohet puna e shpejtë dhe normale e investitorëve të brëndshëm dhe të jashtëm!
      e katërta luftë e shpejtë dhe rrënjësore kundër korrupsionit administrativ!
      e pesta gjyqësor i pavarur,i shpejt dhe efikas!
      si e sheh o nastro përveç tokës dhe papunësisë nuk ke gjë tjetër që mund të të sjellë një punësim të shpejtë!
      marja e borxheve dhe invesitmi në çmëndina të quajtura “rrugë kombi”ose në gomarllëqe të quajtura “parlamenti më i mirë në europë” ose “stadium madhështor”nuk janë gjë tjetër veçse të vësh brekët e florita në kokë!
      me të vërtetë asnjë forcë politike nuk paraqitur program sepse nuk kanë një të tillë!asnjë forcë politike deri më sot nuk ka pasur interes për të punuar për shqipërinë!të gjitha kanë punuar për vete!përveç parave që kanë vjedhur,që askush nuk ja di,pothuajse të gjithë politikanët kanë shtuar peshën trupore!mjafton kjo për të kuptuar se sa iu ha palla për këtë vënd!

      1. nastradini says:

        Degjo nga nastradini nje histori te vertete o Mik i Vjeter.
        Para do kohe nastradini apo nastro sic e quan ti ishte me ftese akademike ne nje qytet te vogel te Skocise, Dendi quhej dhe asistova ne nje leksion te nje mikut tim per biznesin ne kompleksin universitar. Ne klase kishte shume studente te huaj, midis tyre nje djale i ri shqiptar. Profesori u kishte dhene detyren qe secili student te shkruaje PROGRAMIN e zhvillimit ekonomik afatshkuret te vendit te tij sikur te ishte kryeminister i zgjedhur. Studenti shqiptar fitoi vendin e pare midis afro 60 PROGRAMEVE. Si keshtu? Ta thote nastradini: ne programin e ketij studenti shqiptar shkruhej: “Shqiperia ka nje pozite te favorshme gjeografike me siperfaqe portuale fantastike nga veriu ne jug. Hong Kongu ne Lindjen e Larget u zhvillua dhe u fuqizua shume nga levzja e kontejereve me mallra ne te gjithe Boten. Portet e Hong Kongut jane bere me te kerkuara ne Bote nga firmat e medha. Si kryeminister i vendit tim do te bej PROGRAMIN per zhvillimin e porteve shqiptareve dhe hapjen e levizjes se kontejereve ne Bote nga brigjet tona. Per kete me pare do te ftoj firmat prestigjoze per ndertimin e autostradave jetike per kete biznes nga Qafthana e Kakavija me drejtim te porteve te bregdetit shqiptar. Portet do t’i tranformoj ne sheshe kontejeresh bashkekohore. Autostradat do t’i jap me koncesion, por do te kerkoj ndihme nderkombetare nga Bankat Evropiane per zhvillim. Per kete do te kerkoj edhe perkrahejne e partive politike te popullit tim, do te zbus ne maksimum konfliktet me fqinjet duke i ftuar te qarkullojne mallrat permes teritorit tone dhe besoj se deri ne fund te mandatit te kem hapur disa mijera vende pune.” Me beri aq pershtypje sa mbeta goje hapur dhe e pyeta nese do te kthehej ne Shqiperi pas studimeve. Me tha JO! nese vazhdon avazi i vjeter i politikes amatore. Tha PO! nese ndryshon situata. Shiko o Mik i vjeter sa potencial kishte nje student 20 vjecar shqiptar qe kishte habituur profesorin anglez me PROGRAMIN e tij per zhvillimin e Shqiperise. Pse duhet te degjojme brokullat e Sali Doktorit apo te Edi Artistit? ka ardhur koha qe shqiptaret te civilizohen dhe te zgjedhin drejte BOSAT e tyre.

      2. anticensurë says:

        nastro pavarsisht se nuk kam njohuritë e atij djali 20 vjeçar,në ekonomi,po të them se është një ide mos e pa realizueshme,të paktën për një kohë tmerrësisht të gjatë!në detin adriatik ke disa porte të mëdha.në itali triesten dhe ankonën,në kroaci po ashtu!në mesdhe po të fillojmë nga spanja deri në turqi janë porte të panumunrta!shumë tepër për sipërfaqen e mesdheut,pa llogaritur portet jugorë të tij!
        të tëra mallrat që trasportohen nga europa veriore mund të shpërndahen nga këto porte që kanë po ashtu dhe rrjetin rrugorë të zhvilluar dhe në terene shumë më të rrafsëta se terreni shqiptar!vëndet që ne mund të furrnizojmë ose të bëjmë shpërndarjen e mallrave nga portet tona janë kosova maqedonia dhe deri në në një farë mase sërbia!janë 4 vënde,përfshi shqipërinë!të gjithë vëndet e tjera kanë portet e tyre!bile me shumicë!
        pasuritë kryesore që ka shqipëria janë tre.
        -klimë e bukuri natyrore.
        -një nëntokë,tmerrësisht të pasur për sipërfaqen e saj!
        -ndryshe nga gjithë rajonei ne kemi një popullsi shumë të re dhe vitale!
        të tre këto pasuri,resurse si quhen tashti,janë një thesar i pa shterrur për ne!
        monokuktura nuk ka rritur asnjë shtet,nuk e mban të gjallë njeriun!portet mund të jenë një nga mundësitë për tu shfrytëzuar!
        si ta thashë dhe me parë ne duhet të ndërtojmë sipas mundësisë që kemi!më pak invesitme kërkon bujqësia, për të siguruar maksimumin e mundshëm të ushqimit!vendosja e rendit dhe stabiliteti politik!vendosja e ligjeve të nivelit perëndimor ku investimi të jetë i garantuar për investitorin e huaj!krijimin e një administrate të ndershme dhe zbatuese të ligjit!ligje të thjeshta dhe jo të stërndërlikuara!gjykata të pastra në zbatimin e ligjit njëlloj për të gjithë!riforcimin dhe modernizimin e arsimit në shqipëri për të pregatitur një fuqi punëtore të arsimuar teknikisht!
        ulja e kostos së jetesës dhe jo rritje artificiale pagash!ulja e kostos së jetesës sjell si pasojë rritjen mirqënjes dhe thithjen e investitorëve!rritja artificiale e rrogave sjell vota nga populli injoratn dhe largim të investitorëve!si të huaj dhe vëndas!
        mund të shkruaj dhe më shumë për atë pak sa di por nuk kam kohë!
        sidoqoftë nastro ky është thejshtë mendimi tim,i një njeriu të thjeshtë që i sheh ngjarjet me një llogjikë të thjeshtë,të ftohtë dhe duke u munduar ta mbajë sa më larg urrejtjen dhe hakmarrjen!llogjikë të thjeshtë që nuk pranon monokulturën portuale,bananore a turistike!
        dhe sikur shqipëria të ishte një bllok ari unë nuk do të preferoja rrojtjen vetëm perj tij!monokultura është thjeshtë shkatërrim!
        sa për dijeni honkongu ka rrojtur prej tregëtisë,të rrosh prej tregëtisë,nastro ti e di fare mirë se dikush duhet të prodhjë!tregëti me tregëtinë nuk bëhet!tregëtia nuk prodhon asgjë!është vetëm një shërbim shpërndarje,ndërmjetës!hallkë ndërmjet prodhuesit dhe konsumatorit!prodhuesi dhe konsumatori janë kyçi i ekonomisë!pa ta nuk mund të egzistojë ajo!pa shitje?PO!

        1. nastradini says:

          Edhe kafet tek Blloku jane bythe me bythe ngjitur me njera tjeteren, por ka “buke” per te gjithe. Ne vitin 1956 cekosllovaket i thane Enverit: “do ta cpojme Kerraben dhe do lidhim me autostrade lindjen e Shqiperise me portin e Durresit, ne menyre qe t’i haper rruga zhvillimit ekonomik!” Kete tynel te gjate qe do te lidhte Elbasanin me Tiranen per 15 munuta cekosllovaket do ta benin pa leke, por kerkonin te ndertonin per turistet e tyre ne Dhermi dhe Himare disa fshat turistike. Pas 20 vjetesh fshatrat ceke turistike do t’i mbeteshin shqiptareve. Enveri diten e pare u tregua entuziast, por te nesermen erdhi ne takim me cehre te ndryshuar dhe nuk e pranoi propozimin e bere. Xhafer Spahiu qe ishte edhe ideatori i projektit i tha: “Shoku Enver me duket se po bejme gabim te madh.” Enveri ja ktheu: “Keta duan te cpojme Kerraben, qe ARMIKU te na pushtoje me kollaj. Po pse si kujton ti, ne detin tone duan te lajne bithen keta hebrenj more Xhafer?” Dhe projekti i tynelit te Kerrabes u mbyll perfundimisht. Natyrisht Shqiperia nuk mund te jetoje vetem me portet dhe kontejeret, por Zoti ne Qiell ja ka dhene kete mundesi dhe keto duhen shfrytezuar. Nuk jane vetem shtetet fqinje qe duan korridore te lira per transportin e mallrave Lindje-perendim, por nje varg shtetesh, te cilat o kalojne me maune nga veriu permes Serbise dhe Hungarise, ose nga portet greke, kryesisht me maune dhe kontejere nga Pireu e Igumenica per ne te gjitha shtetet e Botes me tej. Shqiperia mund te konkuroje kete trafik malli te jashtezakonshem me miliarda EUR me cmime te leverdishme dhe cilesi sherbimi. Kjo hap edhe vende te reja pune, jo 300 mije, shume me pak, por eshte nje hap perpara. Para ca vitesh Maqedonia i kerkoi Sali Berishes te drejta portuale ne Durres per kontejeret e saj. Saliu e nuk i ktheu pergjigje fare dhe i meshoi si i marre investimeve tragjike-dallkauke per rrugen Duures-Kukes. Sot ne kete rruge PATRIOTIKE nuk shikojme asnje maune te levize, por me shume lope dhe gomere. Tema e PROGRAMIT per zhvillimin e vendit eshte mjaft e gjere dhe nuk mund te zhbirilohet ne faqet e gazetes TEMA, por dihet se per 70 vjet me radhe shqiptaret nuk po gjejne dot rrugen si te dalin nga balta e mocalit komunist. Sepse nuk dine te zgjedhin drejt BOSAT e tyre. Prandaj edhe nastradini proteston kunder Edi Rames, qe premton CUDIRA BIBLIKE, pa treguar me pare ne menyre te detajuar si do t’i zbatoje ato. Sot degjova qe kishte premtuar taksa ZERO edhe per ilacet. A mund te qeverise vendin nje njeri i tille?

          1. anticensurë says:

            nastro,
            askush nuk po mohon gabimet e enverit!por të fillosh e ti tregosh si ti i bie të jenë barsaleta të “tuat”!nuk jam aspak kundër shfrytëzimit të që gjithë pasurive tona,në të cilat janë dhe portet,por si ta kam thënë dhe më parë dy janë principet kryesore:
            -shfrytëzimi i pasurive që nuk duan një investim të madh!
            -prodhimi!
            për të parën duhen shfrytëzuar ato pasuri që të sjellin remdioment më të madh!
            për të dytën pa prodhimin nuk mund të kesh konsum!për pasojë nuk mund të kesh tregëri!
            kafet e bllokut e kanë përfitimin në atë lek që qarkullon në shqipëri!
            -administrata-e paguar me borxhet që merr saliu!
            -prodhimi i pakët pothuaj inegzistent!
            -para të pista të lara brënda o të importuarar nga kriminaliteti jashtë shqipërisë!
            -paratë e pastra të dërguara nga emigrantët në familjet e tyre ose në blerje pronash!ku mund të themi se bazohet pjesa më e madhe e “prodhimit”shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje