Me Fylen te Sheraton-i

4 Shkurt 2013, 21:17Editorial TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

Mbërrij në mbrëmje në Tiranë dhe rehatohem te Sheratoni. I fus një darkë të lehtë poshtë te restoranti, pak verë e kuqe nuk është keq e ngjitem sërish lart në suitën time. Para se të ndjek lajmet te BBC dhe CNN, një të folur në Skype me familjarët e më pas një status të ri te Twitter-i im. Rehatinë ma prish trokitja e derës. Një nga asistentët e mi më sjell dosjen me materiale rreth situatës politike parazgjedhore të përgatitur nga përfaqësia jonë këtu në Shqipëri. Ka goxha materiale edhe konfidente madje, por mua tashmë nuk më intrigojnë më thashethemet e Tiranës. Politika shqiptare është bërë qesharake dhe ne në Bruksel nuk e marrim aq seriozisht. Na kanë lodhur aq shumë këta kokëgdhetë sa edhe vizitat e këtushme i bëjmë të sforcuara me të vetmen arsye: duhet të raportojmë në komisionet e veçanta si dhe para Parlamentit Evropian. Shqipëria vazhdon të mbetet një dhembje koke e pashërueshme në kokat e ne burokratëve të zgjerimit.

Gjumi më zë duke lexuar një koment të kolumnistit Wolfgang Munchau në gazetën Financial Times. Televizori i dhomës mbetet i sinkronizuar te CNN deri mëngjesin tjetër. Po këtë mëngjes fillon dita e takimeve aktive. Trojka e ambasadorëve hanë mëngjes me mua dhe bisedat tona krejt të lirshme përqendrohen kryesisht mbi krizën e zgjatur të eurozonës. Fjalët e mia m’i përpijnë që nga buzët me shpresën se do të mund t’u tregoj ndonjë sekret të padëgjuar më parë veçanërisht kur fjala bie rreth Greqisë.

Nga fundi kur kamarierët na servirin kafenë, informohem shkurtimisht edhe rreth situatës së këtushme. Si gjithmonë e njëjta këngë del nga gurmazi i Arvizusë, Sequi, Wolfarth: Statusin e vendit kandidat? Po e ngadalësojnë dhe po e pengojnë ata të dy!

Eskorta e stërmadhe më merr nga hoteli luksoz dhe më vozit 54 sekonda më larg, në takim me Sali Berishën. Më pret krahëhapur si gjithmonë, më qesh e teksa më fton në zyrën e tij më belbëzon me ironi:

-Dolëm të fortë ne ish komunistët. Si ti dhe unë ende në pushtet!- e zgërdhihet i skuqur i gjithi.

Mundohem të mos i bëj iso në të tilla situata dhe pas fotos zyrtare e mbylljes së dyerve insistoj t’i kërkoj informacionet e duhura rreth situatës politike në vend, stadit të integrimit dhe zgjedhjeve të qershorit. Ndërsa Berisha flet unë bëj sikur e dëgjoj, ndërsa asistentët e mi kot lodhen duke shkruar gjithçka del nga goja e tij. Përgjigjet tashmë ia dimë dhe pavarësisht se angazhohet seriozisht atypëraty, sërish justifikohet me opozitën. Ka 5 vjet që e përgojon keqas e nëse je dikush që nuk e njeh mirë këtë specie politikani, të bën ta besosh në çdo detaj.

Në moshë është goxha më i madh se unë, por prapë ka një lloj papjekurie të stimuluar njësoj si politikanët në Sarajevë dhe Prishtinë. Nuk më rrihet më gjatë me të dhe i kërkoj të premtojë zyrtarisht përgjegjësi dhe zgjedhje të lira në qershor 23.

-Ky është basti i fundit i Brukselit me ty doktor, i them prerë. Ai skuqet, merr pamje serioze dhe ma kthen përgjigjen flakë për flakë:

-Kam rrezikuar më shumë se çdokush tjetër për ta sjellë vendin tim aty te ju. Falë vetëmohimit tim dhe të një grushti intelektualësh bëmë që diktatura të shkatërrohej edhe këtu. Nuk i largohem dot politikës pa e anëtarësuar Shqipërinë në BE. Kokëfortësisë së opozitës me 3 ligjet e pa aprovuara do t’i përgjigjemi me votën sublime mbarëpopullore…

Përgjigja e tij më shokon. Takohemi formalisht dhe largohem.

Ndërsa eskorta më çon 55 sekonda më tej drejt takimit me kryeopozitarin mendja nuk më hiqet nga këmbëngulja e Berishës. Paskemi punë me të, pëshpëris pa zë. Qershori do jetë më i nxehtë në këtë qoshkë ballkanase të Mesdheut, por lavdi Zotit që shqiptarët e vonojnë me muaj rezultatin final të zgjedhjeve e pushimet e gjata të gushtit do të më shkëpusin për një farë kohe nga sherret e pritshme.

Edi Rama t’i lehtëson takimet. Më racional e më me humor. Të paktën nuk mashtron si kryeministri dhe ironia që përdor na godet si pa kuptuar edhe ne “brukselasve”.

-Nuk do tolerojmë më as vjedhje dhe as tjetërsim vote!-më shprehet ashpër dhe prerë piktori i opozitës. Qëndrojmë një moment pa folur dhe sërish serioz vazhdon të flasë.

-Opozita si kurrë më parë do i bëhet barrikadë çdo lloj deformimi fitoreje. Jemi në zgripin e një humnere ku nga momenti në moment vendi mund të rrëzohet për tu mos u çuar më këto 20 vitet e ardhshme…

Takimi me Presidentin mustaqelli Bujar Nishani ishte relaksues. Herë fliste si të ishte një profet e herë si ndonjë bejtexhi orienti dhe fjalori i tij mbushur me krahasime, personifikime, antiteza, hiperbola dhe simbole e bënte qesharak në sytë tanë. As i prerë e as i vendosur, ky pozicion e paraqet presidentin si më të veçantin e gadishullit ku baballarët e kombeve qeverisin hekurt edhe kur Kushtetutat i përkëdhelin me nene honorifike. Se shkon apo nuk shkon të takosh Bujarin, nuk humbet asgjë. Pas takimit me Berishën gjithçka te Bujari të duket si lustra e fundit e lyerjes së këpucëve me të njëjtën bojë…

Presidenca e Jarit qenka afër me Sheraton-in tim të dashur. Sapo shoqëruesi më çel nga jashtë derën e blinduar të Benz-it, përshkoj me shpejtësi hollin kryesor të hotelit e ngjitem nëpërmjet ashensorit në suitën time. Gjithçka është sistemuar aty përveç televizorit që qëndron i hapur në të njëjtin kanal ku e lashë qysh në mëngjes.

Futem vërtik në tualet dhe çlirohem i tëri tek shurroj duke vërshëllyer një nga këngët e fëmijërisë time, të cilën e këndonim kur na çonin me punë vullnetare të lyenim me gëlqere trungjet e pemëve. Nga dritarja e wc-së shoh tutje poshtë oborrin e pasmë të hotelit ku eskorta e makinave qëndron e parkuar harkuar. Fenelinat e makinave të policisë ende të ndezura duken si memece pa zhurmën e sirenave. Grupi i shoqëruesve të veshur me të zeza më presin të gjithë mua. Më shëmbëllehen të gjithë si populli i këtij vendi që na presin ne burokratëve të Brukselit, por ne jo çdo herë që vonohemi jemi në banjë duke jashtëqitur.

Çka shkruaj në episodin e parë është thjesht fantazi e ndërtuar mbi axhendën e supozuar të një komisioneri evropian. Personalisht jam lodhur me këto takimet kokë më kokë. Herë më duken hipokrizi, herë kurvëri, herë diplomaci bajate dhe herë mungesë kurajoje.

Në një vend si yni ku askush nuk i hap rrugë vetes, kolegut dhe integrimit dhe votën ta vjedhin e ta tjetërsojnë si shenjë horoskopi është më fisnike të ndërtosh një axhendë të thjeshtë e racionale.

Thirr 30 gazetarë, 30 kamera,30 politikanë e folu hapur e pa ekuivok LIVE në sy të botës: Brukseli u ngarkon me përgjegjësi të dy krahëve politikë. Më 23 qershor respektoni çdo vullnet vote përndryshe me metoda “demokratike” do e nxisim këtë popull t’u largojë me shkelm bythëve se u(na) jeni bërë ha(va)le!

 

facebook.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

29 komente në “Me Fylen te Sheraton-i”

  1. Meleku says:

    Vijne qe te tallen me kryetari e çmendur te PS. Ja kane pergatitur receptin e ri qe quhet antiklithme, nje perzierje e krokodilit te Strasburgut dhe hashashit te Lazaratit.
    Do te kete edhe per ty Mane.

    1. shqiponja says:

      Bledi, ke mundesine te behesh nje shkrimtar i madh. Nuk them te heqesh dore nga publicistika por do ta ndihmoje me shume shoqerine shqiptare nese do shkruaje libra artistike ku te trajtoje problemet e mprehta te saj. Ke nje stil fantastik qe rrjedh kendshem si uji i lumit qe ta ben shqipen te tingelloje shume e embel.
      U gezova kur mora vesh se ke dale ne shtyp me nje liber por u zhgenjeva kur mora vesh qe ishte permbledhje publicistike.
      Te uroj suksese!

      1. Open your mind says:

        Melek,eshte vertet ofenduese te te kthesh ty pergjigje,sepse duket qartazi qe je nje idiot i lindur dhe me probleme te theksuar mendore. Te te kthesh ty pergjigje do te thote te ulesh ne nivelin tend te injorances.Mgjth po bej nje perjashtim dhe po e ul dhe une vehten dhe po te them :Nxirre koken nga qypi i halese ku e ke futur o krimb.Nxirre dhe thith ajrin e paster te lirise,pa u varur nga baca apo te tjere.Pa u bere fresk atyre qe pine gjakun e popullit.Por ti nuk e ben dot.Ti ndjeshesh rehat nen eren e m””‘tit sepse i tille je dhe vet.Je per te ardhur keq o mi gjirizesh.Shqiperia nuk eshte e baces tend or pusht dhe as e Edi piktorit,por eshte e atyre shqiptareve qe u dhimbset kur e shohin qe perdhunohet dhunshem cdo dite nga politika jone e qelbur.Po kujt i flas dhe une.Merr vesh druri?

        1. Slayer says:

          ….jo me probleme mendore,sepse i bie qe dikur ka qene normal! Ky eshte thjeshte i lindur Idiot, e per fat te keq si puna e ketij analfabeti ka plot ne 2-partite kryesore, mos ju pergjigj se pastaj besojne ne ato qe dikur i quanin genjeshtra…

          1. Uarda says:

            Une mendoj se me djem si Bledi, Merja, Edi Rama, Gramozi, etj.etj…, PS i ka zgjedhjet te fituara….
            Apo jo o Mere? Mereeee…….

      2. Mali says:

        Shkrimtar i madh!? Manja!!!!Do jesh noi katunare nga Permeti edhe ti moj shqiponje, qe nuk ke lexuar libra deri me tash.

    2. Pilo Lala says:

      Fyleja erdhi per ti dorezuar mandatin e Lamtumires Berishes nga karrikja per ate qe tha ne NATO.
      Fyleja e ka keq per vete, prandaj vjen takon homologun ne Tirane.
      Arvizu po e ve Shqiperine ne binare, ai eshte si Mariza Lino.
      Arvizu e ka thene fjalen tani, Edi Rama do jete Kryeminister.
      Problemi itij eshte si te heqi Berishen ne Mars. Iliri kerkon thele te madhe per kete veprim, dhe Edi nuk i premton asgje.
      Keta te Evropes vijne ketu per parade mode.

    3. tekniku says:

      O meleq
      Mos u merakos kaq shume se do t’ja gjejme vendin edhe Saliut tend.Ne mos ka cmendina ne Shqiperi(dhe sidomos ate te Vlores)ka bota plot o Paleku.

    4. rudina says:

      pse mos thuash qe i cmedur eshte Saliu qe po tallet tere bota me te por sic duket do te kete dhene pak lemoshe tu si puna e qenit qe te japin pak nga pak qe ti veshe mbrapa.

  2. coku says:

    si gjithmone no koment. brilant. vetem te lutem shkruaj per shqiperine pas 24/06/2013, qe zombit ta ndiejne driten dhe te fshihen mos te duken gjekundi. flm.

  3. marjon gorica says:

    Si e paske heq vetllen o Bledo, te hengert Xhozi syun :)))

  4. ERA says:

    i shkelqyer Blendi , artikull i goditur.

    Thirr 30 gazetarë, 30 kamera,30 politikanë e folu hapur e pa ekuivok LIVE në sy të botës: Brukseli u ngarkon me përgjegjësi të dy krahëve politikë. Më 23 qershor respektoni çdo vullnet vote përndryshe me metoda “demokratike” do e nxisim këtë popull t’u largojë me shkelm bythëve se u(na) jeni bërë ha(va)le!

  5. ERA says:

    i shkelqyer Bledi , artikull i goditur.

    Thirr 30 gazetarë, 30 kamera,30 politikanë e folu hapur e pa ekuivok LIVE në sy të botës: Brukseli u ngarkon me përgjegjësi të dy krahëve politikë. Më 23 qershor respektoni çdo vullnet vote përndryshe me metoda “demokratike” do e nxisim këtë popull t’u largojë me shkelm bythëve se u(na) jeni bërë ha(va)le!

  6. SADIU says:

    Shkrim fantastik, te lumte.

  7. malokja says:

    Nje pergjigje per Melekun: ate ilacin qe po u rekomandon te tjerve, do te ta fusin ty dhe sojit tend ne goje me pare. Per Bledin: si gjithmone nje publicist i shkelqyer dhe me mjaft fantazi. Te lumte, shiko nga e ardhmja, djale i mbare.

  8. daja says:

    Ne bullgari kane plasur protestat kunder CEZ shperndarjes e cila si ne shqiperi i ka mbyt bullgaret me fatura tejet te fryre.
    http://www.vesti.bg/index.phtml?tid=40&oid=5499251
    dmth.kane vjedh pa hesap dhe atje.Te ishe kujtu me heret Sale se bool i le me vjedh ceket!

  9. miri says:

    po daje e vertet,disa nga parullat qe hidhnin sot ne Bllagoevdrag ishin “Jashte nga Bullgaria shoqeri elektroenergjitike qe genjejne dhe vjedhin” gjithashtu grisnin faturat ne menyre demonstrative. Saliii e fitove arbitrazhin qen ?

    http://www.vesti.bg/index.phtml?tid=40&oid=5499251
    dmth.

  10. arjani says:

    O Melek! Mos vrapo te komentosh per shkrimet e Manes, se ai nuk shkruan per haivane si ty.

  11. Bledi fshatari says:

    Sa me shume te kaloje koha, e sa me shume te lexoj shkrimet e ketij delirantit, aq me shume nuk arrij me te dalloj se ku mbaron bytha e Rames e ku fillon gjuha e ktij Bledarit. Lepirje kaq profesioniste sem kane zene syte ndonjehere. E kuptoj dhe e pranoj ironine kundrejt Saliut, edhe kritikat e forta, por keto levdatat per Edin jane me te vertete te teperta. Jo per gje por edhe Bledari e di fort mire se kush eshte Edi ne realitet, sepse sado ta lucidosh, nuk mund ta shesesh bronxin per flori.

  12. gjergji usa says:

    Nje artikull zhgenjyes i Blendi Manes (BM) persa i takon nivelit te protestes dhe reagimit qytetar karshi nje fenomemi tashme te pranuar ne Shqiperi qe mund ta quajme Invazioni dipllomatik 22 vjecar I shqiperise nga ambasdoret dhe kommisioneret.

    Duket me sy te lire qe ceshtja e miratimit te tre ligjeve per te “filluar fillimin” e bisedimeve per te marre statusin eshte nje skenar i felliqur per te mbuluar deshtimin total te instalimit te demokracise ne Shqiperi.Ishin keto Fylet qe mbuluan ne menyre kriminale ngjarjet makabre te 21 janarit dhe vjedhjen live te votimeve te 8 majit dhe nuk duhet te kene surrat te shkelin ne aeroportin e nene terezes se jane te felliqur

    Eshte poshtruese sjellja e dipllomacise amerikane dhe europjane me tolerimin ndaj SRB duke e trajtuar shqiptaret me keq se Haiti me nje neodictator si Jean-Claude Duvalier .Ai i ka kryer te gjitha veprimet per te qene i tille sepse ka vrare,protestues,ka tradhtuar vendin,ka vjedhur pasurite kombetare.ka vjedhur votat,ka rrahur dhe poshtruar opoziten .
    Stefanaq Fyle e ka humbur besimin qe kane shqiptaret per te dhe eshte pjese e fajit bashke me vrasesin berishe,tradhetarin rame dhe hipokritet ambasadore.

    Prandaj duhet te mblidheshin 30 gazetarë, 30 kamera,30 atdhetare qe te flisnin hapur e pa ekuivok LIVE në sy të botës te sheratoni duke protestuar para ish komsomolasit Fyle:
    QE BRUKSELI DHE WASHINGTONI TE LARGOJNE NGA FRONI QENIN BERISHE QE ATA E PRUNE NE PUSHTET NE MENYRE TE DYSHIMTE NE 1992,E MBROJTEN NE 1997-1998 DHE E FALEN NE 21 JANAR 2011. DHE TA NXISIN KETE POPULL TE LARGOJNE ME SHKELM BYTHEVE MONSTREN SRB PARA VOTIMEVE .

    Dje eshte 4 shkurti pervjetori i masakres te kryer nga nazisti xhaferr deva.Eshte e cuditeshme qe ndonese ky person ishte klasifikuar si “a war criminal”dhe duhej te dilte para gjyqit per krime kunder njerzimit,u perdor nga Office of Special Operations per diversion ndaj shtetit shqiptar.Biles varrimin e tij ne 1978 ne Kalifornia e menaxhoi ish oficeri i cia-s Roger Hollingshead.Deri ketu justifikohen keto shkelje ligji me luften e ftohte mes te dy kampet est dhe west.Por kur paturpesisht shikojme qe neonazistet Berisha dhe Basha heqin emrin e rruges se deshmoreve te 4 shkurtit ne menyre demonstrative duke perdhosur Luften NCL te popullit shqiptar duhet te pyesim diplomatet amerikane dhe europjane:Perse tolerojne keto akte neonaziste kunder nje levizje qe ishte pjese e aleances madhe USA-GB-BRSS ?

    Nje nga shkaqet kryesore qe shqiperia eshte sot ne kaos politik,ekonomik dhe moral eshte se dipllomacia amerikane dhe europjane me futjen e tyre ne shqiperi ne 1990-1991 nuk predikuan paqe dhe dialog midis “paleve nderluftuese’ por mbajten krahun dhe mbeshteten pinjollet e xhaferr deves duke zbatuar teorine famekeqe te rajersonit per dekomunistifikimin e shqiperise qe fatkeqesisht perfundoi ne neonazistifikimin e vendit.

    Prandaj vizita e moskovitit stefanaq fyle duhej pritur me protesta paqesore nga kompania e blendi manes dhe pse jo dhe nga aleanca kuq e zi si mashtrues dhe perkrahes nen rrogoz i SRB.Te pakten te dilte ndonje burre me ndonje parrulle modeste ku te shkruhej: GO HOME MISTREC FYLE.

    Kam nje sebeb “te uroj” tre miljon shqipfolesit me rastin e formimit te deges se partise se “agimit te arte” ne sarande.ne vecanti bossit te akz kreshnik spahiu dhe te bej kujdes mos rreshqase ne nacjonalizem se i ngelet hatri udherrefyesit

    Nqs se dhe BM mendon se do behen votime te rregullta ne qershor 2013 dhe do iki nga pushteti SRB me vota me keqardhje e njoftojme se paska ikur per lesh..Nuk eshte me shqiperia e ndyre vetem e blendi fejziut por dhe e blendi maneziut

    U shofsh o permet qe s’tu gjend nje djale
    cupe e sali beut me nishan ne balle
    rrembeu gjithe shqiperine
    e me keto fylet e fitoi davane.

  13. dino says:

    Melek mos e kruaj me Manen djal-o..!Manes i hane duart per te shkruar,ti te ha bytha per ta kruar!

  14. nahlel says:

    Bravo B.Mane.Shkrime argumentues,e kritike.

  15. e ardhmja says:

    Blend eshte satire e goditur

  16. lira says:

    Open your mind, nuk te vjen keq nese bej copy paste komentin tend . ja ke dhjere shume mire lehesave te serbit tropojan
    Melek,eshte vertet ofenduese te te kthesh ty pergjigje,sepse duket qartazi qe je nje idiot i lindur dhe me probleme te theksuar mendore. Te te kthesh ty pergjigje do te thote te ulesh ne nivelin tend te injorances.Mgjth po bej nje perjashtim dhe po e ul dhe une vehten dhe po te them :Nxirre koken nga qypi i halese ku e ke futur o krimb.Nxirre dhe thith ajrin e paster te lirise,pa u varur nga baca apo te tjere.Pa u bere fresk atyre qe pine gjakun e popullit.Por ti nuk e ben dot.Ti ndjeshesh rehat nen eren e m””‘tit sepse i tille je dhe vet.Je per te ardhur keq o mi gjirizesh.Shqiperia nuk eshte e baces tend or pusht dhe as e Edi piktorit,por eshte e atyre shqiptareve qe u dhimbset kur e shohin qe perdhunohet dhunshem cdo dite nga politika jone e qelbur.
    Bledi si gjithmone brilant, mendoj qe nje kopje ta dergosh ta lexojne vemjet ne bruksel.

  17. Jeta says:

    Bravo Blidhri !

  18. Shume shkrim i bukur. Keep going Bledi (*_*)

  19. Xhema nga Tirana says:

    Z. Bledi Mane ! Më lejoni të rishkruaj një frazë të artikullit tuaj që mua më ka pëlqyer shumë dhe më duket mjaft e goditur (edhe artistikisht): “… Pas takimit me Berishën gjithçka te Bujari të duket si lustra e fundit e lyerjes së këpucëve me të njëjtën bojë …”

  20. anim says:

    Shkrim shume i mire i Manes.
    Po ashtu Nje shkrim i mire nga Blendi Prifti lidhur me Andi bushatin dhe gazetaret e felliqur relativiste qe barazojne ashiqare e paturp Bishen me Ramen (PD me PS).

    Ne shqiptaret kemi nevoje per ti thene gjerat Troc. Te ulerasim TROC.
    Ka shume shqiptare neper forume online dhe nemedia qe nuk kane rreshtur ne keto 7-8 vjet diktature/”demokraci HIBRIDE” qe te thone pikerisht ate qe thote Bledi Prifti ne kete shkrim – duhet tu veme emrin gjerave ashtu sic jane, te ndajme sot dhe njehere e prgjithmone shapin nga sheqeri, te mirin nga i ligu dhe po ashtu te aftin nga te paafti. Te pakten te perpiqemi e te fillojme ta bejme kete nje ore e me pare – te pranojme qe ndonjehere kritika apo kendveshtrimi jone lidhur me individe apo fenomene mund te jete edhe i padrejte apo emocional – por mos reagimi dhe pranimi pa kushte i baltes primitive/berishiane/nanoiste/metiste/xhuveliste dhe i meskineve qe i shkojne pas kesaj qerreje te vjeter nuk mund e duhet te pranohet me…

    Njerezit e thjeshte e dijne fort mire se cfare i motivon Fevziun, Sandrin, Cilin, A. Hoxhen e te tjere maskarenj si keta qe te amplifikojne brockullat e Berishes dhe te bejne propagande te shpifur antishqiptare/proqeveritare.

    Andi Bushati (apo edhe Lubonja e te tjere si keta) nga ana tjeter nuk eshte se eshte idiot/injorant e i paafte apo se ben pjese tek ky grup i ndyre sherbyesish te cdo regjimi – por nga ana tjeter i sherben Berishes po aq mire sa keta bashibozuke e dallkauke te felliqur

    – Se pari pasi ai mbeshtet “pa ekuivoke” pikerisht platformen e Berishes ne “relativizimin e te keqes”- se te dy palet qenkan njesoj.
    – Se dyti kur kjo mbeshtetje “pa kushte” behet nga dikush si Bushati (apo Lubonja e co.) qe perceptohen nga publiku i gjere si “analiste te pavarur”, atehere efekti manipulues e deformues i ketyre opinioneve behet edhe me shkaterrues e pervert.
    Linja e Berishes ne pushtet ka qene gjithmone e njejte qe pa skrupuj e ne menyre primitive/orientale te shtype e dhunoje kedo qe nuk i shkon pas avazit – duke u perpjekur te dribloje “brenda limiteve” te ligjit. (Kuptohet qe per Antiligjorin par excellence – limitet e ligjit varen nga koncepti i tij tribal mbi ligjet qe sipas llogjikes se Berishes jane aty vetem per tu manipuluar dhe deformuar ne menyre monstruoze – si ne rastin e gerdecit dhe vrasjeve te te 21 Janarit….. – nga xhahile te ligjit si Rusmaili, Bylykbashi, Ristani etc…)

    S’ka me mire per narativen Berishiane sesa gjoja-gazetare kundershtare te regjimit qe vene shenjen e barazimit mes tij dhe Rames dhe falangave PDiste me PS.
    Edhe per propagande, ne dukje e vecanerisht per te huajt, ska me mire sesa gjoja-kundershtare te Berises qe bejne punen e tij dhe gazetareve te regjimit. Si mundet te quhet Berisha diktator dhe autokrat nga Fyle kur ai lejoka “shtypin e lire” dhe kritika ndaj tij,
    Madje te dy keta (Bushati dhe Lubonja) jane te lejuar/mirepritur (dhe madje jane pjesemarres te zellshem) ne median e klanit te Berishes qe ti bejne keto gjoja kritika ndaj regjimit.
    Jo me kot Berisha i kujton Lubonjes 4 apartamentet qe ai gjoja paska ne Tirane duke i thene se pjeserisht (ne mos plotesisht) i ka keto te mira nga honoraret dhe beneficet e regjimit. Besoj se funksionon pak a shume njesoj edhe me Bushatin dhe te tjeret si keta (Lutfi Dervishi me vjen ne mendje p.sh).
    Padyshim te gjithe keta kane te perbashket edhe inate personale, qefmbetje, urrejtje/zili personale ndaj Rames dhe sipas llogjikes Ballkanike – me mire shkojne te flejne ne nje krevat me Berishen sesa me Rame mullixhiun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje