Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për tu zgjuar” me gazetarin Bashkim Hoxha në “News 24”. Lideri i FRD-së komentoi fushatën e nxehtë elektorale, ndërsa e vuri theksin tek ndryshimi, që sipas tij do të sjellë Fryma e Re Demokratike në vend. I pyetur nga qytetarët nëse FRD është për rotacion politik në vend, Topi u përgjigj: “Unë e kam thënë mëse njëherë që FRD është jo vetëm parimisht, por edhe konkretisht për rotacion politik në Shqipëri. Ky pushtet dhe ky kryeministër duhet të largohet me votë. Besoj që është në të mirën e Shqipërisë që të ketë jo vetëm rotacion të pushtetit, por dhe të elitave, gjeneratave”.
Dje kam ndjekur lajmet, kishte shumë të bërtitura nga lajmet që sillte fushata elektorale. Ndoshta ngaqë kryetarët e partive i flasin më shumë njëri-tjetrit në distancë se sa qytetarëve që kanë përballë. Madje dje kishte fishekzjarre dhe daulle në “Pallatin e Kongreseve”. Ju shquheni për një sjellje më të matur dhe pak bërtitëse. Si ndjeheni ju me këtë sjellje brenda kësaj fushate?
Së pari ju falënderoj që më ftuat në këtë studio. Dëshiroj të jap vlerësimin tim për këtë komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët. Mund t’ju them që unë pres që çjerrjet të shtohen. Por nga pikëpamja fiziologjike zëri do të meket, sepse duke bërtitur shumë, kuptohet fuqitë e liderëve tanë janë të tilla që kur të vijë dita e zgjedhjeve, zëri i tyre do të meket dhe në plan të parë do të vijë zëri i qytetarëve. Unë besoj nuk është gjë tjetër, vetëm një mekanizëm komentues për atë që politika nuk ka bërë. Këtu e kam fjalën së pari për ata që janë në pushtet, por duke i parë nga afër, duke i njohur nga afër, besoj që edhe opozita ka qenë e pamjaftueshme në misionin e saj për të realizuar atë çka duan qytetarët. Kështu që unë e shikoj mëse të natyrshme sjelljen e tyre, por të pakuptueshme për vitin 2013 politika i është larguar programeve, i është larguar shqetësimeve të qytetarëve dhe po merren me njëri-tjetrin me tone të larta. Kanë krijuar një lloj kakofonie që është e dëmshme për marrjen e mesazheve në funksion të qytetarit.
Po ndoshta kjo ndez më shumë militantin. Sepse është fakt që pavarësisht fushatave që zhvillohen, në fund të fundit në qendrat e votimit kanë shkuar kryesisht militantët për të hedhur votën, ata që kanë vendosur që më parë se për cilin do të votojnë. A mendoni se keni mundur ju si FRD të zgjoni mjaftueshëm interesin e votuesve për FRD-në?
Militantët janë shumë të rëndësishëm, por janë të rëndësishëm për partitë. Unë mendoj që më i rëndësishëm është qytetari racional, që ka problemet e ditës. Zgjedhjet nuk bëhen për militantët Bashkim. Zgjedhjet politike bëhen për të ndryshuar pikërisht mentalitetin qeverisjes. Edhe në ato raste kur qeverisja përsëritet, çdokush ka prokupacionin që qeverisjen ta bëjë më mirë. Ndërsa në rastin konkret unë them që është një qeverisje që ka qenë larg pritshmërisë së qytetarëve. Në këto kushte FRD, që ka një përbërje shumë cilësore brenda radhëve të saj, i është dashur të demonstrojë projektin e vet politik, por nga ana tjetër të përballojë atë që krijohet sidomos nga partia në pushtet. Pushteti sot është kudo, është i pranishëm edhe aty ku nuk e merrni me mend. Tani fushata nuk ka kaluar drejtpërdrejt me qytetarin, por nëpërmjet medias. Duke ardhur nga Tirana në Durrës, dhe ju e keni parë, çdo ditë shikon elementë të rinj butaforikë. Parulla kudo, ka një lloj helmimi të klimës urbane, vetëm e vetëm me pjesën sipërfaqësore të fushatës. Liderët politikë e kanë harruar këtë komunikim dhe unë do dëshiroja që të kishte një debat , në studio televizive midis njerëzve që drejtojnë partitë politike, sepse tek e fundit do të drejtohet Shqipëria e 4 viteve që vijnë.
Me sa vë re unë, ju doni të nënvizoni që FRD i drejtohet qytetarit?
Në mënyrë absolute. Ne kemi pasur një slogan që nga fillimi, FRD për shtetin dhe qytetarët. Në Shqipëri ka qenë një tranzicion dramatik, që në kushte të tjera duhet të kishte përfunduar brenda një dekade. Trauma pafund në këtë vend, dhe vazhdojmë të kemi të njëjtët protagonistë që vazhdojnë të krijojnë të njëjtën klimë traumatike.
Nga pikëpamja e llogarive elektorale, ju ja vështirësuat garën FRD-së duke mos marrë pjesë në asnjë koalicion me partitë e mëdha. Përse ishte kjo zgjedhje?
Së pari nuk ishte një zgjedhje personale, ishte një zgjedhje gati- gati në unanimitet. Edhe emërtimi Fryma e Re Demokratike erdhi nga ajo që ekzistonte në terren. Ekziston një frymë ndryshe nga ajo që aplikon pushteti, qoftë dhe opozita. Ka shumë njerëz që nuk ndjehen të përfaqësuar, ju e keni parë edhe në sondazhe, ose ndjehen të pasigurt, nëse do të shkojnë në zgjedhje apo jo. FRD nuk iu bashkua asnjë koalicioni. Natyrisht koalicionit të majtë nuk mund t’i afrohej, sepse ndan dukshëm pozicioni i FRD si një parti e qendrës së djathtë. Ndërsa me PD në mënyrë të dukshme na ndan morali politik, morali i qeverisjes. Ne jemi kritikues për shumë gjëra dhe sot ajo që është e dukshme është se pushteti ka vendosur në këmbët e tij shtetin , madje në këmbët e një njeriu është gjithçka sot.
Ju flisni për frymë të re, por njerëzit janë po ata, që vërtiten nga partia në parti. Madje edhe ju keni qenë në poste të larta drejtuese. Keni pasur mundësi të ndërhynit si kryetari i KLD-së në sistemin e drejtësisë që ende vuan nga korrupsioni dhe probleme të tjera. Si mund të sillni realitete të tjera tani, kur i bie të keni më pak kompetenca?
Duhet të kuptohet që gjëja më e rëndësishme në një vend, sidomos kur rinovohet parlamenti, është të kuptohet që çdo institucion, përfshirë edhe Presidentin dhe KLD, çdo institucion buron nga institucioni i parlamentit. Unë do ta argumentoj vetëm me miratimin së fundi të ligjit për Gjykatën e Lartë. Kaq kohë, ka qenë politika që e ka bllokuar dhe që e realizoi këtë ligj brenda 3 minutave. Gjithçka që ndërtohet në një vend, vjen si rezultat i një pune të mirë apo të dobët të parlamentit. Aty ku ka pasur vullnet politik ka reforma dhe aty ku nuk ka vullnet e bashkëpunim s’ka reforma. Çdo e keqe që i vjen demokracisë dhe institucioneve në Shqipëri vjen nga politika.
Ku qëndron diferenca apo avantazhi juaj në raport me partitë e tjera që garojnë në këto zgjedhje, veçanërisht me partitë e mëdha?
Unë besoj që FRD ka një profil të qartë qytetar, që do të thotë që përfaqëson interesat bazale të qytetarëve. Është një parti që po e tregon që nuk i jep rëndësi pjesës sipërfaqësore, por thelbit. Ne e kemi konsideruar pushtetin shumë të rëndësishëm për administrimin e institucioneve, por pushteti duhet të vendoset në funksion të shtetit. Ajo për të cilën Shqipëria vuan prej vitesh është ose mungesa e shtetit, ose pamjaftueshmëria e shtetit. Administrata, siç po e dëshmon dhe kjo fushatë elektorale,ose është një administratë e frustruar, ose shkon me dëshirë në të gjitha mitingjet e partive, duke u rreshtuar dhe duke u bërë njësh me politikën. Paradoksi më i madh në Shqipëri sot, përderisa diskutojmë për shtet në një Republikë Parlamentare, mendoni sa paradoksale është fakti që pretenduesi i fronit mbretëror sot shërben si këshilltar i Presidentit. Përfytyroni në një konflikt interesi, sa sipërfaqësore janë gjërat në Shqipëri. Kjo mënyrë propagande që po bëhet është një fyerje direkte për qytetarët, të cilët sot kanë probleme pa fund. Para dy ditësh ishte 1 qershori. Këta i kanë vjedhur festën fëmijëve. Fëmijët janë fëmijë, jo vetëm që po i vidhet fëmijëria, festat, ata ndoshta po bëhen të përgjegjshëm aq sa të rriturit për gjendjen e tyre katastrofike.
Fjalori juaj shpesh sjell fjalët kornizë ligjore, kompetencë, gjuha e ligjit dhe të tjera si këto, që të funksionojë një frymë e re demokratike në shoqërinë shqiptare, çfarë duhet të ndryshojë sipas jush?
Së pari duhet që çdo politikan, i cili predispozohet për tu futur në politikë, duhet të kuptojnë që e ardhmja e këtij vendi nuk është parada elektorale, që bëhet me shumë pompozitet. Kur telefonat hapen për qytetarët dhe mbyllen 24 orë pasi mbaron fushata. Ajo që nevojitet është të krijohen ligje të mira reforma të mira dhe të respektohen. Mendoj që duhet shumë përputhshmëri midis idesë, për tu marrë me politikë, politikës që realizon ligje, dhe së pari zbatimi i ligjit duhet të bëhet nga politikanët që jetë jenë shembull për realizimin e ligjit.
Nëse dalin dy partitë e mëdha 68 me 68, katër votat e Topit nga do shkojnë? Nga do anulojë vota juaj në një situatë të mundshme?
Fakti që FRD nuk hyri në koalicion me asnjë parti, tregon që do të demonstrojë profilin e vet dhe në momentin kur të kemi realizuar këtë kontratë me qytetarin, ju siguroj që koalicioni jonë nuk do të jetë koalicion pazaresh, por në interes të qytetarëve.
ah mor Bamir qe vertete u bere politikan, por qytetar s’do behesh kurre. ti karrieren tende e ke djegur ne 8 maj atehere kur demokratet i tradhetove me voten per ed ramen dhe socialistet qeshen me paburrerine tende.
Nuk ka votuar Bamiri per Ramen me 8 Maj, kjo eshte nje montature e shpifur me urdher te Berishes dhe me pincat e Ristanit. Ne kutine e gabuar te Bamirit ishin 5 flete te verdha, 4 u hoqen dhe u la vetem nje qe ishte per Ramen, per te bertitur pastaj qe ishte e Bamirit.
Por jam dakort me ty qe Bamiri nuk u be kurre politikan dhe mbeti nje vegel e heshtur, ndonjehere e pabindur, e Saliut.
Ai eshte Presidenti i turpit me 22 Janar. Kishte ne dore te bente shume gjera per demokracine, por i sherbeu deri ne fund Saliut.
Nqs me fjalen ”politikan” ke ne mendje peshtyrjet, ofendimet, pastaj puthjet e perqafimet te tipit Berisha-Meta-Rama, atehere ke te drejte, nuk eshte ”politikan”
Sa per dijeni, Z Topi, ishte e vetmja pengese ndaj Berishes asokohe per te uzurpuar edhe Prokurorine dhe SHISH-in qe pastaj me akuzat e Berishes per grusht shteti, dreqi e di c’kishte ndodhur.
Ai kritikoi ashper amendimet e Kushtetutes te bera paturpesisht nga Rama & Berisha menjehere pas Gerdecit, gje qe solli grumbullimin e pushteteve ne nje dore (Presidenti, jashte loje)
Nese ka dicka per turp per 21 janarin, pervec kriminel Berishes eshte perqafimi Meta Rama e jo presidenti qe ruajti shtetin (jo pushtetin) ne ato dite teper te renda
Sa memorje te shkurter keni!!
KAQ VITE NE QEVERI TI KU ISHE NE AUTOBUZ. PSE NUK FOLE PSE NUK BONE ASNJE GJO .
une di qe kur i lutesh zotit, ai vjen ne momentet me te veshtira…edhe z. Topi erdhi si nevoje e qytetareve per ndryshim….andaj mendoni shkakun dhe pasojen dhe mos fluturoni me presh kot…erdhi se e kerkuan ata qytetare qe skishin ku te perfaqesoheshin…
Sa vite paska qen ne ministri more? Vetem ne 96-97 ishte minister bujqesie edhe nisi reformen e dhenies se naftes me cmim 80% me pak per fermerin qe pastaj u aprovua nga qeveria socialiste e ardhshme.
Pastaj ne 2005 nuk ka punuar ne asnje ministri e as drejtori. Ishte thjesht deputet i PD qe merrej me ceshtjen e Kosoves edhe bente lobim neper Europe. Kandidoi per kryetar partie dy her edhe Sala nuk e la te merrte drejtimin e PD. Ne Korrik 2007 e hoqi qafe Sala per ta bere president meqe e shihte qe i prishte goxha pune ne parti.
Krijimi i FRD ishte zgjidhja me e mire per te zgjuar te djathten.
Kur ishte president kishte dore te fuqishme ne pavarsine e Kosoves, afrim investitoresh te huaj, futja e Shqiperise ne NATO pas nje tragjedie per ushtrine shqiptare si Gerrdeci, e plot te tjera.
as vere-as uje…as mish-as peshk…Thjesht, s’je interesant
Gjuha qe perdor Topi eshte per ata qe duan ta kuptojne… Edhe vetem ata qe jane ne te mire te shqiptareve… ?
Ka beer ca gjera vuri drejtor te burgjeve shokun e vet I cili griu dynjane dhe bashke me Soren Spahiu ne KLD mblodhi te vjela nga emerimet e gjyqtareve
ZOTI TOPI PRO BLEMI ESHTE SE BERISHA DHE KOMPANIA E TIJ DO VJEDHI VOTEN SI GJITHMO KESAJ SI I BEHET
ah more Bamir, si nuk u bere nje here njeri. paske qene tradhetar i keq, i more pronat tuja ku i kishe dhe re ne gjume letargjik. tani te doli gjumi dhe krijove partine tende gjoja se je i ndershem e i paster por duhet te dish se nuk je gje tjeter pervecse nje funderrire, turp i madh per ty pasi Tironcat nuk jane te tille.
Bamir Topi nuk i ka marre akoma pronat e veta. Kete e ka thene shpesh here neper intervista e konferenca per shtyp e media qe prej kohes se protestes se ish te perndjekurve edhe deri para pak javesh ne nje takim ne Tirane.
Mos shpif kot kur nuk e ke ndjekur si politikan.
ore Bamir na dole Fakir, po nuk jane burrat si puna jote, paske qene nje tradhetar i vertete, kur ishe ne PD nuk bere asgje per Tironcat e tuj edhe pse ishe nenkryetar i PD-se. ke pas aq force atehere saqe nuk do ta kesh kurre me dhe per kete arsye nuk do marresh asnje vote sepse nuk e meriton jo per ndonje gje.
Miri eshte per rotacion, ah more Bamir sa njeri i ulet qe paske qene, nuk peshtyhet pjata ku ke ngrene buke, je nje leter e djegur dhe nuk vlen per asgje, thjesht ben hije kjo eshte puna jote dhe e ben me se miri. Turp per ty qe akoma del dhe ben intervist neper televizione.
CA JENI TUJ NA THON…NE JENA PREJ kOSOVE DHE E DUM bAMIRIN…HEC ATY LOCKA SHQIPTARISE
S’di me populli i shkrete ke duhet te besoj, e ke jo! Kur bashkepunonit, na kerkonit voten se bashku, kur ju degjojme te shaheni, e te cirreni per njeri-tjeterin. Bamir, ti i zhgenjeve demokratet, qe kishin besim tek ty..ti e di me mire se kushdo kete… te zhgenjyerve mos u kerko asgje, nuk mund te besohs dy here tek njerez si ty!
Turp me te madh se ty, nuk ka! S’ka demokrate qe te besoj perrallat e tua tashme. Ti s’ke per te marr asnje vote nga demokratet qe dikur kane pasur besim tek ty. HARROJE KETE GJE!
Shume komentues flasin per Bamirin duke i kujtuar qe nuk beri asgje… E verteta eshte qe nen cadren e Berishes ( me votat e PD ) nuk do te kish qene e mundur. Nuk do ta lejonin. Tani Bamiri ka ide te tija te cilat mund ti vere ne jete vetem nese i jepet fuqi me vote.
Po kerkoni te largoni Kryeministrin, por ju vete Zoti Topi jeni presidenti me i keq qe ka patur njehere Shqiperia!
Pse?!
Ndonje argument ke zoteri, apo mos je Dalai Lama dhe duhet te besojme qorrazi (sic ju kane mesuar liderat tuaj te dashur)
Bamiri eshte simboli I politikanit me moral.Eshte e thjeshte vetem te fyesh dhe kritikosh. Po te deshte Bamiri i thoshte sales lepe e peqe dhe qendronte perseri president dhe Jo si ai cope mishi qe eshte vene atje.kam pershtypjen se shkruajne kunder ose njerez te ceket ose legenat e plakut germuq, berishes.
Bamiri eshte po aq i korruptuar dhe i lodhur me krimin. Dhe mos ankohet nga berisha se si asnje tjeter ne pd bamiri i niste emrat me sms berishes dhe ata per 24 ore futeshin ne pune aty ku donte bamiri. I ka marre gjith pronat njerzve te vet. Dhe mbahet si pronar i madh i tiranes poa pike turpi ka marre apartament si i pastrehe. Ndaj nuk e kruante me saliun po behej edhe bashkpuntor me te kur saliut i duhej te hiqte qafe ndonje zyrtar me inegritet ne pd. kaq kishim sot per bamirin
Z.Topi e ka ritheksuar shume here qe nuk ka marre asnje lloj prone.Keto qe deklaroni jane teper te renda dhe nuk di se ku bazoheni qe beni akuza te tilla,perkundrazi Z.Topi ka qene gjithmone nje ze ne erresire per manipulimet qe ndodhnin ne administraten shteterore.
Zgjohuni o shqiptar sa nuk eshte vone hapini syte.Kemi perballe tre alternativa ERESIREN[SALIUN]-HUMNEREN[EDIN]-DRITEN[FRD]ne te kunderten shqiperin dhe shqiptaret na mori lumi
ky krueminister dhe ky pusht5et vetem do te forcohen me vote.mandatin e 3 e ka te sigurt ,keshtuqe flej i qete.
Albania – sinonim i xhungles, varferise, mizerjes e te tjera te zezave,- sipas nje profesori belg.
Ja pse nuk duhet votuar Berisha/
Sot duke kerkuar ne internet u ndesha rastesisht me nje sit belg (www.7sur7.be), -(thojne qe eshte me i shikuari per belget, afersisht si BalkanWeb-i per shqiptaret). Aty lexova se nje professoreshe e gjeografise ne Bruksel e kishte ndare dhe krahasuar provincen belge te Valonise me Valfornine, kupto Kalifornine e pasur, – me Valabamen kupto Alabamen industriale dhe pjesen me te varfer te saj e kishte quajtur VAlbani, kupto Valonia si Shqiperia. Disa prinder nxenesish u shockuan nga nje krahasim I tille, perbuzes ndaj Shqiperise. Por disa te tjere thane qe profesoresha ka ofenduar provincen belge duke e krahasuar me Shqiperine. Ndersa dikush tjeter kishte shtuar ne komenttet e shumta se nuk ka perbuzje ndaj Shqiperise. Eshte e verteta lakuriq. Kam udhetuar thote ai ne Kosove, Mal te Zi, Maqedoni dhe Bullgari, por askund nuk ka qene kaq keq sa ne Shqiperi. E varfer me nje papunesi te pabesueshme, e piset… Eshte mbreteria e korrupsionit dhe mish masheve. Prandaj mos thoni qe profesoresha nuk ka treguar respekt ndaj Shqiperise. Ne rradhe te pare eshte krejtesisht mungese respekti ndaj Valonise qe eshte krahasuar me Shqiperine, shkruante ky komentues.
Dje Edi Rama the qe Berisha e ka kthyer Shqiperine ne gazin e botes. Dhe e verteta eshte se sot skuqesh kur i thua te tjereve se je shqiptar. Prandaj mendoj se Berisha duhet te largohet. Qofte edhe per kaq. Per namin e keq qe i ka perhapur Shqiperise neper bote. Gjithe ai gjakim per pushtet nga ana e tij. Perse valle?! Per tu treguar me gisht ?!
ka ardhur koha qe ne shqiptaret te behemi politikisht me te pergjegjshem, te mendojme per te ardhmen dhe per zhvillimin, duke i lene prapa keta politikane qe kemi ne qeveri qe nuk bejne gje tjeter vecse mbajne karriken per interesa personale. topi eshte nga ata politikane qe majat i ka arritur dhe ka treguar qe nuk synon karrigen me moralin qe ka shfaqur. me ne fund kemi nje politikan qe mund te na perfaqesoje me se miri.
Sh e drejte…e vetmja force qe ka populli te ndeshkojme me armen me te forte qe eshte Vota…se rrovolucionet nuk jane tradite e demokracise…andaj Ndeshkoni ne menyre te drejte dhe ligjore…ndeshkoni me vote
Nuk mendoj qe Z.Topi eshte tradhetar ai eshte nje qytetar i devotshem per Tiranen dhe kur te vi ne pushtet do e shikojme se cfare te mirash do i sjelli Tiranes.