EULEX ngre akuzë kundër Fatmir Limajt: I shkaktoi një dëm buxhetit prej 890 mijë euro

19 Shkurt 2014, 18:24Rajoni TEMA

Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër ish-Ministrit të Transportit dhe të Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe katër personave të tjerë të bashkë-akuzuar për vepra të ndryshme penale përfshirë –krim të organizuar, përvetësim, lidhje të kontratave të dëmshme, keqpërdorim të detyrës zyrtare ose të autoritetit, marrje e mitës dhe vepra të tjera të lidhura me korrupsionin.

Prokurori pretendon se tre të pandehurit kanë manipuluar me procedurat e tenderit, janë marrë me dhënie dhe marrje të mitës dhe me pengim të provuarit në lidhje me administrimin e dy tenderëve në kompetencë të Ministrisë së Transportit.

Këta të pandehur pretendohet se i kanë kryer këto vepra për përfitim material personal. Dy të pandehur pretendohet se janë angazhuar në keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike, si edhe në veprën penale të dhënies së mitës.

Sipas prokurorit, këto vepra ndodhën më 2008 kur njëri prej të pandehurve punonte si Ministër i Transportit, njofton kumesta nag EULEX-i.

Prokurori pretendon se buxheti i Ministrisë së Transportit është dëmtuar për së paku 890.000 euro.

Ky hetim i përbashkët është kryer nga Departamenti Kundër Korrupsionit i Policisë së Kosovës dhe nga Njësia e EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar (NJHKO) dhe është udhëhequr nga një prokuror ndërkombëtar nga PSRK./KD

14 komente në “EULEX ngre akuzë kundër Fatmir Limajt: I shkaktoi një dëm buxhetit prej 890 mijë euro”

  1. Uji i ftohte says:

    Ka merita per luften clirimtare por ne pace na doli hajdut,akuza per vjedhje ndaj tij eshte per shkak te ,,konkurences,,.

  2. MERITONI says:

    RRNOFTE EULEXI.

  3. Viktor Hoti says:

    Meqenese nuk ndezi akuza per pjese kembimi njerzore behet nje akuze tjeter . Te gjitha keto jane rryshfete qe Europa i jep Serbise per ta shkeputur perfundimisht nga influenca ruse.Harrojne se serbi eshte sllav dhe rusi ” vellai i madh” por mbi te gjitha harrojne se serbi ka qene thirrur nga vete europa “Shkjau ” , sklavulus , sllav , sikurse u bente te fala i madhi Cabej Viktor Hoti

  4. Pelasgian says:

    si ka mundesi qe kta eukurvat akuzojne gjithmon shqiptaret , kurre serbet ???? si ka mundesi qe per disa plehra serbe ne veri kta eukurvat nuk nderhyjne ???? a nuk ka ardh koha me ju fut shkelmin bythes e te jemi vet TE ZOT e vetes ?????

  5. A LESHI says:

    Ky eshte nje lajmeqe duhete ter Shqipetarte ti “GEZOHEN” Ja ky bastarde vendin e ka ne biruc.

    1. Pelasgian says:

      bashk me familjen tane serboiraniane …te ket me ca te knaqet ne biruc …sestret edhe majkat i keni te bukura shume edhe shume ju pelqen hajdari i shqiptarve .

  6. Genci says:

    Po mire more zoterinj, nuk paska vjedhur shume.
    Kaq euro ka vjedhur cdo drejtor drejtorie ne cdo ministri.
    Po sa kane vjedhur ministrat e Saliut dhe Saliu vete?
    Po sa kane vjedhur femijet e Saliut? x

    1. skopioni says:

      luli me saliun vetem per rugen kalimash morine vodhen 220 milion euro
      ky limaj vetem 900 mije.nje amator para sali bashes.

  7. andrea says:

    Eshte e kuptueshme se Fatmir LIMAJ eshte si nje mal karshi liliputeve te EULEX, qe pandehin se po bejne drejtesi. Qe nga arestimi i pare edhe me pas EULEX – alias Europa “e ndershme”, “demokratike”, po ben gjithcka per ta gjunjezuar kete shqiptar te madh, pse ? – Sepse s’eshte si Ajo, eshte i ndershem i drejte, i gjere ne shpirt, i papajtueshem me maskaralleqet e sistemit qe na u imponua ketej dhe ne Kosove.
    Shqiptaret e vertete si Fatmir LIMAJ, qe jane ne Parlamentin e Kosoves te kundershtejne perfundimisht keto lojra te paskrupullta te EULEX-alias BE, ne emer te Idealit Kombetar, te Drejtesise dhe Reciprocitetit karshi zbatimit te TE Drejtave Themelore te NJeriut, nuk duhet te pranojne qe pislleqe te tilla te ndyjne Personalitetin e shqiptareve sic Fatmir LIMAJ me shoke, te cilet nuk kursyen edhe jeten e tyre per LIRINE e Kosoves. Te tille njerez veshtire qe SAKRIFICEN me sublime = Te flijohesh per Kosoven, ta kembejne me “Ta plackisim Kosoven”.
    Boll me lojra te tilla te ndyra !

  8. A LESHI says:

    Ja ky lajme me zgjat jeten e me bene me te lumtur.Ja ky debill i kushtoj Dardanis gjer sote me teper se 3 milion € mos te flasem se sa dhjetera miliona qe i ka vjedh.Po ktije debili pak ju duken qe me dhjetera miliona vjudh,Ky debil formoj partij te re ,per te vjedh me teper.

  9. leona says:

    Ne Kosov ka pas ka edhe do te ket Korupsion esht sistemi kesht Ballkanas. Por si ka mundesi qe nga viti 2000 deri sot i vetemi Lima akuzohet.
    Nuk po e mbroj Limen por perse nuk vlen drejtsij per te Tjeret.

  10. Mark says:

    Megjithe rrespektin si kam per Limajn dhe te gjithe bashk-luftetaret e tij, une jam per ta luftuar korrupsjonin. Qdo lufte tjeter do te deshtoje nese nuk luftojme korrupsjonin dhe te korruptuarit. Na duhet nje eulex edhe ne shiperi. Flm shum.

  11. era says:

    Korrupsioni te luftohet qe ti luhet feja! Po nje gje nuk po kuptojme: Akuzohe per korrupsion ndalohet per dy vjet, per tre muaj per disa kohe nuk i gjejne gje dhe pastaj perseri akuzohet jo indirekt per korupsion??!!
    Ndoshta perendimoreve u fle tjeter kund lepuri.Mos ndoshta i kane regulluar pipzat me keta trimoshat qe kane qene dhe jane ne pushtet dhe nuk ju leverdis krijimi i nje partie te drejtuar nga Limaj e cila do te prishe ballancat dhe do rezikoje pushtetin e trimave qe ju rijne balluket shume bukur.
    Ne raste te tjera veprimet e EULEX jane per tu pershendetur por me rastin Limajt po na lene shume per te dyshuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje