TemA TV/ Rama: Ushtria ka degraduar. Ngjela do jetë në qeveri, do marrim deri në 80 deputetë (VIDEO)

3 Qershor 2013, 10:20Sociale TEMA

(E PERDITESUAR)- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka komentuar shkarkimin e tre gjeneralëve gjatë një bashkëbisedimi që ka pasur me gazetarët.

Sipas Ramës, Ministria e Mbrojtjes është kthyer në një çerdhe korrupsioni. Kreu i PS akuzoi presidentin se është kthyer në një kadet të kryeministrit Sali Berisha.

“Unë kam ndjekur me vëmendje gjithçka që gjeneralët kanë shprehur dhe kam mundur të lexoj çfarë ata kanë bërë me dije para lirimit dhe pas lirimit dhe tragjikisht në çdo vend tjetër normal të NATO-s kjo do të ishte krejtësisht e pakonceptueshme. Një lirim brutal në vazhdën e rrënimit të ushtrisë dhe të ndarjes mes misionit strategjik të FA-së dhe funksionit të një grushti njerëzish në kupolën e Ministrisë së Mbrojtjes, nga ministri dhe shefi i shtabit që e kanë braktisur detyrën dhe kanë braktisur të gjitha arsyet se përse ekziston Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm”, tha Rama.

“Pa llogaritur faktin që pas hyrjes në NATO s’ka pasur asnjë rifreskim në funksion të pozicionit të ri, pas krijimit të shtetit të ri të Kosovës s’ka pasur asnjë reflektim si duhet të ndodhte në arkitekturën e ngrehinës ligjore të këtij institucioni”, vijoi Rama.

Rama ka shprehur solidaritetin me 3 gjeneralët e liruar sipas tij brutalisht nga presidenti, ndërsa nënvizoi se është i domosdoshëm që të gjithë njerëzit të kuptojnë se ekziston problemi i degradimit të Forcave tona të Armatosura.

I pyetur në lidhje me zërat për Metën kryeministër, Rama ka përsëritur sërish se kryeministri pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të zgjidhet në sajë të vullnetit të popullit.

Kryetari i PS deklaroi se koalicioni i majtë do të marrë deri në 80 deputetë.

“Ne jemi një koalicion i madh, jemi mbështetur në boshtin PS-LSI. Jemi një fuqi e unifikuar e qendrës së majtë por jemi dy parti dhe sigurisht fushata është sa e përbashkët aq edhe e përveçme. Dhe në këtë fushatë ka një përpjekje të natyrshme për të marrë maksimalen e mbështetjes. Këto nuk kanë lidhje pas 23 qershorit kur do të formohet qeveria. Nuk kemi asnjë lloj divergjence në principin se qeveria do të ndërtohet mbi vullnetin e popullit sovran. Ne synojmë fitoren me 77- 80 deputetë. Shqiptarët do të votojnë Aleancën për Shqipërinë europiane sepse kanë shumë arsye që lidhet me votën si instrument për të ndëshkuar keqqeverisjen dhe mundësinë për të ngarkuar opozitën për të formuar qeverinë e re”, tha Rama.

Rama ka komentuar edhe deklaratën e kreut të PLD, Spartak Ngjela, që thotë se do jetë në kabinetin e ardhshëm nëse Rama fiton zgjedhjet.

Sipas Ramës me Ngjelën ekziston një marrëveshje shumë të thjeshtë. “Kemi një marrëveshje shumë të thjeshtë e të qartë me avokat Ngjelën, që për gjithë kontributet e tij në fushatën e tanishme dhe gjatë gjithë kohës në opozitë dhe gjithë ç’ka ai mund të vazhdojë të japë për këtë koalicion do të jetë pjesë e administrimit të fitores dhe pjesë e ekzekutivit”, tha Rama./ep

74 komente në “TemA TV/ Rama: Ushtria ka degraduar. Ngjela do jetë në qeveri, do marrim deri në 80 deputetë (VIDEO)”

  1. JOOOOOOOO SE NISHANI ESHTE BIBILUSHI I SALES

    VOTONI

    NR 29

    1. aqifi says:

      Kur te behet Rama kryeminister, Nishani do te behet kadet i Rames. C’te beje i shkreti? Pak buke me dhalle i nevojitet…

      1. turi says:

        Me thoni 1 qe seshte ushtar i Sales ne kete shtet leshi?!!!! tgjithe binden verberisht paras dhe dhunes qe ai u jep! duhet te ndryshoj me doemos!

        1. ARABIN GEGA says:

          NGJELA NJE VLERE E SHTUAR PER QEVERINE E NESERME! USHTRIA, NJE TURP!!!!

          1. endri beqiri says:

            hej Zot i madhe kur e shesin Ngjelen per demokrat….te plasesh ne vend. Spartak ngjela eshste nje burre i degraduar dhe nje politikan qe e ka shkeputur trurin nga arsyeja. fshihet mbas teorise dhe termave te pakuptueshem per te justifikuar ende prezencen e tij ne media por faktikisht te gjithe ata qe e njohin dhe ja njohin bemat e tij prej donzhuani e dine se kush eshte Taku.

          2. tyli says:

            Berisha ka qene vegel e Ramize Alise, nuk mund te marre meritat per sjelljen e demokracise ne Shqiperi. Por ne 23 qershor Shqiperia do te rilind prej zgjedhes se tij te korruptuar

          3. stela says:

            Ushtaraket dhe policet jane dy kategorite qe kane vuajtur me shume paaftesine e nje pushteti budallenjsh, ku vleresohet vetem lepe peqja ndaj shefit.
            Prandaj ne 23 qershor duhet Rilindje!

          4. argita xhepistja says:

            Me te gjitha fondet e shtetit shqiptar qe duhet te marrin miratimin e femijeve te Saliut para se te kalojne per sekseret e tyre, ky shtet nuk ka punuar per shqiptaret. Kjo ka zgjat 8 vjet. Tani mjaft me, duhet ta marrim ne dore te drejten tone dhe te largojme qeverine hajdute. Na duhet fillimi i ri me Ramen!

          5. liridon S. says:

            Rilindja e Rames eshte duke vershuar gjithandej.
            Me ka cuditur se tani e shoh dhe tek njerez nga te cilet nuk e prisja. Mesa duket shqiptaret kane dashur gjithmone te kene me shume shprese dhe Rama po ua jep kete mundesi. Bravo i qofte! vazhdo keshtu dhe fitoren e ke te sigurt!

      2. gjyshja says:

        Po degradon ushtria e çdo gje tjeter.Ore i gjithe vendi po shkon drejt degradimit drejt kolapsit total.Situata sa vjen e degjeneron nga dita ne ditë,korrupsioni eshte zhytur ne te kater anet e kesaj qeverie e cila eshte shkaktarja e ketyre akteve te turpshme siç edhe eshte pushimi pa shkak i 3 gjeneralëve.

      3. Ernesti says:

        Ngjela ne ushtri do te jete ndryshimi i imazhit permes nje kanditateje qe do i jape forca dhe vlera ushtareve Arnida Capi http://www.albnews.al/ja-bomba-e-spartak-ngjeles-per-keto-zgjedhje-foto.html

      4. as says:

        Humor serb:

        – Cfare perfaqesojne dy shqiptare te veshur me breke banje dhe me shkopinj ne dore, ne breg te detit Adriatik?

        – Garden Kombetare

        Fatkeqesisht per ne, shume e vertete…

        1. Nora says:

          Me sali palacon perballe qe ka vene cherrat e tij per te qeverisur i qete siguriosht qe kemi patur nje vuajtje si popull po tani gjithcka eshte e kristalte.

          Ska me as nishan e asgje qe e ndal fitoren e se majtes e cila ka nje lider per se mbari e nje skuader dinjitoze

        2. Ervinni says:

          Nishani eshte nje kukull ne duart e gjyshit SAli. Ky eshte fakt por qe se ndryshon verdiktin e popullit per ta rrezuar asliun kete here. Eshte i marre fund plaku, e di dhe vete ai. Ngjela ka qene ngahera vlere.

        3. Yllka says:

          Ngjella eshte njeri me vlera. Nishani eshte nje cope sakat nga trute e ish minister i saliut. Boll kaq. Eshte ne vegel e tij qe po copeton ato qe ka ne dore per ti sherbyer plakut me antiplumb. Kjo merr fund me 23 qershor

        4. Tea says:

          KA ardhur momenti ku te vertetat e kane dale te gjitha ne shesh. Ska me asnje shans qe saliu te beje manovra perballe popullit qe eshte vete fuqia. Kjo smund te kete asnje shans me

          1. Flogerti says:

            Padiskutim qe do merrni me shume se aq sepse saliu ka rrenuar gjithcka e populli ka gjetur te ju vizionin e shpresen per nje te neserme me te mire. Besojme tek ju, ju mbeshtesim

            1. desara says:

              Erdhi momenti i se vertetes, momenti kur ne duhet te tregojme dhembet si popull qe se durojme poshterimin.

              Kjo kam bindjen se do ndodhi me 23 qershor sepse dhe ne nenat e reja meritojme sherbime e jo percmim sic ndodh sot,

        5. babloki says:

          sa per garden qe paske kaq shume dijen ka munsi se ty kokra lege… e paske shijuar perpara ket eksperience po sdo te thote se ggjithe kane bere te njejten gje si ty o plere

      5. Ramy says:

        qifeee , do behet ndonjeher Edushka Kryeminister???? nuk me bind

    2. buffon says:

      Qe ketu ka marre fund cdo gje kjo tanime dihet.Jo vetem ushtria por cdo gje egzistuese ne kete vend si pasoje e efektit Sali po degradon.Duhet me patjeter rotacion,me pasoje progresimin më pas,ne kete vend te katandisur simos me keq.

    3. Flogerti says:

      Padiskutim qe do merrni me shume se aq sepse saliu ka rrenuar gjithcka e populli ka gjetur te ju vizionin e shpresen per nje te neserme me te mire. Besojme tek ju, ju mbeshtesim

    4. denisa says:

      Nje njeri se Edi Rama na duhet.

      U bene 22 vjet qe presim liderin e munguar, njeriun me vizion e qe percjell shprese. Ka nje skuader te papare e une besoj Fort ne Rilindje. Suksese Rama, Nishanin mos e nga se nje eshte shkopi i gjyshit SALI

      1. andrri says:

        sa shume ushtare qe ka z.rama apo ke frike nga ai se u kap per veshi dhe duhet ti plotesoni cfare thote ai per tu cudit sa te vartur jeni

    5. edra says:

      Asnje dyshim per fitoren tuaj zoti Rama.
      Kjo sepse une ju votoj kete here ju dhe deh pse jam i djathte. Ka ardhur momenti qe te shohim te ardhmen e femijeve tane e jo pazaret e saliut. KURRE ME SALI BERISHA

      1. Enis says:

        Per edra,
        Ashtu pra, vota do jete vendimemarese dhe vetem prej saj varet fitorja,aq me teper kur qendron ne te djathe dhe voton ne te majte!
        Kesisoji jeni ju narkomanet!

    6. gertjan says:

      Nishani eshte nje vegel e Saliut,e lëviz Saliu nga te dojë e si te dojë.Nuk kemi nje president funksional,perkundrazi kemi nje president kukull.

  2. fidel says:

    Si te mbrojme pjeserisht voten.
    Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
    1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
    Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
    2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

    Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.

  3. gentian says:

    Shoku Rama deklarimet tuja jane shum shkatarruese, dhe me teper kur flitet per Ushtrin Shqiptare, qe i sherben mbrojtjes te Popullit! keto gjera duhet te rrine ne strukturen e aparatit Qeveritar,e jo te behen muhabete kafeneje, se keshtu nuk rregullojme gje vetem shkatarrojme me duarte tona Ushtrin qe eshte ne mbrojtje te Atdheut, vetem Spiunat dhe ata qe nuk e kane ne zemer çeshtej e Atdheut nzjerrin lajme te tilla!

    1. O GENTO QEKE GALLATE FARE KU KE USHTRI TI MO. NJE TUFE HAJDUTESH DHE KRIMINELESH PLEHRA KE NE USHTRI . TI GENTO E DI SA EURO TE KERKOJNE PER NJE PUNE NE USHTRI APO NE REPARTIN RENEA NGA 3000 DERI 6MIJE EURO GENTO DO DHE USHTRI TI.

  4. LORA says:

    Per cilet “gjenerale” e ka fjalen Kryeopozitari??????????????
    Per ata qe pranuan te bejne rolin e mushkes ne Gerdec dhe te hedhin popullin ene ere??????????????????????????
    Keta mender-gjenerale e kane hak permjerjen qe u ben brekedhjeri i historise,,,,vetem per hir te parave te shqiptareve, qe i paguajne per t’i mbrojtur, jo per t’i hedhur ne ere.

  5. kb says:

    ani zotni, shfrytezoje rastin pra. Ty ste prish pune qe po degradon ushtria. Kur degradon ushtria, rasti eshte ideal me marre ne dore ate shtet. Merre cigane.

  6. Rilindje says:

    Nishani eshte nje president gjysmak. Nje paterice e Berishes vetem per te firmosur e vulosur ato qe i thote Saliu.

    1. ersida says:

      mire qe berisha paska nje paterice po edi qe ska kembe fare si shpjegohet kjo …

  7. mira says:

    shume koment i gjetur

  8. KUR NDODHI GERDECI KU ISHIN KETO GJENERALE? TE KAFJA ? PRA VOTONI NR 29 TI JAPIM FUND GJENERALEVE TE KETIJ VENDI

    1. Analisti says:

      Kur ndodhi gerdeci keta keta nuk ishin gjeneral,por ne grada me te ulta dhe nuk kane patur dijeni se c,far behej ne gerdec.Por kur ndodhi kane vene dhe kontributin maksimale vete dhe me vartesit e tyre per te shpetuar njerzit.Jo te gjithe duhet te perlyhen me gerdecin, mjafte me ata ushtarak qe po vuajne denimin pa faj.

  9. aqifi says:

    Gjunkshi. Fillo numerimin mbrapsh. Do i paguash te gjitha.

  10. dada says:

    Me Nhjelen jam dakort qe te jete ne Qeveri eshte profesionist.

  11. akil says:

    E paske hong presionin e ngjeles,hajde politikan hajde nje here bertiti ngjela u tmerove po Meta cfare do te bej ty mo lale.

  12. tomas says:

    se kuptoj se si i besoni akoma pallavrat e saliut.ne cdo fjal qe ai nxjerr nga goja vetem genjeshtra thot.jo vetem ushtrin po ai kontrollon gjithcka qe eshte e mundur.e ka kthyer shqiperin afrike fare.ku cdo gje e kontrollon vec nje person dhe ben cti doje qefi atij.pff…dhe me e bukura eshte se populli nuk eshte i ndergjegjsuar dhe vazhdon ta besoj.

  13. Enis says:

    Rama do fut ne “kabinetin e tij qeverises” Ngjelen, qe e pat quajtur ate PAQAVUR,ne nje debat te hershem per kryetare bashkie te Tiranes kur “Ngjala” e Rames ishte atebote e Berishes.
    Do ben “qeverine” me paqavura e me PP dhe PK,me Majko gjermanin me kokedhima e barkedhima?

    1. VERONIKA says:

      Vera Bekteshi po ti sikur e ke shok Ngjelen? apo ke mar ciften ke dal per gjah…

  14. hena says:

    kur do ti jap fund ketyre pallavrave ky saliu mor aman se la nam, e ben korrupsionin dhe inskenimet sy me sy dhe del e na thote zhvillim kulmiiii saliiiiiii zhdukuuuu

    1. Enis says:

      Per Henen,
      Duro edhe pak moj henez,sa te vije diellza!

    2. Enis says:

      Moderator i nderuar,
      Nuk e kam thene me heret!

  15. joni says:

    ja kjo eshte qeveria e gjyshit, korruptive dhe manipuluese..cdo dite thellon humbjen tende duke bere vepra te shumtuara e duke i zhgenjyer njerzit shum shume. rilindja dhe 20 dite na duhet te presim

  16. era says:

    se kuptoj pse duhey te hiqeshin apo do thoni ju manipulimet e saliut shkojne deri ketu! pu pu pu skandal tmerr qe do te marr fund me 23 qershor

  17. jonida says:

    e turpshme si edhe vete presidenti nuk rri dot jashte ketyre inskenimeve dhe manipulimeve te saliut, kjo qeveri duhet rrezuar se sben zoti rama cdo dite turpe po degjojme

  18. tili says:

    ushtria eshte ajo qe ka degraduar me shum , duke mos pasur vemendje nga shqiptaret ,sali berisha po i shet te gjitha gjerat vetem per te pasuruar familjen e tij .
    duhet ta largojme ate qe po e shkaterron kete vend

  19. loli says:

    i felliquri sali prap te dolen te palarat , po me ushtrin cke, aman per palo president qe kemi kukull e saliut po dhe 20 dite dhe do te rilindin dhe ata po he

  20. dani says:

    spartak ngjela e meriton te jete ne qeveri ai ka dhene nje kontribut dhe ne opozite dhe sigurisht vazhdon akoma, zgjedhjet e tua jane te sakta edi rama kryeminister i ardhshem

  21. merita says:

    ka degraduar ushtria se cdo gje eshte me rryshfete dge miq, me teser partie e gjera te felliqura si keto ndaj boll, me 23 qershor ne do te fitojme , 80 deputete dhe shqiperia do te marr fryme lirisht

  22. Ushtaraku says:

    Presidenti kukull,oficeri I 91 vetem firmos I detyruar cfare I vjen per dore nga vartesite e tije pavaresisht se po behet me dashje pale ne shkaterrimin e FA

  23. MATILDA.1 says:

    Nuk e di per cfare ushtrie flasim.
    Per ushtarake te larte dhe ushteare qe ngjisin flamuj neper shtylla apo ne shtrimin e zhavorreve elektorale ne rruget e vendit

  24. kapterri nishanlliu says:

    une nuk jam kadet z. Rama une jam Kapterr Nishanlliu qe me ka emeruar kapterri rangut te pare salliu.

    Mustaqet do ti heq se gudulis shume ate te gruas gjate seksit oral – por do te heq dore se eshte e rrezikshme, Mike Douglas e pesoi.

    Ndofta me jep urdher Gjereal Rama mbas 23 Qershorit per ti hequr edhe une shpetoj edhe gruaja nuk guduliset. Por ndofta bejme salliun me mustaqe dhe na ankohet lili pastaj.

  25. O.R says:

    Nuk ka sesi te mos degradoj ushtria me kta drejtues qe ka. Me Imamin ne krye duke e pasuar me Gjunkshin, qe kush e njef di ti bej llogarit. Gjunkshi u rrit ne detyr pikerisht nga Servilizmi ndaj Berishes. E kta te tjeret qe su binden urdhrave dhe interesave te eprorve, u hodhen ne rrug. MEgjithse mendoj se dhe ta sjan pa faj. Sduhet te heshtin e te flisnin kur i shkarkuan, por ti denonconin me pare, tju plasnin ne ftyr

  26. cama says:

    ky njeri i quajtur Berisha dhe kjo Qeveri po e quajtur berisha eshte e destinuar te shkatrroje cdo gje dhe te rrenoj cdo institucion ku ajo vendos kembet dhe kete e ke treguar qe me Gerdecin se ajo do te ishte qeverija e shkatrrimit dhe e rrenimit

  27. arjanita says:

    Ne jemi vend i NATO-s.
    Nuk na duhen gjeneralet.
    Ne e kemi nje GJENERAL.Aktorin legen.
    Nuk na duhet Presidenti.Kemi Skenderbeun karaduz.
    Zgjohu o popull.Mos prit Voto 29.¢lirohu.

  28. Ruzhdia says:

    Mbroni voten.
    Ne keto votime do te kete fallcifikime te fleteve te votimit.Jane krijuar celulat e PD ne cdo qark se si do te organizojne shitjen e fleteve te votimit.Cdo flete votime e dhene nga komisioni i qendres se votimit duhet te plotesohet e te hidhete ne kutin e votimit duke u kqyrur nga ky komision.Do te kete tendeca nga militante te pd qe te mos hedhin fleten e votimit ne kuti por ta njerrin ate te bardhe jashte qendres se votimit qe te kyeje rolin e balerines. Nqs ndodh kjo atehere jane shitur votimet ne masen 20% deri ne 30%.

  29. kuksjani says:

    Une per kanditaten e Njeles nuk do jepja vetem vote por edhe shpirti.
    Hajde o shiptar te shofim edhe nje mis ne parlamente VOTONI

  30. mirel says:

    Ou, Gjeneralet me gavete, sot u kthyen ne viktima te degradimit,..edhe per Gerdecin nuk kane faj,,kishin hallin e gavetes, dhe te materialeve per skrap..pavaresisht se u vrane 26 dhe u masakrua nje fshat i tere me skllever.
    Dhe Ngjela sot doli si element i vlefshem per opoziten, ky Ngjele me i degraduar nga ushtria e plerave me gjenerale..ky do sjelle me vete perparimin me sekretare seksi dhe silikon.
    Bravo Edi Rameta,..sa vjen e po behet edhe me i qarte imazhi i Shqiperise pas zgjedhjeve..
    Ku ishe? Asgjekundi.
    Cfare bere? Ic asgje.

  31. veronika says:

    Je ne depresion te thelle. kurohu bije . jemi ne merak per ty. Nga usa

  32. disi says:

    ja dhe dhe ngjela ne skene tani me fal por ke do te votojme ne me 23 qershore ps apo gjithe kto partitet qe ke ne kualicion me ty o ram piktori

  33. stefani says:

    kush eshte ai budalla qe do ju votoje juve aman se ngelet te bere aleanca cdo dite por qa i ka ngele deri tani ps per te adm nese vini ne pushtet

  34. erti says:

    Miq! E keni vene re Ramen qe kudo ku shkon kur e pyesin per zgjedhjet dhe ruajtjen e votes u thote qe nese doni te fitojme merrni edhe nje shoke apo shoqe qe ska votuar ndonjehere qe te votoje per ne, se ndryshe nuk ia dalim. Nga kjo kuptojme qe ky ka nje FRIKE TE MADHE se do i humbe zgjedhjet, nuk e di se cfare mendimi keni ju, por mua kte mendim me krijon me ato qe thote.

  35. xhaferri says:

    Edhe ky Edushka mender paçavure esht,por siç thot populli kur nuk ke pulen do hash sorren,problemi esht qe te hiki ky kafsha (SALIU, me vota se ky popull te ha bajgat per te rrezuar me forc,se nuk ka byth,saliu i njef mir prandaj se rruan fare,por edushka nuk esht si ky kundershtari vet, se nuk ka byth ta mbaj at popull me forc, keshtu qe po e beri balt mendoj qe cikteriset me let se xha SALIU,por gjithmon po iku perfundimisht xha Saliu nga politika,se ne te kundert e mer prap pushtetin, se ky popull nuk do shtet por rrumpallhone dhe kte e gjejn tek Salushi,kjo esht dhe arsyeja qe e shajn me shum SHqiptaret sistemin e kaluar vetem per faktin se kishte disiplin dhe kjo i irriton kte popull qe kurr nuk e kon dit se çfar dun nga politikanet.

  36. as per as says:

    kur folin dhe ca per rilindje dhe na bejne si te zgjuar na beni per te vjell po ikni boni plazh me ramen ne pikat e tia te preferuar

  37. fatma says:

    Nishani , i dashur edvin qe ta dish mire ti dhe ata qe jane verbuar pas mashtrimeve te tuaj,eshte nje figure e plotesuar, e afte dhe ndryshe nga ju qe jeni nje gjysme piktor i deshtuar dhe nuk keni as1 lidhje me ndershmerine dhe drejtesine apo moralin

  38. goni says:

    a le gje pa i hedhur balte ti aman.po ky popull qe do ja japi edhe mandatin e 3-te PD nuk i shohin keto te keqija qe ti thua.si ka mundesi se te mirat nuk i permend asnjehere.

  39. soni says:

    sa shum endrra qe po shikon rama.prap mire qe po arrin ta mposhtesh friken e humbjes.

  40. ps says:

    O Rame, ben mire te mos prononcohesh per te ashtuquajturit “gjenerale te liruar” se ti nuk i njeh. Sic erdhen para 4 vjetesh ashtu iken. Edhe ata bejne mire te mos llapin.

  41. Nikua says:

    Do marim kaq e do marim aq thot Rama, kujton se po baen zgjedhjet ne ni vend demokratik. OOO Rama, populli voton, Sala i numron dhe Wolfarth e mbeshtet(se mer paret), akoma s’ke mbushur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje