INTERVISTA/ Rama: Kosovën do ta ndihmojmë, por nuk jemi vëllai i madh

19 Shkurt 2014, 17:09Rajoni TEMA

(E PERDITESUAR)- “Shqipëria duhet të vazhdojë të ndihmojë Kosovën, por nuk duhet që të luajë rolin e vëllait më të madh për shtetin kosovar”.

Kështu shprehet kryeministri Edi Rama në një intervistë për të përditshmen kosovare Zëri.

Megjithëse në Kosovë, nga Shqipëria gjithmonë pritet ndihmë, aq më tepër që fjala është për një shtet shqiptar 101 vjeç, kundrejt një tjetri që i ka vetëm gjashtë vjet që ekziston. Mirëpo, për shefin e qeverisë shqiptare, Prishtina, sidomos në raport me Beogradin është një palë serioze dhe kredibile që t’i trajtojë vetë problemet.

Përpos kësaj, pushteti i ri në Tiranë do ta kishte jo pak të vështirë t’i dalë zot Kosovës në një kohë kur duhet të merret me problemet e shumta që i trashëgoi nga regjimi i mëparshëm i Sali Berishës, përfshirë edhe borxhin prej hiç më pak se 700 milionë dollarësh.

Në intervistën ekskluzive për “Zërin” me dy vazhdime, kryeministri shqiptar jep një sqarim interesant edhe për problemet e shqiptarëve me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ai e bën krahasimin me shqiptarët e diasporës të cilët kur janë jashtë, respektojnë në përpikëri ligjet, ndërsa vetëm në vendet tona sillen ndryshe. Kjo sipas kryeministrit Rama, nuk ka të bëjë me diçka gjenetike, por me krijimin e një sistemi që mbrohet nga korrupsioni.

Unë nuk besoj se gjermanët janë nga gjenet apo nga natyra, nga çfarëdo qoftë tjetër më të pakorruptueshëm se shqiptarët. Besoj se njerëzit nuk mund ta korruptojnë dot një sistem, ndërsa një sistem mund të korruptojë njerëzit. Dhe sa më i mbrojtur të jetë sistemi nga korrupsioni aq më shumë njerëzit e kanë të pamundur që të bien pre e korrupsionit”, thotë Edi Rama.

Ai gjithashtu njofton se tash përpos Italisë dhe Greqisë, edhe Turqia shihet si partner strategjik për Shqipërinë. Sipas tij, qëndrimet politike islamiste të Rexhep Erdoganit nuk duhet të shqetësojnë shqiptarët për një përafrim me shtetin turk.
“Unë besoj se kemi bërë gjënë e duhur dhe ashtu siç nuk çuditet askush për përpjekjet tona për të forcuar marrëdhëniet me Italinë, apo për të çuar më tutje marrëdhëniet me Greqinë, nuk duhet të çuditet as për përpjekjet tona për t’i forcuar sa më shumë marrëdhëniet me Turqinë”, thotë kryeministri shqiptar gjatë intervistës së realizuar në zyrën e tij në Tiranë.

 

Me çfarë probleme e morët qeverisjen e vendit, çka trashëguat?

Ne morëm një rezultat që ishte jashtë të gjitha parashikimeve, dhe parashikimet tona optimiste nuk shkonin deri te një shumicë kushtetuese e cilësuar, sikur që na i dhanë zgjedhjet dhe për mua ky ishte momenti i një kthjellimi shumë të madh lidhur me faktin që njerëzit në Shqipëri nuk votuan thjesht për të ndërruar qeverinë, por për të bërë ndryshime shumë të madha, për ndryshime rrënjësore që me sa duket është domosdoshmëri shumë e madhe. E kam thënë që në fillim dhe e ndjej më shumë gjithmonë se nëse fitoj unë do të kishte qenë e ngushtë me siguri dhe vetëdija për përgjegjësinë e zakonshme që njerëzit kanë vënë mbi shpatulla nuk do ishte kaq e lartë.

Ndërkohë ajo votë ishte shprehja më kuptimplotë e gjendjes që ne gjetëm këtu, në të gjitha aspektet. Gjetëm kriminalitet shumë të lartë, pasiguri të madhe, shumë padrejtësi në sistem, shërbime korruptive të dobëta…, por unë do ta veçoja borxhin e madh që ne gjetëm, një borxh që kaloi caqet e parashikimit tonë të mëparshëm, një borxh i mbuluar për shërbime të papaguara ndaj kompanive në të gjitha fushat, i cili kapërcente 700 milion dollarë dhe bënte pengesën e parë shumë të madhe kryesore.

Sigurisht ky është një fakt që bëri që njerëzit të kërkonin ndryshimin e madh dhe që me të drejtë e kërkuan.

Përmendët mbi 700 milionë dollarë. Mendoni se kjo u krijua me qëllim sepse pushteti i mëparshëm vetëm e kishte parasysh se do ta humbiste pushtetin, se ishte bërë mjaft, apo ishte për shkak të interesave, lidhjet politikë-biznes?

Jo, kjo u bë për arsye të papërgjegjshmërisë nga qeverisja, dhe të rendjes pas një rezultati elektoral që u kërkua përmes krijimit të idesë që në Shqipëri po ndodhin transformime të jashtëzakonshme në infrastrukturë, duke prerë shirita për rrugë të reja në gjithë vendet e duke lënë pastaj rrugët pa para.

Arsyeja pse nisëm me këtë pyetje, është ideja se Kosova si një vend ende jo i konsoliduar ka nevojë për një Shqipëri që mund t’i ndihmojë. Duke marrë parasysh problemet që i keni trashëguar nga qeverisja e mëparshme, a ka mundësi Shqipëria që derisa merret me problemet e brendshme të saj t’i ndihmojë edhe Kosovës, qoftë në aspektin diplomatik apo në forma të tjera?

Mendoj që Shqipëria nuk ka asnjë arsye që t’i japë vetes të drejtën e rolit të më të madhit, apo më të zotit, apo të më të rriturit, edhe pse Shqipëria ka një shtet 101 vjeç, kurse Kosova ka një shtet vetëm 6 vjeç.

Unë mendoj se Shqipëria ka dhënë ndihmë gjithë këto vite, dhe gjithmonë është marrëdhënia mes Kosovës e Shqipërisë që bën dhe që duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin. Kosova pa dyshim ka shumë probleme, por në periudhë kaq të shkurtër që mund të jetë shumë për jetën e njeriut, por në historinë e një shteti ka bërë një progres të jashtëzakonshëm.

Dhe sot, Kosova ka arritur që të jetë një shtet i respektuar, i respektuar edhe nga ato vende që akoma nuk e kanë njohur, e kjo është një gjë shumë e madhe.

Ndërkohë që pa dyshim që Shqipëria sa më e fortë, dhe sa më e respektuar që është aq më shumë mund t’i ndihmojë Kosovës.

Megjithatë, shqiptarët nga një këndvështrim nga jashtë, ende shihen si shtete me skandale, qeverisja e kaluar këtu dhe tash në Kosovë, raportet ndërkombëtare secilin vit tregojnë një prapambeturi politike, rritje korrupsioni, si vend pikë e zezë e zhvillimit të prostitucionit, drogës. Si mund të rregullohet ky imazh i shqiptarëve?

Mendoj që problemet e korrupsionit janë reale, por janë probleme që në radhë të parë lidhen me shtetin si sistem mekanizmash, që qoftë në Shqipëri apo Kosovë, nuk është ende mirë i strukturuar dhe i gatshëm për të kryer pjesën më të madhe të funksionit të vet, jashtë subjektivizmit të individëve. Përgjigjja kyçe për t’u përballur me korrupsionin në këndvështrimin tim është modernizimi i vazhdueshëm i shtetit, institucioneve, gjithë mekanizmave që e bëjnë një gjerman të jetë i pakorruptueshëm dhe një shqiptar të jetë lehtësisht i korruptueshëm.

Sepse unë nuk besoj se gjermanët janë në gjenet apo nga natyra nga çfarëdo qoftë tjetër më të pakorruptueshëm se shqiptarët. Besoj se njerëzit nuk mund ta korruptojnë dot një sistem, ndërsa një sistem mund të korruptojë njerëzit. Dhe sa më i mbrojtur të jetë sistemi nga korrupsioni aq më shumë njerëzit e kanë të pamundur që të bien pre e korrupsionit.

Pra nuk thoni që pak a shumë është edhe mentaliteti i një shoqërie…?

Po të ishte çështje e mentalitetit, të ishte çështje historie, gjeografie, tradite, atëherë shqiptarët do të korruptoheshin edhe kur punojnë në institucionet ndërkombëtare edhe në shtetet tjera, ka mijëra shqiptarë që japin kontribut për shtetet tjera në struktura publike apo private dhe unë nuk di që të jenë dalluar, përkundrazi i nënshtrohet një sistemi të caktuar dhe japin më të mirën e tyre.

Pse shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës kur janë në Gjermani nuk i shkelin rregullat e qarkullimit, pse i respektojmë semaforët, pse e vënë rripin e sigurimit të gjithë, pse parkojnë makinën aty ku duhet, pse i paguajnë rregullisht detyrimet e shtetit, ndërkohë që janë po ata njerëz, po ata persona që sapo kalojnë kufirin dhe futën në Shqipëri harrojnë të vënë rripin e sigurimit, nuk njohin semaforët, sillen keq me përfaqësuesit e shtetit e kështu me radhë…

Kohët e fundit, sidomos në Kosovë, kemi arrestime të bujshme të personaliteteve të rëndësishme politike, vazhdojnë edhe ato për krime lufte, kurse tek ju në Shqipëri vërehet sidomos një aktivizim i Ministrisë së Brendshme. A janë këto shenja të funksionalizimit më të mirë të institucioneve, apo jemi katandisur aq keq sa që do të vazhdojmë edhe për një kohë të merremi me arrestime të bujshme?

Nuk besoj që njerëzit e politikës janë një specie që nuk kanë lidhje me shoqërinë, nuk besoj se janë pasqyrë e shoqërisë. Dhe sigurisht që për shkak se përgjegjësia e tyre është shumë më e madhe dhe fizibiliteti i tyre është shumë i madh, patjetër që edhe pesha e gjërave që bëjnë për keq ashtu si për mirë, është shumë më e madhe. Por, përsëri besoj se ne paguajmë një faturë të vonesave të historisë, sepse këto që ndodhin sot te ne, në vendet tjera kanë ndodhur shumë më përpara.

Ndërkohë, që sot ngjarjet marrin edhe jehonë shumë më të madhe, edhe kanë efekt shumë më të madh për shkak edhe të botës së informacionit, komunikimit që është komplet tjetër, kështu që besoj se kjo është një fazë që domosdoshmërisht, edhe Shqipëria, edhe Kosova duhet ta kalojnë. Por kur vjen puna te krimet e luftës, në Kosovë unë kam një bindje time që ajo ishte një luftë çlirimtare dhe gjykimi i atyre që u angazhuan në atë luftë, dhe që bënë pjesën e tyre në atë luftë nuk ka lidhje fare me gjykimin që bëjmë normalisht dhe natyrshëm për krime të rëndomta dhe për ngjarje të errëta dhe kriminale apo të paligjshme që ndeshim herë pas here.

Kështu që në atë aspekt unë besoj që me të ashtuquajturit krimet e luftës nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëhet edhe shumë politike… nuk bëhet thjesht drejtësi.

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, tha se krahu i luftës duhet të tërhiqet nga pushteti sa është i suksesshëm. Si e vlerësoni atë deklaratë ju?

Jetojmë në një botë të lirë dhe secili ka të drejtë të bëjë deklaratat e veta, por mendoj që ne kemi një problem të përbashkët që i japim shumë rëndësi deklaratave të huaja.

Kosova dhe Shqipëria kanë qëllimin e përbashkët, integrimin në BE, ju personalisht keni ardhur me flamurin e BE-së në duar. Mirëpo tash keni një përafrim me Turqinë dhe Erdoganin… Sa na dëmton të dyja vendeve nëse orientohemi e afrohemi me Turqinë ndërkohë që synojmë Evropën?

Askush nuk ka thënë nga ne këtu, por s’kam dëgjuar ta thonë as njerëzit e Qeverisë së Kosovës, se ne duhet të afrohemi me Turqinë dhe të largohemi nga Evropa. Përkundrazi, ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që edhe Turqia ka, dhe besoj se thjesht kemi bërë atë që do duhej të ishte bërë me kohë nga ana e Turqisë, duke konsideruar jo vetëm Italinë dhe Greqinë, por edhe Turqinë si partner strategjik për zhvillimin tonë dhe rajonit. Pra, të gjitha të tjerat janë spekulime dhe nuk kanë asnjë bazë reale për t’u shqetësuar. Unë besoj se kemi bërë gjënë e duhur dhe ashtu siç nuk çuditet askush për përpjekjet tona për të forcuar marrëdhëniet me Italinë, apo për të çuar më tutje marrëdhëniet me Greqinë, nuk duhet të çuditet as për përpjekjet tona për t’i forcuar sa më shumë marrëdhëniet me Turqinë.

A nuk është një shqetësim i arsyeshëm, duke marrë parasysh agjendën politike që ka kryeministri turk, ai është përfaqësuesi më tipik i islamit politik?

Partneritetet strategjike me një vend ne nuk i ndërtojmë mbi bazë preferencash politike, por ato ndërtohen mbi bazë marrëdhëniesh zhvillimore pa marrë parasysh se kush është në Qeveri. Dhe unë e përsëris se pa asnjë dyshim kemi bërë gjënë e duhur në përfshirjen e Turqisë në rrethin e partnerëve tanë strategjikë.

(Në numrin e ardhshëm mund të lexoni qëndrimet e shefit të qeverisë shqiptare për skandalin e bllokimit të “autostradës” energjetike Kosovë – Shqipëri, nëse porti i Shëngjinit vazhdon të jetë i Kosovës, rrezikun nga ekstremizmi fetar etj.)

57 komente në “INTERVISTA/ Rama: Kosovën do ta ndihmojmë, por nuk jemi vëllai i madh”

  1. _________________- says:

    Normale……

    1. erda says:

      sigurisht qe ky eshte qendrimi i duhur…ishim mesuar me tallava ne politiken e jashtme..futi nje vellazerin pashaportizim e ndiz gjakrat ne ballkan. Kosova duhet te mesoj te eci ne kembet e saja!

      1. deda says:

        a ja dha pashaportat per 100 vjetor ay?!!! shikoni kosova dhe kosovaret duhet te shfrytezojne momentin per te ecur perpara! nuk ka kohe qe te merren me budalliqet e problematika ndermjet vetes, jo albini jo hashimi jo leshi preshi. populli duhet te bashkohet e ti bej presion qeverise se vet sic u bashkua ne 23 qershor ketu ne Tirane.

        1. xani says:

          Rama tani vlerat si patriot duhet ti tregoje me PRESHEVEN! Kosova u vu ne binar tani, po behet shtet ?

          1. fredi says:

            Ky Kryeminister persembari mbart vlera te medha

            1. aba says:

              ja me ne fund nje kryeminister qe nuk shtiret dhe eshte edhe patriot edhe nacionalist

            2. Florin says:

              Ky eshte kryeministri ideal

      2. HDD says:

        Hehehe, me ne fund u tregua e verteta! Vet fakti qe shqiptaret jasht kufijve nuk paskan te drejte te behen me Dy nenshtetesi, tregon forcen labile te shtetit Shqiptar!! Bullgaret, Greket, Shkiet, Malazezez, Kroatet, Maqedonet, …. te gjithe japin Dy nenshtetesi per gjuhefolesit e tyre! Kjo eshte e pafalshme, cinizem i vertet i nje shteti qe ka dale totalishte nga binarte e ,,lojes,, politike boterore! Oooo Zot runa nga kjo bastardisje….

        1. Hdd e kuptova qe nuk jeni nenshtetas Shqiptar sepse nuk thoni Serbet por Shkiet.Perse flet si kompetent per dy shtetesite e minoriteteve ballkanike.Minoritaret p.sh.perfitojne pensione nga qeveria Greke per kombesine e tyre,por nuk jane nenshtetas Greke,vetem ata qe emigruan moren pasaporta Greke.Pakenaqesia juaj qendron ne faktin se nuk do te keni mundesi te kontriboni ne votimet e ardheshme per Bacen e PD,i cili besnikerine tuaj jua shperblente duke ju dhene pasaportat tona per te emigruar neper Europe.

      3. berati-Kosove-germony says:

        Ne fakt ju duhet te mesoni nga Kosova se si duhet ecur e jo ne nga ju 101 vjet shtet ska dit qe nuk ndodh tragjedi vrasje dhunime rrug te pergjakura vjedhje.

        1. Partizani says:

          Keto kerkoja SHKJAUT serb Sali Birishs,se ai ka qene regjizori i te gjitha menxyrave tona!!!
          Pa u KALLUR NE DHE(ishalla sonte) QENI Birrish,nuk ka qetesi kjo toke arbnore!!!!!!
          KUSH DEL NESER NE PROTESTE PRO BIRRISHES eshte po aq TRADHETAR E ARMIK I SHQIPTAREVE SA EDHE AI VETE!!!

      4. adi says:

        Kjo puna e sistemit qe korrupton njerzit dhe jo njerezit sistemin eshte nje budallek qe Rama ka qef ta thote kot. Sigurisht qe shqiptaret nuk jane biologjikisht me te korruptueshem, por ama kane nje histori te gjate shekullore pushtimesh orientale dhe mungeses se shtetit qe kane mbrujtur sjelljen e shqiptarit ndaj gjese se perbashket. Kjo e perzier me injorancen, varferine dhe tranzicionin e lemerisshem na ka cuar ne kete gjendje skandaloze ku jemi sot. Prova qe ne nuk pershtatemi aq kollaj me rregullat eshte qe dhe burgjet ne Europe (sidomos Itali) jane te mbushura me shqiptare

    2. Kosovar says:

      Bravo Rama me ne funde nje lider ne shqiperi i cili e shefe kosoven si partner te barabart e jo si sali berisha i cili e shikonte me egoizem dhe arrogance duke u munduar ta luaje vllaun apo nenen e madhe karshi kosoves deri ne ate mase te egoizmite sa mendonte se kosova gjdogje duhet te mesoje nga shqiperia dhe pordhat e sali berishes nderkohe qe aje kishte qfare te mesoje nga kosova e jo kosova nga sali berisha dhe klani i tije sllavo mongole me ne krye aleksander frangovicin dhe bleni fevziovskin.

      Rama esht shum korrekte dhe aspake egoiste si qeverit e kaluara te shqiperis rama ne shum raste e mere si shembulle kosoven per shqiperin pa prentenduar te luje vlaune apo nenen e madhe te gjithe diture apo model per shqiptaret tjere nderkohe qe esht modeli me i keq per vete e lere per te tjeret.

      Rama esht me kembe ne toke

      1. guarin says:

        http://www.youtube.com/watch?v=rKNShX08OBI&feature=youtu.be

        Mos harroni cfare na ka bere sali berisha

        bravo qeveris se re

    3. erjon says:

      Rama teper racional ne lidhje me qendrimi qe mban per Kosoven

    4. geldi says:

      sa i madh i japim sh rendesi deklaratave te huaja thopt.. o rama o i amdh je 1shi i shqiperise dhe i shqiptareve

  2. el says:

    me ne fund nje kryeminister jo folklorik qe thote realitetin dhe jo pashaporta falas per cdo shqiptar dhe do ti veri zjarrin ballkanit vetm per ca vota.

  3. z says:

    bravo p.m. Rama suksese,nje kryeminister i moderuar.

    1. __________________ says:

      Po natyrisht qe eshte i tille, prandaj e votuam, por duhet te jete me TRIM. Qe do te thote ne lidhje me ristrukturimin e SHISH duhet te pershpejtoje hapat dhe ne cdo dikaster duke filluar qe nga njerezit prane tij te pastrohet nga funderina qe perdoren nga SHISH per te shkaterruar shtetin!!!
      Une nuk kam si ta them me hapur, por ai vete duhet te kuptoje se ne keto momente administrata ka nje shkrehje qe ndodh vetem ne kohe fushate….

      Ai e di vete se cfare ben, por ne kemi detyrimin si qytetar te ndershem te ketij vendi te themi mendimin tone, dhe nese ai e lexon kete faqe te kuptoje realitetin e vertete.

      ADMINISTRATA ESHTE SHKREHUR!!!!

  4. ''evgjitngrenesi'' says:

    si nuk na doli nje zyrtar serioz ne? sali serbi percares dhe antishqiptar, rama kozmopolit dhe lubonjist! asnje patriot politikan!turpi i botes! serbia per 5 mije serb te qelbur i thote jo be-se ,ndersa merhumet tane nuk duan te bejne vellain e madh per gjysmen e kombit shqiptar.

    1. __________________ says:

      Edi Rama eshte nje atdhedashes par exellence dhe kjo eshte e vertetuar katerciperisht, por nje shtet kaq i varfer dhe i dobet si SHqiperia me njemije probleme nuk ka si te beje VELLAIN E MADH, pasi i duhet te mbushe barkun e shqiptareve me buke.

    2. Korabi says:

      Te besh vellain e madh dmth qe te zhvleresosh shtetin e Kosoves, te futesh hundet ne punet e tyre te brendshme etj etj, gjera qe i ka bere Birisha. Kjo duhet te ndaloje, Shqiperia dhe Kosova jane 2 gjysma te se plotes, dhe si te tilla duhet te jene te barabarta.

  5. Albania says:

    m’bas rames,fshihen cunat e enverit,mos k’theni me komunizmin ne shqiperi
    dilni me 20 shkurt,per te miren tuaj,vllehut nuk i besohet,as sokol hoxhes.

    1. __________________ says:

      Ne e doni me gjith zemer mos ja vini ate emer. Ai nuk eshte vlleh, por nje shqiptari me demokrat qe mund te kene njohur koherat. C’te beje lemshi shthuret me kujdes, dhe Edi Rama tashme esht epjekur si njeri dhe politikan dhe po ecen me hapa te ngadalte , por te sigurt. E ka treguar se eshte nje BURRE SHTETI, qekur nuk u zbathi breket perpara fuqise amerikane!!! Nuk e kuptoj cfare doni ju shqiptare me shume se kaq. Cfare kerkoni nga nje njeri qe eshte sulmuar nga te gjithe krahet pa meshire dhe mbeshtetje ka vetem popullin???

      Edi Rama do te jete i suksesshem vetem se e do populli dhe detyra e tij eshte te mos shkepuse lidhjet me popullin.

      PUNET E MIRA BEHEN ME JAVASH….

  6. tony says:

    Ehhhhhh zoti kryeminister….!!!!!
    Jam shume i sigurt qe do te doje shume shume shume te beje vellain e madh , jo vetem per Kosoven , por mundesisht edhe per shume gjera te tjera. Por shteti i rrenuar qe ke nuk ta lejon ne kurrfare menyre . Sepse per te bere vellain e madh Gjermania perendimore , futi ne sistemine saj Gjermanine li dore me gjithe marken e saj prej alumini , dhe ja nderroi me kursin 1:1 .
    Kete gje , ju i dashur kryeminister nuk e enderroni dote , e jo me ta beni realitet.
    Megjithate , nje vella i vogel ndoshta mund te beheshim.
    Duke ngritur pak me shume zerin ne arenen nderkobetare per padrejtesite me te cilat perballen pakicat shqiptare ne rrethinat to a . Apo jo????
    Apo mos tenton te behesh gje vella me Dynerxhinjte e Bosforit , i dashur kryeminister. ????? !!!!!

    1. HDD says:

      Trupi mu rrenqeth nga fjalet tua i dashur vella! Prej kuj po presim te behet vellai i madh? Ai do me hanger mish vellezrit e tij ne Shqiperi, e lere me neve ne Kosove! Te pervillemi punes vet me forcat tona, secili ne shtepine etija, se prej Rames nuk ka hajr!

      1. __________________ says:

        Edi Rama te haj mish prej vellezerve te tij??? Kjo eshte propaganda e sektorit te disinformacioniit…..

      2. rea says:

        Te kane informuar shume gabim, si Shqiperia dhe Kosova duhet te ecin te pavarura drejt rruges se zhvillimit.

    2. Petriti says:

      bravo o i madhi kryeminister po e nderon shqiperine kudo qe ke shkuar deri me tash ,, te pershendesim nga veriu ,, je me i miri

  7. Albania says:

    c’fare lind nga macja,gjuan minj,kumton apo jo mer plhr,i pa emer 12:43pis

    1. __________________ says:

      PO ti qe ke lindur prej miut cfar gjun zotrote?!!!

  8. Alba says:

    Ish kan mir more zoti Rama me nihmu veten e juve se Kosoven s’kena qa e nihmoni. 101 vj shtet e as m*t n’b**h nuk keni. Per sa i perket “rolit te vllaut te madh”, s’kenai shanc per me lujt, edhe me dasht. Kosova ka mbush mend, jan shum pak ata kosovar naiva qe shohin Shqipnin si shtet ame, tash ju njohum dhe kena kuptu kush jeni. Kosovaret kan vetem ni nane dhe ajo asht Republika e Kosoves. Ju jeni thjesht fqinj, prej te cilve nuk duhet marrun shembull se qysh ndertohet dhe mbahet shteti.

    1. Kosovar says:

      Alba. Pikerishte ket po thote Rama nuk do te pretendojm te lujme vllaun e madhe kur jemi shum me keq se vllau i vogel dhe jo te insistoje me arrigance si sali berisha per te lujture te gjithe diturin dhe modelin me te mire ku modeli i tija per shqiperin ishte modeli me i keq per shqiptarin nderkohe e shikonte kosoven me cinizem dhe egoizem pse nuk e mer modelin e qelbure qe krijoje ne shqiperi

      Rama ne gjdo debate vitet e fundit e ka mare si shembulle kosoven per gjdogje ne shqiperi pa pretenduar te luje vllaune e madhe te gjithediture dhe per ta shite si model per te gjithe shqiptaret ndekohe qe ky model ishte dhe shte shum i keq per shqiperin dhe gjithe shqipetaret ndersa berishe pretendonte ket gje ti impononte kosoves modelin e tija te qelbure me arrogance se aje ishte vllau i madhe dhe modeli i tije ishte me i mire ndersa Rama pe shikone kosoven si partnere te barabarte nga e cila munde te mesoje shum dhe jo te imponoje modele te qelbura

      Pakashum ky esht thelbi i asaje qe thote rama

  9. genjeshtra says:

    C’thote ky,more!Me cfar do ta ndihmojme Kosoven,me mendjet e politikaneve tane qe dine vetem te genjejne,mashtrojne e grinden,apo me ekonomine e financat tona qe i kemi me te ulta se ne Kosove,apo me shkence,apo me shendetesi,apo me drejtesi… !? krunde kudo dhe mburrje kudo.

  10. MERITONI says:

    AMAN,JU LUTEMI MOS NA NDIMONI,
    SE PO TE NA NDIMONI,SIGURISHTE SE DO TE NA NDIMONI PER PUNE TE PRAPA.

    NDIHMA MA E MIRE ESHTE TA RREGULLONI SHIPNIN.

  11. lindi says:

    Rama ka mese te drejte,kosovaret duhen lene atje ku jane ne boten e tyre anadollake, turke dhe arabe. Ata nuk kane asnje gje te perbashket me ne shqiptaret, perveçse nje shqipe te çalet ne te cilen tonacionet dhe shqiptimi ngjan me teper me gjuhet sllave.Ata na bejne nderin me te madh nese e quajne veten Kosovor sesa Shqiptar.Mjafton te shkosh ne prizeren dhe e kupton se kush jane kosovaret dhe a kane keto keq-shqipfoles ndonje lidhje me Shqiperine dhe me Shqiptaret e vertete.

    1. Kosovar says:

      Lindi. Kosova esht model per shqiperin prandaje shqiperi nuk munde te sillet si vellu i madhe ndaje kosoves ket po thote rama dhe me qarte e ka then ne shum emisione dhe debate tjera. Sa i perket prizrenite aje esht qyteti me me kulture dhe tradite ne trojet shqiptare dhe kur prizreni ka pase vetedije te larte kombetare para 160 viteve ti ke hanger mishe kali ore shpellare

  12. lindi says:

    Rama ka mese te drejte,kosovaret duhen lene atje ku jane ne boten e tyre anadollake, turke dhe arabe. Ata nuk kane asnje gje te perbashket me ne shqiptaret, perveçse nje shqipe te çalet ne te cilen tonacionet dhe shqiptimi ngjan me teper me gjuhet sllave.Ata na bejne nderin me te madh nese e quajne veten Kosovor sesa Shqiptar.Mjafton te shkosh ne prizeren dhe e kupton se kush jane kosovaret dhe a kane keto keq-shqipfoles ndonje lidhje me Shqiperine dhe me Shqiptaret e vertete.

    keta duhet te shkojne te gjithe ne Siri, atje ndihen mire, na turperuat ju kokteil spermash ballkanike

  13. mburrja says:

    Uah ! me dore ne zemer,si dervish.Sa hipokrizi e shperlare!E me cfar do e ndihmojsh ti Kosoven,me mend tuaja,apo te Rucit,apo te Balles,Shalsit Braces e te kalamajve te tj.e tj….Se,per para e gje tjeter as qe behet fjale…Sic duket i ka terhequr veshin perendimi per pompozitetin qe i dhane mbledhjes se kote te dy qeverive ne Prishtine…

  14. mburrja says:

    Ndersa ti,more lindi,s’eshte nevoja ta zgjasesh shum;prej kohesh e ke treguar veten se je nje antishqiptar i betuar dhe injorant;nje agjent i mirfillte ne sherbim te armiqeve te ketij kombi…

  15. petrit zela says:

    Qe ta konsiderojsh veten vellai I madh-duhet te marresh shum pergjegjesi te medha mbi vete-si ato morale dhe material! Jam me se I
    bindur;Se shum shqiptar jane te mesuar me ushqimet e genjeshtrave?Kam bindjen se E Rama,nuk eshte nga ato politikane,qe te ja lejoi vetes per
    te ngopur shqiptaret,me ushqimet e iluzijoneve te humbura…Te mesohen
    te durojn ata qe jane te padurushem…Deri sa tu afrohet koha opozites se sotme-per tu kthyer ne maxhorance..Se vetem ata jane mjeshtra,per te ushqyer popullin me luge bosh…Nje thenje,aktuale dhe per te sotmen;..Nuk ka shqiptar ne kete toke te Perendis,qe te mos jete I angazhuar,per ti ardhur ne ndime vllezerve,te nje gjuhe dhe te nje gjaku ne menyren me universale….

  16. aleksandri i madh says:

    E nxori koken me ne fund nipi i Vlashit e Spiros dhe djali i Kristaqit.
    Koken e fute ne rere por bytha te doli zbuluar o Ramush “piktori”. Turp te kesh per deklaratat e tua internacionaliste.
    Me mire mos fol fare se sa me shume flet as me shume tregon fytyren tende pe pucra greko-sllave.

  17. mburrja says:

    Petrit,
    i ke degjuar premtimet gjate fushates?Po muhimet e atyre premtimeve menjehere pas fitores i ke degjuar? C’kerkon me?
    Tjetra,si u ushqye populli me luge bosh?Bej me pare nje krahasim dhe inventar viziv e matematik,pastaj nxirr konkluzione.

  18. MERITONI says:

    LINDI
    kosovaret hekurudhen e pare e kane ndertue ne vitin 1880.
    instituti i pare METEOROLOGJIKE eshte ndertue ne vitin 1920.
    hidrocentrali i pare eshte ndertue vitet e 20-ta

    mmos harro se kemi jetue ne nje shtet qe ka qen fuqi evroiane,prandaj edhe ne dukje dhe ne kulturen e komunikimit jemi EVROPIAN.

    JU SKENI KULTUR KOMUNIKIMI,JU EDHE KUR KOMUNIKONI DOKENI SE PO DONI MU VRA,JENI TE TRISHTUSHEM.

    GJUHA MA E EMBEL ESHTE GJUHA NANES,GEGNISHJTA.
    80 PERQIND E TIRONSAVE FOLIN GEGNISHT.
    TOSKNISHTEN DO TA PERDORIM VETEM PER TE TREGUE BARCOLETA.

    1. ago says:

      Po mjaft o meriton u mburre me civilizimin qe te dhane te tjeret,se per Vete mut ishit

  19. MERITONI says:

    nese e tregon nje realitet sdo te thot se mburresh.

    qellimi ime ishte ti tregoj disa injorantave,se KOSOVA nuke eshte ashtu si ata desherojn ta shohin,por,ashtu si eshte me te vertet.

    O AGO ,mos perdor fjale banale o burre,se mundesh me komunikue edhe pa perdor fjalen MUT.

    te tjeret te japin kultur,por ,shume mvaret se sa ti je ne gjendje me e apsorbue ate KULTURE.

    1. ago says:

      Ja se po te jap une nja dy shembuj te kultures tende o meriton ,si psh per ne te shqiperise ju te kosoves jeni si suedeze,nuk i kapim dot livelet e juaja ,nuk kemi kulturen tuaj ,etj etj keto jane komentet e tua. Per cilen livel dhe kulture po flet ,ate qe te dha tito dhe SFRJ per 45 vjet se vete nje vrime ne uje do kishit bere ,u civilizuat me vizat jashte shtetit duke pare bote me sy ,u bete me zviceran se zviceranet ,me norvegjez se norvegjezet ,me amerikan se amerikanet se per ju civilizim eshte edhe ky ju nga qejfi e ne nga halli .Hajde shendet meriton dhe mati fjalet kur shkruan se nuk jemi te gjithe “suedeze “

  20. rona says:

    urime Rama je shume i mire

    1. real madrid says:

      me ne fund doli intervista e plote,, po me pelqen shume dhe shume fjale te gjetura

      1. ELI says:

        ku ka me mire kosova se te kete partner strategjik shqiperine me je kryeminister qe po ben shume per vendin e vet.. bravo rama

        1. turi says:

          te dy jane kryeministra shume te mire e meriton kosova qe ta mbeshtesim… bravo Z krueminister

  21. geldi says:

    o rama o i madh ti i je dashur qe ne fillim ketij vendi jo ai banditi berisha qe na rrenoi sa ska me dhe tani kerkon t ebeje proteste

  22. Pelasgian says:

    Shqiperia e ka detyre te jet VLLA , MOTER , NENE DHE BABA per Dardanine o politiKUAJ te poshter . Shikoni serbine sesi shqyhet per 1 grusht serbes ne Mitrovic ndersa Shqiperia nuk e rruan fare per Shqiptaret jasht kufijve . Shqiptaret e Maqedonise jan gati 1 miljon atje ..kurre nuk e ka rrujt qeveria e Shqiperise per ta , as nuk i ka kerkuar llogari maqedonasve per shtypjen dhe diskriminimin qe pesojne ende shqiptaret atje . Qeveria shqiptare gjate gjithe historise se shtetit shqiptar ka qene thellesisht ANTI-SHQIPTARE per shqiptaret jasht kufijve .

    Shqiptaret e Malit te Zi dhe te Malsise jasht kufijve po kthehen dita dites ne Boshnjak e ” Jugosllav ” pikerisht per shkak te Harreses dhe Indiferences se shtetit Shqiptar .

    ky shtet eshte i vetmi shtet ne bote qe nuk do qytetaret e tij .

  23. Scandal says:

    Une si Kosovare zotri Rama mendoja se ti si shqiptare ortodokes kur te vini si kryminister do ta laregoni Shqiperin pak nga Turko-Islamismi por jo kjo nuk po ndodhe qe nuk po ndodhe ………..

  24. Djaloshi USA RKS says:

    Une e di qe shqiptaeri eshte shqiptar e jo shqiptar ortodokes apo shqiptar katolok apo edhe shqiptare musliman oooooo shqiptar mlidhni men se per ket arsuje sod populli shqiptar gjindet i coptun nga tradhtaret e kan tradhtu kombin sepse paska nje feje nderyshe nga komshiu i vet, po Adem Jashari e shume te tjere e flijun familjet e vet per te gjith shqiptaret pa marr parasysh se cfar religjioni kan edhe nje duheni me dit se kombi esht komb

  25. gjrgji says:

    rama eshte i moderuar dhe modest. roli i vellait te madh i takon. e luan aq sa mundet por duhet ta pranoje hapur mbeshtetjen ndaj kosoves. nese ka fushe qe shqiperia mund te ndihmoje eshte flakja e muslimanizmit me force nga enver hoxha, edhe pse ishte diktator, kjo qe arritje fenomenale. ne do botes ti vesh zjarr, merr nja pese kosovar, apo shqiptar. hiqni termin koovar, shqiptar ju takon te gjitheve. shqiptaret se bashku japin me te miren e tyre. Januzaj te luaje per shqiperine, shqiperi dhe dardani jane dhe duhet te jene nje. Lidhja e prizerenit eshte lidhja e rilindjes shqiptare. rilindja shqiptare vjen nga shqiptaret. Boll me ndarje, jane loje serbe. debate boshe. te ndare eshte mallkim, eshte kenaqesi per serbet dhe greket, dhe ish aleatet e tyre turq, qe sot hiqen alaeatet tane. te jemi aleat me vetveten. turp qe baltosni njeri tjetrin. PO MARR ROLIN E VELLAUT ME TE MADH gegenishtja eshte baza e gjuhes shqipe. mesoni shqipen e vjeter, ajo shte greqishtja e vjeter. jam verior nga gjaku dhe jugor nga dialekti

  26. gjergji nezha says:

    RAMA duhet te jete gjakovar nga i jati, ose nga prizereni. nje shqiptar i treves se kosoves drejton shqiperine; le ta shprehi hapur mbeshtetjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje