Një raport i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim vëren një situatë problematike në lidhje me krimet kundër personit dhe pasurisë në Shqipëri.
Sipas raportit që analizon situatën e kriminalitetit në vitin 2012 në Shqipëri, problemet kryesore kanë të bëjnë me numrin e lartë të vrasjeve dhe me shpeshtësinë e vjedhjeve ndaj banesave, makinave dhe bizneseve.
Studimi i publikuar nga e përditshmja Panorama u referohet të dhënave zyrtare të marra nga Policia e Shtetit në përfundim të vitit 2012 dhe thekson se krimi që ndodh më shpesh në Shqipëri është vjedhja e banesave.
Gjatë vitit 2012, në vend ka ndodhur një vjedhje banese çdo shtatë orë, plagosje e lehtë me dashje në çdo 6 orë, vjedhje biznesi në çdo 8 orë, kanosje në çdo 8.5 orë, armëmbajtje pa leje në çdo 9.5 orë, vjedhje automjeti në çdo 13 orë, krime kundër jetës thuajse në çdo 24 orë, vjedhje me dhunë ose me armë në çdo 27 orë, vrasje e mbetur në tentativë në çdo 36 orë dhe vrasje në çdo 72 orë.
Në raport thuhet se vepra penale e “vrasjes” ka mbetur përgjatë vitit 2012 në të njëjtat ritme të larta si edhe një vit më parë, mesatarisht 31 vepra penale për 3-mujor. Prej vitit 2010 e në vazhdim Shqipëria shfaq shifrat më të larta të kësaj vepre penale në rajon, duke arritur pikën më të lartë në 2 vitet e fundit me rreth 4.4 vepra penale “vrasje” për 100 000 banorë.
Ky ishte zhvillimi. Perpara! Mbrapa! Ku ta doni ?
Kush eshte ky Instituti per Demokraci dhe Zhvillim a ca dreqin quhet? Ojq si puna atyre te romeve qe kishin marre 3 milion euro ne xhep per me bo 2 fletepalosje ndergjegjesimi
Mjafton mos te na vidhen e vriten politikanet.
Se edhe mes batakcinjve fjala e nderit eshte;Duhet te vidhet atehere kur nuk mund te grabitet!
e me ju lumte ashtu de te jemi gjithmone te paret ne bote o sa mire me qene [shqiptar]
Keto shifra ka kohe qe i paraqet opozita e djeshme dhe mbare opinioni i shqetesuar per rendin ne Shqiperi. ky Instituti per demokraci dhe Ndermjetesim eshte nje njeri dhe quhet Sotiraq Hroni. Ky eshte personi qe ka marre me shume fonde per te trajtuar çeshtje te Policise Shqipetare, por ne fakt vetem ka levduar e perkedhelur drejtuesit e Policese se shkaterruar shqipetare, dhe ka lepire edhe vete Sale antiplumbin. Tani ky vetem ka pjestuar kohen me veprat penale, dhe ja doli studimi, ooop u moren edhe ca para. Ky hengri me socialistet, por me Salen ky ishte ne çdo tribune, dhe nuk guxoi kurre te bente nje verejtje. Por ajo qe te ben te vjellesh tek Sotiraqi, eshte se tani po del opozitar.
U mbyt gjemia, dhe keta mijte qe e hengren pushtetin e djeshem, po vrapojne te dalin, dhe te pergatiten te hane pushtetin e ri.
Bravo,poshte Dulla!
Ky eshte vendi i dyte pas Gjermanise sipas shpellarit Berishe ,sipas ketij koleres se poshter,qe u deshen 23-vjet per ta shporrur