Indeksi i varfërisë përfshin papunësinë dhe inflacionin e një vendi, për të vlerësuar kushtet në terren. Ueb-faqja amerikane për biznes dhe teknologji Business Insider ka analizuar 197 vende dhe territore – nga Afganistani në Zimbabve – për të hartuar Indeksin e Mjerimit për vitin 2013. Në mesin e këtyre vendeve, në vendin e 9-të është Kosova.
Shënim: Rezultatet bazohen në të dhënat nga CIA World Factbook, e cila llogarit shifrat e vendeve dhe territoreve që nuk kanë agjenci të besueshme lokale të raportimit. CIA World Factbook për herë të fundit është përditësuar më 11 shkurt, 2013.
25. MALI
Indeksi i varfërisë: 36.5
Inflacioni: 6.5%
Papunësia: 30%
Mali, njëri nga vendet më të varfra në botë, varet nga minierat e arit dhe eksportet bujqësore. Rreth 10 për qind e popullsisë është nomade dhe rreth 80 për qind e fuqisë punëtore është e angazhuar në bujqësi dhe peshkim.
Burimi: CIA Factbook
24. MAURITANIA
Indeksi i varfërisë: 37
Inflacioni: 7%
Papunësia: 30%
Gjysma e popullsisë është ende e varur nga bujqësia dhe blegtoria dhe varfëria është e shfrenuar. Ekonomia lokale varet shumë nga eksportet e mallrave.
Burimi: CIA Factbook
23. IRANI
Indeksi i varfërisë: 39.1
Inflacioni: 23.6%
Papunësia: 15.5%
Kontrollet e çmimeve, subvencionet dhe kufizimet e tjera në sektorin privat, janë pengesa të vërteta për ekonominë, ashtu si edhe zhvlerësimi me shpejtësi i monedhës. Kjo është edhe arsyeja përse korrupsioni është i shfrenuar dhe aktivitetet e paligjshme të biznesit zhvillohen në masë të madhe. Ekonomia është po ashtu shumë e varur nga nafta dhe vuan nga sanksionet ndërkombëtare. Papunësia është në nivele të shifrave dyshifrore.
Burimi: CIA Factbook
22. MALDIVET
Indeksi i varfërisë: 40.8
Inflacioni: 12.8%
Papunësia: 28%
Është një vend i dashur për pushime – turizmi përbën 30 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm (GDP). Por, rënia e turizmit dhe shpenzimet e mëdha të qeverisë kanë dëmtuar ekonominë lokale, kanë shkaktuar inflacion të lartë dhe norma e papunësisë gati është dyfishuar nga viti 2010.
Burimi: CIA Factbook
21. RRIPI I GAZËS
Indeksi i varfërisë: 43.5
Inflacioni: 3.5%
Papunësia: 40%
Prejse Lëvizja Islamike e Hamasit ka marrë kontrollin e Rripit të Gazës në qershor të vitit 2007, mbylljet e kufirit, të vendosura nga Izraeli, kanë çuar në përkeqësim të ekonomisë së dobët: më shumë papunësi, norma më të larta të varfërisë dhe tkurrje të mprehtë të sektorit privat, i cili mbështetet kryesisht në eksporte.
Burimi: CIA Factbook
20. BOSNJË DHE HERCEGOVINA
Indeksi i varfërisë: 45.5
Inflacioni: 2.2%
Papunësia: 43.3%
Lufta ndëretnike e viteve 1992 – 1995 ka shkaktuar papunësi. Papunësia është rritur, prodhimet kanë rënë për 80 për qind dhe vendi nuk ka arritur të rimëkëmbet. Në vitin 2011, një bllokim në Parlament ka lënë Bosnjën pa qeveri në nivel shtetëror për më shumë se një vit, çfarë ka bërë që Fondi Monetar Ndërkombëtar të ndalojë pagesat e ndihmës.
Burimi: CIA Factbook
19. JEMENI
Indeksi i varfërisë: 46.4
Inflacioni: 11.4%
Papunësia: 35%
Njëzetepesë për qind e Bruto Prodhimit të Brendshëm të Vendit vjen nga nafta. GDP-ja e Jemenit ka rënë më shumë se 10 për qind në vitin 2011, por kjo rënie është ngadalësuar për 1.9 për qind më 2012. Qeveria është duke bërë përpjekje për të zgjeruar ekonominë, por përballet me resurse ujore në rënie, papunësi të lartë dhe normë të lartë të rritjes së popullsisë.
Burimi: CIA Factbook
18. HAITI
Indeksi i varfërisë: 46.5
Inflacioni: 5.9%
Papunësia: 40.6%
Edhe para tërmetit të vitit 2010, 80 për qind e popullatës haitiane ka jetuar nën vijën e varfërisë dhe 54 për qind në varfëri të skajshme. Një pjesë e madhe e popullsisë po ashtu ka qasje të dobët në arsim. Vendi përballet ende me pasojat e tërmetit, si dhe me korrupsion të shfrenuar.
Burimi: CIA Factbook
17. SVAZILANDI
Indeksi i varfërisë: 48.4
Inflacioni: 8.4%
Papunësia: 40%
Svazilandi varet shumë nga Afrika e Jugut, ku i shkojnë 60 për qind e eksporteve dhe nga ku i vijnë 90 për qind e importeve. Kriza globale ekonomike ka goditur rëndë eksportet e Svazilandit, ndërsa të ardhurat në rënie kanë shtyrë vendin në krizë fiskale. Vendi po ashtu vuan nga papunësia e lartë.
Burimi: CIA Factbook
16. AFGANISTANI
Indeksi i varfërisë: 48.8
Inflacioni: 13.8%
Papunësia: 35%
Afganistani vazhdon të rimëkëmbet nga dekada e konfliktit. Përballet me nivele të larta të korrupsionit, kapacitet të dobët të qeverisë dhe infrastrukturë të varfër publike. Ndihma e huaj dhe bujqësia janë duke ndihmuar rimëkëmbjen e Afganistanit, por ai vazhdon të vuajë nga inflacioni i lartë dhe papunësia.
Burimi: CIA Factbook
15. ISHUJT MARSHALL
Indeksi i varfërisë: 48.9
Inflacioni: 12.9%
Papunësia: 36%
Gjëja më e mirë për ekonominë lokale është ndihma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Turizmi është shpresë e mirë për rritjen ekonomike, por aktualisht punëson vetëm 10 për qind të fuqisë punëtore. Zvogëlimi i qeverisë, thatësira, rënia në ndërtim, rënia në turizëm kanë qenë pengesa për ekonominë.
Burimi: CIA Factbook
14. SENEGALI
Indeksi i varfërisë: 49.5
Inflacioni: 1.5%
Papunësia: 48%
Pavarësisht marrjes së shumë ndihmave të huaja, Senegali vuan nga furnizimi i dobët me energji elektrike, i cili ka çuar në protesta publike dhe është pjesërisht shkak i papunësisë së lartë.
Burimi: CIA Factbook
13. KENIA
Indeksi i varfërisë: 50.1
Inflacioni: 10.1%
Papunësia: 40%
Korrupsioni dhe mbështetja në disa mallra specifike, çmimi i të cilave ka mbetur i ulët, kanë lënë prapa ekonominë e Kenias. Papunësia ka qenë historikisht shumë e lartë dhe mbetet e tillë. Megjithatë, në Kenia është zbuluar naftë në mars të vitit 2012, e cila mund të ndihmojë rigjallërimin e ekonomisë së saj.
Burimi: CIA Factbook
12. LESOTO
Indeksi i varfërisë: 51.1
Inflacioni: 6.1%
Papunësia: 45%
Lesoto e ka koeficientin e tretë më të lartë të Gini-t (masën e shpërndarjes statistikore) në botë, që do të thotë se pabarazia e të ardhurave është veçanërisht e lartë këtu. Rritja ekonomike pritet të ndodhë për shkak të projekteve të mëdha infrastrukturore, por prodhimi i dobët pengon ekonominë. Papunësia e shfrenuar është gjithashtu një problem i madh.
Burimi: CIA Factbook
11. SUDANI
Indeksi i varfërisë: 51.5
Inflacioni: 31.5%
Papunësia: 20%
Shkëputja e Sudanit Jugor në korrik të viti 2011 – rajonit që ka qenë përgjegjës për rreth tre të katërtat e prodhimit të naftës në ish-Sudan – ka qenë goditje e madhe për ekonominë e Sudanit. Vendi është duke bërë përpjekje për të gjetur mënyra të reja për të gjeneruar të ardhura, por jo me shumë sukses. Sudani ka futur një monedhë të re, të quajtur funta sudaneze, por vlera e saj ka qenë vazhdimisht në rënie. Inflacioni në rritje, i cili ka arritur në 47 për qind në muajin nëntor, është po ashtu problem i madh.
Burimi: CIA Factbook
10. SIRIA
Indeksi i varfërisë: 51.7
Inflacioni: 33.7%
Papunësia: 18%
Ekonomia e Sirisë vazhdon të goditet nga konflikti, i cili ka nisur qysh në vitin 2011. Në vitin 2012, GDP-ja është tkurrur për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe rënies së konsumit të brendshëm. Përveç rritjes së papunësisë, vendi përballet me inflacion të lartë dhe zhvlerësim të monedhës.
Burimi: CIA Factbook
9. KOSOVA
Indeksi i varfërisë: 53.6
Inflacioni: 8.3%
Papunësia: 45.3%
Në vendin më të varfër në Evropë, mesatarja vjetore e të ardhurave për kokë banori është 7.400 dollarë. Remitancat nga vendet e tjera evropiane, kryesisht nga Zvicra, Gjermania dhe shtetet nordike, llogaritet se përbëjnë 18 për qind të GDP-së. Edhe pse ekonomia e Kosovës ka treguar hapa të rëndësishëm në kalimin në sistemin e bazuar në treg, papunësia e shfrenuar mbetet problem.
Burimi: CIA Factbook
8. NEPALI
Indeksi i varfërisë: 54.3
Inflacioni: 8.3%
Papunësia: 46%
Në njërin nga vendet më pak të zhvilluara në botë, rreth një e katërta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Bujqësia drejton ekonominë e Nepailit dhe përbën më shumë se çerekun e GDP-së. Grindjet civile, lokacioni i mbyllur gjeografik dhe ndjeshmëria ndaj fatkeqësive natyrore kanë përkeqësuar ekonominë e dobët të këtij vendi.
Burimi: CIA Factbook
7. NAMIBIA
Indeksi i varfërisë: 57
Inflacioni: 5.8%
Papunësia: 51.2%
Namibia është e varur në masë të madhe nga burimet e saj të minierave. Ajo eksporton shumë diamante, uranium dhe ar. Megjithatë, sektori i minierave punëson vetëm 3 për qind të fuqisë punëtore të vendit.
Burimi: CIA Factbook
6. XHIBUTI
Indeksi i varfërisë: 63.3
Inflacioni: 4.3%
Papunësia: 59%
Për shkak të burimeve të tij të pakta natyrore dhe industrisë së vogël, papunësia në Xhibut është tejet e lartë. Arsyeja e vetme përse inflacioni është i ulët, është sepse franga e Xhibutit është e lidhur me dollarin. Si rezultat, monedha është artificialisht e lartë dhe e bën edhe më të vështirë për vendin që të paguajë borxhet.
Burimi: CIA Factbook
5. TURKMENISTANI
Indeksi i varfërisë: 70.5
Inflacioni: 10.5%
Papunësia: 60%
Bujqësia përbën vetëm 8 për qind të të ardhurave në Turkmenistan, por punëson gjysmën e fuqisë punëtore të vendit. Turkmenistani vuan nga korrupsioni i shfrenuar dhe keqadministrimi nga qeveria autoritare. Sipas CIA Factbook: “Perspektivat e përgjithshme në të ardhmen e afërt janë dekurajuese për shkak të korrupsionit endemik, sistemit të dobët arsimor, keqpërdorimeve të qeverisë me të ardhurat e naftës dhe gazit dhe refuzimit për të miratuar reformat e orientuara në treg”.
Burimi: CIA Factbook
4. BJELLORUSIA
Indeksi i varfërisë: 71
Inflacioni: 70%
Papunësia: 1%
Në vitin 2011, në Bjellorusi ka nisur një krizë financiare, e shkaktuar nga rritjet e pagave nga qeveria, pa mbështetje nga trendet e prodhimtarisë. Pavarësisht marrjes së miliarda dollarëve ndihma nga Komuniteti Ekonomik i Euro-Azisë, shitja e Beltranzgaz-it te Gazprom-i rus për 2.5 miliardë dollarë, në përpjekje për të stabilizuar ekonominë, rubla e Bjellorusisë ka humbur 60 për qind të vlerës së saj në vitin 2012 dhe vazhdon të jetë në rënie.
Por, të paktën, pothuajse çdo bjellorus që kërkon punë, gjen punë. Me rreth 50 për qind të fuqisë punëtore të punësuar nga qeveria, vendi mburret me njërën nga normat më të ulëta të papunësisë në botë.
Burimi: CIA Factbook
3. BURKINA FASO
Indeksi i varfërisë: 81.5
Inflacioni: 4.5%
Papunësia: 77%
Burkina Faso ka një popullsi të madhe dhe burime shumë të kufizuara natyrore. Ekonomia e vendit varet nga bujqësia, pambuku dhe ari. Vendi është ende duke u rimëkëmbur nga efektet e thatësirës së madhe në vitin 2011. Ai po ashtu vuan nga papunësia shfrenuar.
Burimi: CIA Factbook
2. LIBERIA
Indeksi i varfërisë: 90.5
Inflacioni: 5.5%
Papunësia: 85%
Liberia është një vend me të ardhura të ulëta, i cili varet shumë nga ndihmat e huaja. Ekonomia e Liberisë është shkatërruar nga lufta civile dhe keqmenaxhimi i qeverisë. Ekonomia lokale është rritur me ritëm të shpejtë në dy vjetët e kaluar, kryesisht për shkak të burimeve të pasura natyrore dhe çmimeve të larta të mallrave. Megjithatë, 85 për qind e fuqisë punëtore nuk mund të gjejë punë të qëndrueshme.
Burimi: CIA Factbook
1. ZIMBABVE
Indeksi i varfërisë: 103.3
Inflacioni: 8.3%
Papunësia: 95%
Rritja ekonomike në Zimbabve është ngadalësuar, pjesërisht për shkak të të korrave të varfra dhe të ardhurave të ulëta nga diamantet. Sipas CIA Factbook: “Qeveria e Zimbabvesë ende përballet me një numër problemesh të vështira ekonomike, përfshirë infrastrukturën dhe mangësitë në rregullatorë, pasigurinë politike, një pjesë të madhe të borxhit të jashtëm dhe punësimin e pamjaftueshëm formal”. Papunësia vlerësohet të jetë 95 për qind, edhe pse Factbook CIA tërheq vërejtjen se papunësia e vërtetë është “e pakuptueshme” nën kushtet aktuale ekonomike. Edhe pse norma e inflacionit është stabilizuar kohët e fundit, Zimbabve është përballur me hiper-inflacionin masiv në periudhën 2003-2009. /REL/
Pse cfare keni pritur…!??.Ne nje vend ku drejtojne islamokorruptuarit me te medhenj te ballkanit qe mendjen e kane te ndertojne xhamija,si mund te jete ndryshe vec se ashtu si e kane katandisur Kosoven martire.Populli i kosoves qe te kthehet ne popull Dardan,te kete demokraci dhe prosperitet duhet te bej dy gjana imediate : 1- te zhduke korrupsionin me ate shpuri politikanesh duke votuar njerez te ndershem,
2- te zhduke nga trojet dardane islamizmin e prapambetur turko-arab.
Vetem atehere hapet rruga qe shqiptaret e dardanise te jetojne ne paqe dhe prosperitet,ndryshe nje Jemen i vogek do behet,ate do edhe serbi.Tung.
Ahh te mart meteori te mart o liburn ortodhijaku, politikanet si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi njohin vetem lekun nuk njohin fe ore malok jugu, cfare hyn feja ketu?????
sigurisht qe hyn feja, pse ateher ne 25 vendet e varfra 20 jane vende me shumice myslimane. une se kuptoj pse duhet medoemos me mbrojt fene. dihet qe te gjitha fete jane vetem genjeshtra, kurse feja myslimane pervec se genjeshter eshte dhe e dhunshme.
Lexo me shume ti kafshe greke, keto jane vende muslimane thua
ti?
ZIMBABVE,LIBERIA,BURKINA FASO ,BJELLORUSIA,NAMIBIA,NEPALI,LESOTO,KENIA,ISHUJT MARSHALL
SVAZILANDI,HAITI?????
Ramy,prodhon vetem injorance duke treguar mllefin.Vendet qe ke permendur jane te gjitha pa perjashtim izlamiste.Pra komenti jot eshte humbje kohe.
Liburn ,ramy efendiut i djeg se lideri shpirteror i tij, sali shpella eshte nje nga hajdutet qe ka thyer rekordin e deri tanishem ne historine e shqiperise .Edhe ky i fundit sa per koencidence eshte islamik ,edhe lideret qe kane drejtuar shqiperine per 100 vjet e deri tani njihen per hajdutellekun me te madh ,edhe keta po islamike ishin ,e kane ne gjak sulltanatin keta
Ska lidhje kjo pune me fe more injorant e cinik ,a e imagjinoni ju vendin tuaj me 85% te infrastruktures te demtuar rend ne nje luft aq te ashper qfare kemi pasur ne …nuk mund ti rindertosh te gjitha per nje nate ,plus kur ti shtosh nje qeveri te zbritur nga bjeshket e drenices qe kurr skan pare civilizim me sy ky eshte rezultati ,po me mire eshte ju te shikoni mjerimin tuaj se nuk eshte aq keq sa e pasqyrojn keta te huajt!!
Keto jane statistika te Veton Suroit dhe fletushkes Koha ditore, Kushe ehst aje PSIKOPATE EGOISTE INJORANTE I QMENDURE i cili beson se Kosova esht me e Varfer se Afganistani ta zame sipase kesaj statistike, hahahhahahahahah,,,
Ku krahasohet varferia e Kosoves dhe Evropes me Varferin e vendeve Afrikane te Azise dhe atyre Arabe te Lindjes ku njerzia nuk ka buke me ngrene ndersa prej egzistence se Kosoves ne ket Bote nuk ka ndodhe asnjeher qe njerzit te vdesin urie ase para 1000 apo 2000 vitve kushe esht aje Psikopate Injorante Egosiste e’i Qmendure qe beson kete,
Ne kosove jetohet me mire se ne shum vende te rajonit e biles edhe me mire se ne disa vende te Evropes, Po ashtu Kosova esht me e zhvillume ne te gjitha aspektet se disa vende te rajonit nuk ka njeri ne kosove i cili nuk posedon nje shtepi nje makin dhe nuk ka nje familjare jashte kosove,,
Kjo statistike esht qesharake dhe nuk ja veln me komentue,
Ne ket statistike thuhet se te ardhurat per koke banori ne Kosove jane 7.400 dollarë.
Dhe kosova esht rendite e 9,ta sipase varferis ndersa Afganistani i 16,ti ndersa te ardhurat per koke banori ne Afganistane jane 585,dollare ketu shifet serioziteti dhe besushmeria e keti klasifikimi,
Pa permende ketu stadin e nivelin te zhvillimit ne te cilin gjendet Kosove dhe Afganistane i cili esht drite yje distance,
http://en.wikipedia.org/wiki/Afghanistan
Po ashtu edhe te ardhurat per koke banori te shqiperis jane 4,536 dollare ndersa Shqiperi nuk fregunton ne ket liste por Kosova po edhe pse ka 7,400 dollare te ardhurat per Koke banori me shume se shqiperia
http://en.wikipedia.org/wiki/Albania
Edhe niveli i zhvillimit ne Kosoves esht me i laret se ne Shqiperi ne te gjotha poret e jetes qofte ne Qytete fshatra apo Infrastrukture
MAURITANIA,, Esht klasifikuar ne vendin e 25,te ka 3,5 Milion Banore dhe Buxhet 1,5 Miliarde dhe GDP Per koke banori 4000 dollare
Kosova esht klasifikue ne vendin e 9,te ka 1,7 Milion Banore dhe Buxhet 1,6 Miliarde euro dhe GDP per koke banori 7900 dollare dhe kjo GDP per koke banori ne Kosove duhet te jet edhe njeher kaqe kur te llogaritet Informalitetit dhe ndihma nga Diaspora,
Senegali, Esht klasifikuar ne vendin e 14,te ka 12,milion banore dhe Buxhet 3,4 Miliarde dhe GDP 1,900 dollare per Koke banori,
Afganistani, Eshte klasifikuar ne vendin e 16,te Ka 30,milion Banore dhe Buxhet 2,2 Miliarde dollare dhe GDP 585 dollar per Koke banori, Pluse paramandone ne qfare stadi Zhvillimi gjendet Kosova ne krahasim me Afganistanin
Kjo tregon SERIOZITETIN e ketyre statistikave
Plus ajo qe esht me e rendesishmja stadi i zhvillimit ne te cilin gjendet Kosova me keto vende,
Vetem nje persone ne Kosove si Behgjet Pacolli ka me teper Buxhet se te gjitha keto shtet,
Statistika leshi me prapavi te qarte Denigrimi te disa shtetve ne mesin e te cilve edhe Kosova ,,
Ku esht Mozanbiku ne ket statistike 23,milion Banore vetem 4,miliard dollare Buxhet dhe 1,200 dollare per koke banori, pa permend estadin e zhvillimit ne te cilin gjendet ky vende dhe i cili nuk krahasohet ase me Kosoven ase me Bosnen
edhe plote shtet te tjera si Korea etj etej por shpejt e shpejt me ra ne sy Mozambiku,
https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/rankorder/2119rank.html
Normale qe do pasurohet Thaci me Berishen, i shesin edhe arme serbve, nderkohe qe populli shqiptar ne kosove dhe shqiperi vuan nga skamja e theksuar…
http:// gazetatema.net/web/ja-armet-qe-i-ka-shitur-saliu-milloshevicit/
po te mos genjeje istati me urdher te saliut edhe shqiperia eshte afer kosoves per nivel jetese
Liburni, lexo libra me shume se je injorant.
Nji pyetje kam : Per ekonomine ,Kosova ma mire asht sot,apo ma mire ka kene ne kohen e Titos?
Pergjigjen mundesisht ta japin kosovaret.
Per Kolen
Ateher ne kohen e Titos ekonomia ka qene shume e zhvilluar ne kemi pasur minierat e arit e te niklit ,fabrika te qdo lloji ndermarje te vogla e te mesme …ne kemi mundur te jetojm me standard mesatar jo te jemi te pasur sepse e gjith ajo pune ka shkuar ne destinacjon te Beogradit ne blerjen e armeve dhe forcimin e ushtris se tyre,d.m.th nuk kane lejur te ndertohet Kosova e as infrastruktura e saj .Me tutje une vizitoj shume Shqiperin dhe sado te sakta te jen keto shifra ne Kosove vertet nuk ka pune por mjerimin qe e shoh atje nuk e shoh ketu ku jetoj ,kjo fale mergimtareve tone qe per dallim prej andej nga ju ketu tek ne ata kujdesen shume per familjet e tyre …shpresoj qe sado pak te kam informuar !?
E para punes Merita keto statistika jane ne baze te te ardhurave te deklaruara, pra me ato cfare deklaron qytetari e shteti, ky eshte realitetit Kosoves. Sa per emigrantet tuaj e tanet, mos harro qe Kosova i ka pasur dyert e hapura gjate kohes se Jugosllavise. Kosovaret emigronin neper Europe kur me dekada me perpara se ne. Ke kosovar qe jane lindur e rritur ne Europe e jane me fise atje, kane vene rrenjet atje. Detyrimisht jane dhe me mire ekonomikisht. Kurse shqiptaret kane munder te dalin ne emigracion vetem keto 20 vitet e fundit, dhe nuk kane pasur njeri atje, as mbeshtetje dhe as kush ti prese e kush tu gjej pune ndryshe nga kosovaret. Madje fluksi me i madh ka qene pas 97, qe i bie 16 vjet jashtetit, ndryshe nga ju qe keni 50 vjet jashtetit. Kane filluar ne plote kuptimin e fjales nga ZERO pa pasur ku te shtrijne doren. Dhe prape kane derguar. Kush mendon ti se i mban qytetet e Shqiperise? Fryma shenjte?? Jo mi shoqe, ata emigrantet qe kane shkuar ne toke te huaj pa ditur gjihe, e pa pasur nje fytyre te njohur, pa pasur komunitet shqiptar qe ti derjtoj, ata kane mbajtur gjalle dhe shqiperine. Zgjuarsia e kosovarve ka qene se kane vajtur ne vende si Zvicra ku ka lek, ndersa shqiptaret kane vajtur ne Itali e Greqi qe skane stabilitet per veten e tyre jo me per emigrantet.
keto qe thua ti merita besoj dhe jan te sakta,madje shpresoj me gjith zemer si shqiptar i shqiperise qe shqiptaret e kosoves te ken arritje sa me te shpejte ne cdo aspekt te jetes duke filluar nga ekononomia e me tej,dhe ajo qe shpresoj edhe me shume,eshte pak me shume respekt per shqiptare si puna juaj zonja merita,pak me shume respekt per ne shqiptaret e shqiperise dhe me pak perbuzje,sepse sic keni emigruar ne vendet me te zhvilluar te botes ashtu keni migruar edhe tek ne ,ne vitet 98-99 ,qe edhe pse ishim ne pike te hallit me kenaqesi dhe velladashuri ja u hapem dyert dhe e ndame buken bashke me ju,kshuqe shume mire ben qe mburresh por trego pak me respekt per ate toke dhe ato banor qe qe ju kan mirepritur
Roland
Te kerkoj falje nese komenti im te ka lene pershtypjen e perbuzjes ,nuk ka qene qellimi im ,qellimi im ishte ta sqaroj sadopak per ata qe nuk kan pare Kosoven se ne realitet nuk eshte ashtu si pasqyrohet neper statistika dhe se nuk ka fshat ne Kosove qe jeton ne mjerim si kam pare ne veri dhe ne jug te Shqiperise ,sepse zhvillimi juaj nenkupton edhe zhvillimin tone si teresi ,andaj nuk kam tendence te perbuzjes apo ndarjes kush me shume e kush me pak jeton mire!
Kola ,, Shko vizito njeher Kosoven dhe pastaje flasim dhe do e shofeshe se ky klasifikim i kosoves esht qesharake,, Kosova ehst me zhvillume se Italia e Jugut dhe shum vende te rajonit ne te gjitha aspektet ky klasifikim i kosoves esht politike dhe esht ber me influencime ose te Serbeve ose te disa pseudo gazetarve dhe Opozites se ksooves
Si ka mundesi te ket ket nivel varferi nje vende ku njerzit per Kafe pije dhe Duhane hargjojn ne vite 300 milion euro dhe 200 milion per telefona,
Si mund ete ket ket nivele varferi nje vende ku 50% e popullsis jeton ne fshatra dhe Fshatrat e Kosovers jane te nivelit Evropine fale disapores e cila mbi 90% jeton ne fshatra te bukura e pitoreske te kosoves,
Si ka mundesi te ket ket nivel varferie nje vende si Kosova e cila ne vitin 2008 ka pase numrin me te madhe te Milionerve ne Evrope pase Beneluksit
Si kamundesi te ket ket nivel te varferi nje bvende si Kosova ku mbi 90% e Privatizimve ne Kosove jane ber nga vete Kosovaret ,
Si ka mundesi te ket ket Nivele varferi Kosova ku gjdo njeri ka ne pronesi te pakten nje shtepi luksoze dhe nje vetiure,
Si ka mundesi te ket ket nivele varferie Kosova ku mbi 90% e Popullit te Kosove bejn te pakten nje here pushime dikun ne Bregdet,
Si ka mundesi te ket ket nivel varferi Kosova kur Qytetet e Kosoves jane ne nje stade zhvillimi me ato te rajonit dhe ne shum aspekte edhe para tyre,
Si kamundesi te ket ket nivel Varferi Kosova kur ka nje Diaspor kaqe te madhe dhe shum te pasure dhe ne vendet me te pasura te Botes si Zvicrra Gjermani Amerika dhe Suedia dhe e cila e ndihmon shume kosoven
Si ka mundesi te ket ket nivel varferie Kosova me vetem 1,7 milion banore rezident dhe nje buxhet preje mbi 1,6 Miliarde ne Vite dhe me mbi 4,miliarde rezerva nga Privatizimi dhe fondet tjera ,
Si ka mundesi te ket ket nivel varferi Kosova kure kursimet e Kosovarve ne bankat vendore ne Kosova jane mbi 3,6 miliare euro
Shikone ket artikulle te gazetes per kursimet e Koovarve ne Banka
KU PO I MARRIN? KOSOVARET 2,9 MILIARE KURSIME NE BANKA
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,14,72783
Dhe niveli i zhvillimit ne Kosove esht ne te njetin stade me ate te rajonit ne shum fusha edhe me mire
dardan
per pak me bere te mendoj se une nuk jetoj ne Kosove po ne Zvicer ,hahahah deri diku analiza jote e drejt po jo krejtesisht ,edhe une po mundona tju tregoj shqipetareve te shqiperise qe nuk kan vizituar Kosoven se ne qendrojm me mire se ata po jo bash ashtu si ti jep ngjyrim ,statistikat me te mira i kan vendet bregdetare se sa kosovar bejn pushime verore e dimerore !!
merita-kosove,, Apsolute kame te drejte une i kame vizitue te gjitha vendet e Ballkanit dhe Evropes per ket arsye kam ardhe te ky perfundim Kosova ne aspektin gjenerale esht me e Zhvilluar Se, Italia e Jugut, Maqedonia, Serbia, Mali I zi, Bosna ,Bullgaria, Dhe ase qe krahasohet me Rumanin , Kosova esht me e zhvillume se Sllovakia Lindore e cila perfshine nje teritore dhe popullsi me te madhe se Kosova, Kosova esht me e Zhvilluar se Polonia Veri-Lindore e cila perfshine nje teritore dhe popullsi sa pes her Kosova,
Njerzit ne Kosova jetojn me mire dhe jane me te pasur se te gjitha ata te atyre vendeve qe ceka me larte,
Gjithashtu edhe ne France, Gjermani e Spanje ka Rajone ku jetohet me keqe se ne Kosove dhe jane shum me te pa zhvilluara se Kosova dhe keto rajone perfshijne nje teritore dhe Popullsi sa pes here Kosova ,
Nje shembulle konkret ne Rumanin Ortodokse mbi 2,Milion Njerze jetonje ne varferi Ekstreme dhe te jeni te sigurte se Varferia e Rumanise dallone si nata me diten me ate te Kosoves, Ndersa ter Kosova ka 1,7 Milion Banore ather bene Llogarin vete kam apo skame te drejte
Te jeshe e sigurte se une i njofe dhe vlersoje gjerat deri ne detjae edhe je shembulle si ka mundesi nje vende kaqe i varfer si paraqitet Kosova ne ket rapor te bej Investime mbi 1,miliarde euro ne nje Autostrade dhe ate pa kredi dhe e cila do jet me Modernja ne Ballkane,
Ky raporet esht i Influencuar nga qarqe Serbe dhe te dhenat i ka mare nga Vetvendosaj dhe disa gazetaruca te Kosoves te cilet per inatet qe kane me qeverin ja qesin namin e zi Kosoves, per interesa politike
keto qe thua ti merita besoj dhe jan te sakta,madje shpresoj me gjith zemer si shqiptar i shqiperise qe shqiptaret e kosoves te ken arritje sa me te shpejte ne cdo aspekt te jetes duke filluar nga ekononomia e me tej,dhe ajo qe shpresoj edhe me shume,eshte pak me shume respekt per shqiptare si puna juaj zonja merita,pak me shume respekt per ne shqiptaret e shqiperise dhe me pak perbuzje,sepse sic keni emigruar ne vendet me te zhvilluar te botes ashtu keni migruar edhe tek ne ,ne vitet 98-99 ,qe edhe pse ishim ne pike te hallit me kenaqesi dhe velladashuri ja u hapem dyert dhe e ndame buken bashke me ju,kshuqe shume mire ben qe mburresh por trego pak me respekt per ate toke dhe ato banor qe qe ju kan mirepritur
interresante, 15-18 shtete jan myslimane te tjerat jan katolike(zezak),ortodokse(bjellrusia) dhe budist nje shtet(nepali)?
Aty ku meriton eshte klasifikuar. Rrofte pavaresia.
ore që jemi një nga vëndet me zhvillim më të madh në botë e dimë!
që për pasuri jemi pas gjermanisë dhe ktë e dimë!
po nga niveli i varfërisë ku rreshtohemi??
merita kosovo ke shume te drejte , titua u mundua tju bente njerez evropiane . ju dha pashaporta jugosllave dhe ju nxori jashte ,ghermani ,zvicer ,ne vendet nordike amerike etj.ketu eshte e mira e jugosllavise ,por e keqja ishin se ju deghonit enver turkun dhe politiken e turqise per toke islame dhe ju mori koka ere . tani mbani islamizmin e semure turko-arab dhe po engret ndonje cope buke mire ,ndryshe ngrini 5 here ne dite sumen neper zhamiat qe keni ngritur ne cdo cep te kosoves ,ne ne shqiperi jemi si afganistani po pa talebaner ,pervec bathores
Eeeee lopa qe qenke ti …
Sa i perket Kosoves dh varferise se saj… keto statistika jane po aq reale dhe valide sa te famshmet “greek-statistic”… me nje ndryshim te vogel por domethenes: Greket i manipuluan shifrat me qellime politiko-financiare, ndersa ne rastin e Kosoves nuk ka mundesi te statistikave reale, pasi qe jo-formaliteti (ne para, biznese dhe patundshmeri) eshte teper prezent dhe i shumellojshem.
Ekonomia e Kosoves perbehet ne nje mase te madhe nga ekonomi joformale (pasuri te paregjistruar, biznese te paregjistruara, rroga jo formale, te ardhura diverse etj.etj). Kjo eshte edhe arsye kryesore qe jeta faktike (ekonomiko-financiare) ne Kosove eshte shume me ndryshe se statistikat e te gjithe botes mbi Kosoven dhe te ardhurat e banoreve te saj.
Po te jetonte Kosova sipas ketyre statistikave “boterore” , ne Kosove do te kishim zi buke, njerez pa kulm mbi koke, te vdekur nga etja e uria etj…..
Kosova ne shume aspekte eshte me e pasur (kam fjalen per familjet qe kane shtepi, truall, dhe te ardhura te padeklaura etj..) se qytete e fshatra te tere ne Jug te Serbise (qe nga Nishi e Leskovci deri ne kufi me Kosoven), apo se pjesa veriore e Shqiperise. (Si ne Serbi ashtu edhe ne Shqiperi kam pare vet fshatra e qytete te lena pas dore qe as nuk mund te krahasohen me vendbanimet kosovare).
Qe te moskeqkuptohem: Ne Kosove ka varferi, ka prapambetje, por jo te tille sic lene te kuptojne statistikat moderne nderkombetare, nga kushdo qofshin ato (banka boterore, fmn-ja, cia, be-ja, … e m´the e t´thash!!!!!!!)
Per Sum Lumen. Mos u mburr me joformalet dhe varferine. Si do qe ti kthesh statistikat je i mbarum. Leni greket edhe serbet. Merru me punet e tua. Je per faqe te zeze. Me keq ska ku te shkoj o trap.
te varfer ne trup te varfer ne shpirt.sipas kokes dhe festen
me vjen keq qe shqipetaret(kosove) te krahasohen me meturinat e botes. kosova ka njerze intelektual dhe te mire. por kjo puna e fes nuk ashte mire te jete shume e theksueme?rroft kosova posht islamiket qe duan te keqen popullit shqipetar(kosovar).
per mirelen
keto qe thua ti merita besoj dhe jan te sakta,madje shpresoj me gjith zemer si shqiptar i shqiperise qe shqiptaret e kosoves te ken arritje sa me te shpejte ne cdo aspekt te jetes duke filluar nga ekononomia e me tej,dhe ajo qe shpresoj edhe me shume,eshte pak me shume respekt per shqiptare si puna juaj zonja merita,pak me shume respekt per ne shqiptaret e shqiperise dhe me pak perbuzje,sepse sic keni emigruar ne vendet me te zhvilluar te botes ashtu keni migruar edhe tek ne ,ne vitet 98-99 ,qe edhe pse ishim ne pike te hallit me kenaqesi dhe velladashuri ja u hapem dyert dhe e ndame buken bashke me ju,kshuqe shume mire ben qe mburresh por trego pak me respekt per ate toke dhe ato banor qe qe ju kan mirepritur
per meriten nga kosova
keto qe thua ti merita besoj dhe jan te sakta,madje shpresoj me gjith zemer si shqiptar i shqiperise qe shqiptaret e kosoves te ken arritje sa me te shpejte ne cdo aspekt te jetes duke filluar nga ekononomia e me tej,dhe ajo qe shpresoj edhe me shume,eshte pak me shume respekt per shqiptare si puna juaj zonja merita,pak me shume respekt per ne shqiptaret e shqiperise dhe me pak perbuzje,sepse sic keni emigruar ne vendet me te zhvilluar te botes ashtu keni migruar edhe tek ne ,ne vitet 98-99 ,qe edhe pse ishim ne pike te hallit me kenaqesi dhe velladashuri ja u hapem dyert dhe e ndame buken bashke me ju,kshuqe shume mire ben qe mburresh por trego pak me respekt per ate toke dhe ato banor qe qe ju kan mirepritur