19 heronjtë amerikanë (FOTO)

2 Korrik 2013, 12:10Bota TEMA
19 heronjtë amerikanë (FOTO)

Trupat e 19 pjesëtarëve të një ekipi elitar zjarrfikësish, që u zhdukën gjatë një beteje me zjarret në pyjet e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë gjetur në malin ku edhe vdiqën.

Helikopterët e kanë pasur të vështirë që të shkojnë në zonën ku edhe mbetën zjarrfikësit, të cilët nuk arritën të shpëtojnë edhe pse përdorën mbulesat e tyre- disa struktura në formë tende, që supozohet se i mbrojnë ata nga zjarri dhe flakët.
Disa nga trupat u gjetën nën mbulesa, kurse të tjerët jashtë tyre, çka tregon përpjekjet e tyre për të shpëtuar.
Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se ata ishin shumë të përgatitur dhe është e paimagjinueshme që diçka e tillë ndodhi.

Tragjedia është më e rënda që prej ngjarjes së 11 shtatorit 2011, kur më shumë se 340 zjarrfikës humbën jetën.
Presidenti Obama i quajti zjarrfikësit heronj dhe profesionistë të mirë, që vunë veten e tyre në rrezik për të mbrojtur jetën dhe pronën e amerikanëve.

Zjarri i shpërthyer në Arizona ka shkatërruar të paktën 200 shtëpi.

Ende nuk dihet se si ekipi i zjarrfikësve mbeti në mes të flakëve. Një drejtues i tyre tha se ata po ndiqnin udhëzimet, por mesa duket përhapja e shpejtë e zjarrit thjesht i ka mposhtur, duke mos u lënë rrugëzgjidhje./ep

10 komente në “19 heronjtë amerikanë (FOTO)”

  1. nacionalisti says:

    u prefshi ne paqe:( tamam heronj jane kto jane njerz qe japin jeten per te miren e popullit nka kto 19 zjarrfiksa duhet te marim shembull edhe ne shqiptaret jo si brecan palla zyrtar i policis qe duhet te mbron rendin e popullin ben thirrje per luft vlavrasese.mjeri nena shqiperi me ca bij qe ka.

  2. Shqiptari says:

    Keta heronj meritojne monumentin e tyre per te qene te pa vdekshem.

  3. Dean says:

    Respekt djema.
    Udha e mbare u qofte.Ky ishte skenari i shkruar nga Zoti per ju.
    R.I.P.

  4. alb says:

    Bravo. U prehshi ne paqe. Gjithçka per kombin. Ky eshte simboli i shpirtit Amerikan.

  5. anticensurë says:

    fjala hero nuk mund ti falet gjithkujt!!
    hero është një njdri që e di që do të humbë jetën dhe me vetëdije shkon drejt saj,për të mirën e shoqërisë!!
    ky ekip zjarrfiksash është kapur në befasi nga zjarri!diçka ka shkuar keq!o nuk kanë patur fat,o kanë marrë udhëzime të gabuara!!është një fatkeqsi e madhe të humbësh 19 veta brënda një moment,19 bij nënash,baballarë,por nuk mund ti cilësosh herronj!!ata nuk plotësojnë kushtet për një gjë të tillë!!ngushëllime familjeve!
    ata janë viktima të punës së tyre!
    mund të themi me gojën plot se puna e tyre është heroike!!përleshja e tyre me flakët nuk është diçka e përditëshme!!

  6. Bobi says:

    Kto jane heronj te vertete. Njerez profesioniste dhe njerez te sakrifices.
    Jo kto leprat dhe zagaret qe kishte Sala ne pushtet.
    Lok qe te vrisnin naten dhe te qanin diten.

  7. lab gjysem opinge says:

    keta jana me shume se heronj, u prefshi ne paqe, zoti qoft me ju

  8. leka says:

    Ju jeni te madherishmit e kesaj toke,qe perendia vet, paqesisht ju ka vendosur afer vehtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje