Profesorët në Universitetin Publik të Prishtinës me paga 3000 euro

12 Korrik 2013, 10:33Rajoni TEMA

Shumë profesorë të Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë më shumë të ardhura mujore se sa presidentja e kryeministri i Kosovës. Të ardhurat e tyre nuk përkufizohen vetëm më pagën, e cila arrin në rreth 1145 euro, mirëpo të hyra të konsiderueshme ata sigurojnë edhe nga përqindjet që i marrin nga studentët në afatet e provimeve.

Për çdo student që hyn në provim të lëndëve të ndryshme, profesorëve u shkojnë në xhirollogari nga 60 cent. Për 2000 studentë sa hyjnë mesatarisht në një provim tek një profesor, vetëm në një afat, sidomos në ato fakultetet ku ka numër më të madh të studentëve, në Fakultetin Juridik dhe atë Ekonomik, sipas burimeve të gazetës “Zëri”, një profesor merr 1200 euro honorar, nga 60 cent për secilin studentë, përpos pagës bazë.

Në këto fakultete ka raste kur numri i studentëve që hyn në provim tek një profesor shkon 3000 deri 4000. Paga e profesorit universitar shtohet për çdo afat provimi, që zyrtarisht duhet të jenë tri afate, afati i janarit, qershorit dhe shtator-tetor që njihet si afat i vjeshtës…/ZERI

7 komente në “Profesorët në Universitetin Publik të Prishtinës me paga 3000 euro”

  1. Martin says:

    Shume mire dhe shume normale sepse edhe prof ne shtetet e zhvillume paguhen me shume se politikanet.
    Nuk ka sens qe rroga e politikanit te jete me e larta ne aparatin shteteror sepse politika eshte impenjim e joprofesion..
    Profesoret dhe universiteti garantojn te ardhmen ndersa politika eshte dicka me pragmatiste qe lidhet ngusht me te tashmen dhe shpesh here mbetet peng i saj.

  2. Shqiptari says:

    Hahaha… universiteti ku profesori te rrezon per 60 Cent! Kaq i merr plus, nese vie studenti edhe njehere ne afatin tjeter!

  3. berati-KOSOVE-germony says:

    Kjo esht krejt nermale edhe ne gjermoni peofesoret univerzitar kan ketu permasa gje qe ben te pergezohet Kosova shume ne ket drejtim shpresoj qe edhe instutocionet tjera qe jan ne RKS te ken te njejtin fat sikur UP….

  4. Per ju komentuesit e mesiperm qe e konsideroni te drejte kete menyre te rishperndarjes se te ardhurave ne shtetin e Kosoves , ku nje profesori , ne fjale , i takoka nga 3000 euro x 12 muaj = 36000 euro per nje vit . Po nje mesues i arsimit nente vjecar ,apo i shkolles se mesme a e dini sa euro merr ? Kesaj i thone futjani kot , kur nuk merrni vesh se c’politika sociale dhe c’kritere rishperndarje te te ardhurave duhet te kete nje shtet si ky i Kosoves ose dhe ky ketu tek ne . Per mendimin tim , nje difernce prej NJE me DHJETE mes pages se MESUESIT TE 9VJECARES dhe te mesmes me ate te pedagogut ne UNIVERSITET eshte nje gje krejtesisht e pa drejt . S’ki q’i thua kesaj shemtire dhe te tjerave , qe vetem nje regjim anti popullor dhe anti kombetar si ky i yni ketu ,ku dhe pak dit i kane ngelur per tu tallur me te gjithe shtetasit e tij . Keshtu po ndodh dhe ne shtetin e Kosoves . Ndaj dhe jo me kot Ashimi si i nje specjeje te njejte me Saliun , shprehu hidherimin e tij per largimin qe i beri populli me 23 qershor ….salushit e salushve te tjere…Nese jeni bisnesmene ose njerez te pasur , vejeni doren ne zemer dhe futeni ne pune ndergjen shqiptare se nje pjese e njerezve jane duke luajtur kemben per buke , kurse nje pjese kane shkuar aq large e jane ngjitur aq lart sa qe edhe shikimi nuk u arrin te shofin keto plage qe vetem regjimet korruptive mund ti krijojne ….

    1. Dardan says:

      veriori prane kufirit me Kosoven,,, Edhe paga e Mesusit ne Kosove nuk esht aqe keq, paga mestare esht 460 euro deri ne 700 euro nvaret nga mosha dhe stazhi i punes.

      1. kosova says:

        pse bre po rren, prej 200 deri 400 euro asnje mesues nuk e ka rrogen ma te lart,

  5. balzac says:

    S’ka gje me te keqe se te lejosh shkollimin e njeriut me vese.Sa me lart te jete ngjitur ne hierarki aq me mizor dhe i paskrupullt behet.Sa para zhvasin nga studentet profesoret duke i shantazhuar ata per provime dhe sa shuma parash te tjera fusin ne xhep nga ata qe fare nuk i vijojne studimet por paguajne dhe diplomohen.Nuk ka sot sistem shkollimi me te koruptuar se Universiteti Kosoves bashke me ato private.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje