Pas Prizrenit, rradhën e ka Vlora. Rama: Jo mbledhje të përbashkëta me maqedonasit. Thaci: Konsullata të përbashkëta

11 Janar 2014, 19:18Politika TEMA

Pas mbledhjes së zhvilluar në Prizren, ku Kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaci firmosën dokumentin e bashkëpunimit strategjik, mbledhja e dytë e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë me atë të Kosovës do të mbahet në Vlorë. Kjo është pohuar nga Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me homologun Thaci. Detajet për këtë mbledhje të dytë do të përcaktohen nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve, ndërsa data e mbajtjes së saj do të jetë fundi i majit ose fillimi qershorit. “Data mbetet të përcaktohet nga ministrat e jashtëm, mes fundit të majit dhe fillimit të qershorit në qytetin e Vlorës, ku nga njëra anë do të bëhet një bilanc i punës së kryer deri atëhere dhe nga ana tjetër do të përcaktohen kantieret e reja të punës së përbashkët që do të bëjmë”, tha kryeministri Rama. Por Kreu i Qeverisë shqiptare përjashtoi mundësinë që në këtë mbledhje të kishte përfaqësues edhe nga qeveria maqedonase. i pyetur nga mediat nëse mbledhja e Vlorës do të përfshinte edhe Qeverinë e Maqedonisë, Rama u përgjigj prerë se mbledhja në Vlorë do të jetë mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. “C’punë kanë maqedonasit në këtë mbledhje, ne po flasim për mbledhje të përbashkëta mes dy qeverive”, tha Rama. Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës ka konfirmuar hapjen e konsullatave të përbashkëta

Kërkohen rezultate

Partneriteti i ri strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës synon të krijojë rezultate konkrete në cdo fushë për përfitimin e qytetarëve të të dy vendeve. Kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaci në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur në shtëpinë e Lidhjes shqiptare të Prizrenit pas nënshkrimit të dokumentit dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit vunë theksin se bashkëpunimi do të përfshijë të gjitha fushat institucionale dhe të interest gjithëqytetar. Dokumenti prej 6 faqesh i firmosur nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës angazhon të dy vendet për një partneritet strategjik, i cili sipas Kryeministrit Edi Rama ka një dallim esencial nga mënyra e bashkëpunimit që ka qenë deri më tani. Në këtë kuadër Kreu i Qeverisë shqiptare sqaroi se ky do të jetë një bashkëpunim i bazuar në domosdoshmërinë për të krijuar rezultate konkrete në çdo fushë; rezultat konkret në përfitim të bashkëqytetarëve tanë këtej dhe andej kufirit; rezultat konkret në funksion të bashkimit të rrugëve tona me rrugët e BE-së. Por, sipas tij, gjithashtu do të synohet rezultat konkret dhe në forcimin e imazhit të Shqipërisë dhe Kosovës, si dy shtete që promovojnë mbrojtjen e pakicave, shumëllojshmërinë e besimeve dhe pa as më të voglin dyshim promovojnë një demokraci dhe tolerancë, për të cilën jo vetëm popujt tanë në të gjithë rajonin, por dhe Europa kanë nevojë të vazhdueshme

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci shprehu falenderime për Qverinë shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme në rritjen e njohjeve për Republikën e Kosovës, e cila, tha ai, deri tani është njohur nga 104 shtete. “Bashkarisht do të punojmë për rritjen e numrit të njohjeve në të ardhmen dhe po ashtu do të vazhdojmë të njohim integrimin e Kosovës në organizata të ndryshme rajonale dhe ato ndërkombëtare, pasi vizioni ynë është të jemi pjesë e NATO-s, BE-së dhe Kombeve të Bashkuara”, tha kryeministri Thaçi. Në vijim ai shtoi se bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë do të shtrihet dhe në fushën e sigurisë, në ato që lidhen me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve, si dhe do të vijojë me bashkëpunimin në arsim, kulturë, tregtinë e lirë etj.

Kryeministri Edi Rama në komentete e tij e cilësoi Deklaratën e përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik si gurin e themelit të një strategjie të përbashkët për hartimin, miratimin dhe zbatimin e politikave të përbashkëta, në planin politik, ekonomik, social dhe kulturor. “Të gjitha këto politika janë në funksion të përmirësimit të jetës së përditshme të qytetarëve tanë, të jetës së përditshme në dy shtetet tona, në funksion të jetës së gjeneratave të tjera dhe në përputhje me objektivin e përbashkët të dy shteteve shqiptare për t’u bërë pjesë e BE-së”, tha Rama.
Në këtë kuadër ai sqaroi se Deklarata mbështetet në katër shtylla kryesore: bashkëpunimi në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë; çështjet e brendshme; ekonomia, dhe arsimi e kultura së bashku.  Po ashtu theksoi Rama, dokumenti i përbashkët është konfirmim i vullnetit tonë për të forcuar marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët tanë të mëdhenj strategjikë, SHBA dhe BE, si dhe i vullnetit tonë për një model të ri bashkëpunimi për mbarë rajonin. Në vijim të komenteve të tij për tre marrëveshjet e nënshkruara sot në Prizren, Rama veçoi marrëveshjen në fushën energjisë, e cila tha ai i kontribuon sigurisë energjitike në gjithë hapësirën e përcaktuar nga kufijtë e dy shteteve, si dhe marrëveshjes që lidhet me  transportin dhe infrastrukturën.
Po ashtu në mbledhjen e sotme, bëri me dije kryeministri, vendosëm t’i japim formë përfundimtare dhe shumë shpejt ta bëjmë publik kalendarin e përbashkët të jetës sonë kulturore, duke marrë dhe hapin e parë atë të bashkëfinancimit të Doku-Fest të Prizrenit, një aktivitet me peshë jo vetëm brenda Kosovës, por dhe më gjerë që të kthehet në një aktivitet me vulën e përbashkët të dy qeverive tona.

Në strategjinë e bashkëpunimit qasja e shqiptarëve do të jetë fokusi ynë. Kështu u shpreh Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, ndërsa njoftoi edhe krijimin e një fondi humanitar për zhvillimin e Luginës së Preshevës. “Ky vendim shkon në vazhdën e vendimeve të tjera që qeveritë tona kanë ndërmarrë në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve e shqiptarëve kudo që jetojnë. Për arritjen e këtyre objektiva do të hartohen strategji dhe plane konkrete në fushat përkatëse”, tha Thaçi.
Sipas Thaçit, ky kapitull i ri, uroj të arrijë synimet e dëshiruara nga qytetarët, t’i shërbejë zhvillimit të dy vendeve dhe rajonit për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë europiane dhe rajonin europian. Duke folur për strategjinë e përbashkët, të bashkëpunimit mes dy vendeve, Thaçi u shpreh se në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë të dy qeveritë do të angazhohemi në fuqizimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërqeveritar për të gjitha çështjet me interes të përbashkët. Këto çështje, shpjegoi ai, pëfshijnë bashkërendimin dhe angazhimin e Kosovës në proceset dhe iniciativat rajonale, koordinimin dhe mbështetjen për proçeset integruese europine dhe euroatantike. Po ashtu, Thaçi tha se do të bashkëpunohet në fushën e politikës së jashtme për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Bashkëpunimi në këto fusha synon koordinimin e përpjekjeve në drejtim të konsolidimit të pozitës dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, përmes shtimit të njohjeve, anëtarësimin në mekanizma të tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë, anëtarësimin në OKB, BE dhe në NATO”, deklaroi Thaçi. Në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme, sipas Thaçit, synohet që përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit dhe gjyqsorit të vendosen bazat e shkëmbimit të përvojave në të gjitha proceset e reformimit të shtetit të së drejtës në përputhtje me standardet europiane e ato ndërkombëtare.
Strategjia e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik do të përbëjë përkushtim kryesor të dy qeverive. “Synojmë të ofrojmë një klimë nxitëse për bizneset, në një treg të integruar, duke shfrytëzuar në mënyrë efektive e racionale potencialet e përbashkëta. Një theks i veçantë do t’i kushtohet energjetikës, duke komplementuar sistemet tona hidro dhe termo, duke vendosur një sistem të përbashkët energjetik”, deklaroi Thaçi.

42 komente në “Pas Prizrenit, rradhën e ka Vlora. Rama: Jo mbledhje të përbashkëta me maqedonasit. Thaci: Konsullata të përbashkëta”

    1. Irdi says:

      Bashkepunime te tilla duhet te kete. Kemi shume kohe qe nuk i tregojme askujt se dim te punojme mire ne skuader, aq me teper kur ne loje eshte e ardhmja jone ne BE.

      1. Mario says:

        BE ne vetvete eshte nje bashkim ekonomik, politik dhe ligjor mes shtetesh. Duke e bere te qarte qe jemi te afte ta arrime kete gje me vendin tone fqinje, tregojme nje her e mire se jemi te pergatitur per tu bere pjese e familjes Evropiane.

        Kjo qe ndodhi sot, dhe ajo mbledhje qe pritet te behet ne Vlore, eshte prove e qarte dhe e pamohueshme e angazhimit politik te vlefshem.

      2. turi says:

        SKEMI PSE BEJME NACIONALIZMA ALLA BERISHIAN I THEM TE GJITHE ATYRE QE DUAN TE HEDHIN POSHTE KETE NISME! KY ESHTE REALITETI, JEMI NJE POR KUFINJTE JANE TE QARTE DHE TE PAPREKSHEM DHE NJEKOHESISHT JANE VETEM VIRTUAL!!!! E VERTETA ESHTE SE LINJA E INTERKONJUKSIONIT DO E NDIHMOJ ZHVILLIMIN E TE DYJA ANEVE TE KUFIRIT, DO QARKULLOJ PARA NE TREGUN SHQIPTAR! KY ESHTE PATRIOTIZMI KONSTRUKTIV!

      3. Shpati says:

        SUPER TAKIM, NJE NDRYSHIM NE RRJEDHEN HISTORIKE TE POLITIKES SHQIPETARE DHE ASAJ TE KOSOVES.

      4. gertjan says:

        Ishte i domosdoshem ky takim e nenshkrimi i ketyre marrveshjeve,marreveshje te cilat i sherbejne te dy vendeve.Nje bravo te madhe.

    2. Denioni says:

      Shqiperia dhe Kosova e kane patur te pamundur te punojne sic duhet, deri me sot. Nje prove e qarte qe vullneti i mire politik sjell ndryshime.

    3. ri do says:

      Nje bravo per te dy kryeministrat, edi rama po ben nje pune te shkelqyer, ndihet kudo fryma e ketij njeriu vizionar qe po ben me ne fund shtet

    4. gigi buffon says:

      Mbledhja e sotme ishte nje hap tejet i rendesishem per bashkpunimin ndermjet vendeve.Nje mbledhje tjeter ne Vlore do ishte akoma me pozitive per te vleresuar punen e bere nga firmosja deri ne takimin e Vlores.

    5. toni says:

      Ne s`po gjejme dot gjuhen me tanet balleperball me salen,ky shkoi ne kosove

    6. keno says:

      gjerat e medha nisin nga disa gjera te vogla!!! dhe ky takim do kete gjera te bukra ne vijim !! bravo

  1. vladimir mezini says:

    Ma boni nje nder thirreni dhe SALEN si degjues se po terbohet fare

  2. BESART GASHI says:

    Menduhin e ka msue Lul drenicari per me protestue
    pune shkinash
    ?

    http://goo.gl/zjGdGe

  3. ERsa says:

    Fuqia jone si vende demokrate qendron tek vizioni i perbashket per te ardhmen. Ky ishte mesazhi i munguar prej kohesh. vlen per tu pershendetur.

  4. Elma says:

    Nje nisme shume e mire kjo e kryeministrit Rama politika reale jo fjale te kota. Shqipetaret duhet te tregohen me solidare me njeri tjetrin dhe ne kete menyre te gjithe do te ti japim vendit ate qe meriton. Urime dhe jame shpreseplote per qeverisjen tuaj duke pare se deri tani jeni ne rrugen e duhur

  5. laver stroka says:

    Pas 23 Qershorit 2013 eshte vene ne rruge te mbare bashkimi i shqiptareve. Pergezime Edi Rames dhe Hashim Thacit per kete nisme atdhetare. Keshtu e ardhmja e kombit do te jete me e mire dhe prestigji nderkombetar me i madh. Forca po ashtu do te jete me e madhe. Lakmia dhe intrigat e armiqve te kombit nuk do ndalin, por mundesite per ti neutralizuar jane me te medha. Bashkimi mbart fuqi dhe shanse me te medha per kombin dhe popullin tone.Hapa te metejshem dhe te shpejte drejt unifikimit te plote de fakto e me pas edhe de jure! Kosova eshte Shqiperi. Rrofte Shqiperia!

  6. Bato says:

    Bravo rama nuk ka nevoje me mbajte mbledhje te perbashket me sllavo Maqedonasit mbledhje te perbashketa duhet te ket vetem mes dy shteteve shqiptare. Ne te kunderten edhe mbeledhja shqiperi kosove e cila zgjoje kureshtjen dhe vemendjen e gjithe kombit shqiptare ne Ballkane dhe ne bote do te humbase rendesin dhe kuptimin e saje.

  7. Para La♣i says:

    Suksese per arritjet!

    Sot ne percjelljen e kryeqeverise kane qene te angazhuar policia e Kamzes, Fushe Krujes, Kurbinit, Lezhes, Mirdites dhe Kukesit, kane qene te instaluar qe nga ora 07 deri 19.00 dhe nuk jane paguar per sherbimin, pavaresisht se ishte dite pushimi, pavaresisht se kane lene pune te tjera pa bere e per te cilat paguhen.

    Me mire ishte ai tjetri, garden me vete dhe ikte nga te donte, ky ben sikur ka shkurtuar garden dhe ia fut policies….

  8. skelari. says:

    ore djale, po vlora eshte bere si siria mor cun. renoja, balte e pluhur. ec mbaro ate pune qe nise o kokosh. ca i prishe ca i hodhe ne ere e ca qe presin per tu prishur. mbaroe punen qe nise se do turperohesh te miqte pa per ne spo te kercet shume ty,

    1. skelarja says:

      ke te drejte o skelar, nuk ka me budallenj se vlonjatet. Bam ne 97 dhe u vrane plot. e perdorin si te duan. Tani vjen Rama, ja shkrep piktorit dhe ben cte doje, sjkateron shtepi, i le jashte ne diell dhe hene e shi, bile shumica socialista, prish dhe rrenon gjitshka ne emer te nje plani, se kiush plan na qenka nuk dihet. rezoi dhe pallatin e Lulit dhe beri pazar me te, i jep 5 milion euro per shperblim nga taksat tona. Te tjeret te ngrohen ne diell. Pune per socialistet qe e votuan nuk ka. Camet dhe LSI bejne ligjin ne Vlore, asnje socialist i punesuar. Tani presim edhe nje tjeter mbledhje me Kosoven, se na ndriten per 100 vjetorin. Vetem flamuj kushtuan 3 milione euro dhe nuk ka rruge, nuk ka sfalt, nuk ka trotuare balta kudo mbreteron. Spitali eshte bosh me ilace dhe nga ana tjeter parate shkojne ne Presheve. NUk shikon qe tallen me vlonjatet, tabi na shpikin tjeter kombetare, vajten per lesh me duket mua vlonjatet.

  9. Bato says:

    Shqiptaret si kombi me i madhe dhe me i lashte ne ballkane dhe evrope nuk duhet te bejne veprime per tju ber qefin nje grushte sllavo bagtive te Maqedonis dhe vendeve tjera te ballkanit ka ardhe kohe qe te tregojm se jemi populle me dinjitet dhe kombi me i fuqishem ne ballkane me pasuri pa funde mbi dhe nentoksore ne shqiperi dhe kosove me nje teritore relativishte te madhe dhe mbi te gjitha shum produktive dhe me poziten me te mire gjeostrategjike dhe me diasporen me te madhe dhe me te fuqishme ne ballkane dhe me gjer ne evrope ku vetem 4-5 Biznemen.shqiptare ne Turqia kan me teper kapitale se ter GDP,ja e serbis dhe shumices se shtetve te ballkanit njeherit me nje diaspor shum te fuqishme ne evroe dhe amerike

    Ka ardhe momenti qe kombi mbi 30 milion shqiptare te rizgjohet dhe te tregoje dinjitet shqiperia dhe kosova duhet te krijojn Banken Kombetare shqiptare ne te cilen do kontribonte gjithe kombi shqiptare dhe e cila do investonte projektet me interes nacionale per kombin shqiptare ne ballkan njeherit kjo banke do alukonte kredi pa interes per qeverin e Kosoves dhe shqiperis per investimet kapitale dhe per biznesin private i cili do investonte ne fushen e prodhimit

  10. Aurenc says:

    Nje Komb – nje gjuhe : bashkepunim, vullnet dhe arritje per te miren e popullit, atdhetareve tane ne mbaree boten…AB : http://darsiani.jimdo.com/the-promotion-of-the-albanian-diaspora/

  11. pash gucia says:

    Te lumte rama.Saleshin e ke terbuar fare ,le pastaj lulin qe po leh si zagar i pa mesuar me gjah,po perpiqet te imitoj te atin etij te dhjere.

  12. Leonard Zissi says:

    Mbledhje me rendesi historike per gjithe kombin shqiptar. Uroj qe kjo fillese e rendesishme te kete vazhdimesi dhe te konkretizohet me
    programe konkrete ne te gjitha fushat e jetes. P.sh., nuk mund te kete integrim te ekonomive te te dy vendeve, pa integrimin e rrjeteve hekurudhore midis tyre. Prandaj pershendes qe lidhja me hekurudhe e Shqiperise me Kosoven do te jete nje nga pikat e programit te bashkepunimit midis dy vendeve.
    Me beri pershtypje vajtja ne Prizren e gjithe Qeverise shqiptare me
    nje utobus te vetem. Mendoj se ky nyk eshte nje veprim i zgjuar dhe, me sa duket, shteti shqiptar nuk ka percaktuar rregullat e levizjes se personaliteteve te larta shteterore. Fjala eshte qe, ne rast aksidenti, shkon per lume e gjitha Qeveria dhe shteti ndodhet ne krize institucionale. Kujtojme tragjedine qe pesuan polaket para tre vjetesh, kur ne Smolenjsk te Rusise u rrezua avioni presidencial ku
    humben jeten rreth 80 personalitete te larta, me ne krye Presidentin e
    vendit, tragjedi kjo prej se ciles Polonia nuk e ka marre akoma
    vehten.

    rreth 80 personalitet te larta me ne krye Presidentin e Polonise, tragjedi kjo qe Polonia nuk e ka marre akoma vehten

  13. Bato says:

    Ket ide e jape une i pari dhe kjo esht rruga e vetem per te rilinde dhe per tu zhvilluar kombi shqiptare ne si kombe jemi relativishte kombe i madhe te shperndare ne gjithe boten tashe e disa dekada ku shumica e shqiptare kan krijuar pasuri shum te medha por shumica e shqiptarve ende nuk e kan gjet rruge e duhure per ta ndihmuar kombin e tyre ne ballakne dhe krijimi i nje Banke kombetare do ishte rruga me e mire ndekohe sipase disa vlersimeve pasuria e diaspores shqiptare ne Evrope dhe Amerike llogaritet ne mbi 700 miliarde dollare qka do mjaftonte vetem 10% e kesaj pasuri te depozitohej ne banken kombetare shqiptare plusi depozitat dhe kontributet e atyre qe kan mundesi dhe qe jetojn ne shqiperi dhe kosove dhe trojet tjera shqiptare ne ballkan ndera dihet se keto vitet e fundit kemi mjafte njerze te fuqishem edhe ne trojet shqiptare ne ballkan.

    Pra ka ardhe momenti qe kombi mbi 30 milion shqiptare te rizgjohet dhe te tregoje dinjitet shqiperia dhe kosova duhet te krijojn Banken Kombetare shqiptare ne te cilen do kontribonte gjithe kombi shqiptare dhe e cila do investonte projektet me interes nacionale per kombin shqiptare ne ballkan njeherit kjo banke do alukonte kredi pa interes per qeverin e Kosoves dhe shqiperis per investimet kapitale dhe per biznesin private i cili do investonte ne fushen e prodhimit

  14. Gjok Martini says:

    Jo mire por extra mire, dite historike per dy shtetet ne nji shtet qe e kemi andrruar dhe pas 100 vjetesh e pa Shqiperia e Kosova shtete dhe gjithe shqiptaret te tjere jane me shpresa.
    Per me shume ndihma per Presheven, B. dhe M. duhet pregatitur te shkojne dikush, delegacionet te gjithe shqiptaret te perfaqesohen me Presheve ne Bruksel per te lypur ndihma qe ju takojne dhe europianet do u pergjigjen se eshte detyra e tyre mos te lere ne varferi gjithe at popull duhet ushqye dhe punesuar, shkollue si autoktone ne gjuhen shqipe. Te behet si ne serbi per serbet ne Kosove qe lypin ndihma perndryshe thone se do ndahen nga Kosova, problemi shqiptare duhet krijuar kojuktura qe do perfitonin ndihme nga Europa dhe Amerika mos ti harrojme edhe emigracioni munde te interesohen per ti ndihmuar me ndihma ekonomike. Si kemi bere per Shqiperi dhe Kosove kur ishte varferi dhe lufte te bashkohemi si komunitet i vetem me nje zeri.
    Kurregje seshte me lehte se tu cohen ndihma ekonomike ne gjithe krahinat.Per me shume. [email protected]

  15. vasillaq says:

    Bashkimi na ben me te forte,Ky bashkpunim tregon pjekuri dhe mirkuptim ndermjet shqiptareve.KY hap pozitiv tregon se dim te hecim se bashku si dikur paraardhesit tan.

  16. Shikoni me nje interest te vecante deklaratat te Rames dheThacit.
    Fillon te fryje nje ere e re ne krijimin e nje filozofie mbarekombetare gje e cila ka munguar per vite me rradhe.
    Eshte pikerisht kjo filozofi qe do te udheheqi gjithe kombin Shqiptar drejt zhvillimeve te reja drejt progresit dhe perparimit ne te gjitha fushat si ato politike,ekonomi ke te kultures eartit tone me identitet shqiptar.
    Keshtu ne do ti tregojme Europes dhe gjithe Botes se cfare kombi jemi ne,se nuk mund te pranojme te na injorojne e te bejne lojra me ne.Me kete fytyre te re e me kete mendim filozofik kombetar ne do te jemi patjeter pjestare me dinjitet te plote te families se madhe Europjane.
    BRAVO Edi Rama dhe Hasim Thaci.
    Ju I dhate drite te gjithe shqiptareve kudo qe punojne e jetojne.
    PERGEZIME nga thellesia e zemres sime qe ka rrahur e rreh per shqiptarizem si tek te gjithe bashkeatdhetaret qe punojme e jetojme me nder ne vende te huaja por qe mundohemi me gjith shpirt per tua rritur autoritetin Atdheut e kombit tone.

  17. MC says:

    Une uroj qe kjo nisme te jete e mbare.Dikush ne komentet e tyre, shpesh ze ne goje se si kosovaret kane mbeshtetur Sali Berishen.Nuk eshte mbeshtetur ai si person,por deklaratat e tije te rrejshme kane mashtruar dhe kane bere qe popullata te besoj,sepse shpresat jane gjithmone nga ana e me te fortit (politikisht).Por,nese Edi Rama do te vazhdoje me perkrahjen e shqipetareve jashte shtetit ame, atehere ai do kete nje simpati dhe perkrahje edhe me shume se c`do kush tjeter.Nuk dua ta zgjas shume por nje propozim imi do te ishte qe keta bashkepunime te kene nje orare dhe kohe te caktuar,si p.sh. te mbahen mbledhje te perbashketa ne c`do gjashte muaj,por nese ndihet nevoja qe dikush nga fqinjet (armiq)tane ben ndonje potez te pa pelqyer per shqipetaret, atehere mendoj se duhet te mbahet nje seance e jashtezakonshme(e perbashket)dhe tu tregohet se neve jemi vigjilent dhe nuk lejojme qe dikush tjeter te percaktoj fatin tone si popull me i lashte ne rajon dhe me gjere.

  18. polisi. says:

    nuk po shikoi nai koment nga ata miqt vetem njari ka ba koment ungeci ne fyt ky takimi aaaa rroft kombi ibashkuar shqiptar..na beri te ndihemi mir ky takimi hajde fillim imbar..

  19. Kacaki Junior says:

    Ju pelqeje kojshive apo jo, ne Vlore do i vihet vula bashkimit kombtare,
    rrnofte Shqiperia natyrale!

  20. Alban Iliri says:

    Mund te them vetem ju lumte dhe urime.Qofte vertet e rendesishme dhe efektive ajo c’ka bête, jo declarative koti.

  21. MUSA SHEGA says:

    Po teper e Renesishme po ju mungoi fotografija e Enver Hoxhes dhe Ramis Alise.ps Rama dhe ldk THACI jane komlet si PPSH dhe ju shkone vertet te ndjekun me besnikrine me te madhe RRugen e Vijes se ppsh dhe te mdhenjve HOxHA-Alia. Ky takim ska asnje lidhje me TRojet Etnike eshte thieshte nje lidhje bashkepunimi shoqrore te vieter midis Asim thacit e EDI Rames keta kane nje ideal te nderimit me grush te ideve komuniste. Te ideve me mbajte pushtetin kosove shqiri te lidhur pere biznese turizmi dhe te tiera te ndryshme ne interres te pushteteve shqipri kosove dhe te kryministrave Rama-thaci qe konfirmune 100.000.00 EURO pere luginen e preshevese qe eshte vertet qesharake ato sdalin as brisqe pere sdudenta jo pere me shume qa tadhje me popullin e presheves. Aq u donte me ja fale te dy qeverit. Bashkise se prizrenit. Per fillim pere rikonstruksion pere nje pallat kuturor. Po secila nga aq jo te dyja po qa tju themii kjo eshte loje ne vazhdim lidhje biznesi qedhimisht takimi i dyte ne vlore se fidhon sezoni i veres plazhi do lidhje bizneshes kjo eshte afer mendjes se. Rames qe te terheqin sa me shume. Familje kosovare ne sezone verore ne bregdetin shqiptar pse te ikun ne bregdeti ulqinit mire beren po thaci ka nevoje pere toka ne bregdet se ka dhudha bodhe e ivestimet e tije jane me dobi te dy qeverive dhe te dy kryministrave ENVERISTA RAMISTA faleminderit. Rrespekte pere presheven dhe tere trojet Etnike por me idet e ppsh Enveriste-Ramiste nuk ecet pere sofren e Bashkimit EUROPIAN ju faleminderit po ju mungoi fotografija e ENVERIT

  22. MUSA SHEGA says:

    Populli shqipri kosove eshte 58/100 ne fukaradhekun me te math te papunsimit te divorceve familjare te analfabetit. Te ngatrresave politike te debateve pijeve alkolike dhe te aksidenteve te perditshme dhe te vllavrasjeve ne mes shqiptarvet. Populli kosovar te kene shume kujdes se eshte popull vlla shqiptar me gjak e gjuh shqiptari dhe mos te bieri ne. Budhadheqet e shqiptarvet qe ne jug prendim jane te pa fe sdine as nuk njohin fe as zot pore njohin idealin komunist socialis Enverist Ramist socialist Majtist. Dhe kerkojne bashke me nje pjese pleqsh. Oficera te ppsh me vendose. Busin e Diktatorit me te eger ne bote te shqiprise. Pra kerkojne me vendose. Bustin ne Tirane. Ka shume mundesi ta propozojne ne mledhjen e dyte ne vlore me 23 qershore 2014. Qe te vendoset busti i Enver Hoxhes ne Tirane dhe Prishtine pere 70 vietorin e clirimit te Atdheut se lufta nacional clirimtare i perket. Komandatit. Mehmet sheu qemal stafa Beqir Balluku Vasil shanto petrit dumo. Kixo xoxe pilo pelisteri. Haki cako. Reshit Rusi Ramadan Reci. Kadri. Azbiu hysni kapo sadik Bekteshi. Dhe shume tier. Te gjithe shoket te ngushte te. Enver Hoxhes te luftes nacional clirimtare. Qe ne. 8 nentore 1941 ku u themelua pksh me. Qemal stafen. Vasil shanton mehmet sheun reshit Rusin Ramadan Recin peqir Ballukun. Petroit Zumen haki cakon koci xoxen. Kadri azbiun e shume tiere ku. Enver Hoxha mbasi u clirua shqipria. Pere vece abe Myslim Pezes. Te gjithe shoket e ngushte te luftes nacional clirimtare. Mbas 1941-1944 1985-i vrau te gjithe shoket e ngushte te luftes. Dhe te udheheqjes se ppsh te KQPPSH. Te gjithe keta Emra qe permenda dhe shume tiere. I vrau pere vece. Myslim. Pezes qe ishe plak i vieter dhe e mbante si shenje pra. Keta jane. Demorte e atdheut dhe te udheheqjes KQPPSH te dalur nga lufta nacional clirimtare shoket te ngushte te. Enver Hoxhes po. Enver Hoxhe i nxori te gjithe me rradhe tradhtare te vijes se pksh-ppsh dhe armiqt te betume te ppsh dhe te enver hoxhes dhe te popullit shqiptar ku i vravi te gjithe me. Rradhe qe nga. Qemal stafa deri tek kryministri Mehmet sheu. Perjudha 1941-1981.i vrau. Enver Hoxha te gjithe shoket e ngushte te fundit ishin. Kryministri. Mehmet sheu dhe ministri i mrenshem kadri azbiu kyte e dine krejte historia e popullit shqiptare qe 1941-1944-1981-1982-1985. Me me prill 1985 diktatori me i eger ne bote i shqiprise Enver Hitleri vdiq dhe e mori vendin e tije si diktator. Ramis Alia deri 1992 qe e. Rrezoi. Shkodra populli shkodran me. Azem hajdarin sali Berishen genci pollo gramos pashko me qytetin studenti shkodras ju bashku. Tirana vlora durrsi dhe disa vende te shqipris me krejte verilindje ku. Rrezuam ppsh diktorin Ramis Alia. Ku pere here te pare president demokrat lideshipi i. Demokracise lideri PD. Sali Berisjha ku mbajti 13 vite qeverisje gjate 24 demokraci dhe beri shqiprin dhe shqiptart si gjermanin dhe parisin. Brravo. Dr. Berisha u befshe 1000 viec rrofte PD rrofte Demokracia RRofte shqipria me tere trojet entnike rrofte populli shqiptar anemban. Rrofte usa. Rrofte demokracia shqiptare me ide te prendimit faleminderit

  23. MUSA SHEGA says:

    Diktatori ENVER HOXHA PKSH-PPSH gjate ?iteve 1941-1944-1946-1952-1958-1966-1972-1978-1981-1982-1984 deri me 15 prill 1985 qe vdiq e mori Ramis Alia po. Enver Hoxha gjate tere ketyre viteve me pksh-ppsh me lufte klasash burgosi interrnoi politikisht sukostroi pasurit pronat tregtarve shqiptar te lujteshme dhe te pa lujteshme mori tere tokat fhshatarvet. Borgosi vrau pushkatoi me e pa gjygje zhduku masakroi groposi te gjadhe dhe te vdekur bashke ne varre masive. Ne zadhin e kirit shkoder dhe ne zallher tiran e ne shume vende te shqiprise 28-38/100 te shqiptarve te pa fajshem pere politik axhitacion propogande tradhti ndaj vijes se partis psh dhe te. Enver hoxhes ku zhduku kisha xhamija vrau burgosi prifta hoxhollar dhe izoloi krejte kufirin me gjemba me tel. Dhe korrent qen kufiri ushtar kapterr oficer komandat komisar sekretar shefa sigurimi dhe spijuj civil te ppsh dhe vrau te shoket e luftes nacional clirimtare dhe tere ulleheqjen e e KQPPSH. Pra popullin e torturoi e sakatoi 50 vite me rradhe dhe RAMIS ALIA Ne 1990 ja ndrroi emrin ppsh ne parti socialiste ku vuni kretar partie fatos Nanon ku fatos. Nanos ja mori. Para 12 viteve partin socialiste. EDI RAMA. Ku ndejti 12 vite kretar bashkie i kryeqytetit Tirane dhe rrezoi krejte dyqane pallate objekte kjoska pa leje dhe humbi bashkin ne 2011 dhe me 23 qershor 2013 fitoi votat me LSI ku dha popullit premtim punsimit masiv dhe qetsi dhe. Rendit puplit dhe qarkullimit. Rugore. Ku pere 4 muaj ne qeveri socialiste majtiste po punon pere te mbajtur fjalet pore eshte shpejt do shikohet mbas 1-2.viteve qfar do beje sa do punsoje popull qe po ngordhe uriet nga fukaradheku nga politika e dhier nga budadheqet debate politike.pijet alkolike neper klube dhe ngatrresat e vllavrasje aksidente e divorce familjare thedhohen pere dite po faktikishte seshte e lehte se. Rama ka 4 muaj kryminister ti leme kohe te punoje po punon mire dhe rama eshte kundra. Enverizmit ramizizmit ai eshte student i djetorit 90 por gabimist kaloi majtist socialist ppsh kjo ja demtoi idealet e tije te fillimit si student i dhjetorit sikur. Rama do ishte me pd ishte vertet cudi po fatkeqesisht ndjeku socializmin e ppsh

  24. Oberst GF says:

    Mbledhja me dy kryeministra bashke ka kete diciture: DY Kambere ne nje dere.

  25. -Pjekuria politike e dy vendeve eshte nje plus per shqiptaret breda dhe jashte vendit..{me vjen keq qe i ngeli kali i parkuar Menduhit..}

  26. era says:

    Levizje me mend. Bravo Edi! Po plas sala!

    Kush do i ja jape ilaçet MUSAIT ?

  27. Vizionari says:

    Keto takime duheshin bere me perpara por tani duket eshte pjekur koha , le te shpresojme mos te jene vetem fjale por te arrihen rezultate te perbashketa konkrete ne te gjitha fushat .

    Perpara se Shqiptaret te integrohen ne Bashkim Europian eshte e domosdoshme te integrohen njehere midis tyre.

    E kam fjalen per Shqiptaret jo vetem te Kosoves dhe Shqiperise por dhe ato te Maqedonise , Malit te Zi , Serbise dhe Greqise , pra ne rajonin Ballkanik.

    I lumte Rames per vullnetin qe tregoi dhe qe i doli zot ketij aktiviteti kaq te rendesishem , sa per Thaçin kam me pak simpati sepse kendej po ben pazare me Serbine pa i vene asnje lloj kushti asaj.

  28. Liridon says:

    Nje mbledhje me perfaqesuesit shqiptare te shtetit maqedonas duhet bere patjeter.Minimalisht shtetit maqedonas duhet ti kerkohet ajo qe Omonia ne bashkepunim me shtetaret greke i kerkojne shtetit shqiptar.
    Sot shqiptaret e komunes te Dibres jane te shqetesuar per devijimin e lumit te Radikes.Teknikisht dibraneve ky devijim nuk i shkakton ndonje dam te rendesishem,por ato jane te shqetesuar se i shkakton dam shtetit shqiptar pasi:
    1 -Nje nga Hidrocentralet qe jane ndertuar mbi Drin del jashte pune.
    2 – Portet detare te Adriatikut i humbet vlera.(Devijimi i ketij lumi paraqitet sikur do te sherbeje per ndertimin e nje Hidrocentrali,por ne perespektive uji i tij do te sherbeje per te furnizuar kanalin nga Lugina e Presheves deri ne Selanik,qe prej me shume se 100 vite politika pansllaviste e Ballkanit e ka projektuar per dy arsye :
    i – Mbytur tokat e shqiptarve dhe depertimin e tyre.
    ii – Serbeve i siguron daljen ne det.
    Pra KM yne urgjentisht duhet te deklarohet kundra ketyreve plane antishqiptare,e jo te deklaroje qe nuk bejme takime me shtetin Maqedonas.

  29. I L L Y R U C U M says:

    Per takimin Edi Rama-Thaci, gazeta me e vjeter ne Mal te Zi dhe 100% pro-Djukanovic shkruan qe takimi ishte ne qytetin e mbretit “mendohet” ne qytetin e “car Dushanit”.

  30. Drejtesia says:

    DY QEVQRI ….DY KRYEMINISTRA ….. Dy SHTETE …..NJE KOMB …..NJ SHQIPONJ ……..POOOOR ME DYYYYY KOKA SI DY KRYEMINISTRAT ….e DY QEVERIVE …..e DY SHTETEVE ….ku njri SHIKON MAJTAS DHE TJETRI SHIKON DJATHTAS ……..si shqiponja ME DY KOKA qe asnjehere NUK U BE NJE …..Ashtu dhe SHQIPTARER NUK U BASHKUAN ASNJEHERE …..shum keq …..MENDOJ SE SHQIPERIA DHE KOSOVA DO TE BASHKOHEN ME NJE KUSHT : kur SHQIPONJA TE MOS JETE E NDARE ME DY KOKA POR ME NJE KOKE QE TI JEPET MUNDESIA PER TEQENE E LIRE E TE FLUTIROJE NE RRUGEN E DUHUR DREJT BASHKIMIT EUROPIAN … Ndryshe keshtu do te mbetemi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje