Ish-bashkëpunëtor i ngushtë i nacionalistit radikal, Vojsllav Sheshelit, i ka gjasat shumë të mëdha që të bëhet kryeministër i Serbisë. Aleksander Vuçiq, i rritur në ideologji të brumosur me urrejtje ndaj shqiptarëve, sot politikani më i popullarizuar në Serbi, është duke ecur hapave të shpejtë me mbështetje të madhe të bashkësisë ndërkombëtare.
Me retorikën e tij kryesisht të fokusuar në luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndonëse me sfond nacionalist të ashpër kundër Kosovës, ka arritur të pozicionohet si partner i Perëndimit. Për të u votua edhe në Kosovë, Serbia arriti ta bindë bashkësinë ndërkombëtare që t’i lejojë të organizojë zgjedhjet e saj edhe brenda territorit të Kosovës. Përkundër insistimit këmbëngulës kundër, të zyrtarëve të lartë qeveritarë të Kosovës, autoritetet e huaja i dhanë “izën” Serbisë. Vuçiq i sigurt në këtë, i dha lajmin para pak ditësh Prishtinës zyrtare se “zgjedhjet parlamentare serbe të 16 marsit do të mbahen edhe në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”.
Reagimi i zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, se “Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovës”, i cili u nxit nga deklarata lajmëruese e Vuçiqit, ra edhe njëherë në ujë. Dje u rikonfirmua se sa ka peshë qëndrimi zyrtar i Prishtinës në raport me Serbinë karshi autoriteteve të huaja.
Vetëm sa për të rikujtuar, kur Kosova organizoi zgjedhjet lokale më 3 nëntor 2013, për herë të parë edhe në veri nuk guxoi të vërë as edhe një flamur apo simbol shtetëror, në asnjë pikë të vendvotimeve. Kosova u detyrua që të jetë neutrale edhe ndaj statusit të saj. Edhe pse ishin zgjedhjet për Kosovën, në pikat e votimit në veri shkruhej “Republika Srbija” apo “Autonomna pokrajina Kosovo i Metohija”.
Serbët në veri votonin me dokumente serbe, ndonëse zyrtarisht ishte thënë se votimi lejohej vetëm me dokumente të Kosovës.
Autoritetet e Kosovës nuk bënë zë, bile as atëherë kur serbët e zgjedhur kryetarë shkelen ligjet e Kosovës dhe u betuan me ligje të Serbisë. E gojën e mbyllën edhe autoritetet ndërkombëtare vrojtues të secilit detaj të këtij procesi, duke i dhënë në heshtje përkrahje çfarëdo kërkese që vinte nga Beogradi. Ndryshe, dje valëvitej gjithandej nëpër Kosovë flamuri i Serbisë, në një shtet që kosovarët duhet ta besojnë se është i pakontestueshëm. Ndërkohë përpjekjen e radhës për të fshehur realitetin politik e bëri zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, duke thënë se “mbajtja e zgjedhjeve parlamentare serbe më 16 mars (dje) edhe brenda territorit të Kosovës, nuk është organizim i zgjedhjeve, por grumbullim i votave nga qytetarët që kanë dyshtetësi”.
Ish-nxënësi i Sheshelit, për dallim nga shumë politikanë në Kosovë, është pritur vazhdimisht në Berlin dhe Uashington. Madje ai ka raporte shumë të ngushta me Christoph Heusgen, një nga këshilltarët kryesorë për politikë të jashtme, të kancelares, Angela Merkel. Amerikanët dhe gjermanët janë përpjekur që Vuçiqin ta përfitojnë edhe si partner në zgjidhjen e çështjeve të hapura të Serbisë me Kosovën.
Aksionet e tij, shpeshherë populiste, sukseset sado sipërfaqësore në luftën kundër korrupsionit i kanë siguruar Vuçiqit reputacion edhe jashtë vendit e njëkohësisht i kanë rritur popullaritetin në opinion. Edhe pse është po ky zyrtar i lartë serb, i cili dikur nuk ka ngurruar që NATO-n ta quajë organizatë terroriste dhe Rusinë partner të përjetshëm të Serbisë. Ish-radikali serb, luftënxitësi po shndërrohet në partner të Perëndimit, kurse Perëndimi po i bën gati Kosovës tribunalin për ish-ushtarët e UÇK-së.
po me nje korrak,a mund te shkohet ne Evrope…..!!??
Po me xhihadist te Janulles a shkohet ne Europe?
Tash kuptohet qart
Dihet se serbi i ka mbajt nen thembër kosovart per njiqind vjet e më.
Sapo qe kosovsat u lirun nga huri serb, plasi krimi mbarshqiptar ne Perndim
“Per ta shtyp kte krim, jepi doren serbit! ”
Kjo esht politika e re perndimore.
“Shqiptart tash u shiten lir, nuk na duhen me,nuk i kemi me kundershtare,armet jua eliminuam dhe i carmatosem, tash mundeni edhe me i qi n byth dhe s kan c bejn. Lerjani serbit kte detyr se ata kan pervoj… ..apo s jan edhe si bicim kafshesh dhe myslo ata shqiptart!”haaa e hongeret karin o shqiptare
Dhe vet e deshet..si bythqimat
Baker mjte shurre. Kosovaret kane 60 vite ne evrope o mavi krimi mbare shqiptare ne evrope plasi pasi kafshet si ty u liruan nga koqet e xhaxhit.
Ani, mos u merzit Arbane. Hashimin ka me e shpetue nga Tribunali baba Erdogan. Koosves ka me ju qi nana, ama Hashimi ka me shpetue me siguri. Ka me ike azilant ne Anadoll, tek Baba Sulltan.
Vari teneqen serbet po vujne per buke o shoku
Tashme na e paska fajin Perendimi??!! Sipas teje “radikalizmi” nuk duhet te pranohet si “partner” europian kur eshte fjala per serbet, ndersa “radikalizmi” kosovar eshte “i pranueshem dhe i pa-gjykueshem”??!!
Me keto mentalitete qe vazhdoni te mbartni mbi vete, i vetmi “partner” juaj do te ngelet Turqia.