Mandatet, 4 zonat e nxehta

26 Maj 2013, 15:56Politika TEMA
Mandatet, 4 zonat e nxehta

Katër qarqe pritet te sjellin garën me te nxehte ne zgjedhjet e 23 qershorit, për shkak se dy koalicionet aty mund te bëjnë diferencën me një mandate me shume sesa kane marre ne zgjedhjet e kaluara, raporton Vizion Plus.

 

FIERI                   Ruhet mandati i 6 i PD apo 10 për PS?

ANDUEL XHINDI,    PS      –        MYSLIM MURRIZI,   PD

 

Nëse e djathta ruan në Fier këtë kuotë votash dhe shton votat e PDK dhe LZHK, ja arrin të marrë 7 mandate, nga 6 që mori në 2009-ën. Por e Majta duket se në letër e ka më të lehtë. Mjafton të shtojë vetëm 0.3 % vota, që të sigurojë mandatin e 10-të.

 

ELBASAN                    Ruhet mandati i 7 i PD apo 7 për PS?

ARBEN KAMAMI,     PS    –        AUREL BYLYKBASHI,      PD

 

Në Elbasan  i vetmi faktor që punon kundër shtesës prej 320 votash që i duhet Koalicionit të Majtë për të fituar një mandat shtesë, është kandidati i AK-së. Ndërkohë Koalicioni i Djathtë ka një problem të madh në mbrojtjen e mandateve të 2009-ës, sepse kandidati i FRD-së Artin Kovaci gëzon mbështetje duke përfituar vota  të djathta.

 

BERAT               Ruhet mandati i 4 i PD apo 6 për PS?

STAVRI CECA            PS     –         MEHMET XHEKA      PD

 

Në Berat, Koalicionit të Majtë i duhen një shtesë prej vetëm 170 votash. Por afrimi i PS me LSI pritet ti japë më shumë shanse opozitës, të thellojë avantazhin në rezultat qarku, e po kështu në nivel kombëtar.

 

TIRANE              Ruhet mandati i 16 i PD apo 17 për PS?

ENKELEJDA SHKRELI      PS    –   TRITAN SHEHU              PD

 

Në Tiranë, ku një lëvizje neto prej 784 votash i siguron Koalicionit të Majtë mandatin e 17-të, FRD-ja dhe kandidimi i Bamir Topit pritet ta ulë peshën specifike të Koalicionit të Djathtë.

Qarqet e tjera, pavarësisht se numrat tregojnë se janë më të vështira për t’u ndryshuar, mund të kenë gara dhe histori lokale por duken larg parashikimeve për të vendosur fatin e zgjedhjeve.

42 komente në “Mandatet, 4 zonat e nxehta”

  1. Ramy says:

    Kesaj i thone enderra ne Piiiiiiii

    1. Dardan says:

      Interesant si bine ne sy te gjithe kandidatet e PS,se Ortodokse

      1. Qamili says:

        Demtimi qe ka pesuar PD ne keto vitet e fundit, si dhe ribashkimi i se majtes do ti coje keto 4 mandate te nxehta ne favor te PS. E majta e bashkuar ka mundesi qe pervec ketyre 4 mandateve, te siguroje nje fitore spektakolare ne te gjithe Shqiperine.

        1. Redi says:

          PS dhe Edi do fitojne 80 mandate ne zgjedhjet e ardhshme, te mos lodhet kot sala, fitorja ne 23 qeshor eshte e PS dhe Edi Rames.

          1. igli says:

            Respekte per Anduel Xhindin. SHpresoj qe ai dhe te gjithe te tjeret e PS te fitojne mandatet qe flitet ketu. Kete jo vetem per vete, por edhe per ne te gjithe! Ky vend ka nevoje te sherohet nje here e mire nga Doktori dhe semundjet qe ka mbjelle ai.

        2. Tani says:

          Nuk e kuptoj perse i quajne zona te nxehta kur dihet qe keto mandate do ti shkojne te majtes se bashkuar. Nese do ti kishit bere mire llogaritjet e votave ne baze te votimeve te shkuara del fare qarte se keto mandate do te fitohen nga Edi Rama.

        3. Iliri says:

          Ne kete illim fushate ka shume njerez qe fillojne dhe numerojne sesa mandate do marri PS dhe sa PD. Por nje gje nuk po e llogarit njeri, shkallen e konvertimit te bastioneve nga te dyja palet. PS ka qe ne vitin 2005 qe nuk percahet, ka vetem largime te pakta (gje normale ne politike). Ndersa ne PD percarja ka arritur kulmin, po ta fillojme me largimin e B.Topit, I.Metes, dhe shume te djathteve neper rrethe, mund ta shikojme shume mire panoramen qe krijohet. PS e mund PD ne zgjedhjet e ardhshme, dhe keto 4 mandate nuk jane te nxehta por jane te fituara nga PS, mandate te nxehta mund te quhen ato mandate qe kane qene historikisht te PD dhe tashme PS ka nje mundesi ti fitoje.

        4. ypplala says:

          Mund te thuhet me plot gojen se PS i fiton te katert keto mandate dhe i sjell fundin qeverisjes se urryer se Sali berishes. Doktori eshte cmendur me keq se Fevzo, nuk meriton asnje vote kete here, se ka punuar vetem per femijet e vet dhe kunder cdo shqiptari apo ambicieje te ketij populli. Me armiqesine ndaj amerikaneve e kaloi cakun ndaj ne 23 qershor duhet hequr ne cdo cep ku te jete e te kete mundesi!

      2. Erdi says:

        Po te shikojme te gjitha takimet e PS-se dhe te PD-se, do e dallojme se ka rene shume mbeshtetja per salen, nderkohe qe Edi ka nje mbeshtetje ne rritje dhe mendoj se Edi do ti fitoje keto 4 mandate te nxehta.

      3. Gjergj says:

        Enkelejda Shkreli nuk eshte ortodokse.

    2. Laguna says:

      koalicioni i majte normalisht do te rezultoje fitues sepse ka kandidat te mire ne krahasim me te djathten marrim qarkune fierit se e njoh mire
      edhe kandidati i pd-se myslym murrizi eshte nje hajdut batakci nje njeri i kamur i velur me lekt e popullit duke vjedhur pamase,ndersa kandidati i majte i respektuar Anduel Xhindi ndonese hyri i ri eshte per te vazhduar idealine te atit qe e vrane ,me rekomandim te sali berishes ,kjo eshte mese e vertet pse ende nuk eshte gjetur vrasesi pse sali berisha e fsheh ne oborrin qeveritar cfare lidhje ka ai me krimin ???

    3. Erjoni says:

      Zonat e nxehta duken se anojne me shume nga Partia Socialiste dhe koalicioni i se majtes. Pastaj eshte veshtire te flasesh per bastione e PDs duke qene se kohet e fundit faktet kane treguar se shume personal te cilet kane qene te thekur pas Demokrateve, kete here do tua japin voten Partise Socialiste.

  2. interpoli says:

    Kur u ditkan rezultatet, perse behen zgjedhje kot ?! sipas ketij aresyetimi, zgjedhjet duhen bere vetem ne Tirane, Berat, Fier, Elbasan !!! kurseni ca para te pakten, se e dime qe votat do shkojne aty ku duan PS+PD+LSI

  3. Beri says:

    Po LZHK dhe PDK i harruat ne Tirane?? Po Dritan Priftin ne Fier?? Po tunelin dhe rrugen ne Elbasan si edhe mbeshtetjen ne rritje te PD ne Cerrik dhe Dumre? Beni vleresime me objektive here tjeter, mos ja fusni kot

    1. Liu Berat says:

      O beri po fytyren e ndyre te Saliqenit e llogarit ti?? po listen e llogarit ti?? 1- Trafikanti IMAM (i peshtire, por spo e kruan se do ja kruajne marmiten pastaj) Mamatori, 2- Qeni i rrahur nga USA 3- Zonja nen kryetare e parlamentit e ka thene SALA ne parlament, gruja vogel dhe e zeze 4- Shefi i kuadrit te Elbasanit qe puneson me para ne dore 5- Dash Trimi qe del me kobure dhe trem grun e kalamajt e vet ne peqin se peqinin se ka trembur kurre, 6- Kete femren nuk e njohim 7- legjendarin ish shefin e kuadrit deri ne 2009. 8 – Zonja nga gramshi e denuar ne USA per vjedhje. Llogariti dhe keto dhe kupto se rezultati del 10 me 4. Shendet e te fala burrit te sllobodankes.

      1. Tirona says:

        Me kete artikull Zaloshnja ka dale pa emer. Hiqeni mendjen mbas 23 qershorit nuk ekziston PD ajo do shkermoqet fare , cdo lindje ka nje vdekje edhe PD si pjelle e Partise se Punes do te vdesi dhe data e vdekjes se saj eshte 23 qershori.

        1. @Tirona says:

          dukesh qe qe je puro Tironc, dmth gjee trashe

          1. Tirona says:

            @Tirona, Ju faleminderit per repliken.

      2. derri says:

        liiiio,lio mer derr!

      3. Beri says:

        Jeni bere shume te peshtire ju ramistet. Mjafton dikush te mos mendoje si ju dhe e hidhni ne anen e Berishes. Njerez te frustruar, militant qorra me sjellje delesh

    2. albrecht says:

      Se kuptoj pse eshte rritur mbeshtetja per PD-ne ne Cerrik. Cfare ka ndryshuar per cerrikun keto 8 vite????? Sa per tunelin sdo kete ndonje ndikim tek vota, mjafton te shkosh ne Elbasan nje qytet mbret per papunesine, praktikisht nje qytet i vdekur. Ketu Rilindja duhet shtoje vota. LZHK dhe PDK kane ndikim 0 ne Tirane. Ne Kryeqytet luhet +1-1 deputet per koalicionet e medha. Edhe me Fier Rilindja duhet te shtoje mandatin e 10-te.
      Por kete here surprizen duhet ta beje Shkodra 6-5 per Rilindjen ky eshte momenti i saj.

      1. Beri says:

        Ta them une: PS ne Cerrik dhe Dumre ka ik per lesh. Musa Ulqini (i caktuar ne keto zona) ben takime me 10-12 veta ne lokale, strukturat jane shkrire per shkak te ambicjeve per kandidim. Nje pjese e mire e fshatrave te Dumrese ecin me asfalt, jane bere ujesjellesa, njerezit jane merzit nga pordhet 20 vjecare te kryetareve te bashkive dhe komunave socialiste, tani i ka te gjitha PD ja. Duroni dhe do shihni spektakel.

  4. Koz Dynjaja says:

    – shikoni pak Shkodren !

  5. Ermali says:

    PD MER MANDATIN E 7 NE FIER ME NDIHMEN E DRITAN PRIFTIT QE I HEQ MIN 2000 VOTA TE MAJTES NE ELBASAN NUK NDRYSHON 7-7 NE BERAT po 4-3 DO DALI SI DHE NE TIRANE KU NDIHME PD I JEP PDIU ME TAHIR MUHEDININ QE MER TE 16 E PD

    1. redi says:

      Shko ver ndonje skedine o Ermal se te vika ndoresh ….

    2. jurgen says:

      E di si thuhet kur ben i qejfin vetes vetmasturbim.Edhe ti Ermali i shkrete ngele duke masturbuar para tastieres duke ber llogari me nr mandatesh.

  6. Toni says:

    TemA, eshte gabim parashikimi juaj per Fierin pasi ju nuk keni perfshire LSI ne llogarite tuaja.Nga nje ana flisni per mandatet e se majtes dhe nga ana tjeter diskutoni vetem listen e PS, ku trashgimetari Xhindi ndodhet i 10-ti. Kam frike se ne Fier PS ka per te humbur nje mandat ne krahasim me 4 vite me pare dhe kjo sepse Dritan Prifti do i heqi shume vota te majtes dhe se LSI do te marre nje mandat te sigurt ne kete qark. Kam frike se PS do te ngeli me 8 mandate. Por si e majte mund te marre 10, 1 LSI dhe 1 Prifti. Nese nuk e merr vet mandatin, Prifti mund tia heqi kete mandat te majtes.

  7. Ilirjani says:

    Rezultati eshte 70-70

  8. zekthi' says:

    Ju qe beni parashikime ja fusni kot fare.Nuk beni pjese ne popull por jeni “oborrtar” te Saliut. Nuk e keni ndjere shtypjen,vrasjen dhe vjedhjen e tij. Kete e ka ndjere POPULLI dhe rezultatin e vendos populli ne 23 Qershor. Nuk doni te pranoni edhe Rilindjen e shqiptareve. Prisni dt. 23 te shikoni dhe te bindeni .

  9. Sondazh jo i plot says:

    Ky lloi sondazhi,eleminon rezultatet supriz!
    Nuk mund te behen llogartje me rezultatet e 2009-es!
    Behen perllogaritje sikur mendjet e shqiptarve kane 4 apo 8 vjet te “ngrira”.
    Po Kryeministri qe mban te njejtin jelek,ka qe me 21 janar pa e nderuar,nuk ndikon ne rezultatin!
    Po partit e reja nuk kane elektorat?
    Gjithe populli eshte kenaqur nga qeverisja,edhe ata te pushuar nga puna.
    Te permbyturit ne nen zonen e Shkodres do tija falin perseri voten Jozefines?Te gjithe do jene te çmendur.
    Pushteti prej 8 vitesh,ka grumbulluar pakenaqsi popullore,nuk mund te gezohet ky popull se Bode do marre borxh,duke ritur kufirin e lejuar

  10. nik says:

    me bete te qesh me elbasanit ku thoni se altin kovaci mer vota te djathta.e njoh personalisht.eshte familje e majte,ka votuar gjithmone majtas dhe merr votat e majta.kete e dine te gjithe.

    1. Beri says:

      Epo kujt ia thua? Deleve te Rames dhe Kocos?

  11. ari says:

    shqiptareve nuk ma mer mendja ti ket ngelur mendja para 8 vjetesh. si mund te marein pd te njejtat vota kur ne shqipri nuk mund te ushqehesh dot, nuk ha dot buk o njerez, punon 12 or ne dit e nuk ushqehesh dot. nuk duhet te egzistojn me keto parti pd ps lsi, kush voton keto parti nuk ja do te miren vetes dhe femijve, keto parti mendojn vetem per femijet e tyre dhe pak per militantet e tyre, kurse per te tjeret nuk duan tja din. po ju flas per fierin jan gangisterat dhe hajdutet e pd tani e bejn ca u do qefi e se rruajn per asnje. neqoftese e mer ps do jen gangisterat e hajdutat e ps qe do bejn ca u do qefi. se keta te ps jan ber si ato hjenat e mezi po presin ti ken dhe njeher cdo gje ne dor. kurse populli i thjeshte prap mac… ka per te mar.

    1. elois says:

      o bosi pse ne fier po komandojne gangsterat ;e di si eshte puna:ti do enverin o mik .po te besh kryeminister ate zagarin djalin e enverit edin eshte tja besh vetes bam ;pastaj qe flet keshtu per fierin ;shiko cdo rruge te fierit si e ke ;po ti do gaz 51 dhe zis kinez PD POPULL VOTOHENI

  12. Tani says:

    PS behen fjale per mandatin e 5, qe eshte Artan Lame, sepse 1 mandat e ka te sigurte LSI. Raporti 6-2 mund te flitet si raport mes koalicionit te majte dhe te djathte.

  13. aa says:

    O analisti! Ku e gjete mandatin e 4 te PD ne Berat??? Diskutohet te marre 2 ose 3.

  14. SHKODRANI says:

    Ramy,lexojshpesh komentet e tua,jam i sigurte qe ti terheq nje here ne muaj pension invaliditeti.

  15. arjanita says:

    Pse harxhoni kohe e leter per keta artikuj debile?
    Nuk llogarisni ju pakenaqesine ne rritje te nje populli
    kunder nje hajduti vrases?
    Po s’iku me vote (pra po vodhi si gjithmone votat) ky
    burri dhe ata qe punojne per te dhe familjen e tij do ikin
    si Mubarak-u.
    Ndryshimi do te ndodhe ne te gjithe Shqiperine pasi
    8 vjet vrasje,poshterime dhe vjedhje na kane lodhur.
    Turp per ata qe shkruajne te tilla pa¢avure.
    O majmun populli s’eshte numra.Jemi NJEREZ.

  16. Bobo says:

    Keto duken qarte jane konsiderime alla Zaloshnja

  17. durim says:

    Në perfundim te votimeve do te kemi: 70 deputete koalicioni i djathte dhe 70 deputete koalicioni i majte, pasi ne qarkun e Lezhes, Kukesit, Dibres,Shkodres dhe Elbasanit e djathta shton nga nje deputet.
    E rendesishme eshte qe KQZ duhet te vihet ne funksionin e plote ligjor.

  18. Agimi(margariti) says:

    PD humbet akoma me shume nga llogaria e dhene, por ktu behet fial per zgjedhje ne nji vend demokratik dhe jo per Shqiperin ku Sala i vjeth me te gjitha format.
    PS, shikoni me shume masat per ruajtjen e votes se sa propoganden per te fitu simpatizant. Ne se s’kini mar masa per rujtien e votes, kot beni mitingje e propogande, se populli voton por Sala i ”numron”.

  19. ester says:

    artikull i dobet. Ka zona te tjera me te “nxehta” per t’u diskutuar. Shume ceket kjo analize

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje