Një kompani shqiptarësh shemb ndërtesën më të lartë në Europë

2 Shkurt 2014, 18:24Lifestyle TEMA
Një kompani shqiptarësh shemb ndërtesën më të

Kompania gjermane “AWR-Abbruch” e vëllezërve Viqa nga rrethi i Ferizajt ka bërë në orët e paradites të së dielës shkatërrimin e kontrolluar të njërës ndër ndërtesat më të larta në Evropë.

Është fjala për ndërtesën 120 metra të lartë e selisë së Universitetit të Frankfurtit e njohur me emrin “Afe-Turm”, e cila ishte ndërtuar në vitin 1972.
Ky rrënim është konsideruar si më i madhi dhe më spektakolari që është bërë deri më tash ndonjëherë në Evropë.

Operacioni bëhej aq më i ndërlikuar për faktin se fare pranë ndërtesës, ka shumë ndërtesa të tjera banimi, stacione hekurudhore etj. Për këtë arsye është dashur të evakuohet i gjithë perimetri prej 250 metrash nga vendi i shpërthimit. Pastaj gjithçka ka shkuar sipas mënyrës së paraparë. Pas 9 sekondash, ndërtesa gjigante nuk ekzistonte më.

130 punëtorë kanë qenë të angazhuar në këtë operacion të rrallë e të guximshëm të vëllezërve Viqa.

Televizionet gjermane e kanë transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë aksionin. 50 mijë tonë konstruksione të betonit me këtë rast janë rrënuar përdhe.
Rreth 30 mijë kureshtarë e kanë ndjekur nga afër këtë spektakël të rrallë./botasot/

47 komente në “Një kompani shqiptarësh shemb ndërtesën më të lartë në Europë”

  1. guri shabani says:

    Rendesi ka te rregullosh se per te prishur nuk eshte zor.
    Kot si ka dal nami shqiptarit qe ate qe duan te tjeret ta bejne me vite ne e prishim mrenda dites.

    1. raimond vlonjati says:

      po qe per te shkateruar jemi te paret ne Bote….

      Ne Shqiperi kemi 23 vjet qe shkaterojme

      Ndersa per te ndertuar jemi te fundit

      1. Familja Vica ka dhene nje kontribut ne te tri luftrat e fundit. Pra ta dine te ndertojne edhe me shume se objekte banimi

    2. Kujtim Kaceli says:

      BRAVO
      BRAVO
      BRAVO!
      DUHET ZOTSI E MADHE ME SHEMB 120 METRA NDERTIM PA DEMTUE NDERTESAT PERRETH.

      JU GJELOZA QE KOMENTONI SE JENI SEPARATIST GREK
      DY SHEMBJE PERGJYS KENI BA, NE TIRAN DHE VLON, VETEM DISA KATE, HA HA HA
      http://goo.gl/mCeHxW

    3. i says:

      Edi prishi ate 6 kateshin ne vlor e i doli keq prandaj mos u merr te shash njerez qe prishin godine 120m pa demtuar asnjegje tjeter

    4. guri baze says:

      …….. Keto Po.E jo produkti endhjerist qe di ti shembe ndertesat vetem pergjys ! JU LUMTE VELLEZERVE VIQA NGA FERIZAJ ! SPECIALITA E JO GJYSMAKE SI KETA KETU TEK NE ME SHKOLLA RUSE SLLAVO ENVERISTE !

    5. Xhema nga Tirana says:

      A e beson Ti Guri Shabani që dhe unë që jam nga Tirana ndihem krenar me këtë angazhim të Vëllezërve Viqa nga Ferizaj e Kosovës? Pse mor i “dashur” Guri Shabani; edhe për një punë të mirë që përpiqen të bëjnë Shqiptarët del ndonjë “Pseudoshqiptar dhe: “me një të rënë të lapsit ” dëshëron t’a hedhë poshtë gjithë këtë vullnet; dëshirë; aftësi teknike dhe Intelektuale; patriotizëm etj.

  2. Lobery says:

    Epo normal
    Per t prish t paret jem ne shqiptart
    I paskan gjet te zotit punen

  3. Selim Rroshi says:

    Ishte bere dikur nje pallat i tille ne bote e qen mbledhur nga shum kombe kur u perurua.
    Pyesnin njerezit sa kat sa hekur u harxhua, sa milon kushtoi, kush e ndertoi etj etj.
    Shqiptari kur pyeti tha per sa kohe mund te prishet kjo?

  4. Neorealizmi says:

    Bravo djema. Ketu jemi fiks ne fushen tone. Ate te shkaterrimit. Ne fillim pyjet, pastaj lumenjte, me vone shpezet dhe kafshet e egra, dhe ne fund njeriu i madh e ha te voglin. Bravo qe reklamoni kete aftesi tonen!

  5. shvejk says:

    Ju lutem kontrolloni mire te dhenat tuaja. Nuk eshte kjo ndertesa me e larte ne Europe, ka plot te tjera. Ne Londer p.sh. eshte me e larta ,plot 310 metra.

    1. Arbër Libohova says:

      @shvejk, është fjala për ndërtesën më të lartë, që është prishur në këtë mënyrë. Ndërtesë më e lartë se kjo nuk është prishur gjer më tani. Ka edhe në Frankfurt nd♪7rtesa me mbi 300 m. lartësi.

  6. edi says:

    bravo; keta njerez punetor na bejne vertet te ndihemi krenar qe jemi shqipetar.

    1. raimond vlonjati says:

      krenar per shkaterim ?

      1. Shteti says:

        Pse beheni kaq trapa? Ata jane kompani qe merren me ate pune ose sic quhen ndryshe demolition company.
        Kane fituar tenderin apo jane mare si kintraktore dhe kane bere punen qe u takon. Ketu ska asgje as per te qene krenare as per te vendosur epitete. Ka rene ndjeshem niveli i lexuesve te TemA.

  7. emer says:

    Kjo fotoja e dyte eshte bere me photoshop…

  8. Tarras Zhapkoqi says:

    Lërini dënglat ju (disa që nxijnë punën e vëllezërve) në vend që tu thoni “Ju lumshin krahët” këpusni aguridhe gjithë kohën për shqiptarët, Po ju ça dreqin jeni?

    1. loni says:

      ne te tjeret jemi paraziter,nuk na shikon qe tallemi me punen e tjetrit,ne vend qe ti faleminderojme keta njerez i poshterojme,sikur e prishen ndertesen per hopi jo sikur ishte pune qe mund ta bente edhe nje firme amerikane,por po ta kishin bere keta te fundit amerikanet do fillonin shushunjzat shqiptare proamerikan duke thene,kjo eshte pune,ja keshtu punohet jo si ne qe mezi prishem pallatin e lulzim bashes,etj lavderime vetem se jane amerikane,shqiptari edhe me meriten e vete te shkoj ne atmosfere pa ndihmen e askujt shteti ne bote,perseri shushunjzat shqiptare ndyresira dhe zhuli qe eshte midis ketij populli do dali dhe do thote,ere sikur cfare bene,nasa ka shkuar me pare,vetem qe vetem puna e shqiptarit mos te lavderohet po nga keta shushunjza me emrin shqiptare,ja keta jemi ne qe do ti shoku te mesosh,shushunjza dhe pareziter,bravo firmes per punen qe kan bere.

  9. liqeni says:

    Shkaterrimi u be nga Eduard Reisch specjalist gjerman qe ka bere edhe shperthime te tjera me ekipin e tij te specjalisteve.Ketu moren pjese edhe shume ushtare gjermane qe deshironin te mesonin nga ky shperthim.U perdor 950 kg lende shperthyese.Kurse firma shqiptare do heqe mbeturinat e germadhes.Pra duhen dhene lajmet ashtu sic jane dhe jo sic duan shqiptaret.Prandaj nuk perparon ky komb se shtremberon gjithshka qofte edhe realitetin.

    1. Vizioner says:

      @liqeni, ke shume te drejte.

      Une ishja Live aty kur u rrezua.
      Firma e “shqiptareve” eshte thjeshte Firme “pastrimi”, per heqien e mbeturinave(betonit,hekurave etj), por jo Firme per te kryer shperthime!!!
      Dhe, ndertesa nuk eshte me e larta ne Europe(jo “Evrope” sic e shkruan ky autori ketu), por eshte ndertesa me e larte ne Europe qe eshte rrezuar me shperthim ndonjehere.

      Grüße aus Frankfurt

      1. Ismet says:

        Per liceni dhe vozioner. Pse ore te mjere jeni kaq egoiste dhe gjeloze Kompania Awr Abbruch e vellezerve kosovare esht kompania me e madhe e rrenimeve ne gjermani njeherit kjo kompani gjigante ka edhe bageret me te medhej ne evrope dhe maqinerin me moderne per rrenim

        Kjo esht kompania e vellezer e kosovare me e madhja e llojit ne gjenrmani

        http://www.awr-abbruch.de/

        Ketu munde te shikoni disa mijra foto te punese dhe maqineris qe ka kjo kompani gjigante nje foto flet me shume se nje mi fjale qe disa njerze te deshtuar mundohen ta paraqesin ket kompani gjigante si kompani pastrumi

        https://www.google.ch/search?q=awr+abbruch&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ei=c5ruUtnAFIGAhAfJqoGQBA&ved=0CAgQ_AUoAA&biw=480&bih=208

        Ja dhe disa dhjetra video te eksaj kompani gjigante

        https://www.google.ch/search?q=awr+abbruch&tbm=vid&source=lnms&sa=X&ei=VJvuUqbvMeSz4AS524FY&ved=0CAoQ_AUoAA&biw=480&bih=208&dpr=2

        1. shqip says:

          Ismet . asnji ktu ska perse te tregohet -gjeloze-apo cfar mendon ti .

          ne jetojme prej vitesh ne gjermani dhe dijme fare mire se cfar firme eshte kjo Thjeshte Abbruch do te thote thyerse shkaterruse e nji objekti dakort shoku ?
          Prandaj kur shpreheni i citoni qarte fjalet .
          Ktu su mohua exzistenca e nji firme te tille ,por ajo qe kjo firme ska te drejt te merret me shperthime e cila eshte nji e drejt vetem e specialisteve vendas inxhinjere te specializuar xhenjer .
          Okay shoku .Prandaj mos kerceni aq shume perpjet se sa me shume lart te kercesh aq me shume demtohesh kur bie poshte .

      2. tironsi2 says:

        Vizionare,ti je vetem nje bajge e banhofeve dhe krafteirbeter.Kjo firme,nje nder me te njohurat e vellezerve Vica ne tere Gjermanine, merret me ndertime dhe rrenime te ndertesave te vjetra.KJO firme e specializuar ishte edhe nje here ne RTK.Kjo nuk prodhon tritol si ai per Julian Sinanaj,nga Tepelena.Ne ne Shqiperi jemi specialista per te vrare me tritol si ato ne Vlore etj.Perse nuk beme ne nje firme te tille?Sepse ne merremi me krime dhe trafikim kanabisi.Me Llazaratin ne zeme vendin e pare ne Europe.Perse ne vetem shajme,fyejme dhe behemi injorant shpellari.Ju lumte vellezerve Vica nga Kosova.Kjo eshte arritje shume e madhe e kosovareve me gjashte vite pavaresi.

  10. Gora says:

    Per te shkatruar ne o bo boboboboboboboooooo

  11. Tani-deutschland says:

    Ju lumshin krahet.
    Bravo.
    ATA qe punojne nderojne vehten edhe te tjeret.

  12. baci says:

    Po more z.Guri ,por thuajini z.Rama ,se ai vetem po prish ,dhe pa kontroll

  13. Po ky nuk eshte tritoli i shqiperise qe prish vetem katin e pare,sikur te jete gelqere e pa shuajtur ne forcen e shperthimit,duke detyruar fadromat per te prishur katet e tjera.Mos te justifikohet PS neser duke thene se ka dy hipoteza per deshtimet si ne Tirane dhe ne Vlore.1 Ka mundesi qe agjentet e Visho Ajazit te na kene lagur barutin.Varjanti 2 eshte se duke qene barut Kinez nuk na dha rezultatin e duhur.Kot nuk thot populli mall Kinez.

  14. Frederik says:

    Bravo .. dhe te prishesh pa demtuar te tjeret duhet te dish , urime kompanise suaj !

  15. vjollca says:

    Nje shembje precize me dinamit te nderteses me te lart deri sot ne Evrope qe u shemb ne Frankfurt ne ora 10 :04 …Ne kete shembje precize morren pjese matamaticient,fizikant,ingjinier ,ekspert gjerman por eshte per tu cuditur se ne kete shperthim morren pjese edhe duart shqiptare ku e perfaqesonin firmen per shembje me dinamit te ndertesave e qe sot korri sukses jashtezakonisht te madh Vellezerit Viqa me firmen e tyre AWR dhe per aftesine e tyre profesionale
    ….Vertete sot jam ndiere shume krenare qe jam shqiptare !

  16. lo says:

    Ca i ka juliani kto

    1. besi says:

      hahahahhh…o shkerdhat na bere per te qeshur edhe pse s’eshte per te qeshur :):).

      mire na vjen po sec na ngec dicka ne fyt qe pse pikerisht po dallohemi per shkaterrim, madje te kulles me te larte. (ah kta evropianet nuk rrine nje cike pa bere ironi)

  17. te rrime shtrember, e te flasim drejte says:

    faktikisht vellezerit jane kosovare, dhe bravo u qofte qe kane ngritur nje kompani te sukseshme dhe kane marre tenderin.

  18. shkodra says:

    Bravo veleezerit Viqa nga Ferizaj…Ju lumte..Te rrezosh ne menyre te kontrolluar nje ndertese te tille eshte shume mjeshtri…ju lumte..!

  19. dodan says:

    Nuk habitemi, ne shkaterrum ter SHQIPRIN per 20t vjet, qe punuam 50vjet per ta ndertuar diten dhe naten,jo me nje pallat qe per ne nuk ben lajm.

  20. Analisti Politolog Opinionist Qim Nurellari says:

    mjeshtra te shkaterrimit.

  21. Djaloshi USA RKS says:

    Gazet e nderuar vellezerit Viqa i njef e gjith Kosova se pari si pjestar te Ushteris Climrimtare te Kosoves e se dyte si njerz te biznisit tjetra eshte se ndiem krenar qe edhe une ose familja ime eshte nga fshati Viqa do te thot jemi nje fise qe fshati Viqa eshte afere Brezovices po ne kohen e sodit mundem me than qe 90% e fisit Viqa ndodhen ne Ferizaj ose ne rethinat e Ferizajit besa edhe ne Evropen perendimore ose ne USA, e ju disa komentues jo te gjithe te Shqiperis ju jeni mesuar qe cdo here neper gazetat ditore shqiptare te lexoni vetem per krimet qe i bej shqiptaret, por Enver Hoxha e kish pas dite se qfare populli ka e per at i kish pase izolu 100%

  22. elinor says:

    Ma merr mendja titujt e lajmeve kryesore do kene qene: “Shqiptaret — te lindur per te shkaterruar!”

  23. kaurri says:

    Shqiptari e ka qejf edhe zanat shkaterrimin.

  24. Djaloshi USA RKS says:

    Gjermanet kan shume respekt te veqant per vellezerit VIQA se paku kta edhe disa shqiptare te tjer jan ambasadoret me te mire te populli shqiptar

  25. ajaxs says:

    SA per kujtese, ne SHqipetaret edhe per te prishur nuk dime,ne vetem rremuje bejme.

    1. Boletini says:

      Keta specialist te ndertimit dhe te rrezimit te pallateve te vjetra,jane kosovare-dardan.Jane edhe disa firma te njohura ndertimi ne Gjermani nga Kosova.Si me e njohura eshte edhe ajo e biznismenit te njohur z.Tafilaj,ne Berlin etj.Ju lumte kosovare dhe u uroi suksese te vazhdueshme.

    2. Wendy-B says:

      Rremuje dhe zhurme, shume zhurme per asgje jemi…

  26. beso says:

    Ky po qe eshte therrmim i nderteses,120 m me 900 kg explosiv,jo si tanet qe me 300kg i prishin vetem kolonat nje pallati me 3 kate.Te mesojme qe te mos leme nam.

  27. Dr.prof.Xhirja prej Sauku says:

    Bravo vellezerve Kosovare. Tani duhet te hapin nje shkolle kualifikimi per Gjermanet ku tu mesojne atyre metodat e prishjes me pakice, se per prishje me shumice ata jane me te miret ne bote. Prishen gjithe Europen dhe me gjithe njerzit brenda ne luften e dyte. Apo haruat?

  28. No Partiak - No Party. says:

    Berisha dhe Rama po shembin gjithe shtetin dhe nuk po mburren …

  29. Gjethi says:

    E lexoni se c’thote?Operacioni i guximshem i vellezerve Viqa.Deshte shume guxim.Sikur ata e prishen me krahet e tyre.Nejse nuk i dihet,ndoshta.Se edhe ne foto ashtu jane fryre,sikur e kane prishur me vare dhe duken te fryre si gjela jevgu.Pika lajmeve qe na japin dhe keta humbamenot.

  30. Perse cfar prisni ju nga kto me shume ?
    koke shkembat kane tru shkembi
    profesioni me i pershtatshem ky eshte shkaterrimi betonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje