Një kamikaz hedh veten në erë para ambasadës amerikane në Turqi. Shtohen masat e sigurisë në Tiranë

1 Shkurt 2013, 16:42Politika TEMA

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur jashtë ambasadës amerikane në Ankara, Turqi. BBC bën me dije se ka gjetur vdekjen kamikazi dhe një punonjës i sigurisë.

Brenda ambasadës nuk ka pasur dëme.

Ambasadori amerikan tha se është vrarë një anëtar i stafit turk të ambasadës.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Pranë ambasadës amerikane ndodhet ajo franceze dhe gjermane. Dhjetëra ambulanca dhe forca të shumta policore mbërritën në vendngjarje dhe izoluan zonën.

Autoritetet turke nisën hetimet e para, ndërkohë që për momentin askush nuk ka marrë përsipër aktin e rëndë. Shpesh vitet e fundit Turqia është vënë në shënjestër të sulmeve terroriste, në të shumtën e rasteve të ndërmarra nga kurdët separatistë,  por edhe nga ekstremistët islamikë që kritikojnë aleancën me Shtetet e Bashkuara.

Nisur nga objekti i sulmit, këtë radhë dyshimet më të mëdha bien për një sulm të organizuar nga ekstremistët islamikë.

Sakaq, forca të shumta policie të sektorit të rendit dhe sigurisë në Drejtorinë e Policisë Tiranë kanë marrë masat urgjente për ruajtjen e ambasadës Amerikane, pak minuta pasi kishte ndodhur ngjarja në Turqi, raporton TCH.

Përveç efektivit të saj që ka në dispozicion, ambasada ka kërkuar në bazë edhe të marrjes së masave, të përforcohet edhe me efektivë të policisë shqiptare.

Një plan i tillë gjithmonë vihet në zbatim sa herë një ambasadë e këtij shteti sulmohet në ndonjë vend tjetër të botës. Në planin e masave policia e kryeqytetit ka parashikuar edhe mosparkimin e asnjë automjeti në afërsi të saj, por edhe një kontroll të vazhdueshëm të automjeteve që do të përshkojnë segmentin para murit të saj rrethues.

14 komente në “Një kamikaz hedh veten në erë para ambasadës amerikane në Turqi. Shtohen masat e sigurisë në Tiranë”

  1. Χιμαρα 1ος says:

    Jam i sigurte qe jane Islamistet kurde mbrapa kesaj,mire ja ben turku qe i vret.Kurdet dhe armenet jane terroriste!

    1. armand says:

      E hodhe shashken ti kali i Trojes?

    2. disk says:

      O budalla, nese e ke per PKK-ne ata nuk jane islamiste por komuniste. Pall hesapi. Per greket dhe armenet te mbeshtes se legena jane

    3. eleΥΘeriskepsi says:

      Χειμαρρα pershendetje mos u merzit per kete karagjozin qe komenton me nick tend!

      Per kete tipin qe komenton me nick tend qe eshte zigur qamili , dhe per disa tipa provokator qe komentojn , kishte disa dite me pare nje artikull o haonas !

      Tema On Line !
      Perse lejoni komente me nick te vjedhura ?!!

      1. Χιμαρα says:

        Pershendetje Xristina!
        E lexova artikullin e haonas. 28/01/2013.
        Keta dyfytyresia i ka karakterizur gjithe jeten.
        Sot ka nje spalathrea athlitika, opadoi tou PAO.

        1. tourkofagos says:

          pune korrakesh,varu kkkkkkk………

    4. Χιμαρα says:

      Kushdo qofsh ti hajdut, “urimet” me te mira nga Χιμαρα!!!

  2. Adoleshent says:

    Deri tani askush nuk po merr persiper aktin e kryer.
    Kurdeve ju moren shtepite i persekutuan, po te Ambasada Amerikane cfare duan?
    Al Qaeda do jet koka turkut perseri…

  3. nuri says:

    Thone se i bejne vete keto lojra.

  4. Luan Polican says:

    Pa tjeter qe Al Qaeda ka dore ne kete atentat. Kurdet e konsiderojne si aleat dashamisr USA-n.

  5. xxxx says:

    Kto jane si puna atyre “ortodokve” te Korces qe donin ti venin bomben aktorit te teatrit

  6. Dardan says:

    Munde te jet edhe grupi teroriste ultra ortodokse (Engjujt e konstandinopoit) keshtu raportojn disa media turke,

    1. pune greksh gjell pushtash says:

      dhe natyrshem shtrohet pyetja: pse greket jane kurva dhe pushta? heeemmmm.
      keni ndonje ide you varipidhjotet

  7. enea says:

    Po pres me parudim reagimin e muxhahedineve te Shqiperise dhe te filo-erdoganeve….Keta qe duan ti shpetoje nga perrallat me greqine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje