“Partia Demokratike iku nga Kuvendi se nuk bënte opozitë. Dhuna në Kuvend nuk është shkak i bojkotit”.
Kështu u shpreh për News24, kreu i PLD, Spartak Ngjela, ish-deputet i spektrit të djathtë, por dhe ish-aleat i së majtës.
Lidhur me opozitën e sotme, sipas Ngjelës, Shqipëria ka një krizë morale, që duhet goditur:
“Shqipëria ka një krizë morale që duhet goditur. Çështja është shumë e rëndë, opinionin publik është i mbarsur me korrupsionin dhe mosdhënien e drejtësisë. Të gjitha këto janë jashtë opozitës dhe opozita duket si jetime, nuk mund ta shikojnë pesë njerëz. Faji i opozitës ka ikur me vota”.
Gjithashtu, Ngjela foli edhe për rolin e shumicës në kthimin e normalitetit në vend.
Sipas tij, duhet inkurajuar një sistem me zhvillim normal në vend.
“Kjo shumicë që ka marrë 1 milion vota, duhet të sjellë moralin në vend.
Por, në fakt ajo çfarë shohim është se tenderët shkatërrohen. Nisesh për të ndërtuar rrugë, por shikon që pushtetarët kanë bërë shtëpi. Kjo është fyerje morale ndaj popullit tënd.
Deri tani nuk është vendosur ende moraliteti, por është hapur një fasho shprese. Në fakt duhet ndërhyrë në sistemin gjyqësor, që vazhdimisht të jepet drejtësi”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij Ngjela foli edhe për reformën në drejtësi.
Sipas tij, kjo reformë nuk është një gjë e lehtë, sepse duhet ndryshuar i gjithë sistemi:
“Sistemi legal dhe pushteti ligjor janë në koncepte totalitare. Sistemi gjyqësor dhe prokuroria nuk godasin korrupsionin. Është krijuar një marrëveshje e fshehtë, një koorporatë biznesi mes gjykatës dhe qeverisë.
Kjo do një ndërhyrje të shpejtë. Kryeministri duhet të ndërhyjë në nyjë në sistemin e drejtësisë, sepse njerëzit e kanë kuptuar korrupsionin. Nuk mund të futemi në Bashkimin Evropian me këtë korrupsion në sistem”
Në lidhje me vjedhjen në BSH, Ngjela u shpreh se Fullani nuk e dha dorëheqjen për dy arsye: ose është i paaftë, ose është bashkëpunëtor në vjedhje:
“Ai duhet të ikë një orë e më parë. Nuk e mbron më asnjëri, sepse sistemi është i kalbur, nuk ka ruajtur paratë e popullit.
Garanti i monedhës shqiptare, nuk çan kokën për një vjedhje 7 milion euro. Ai ka një përgjegjësi të madhe për të treguar se ajo nuk është përfshirë në vjedhje”.
Drejt!
Z, Ngjela ka shume te drejte , Pd eshte inekzitente, edhe kur flete ndonje fjale flet per kohen e Enver Hoxhes per te larguar vemendjen e publikut , kur shqiptareve sote nuk u duhet koha e Enver Hoxhes, brezit kohes se Enver Hoxhes ashtu i pelqente te jetonte,cdo brez bene zgjedhjen e tij,por sido qe te jete PD nuk mund ti shmanget pergjegjesise si forca kryesore e opozites per te luajtur rolin e saj, vendi eshte zhytur ne korrupsion dhe nuk e teproje qe ne administrate e hipoteka ka mjafte alabaker, qe realisht nuk duhet te jene pjese e administrates se shtetit keta hajdut e kusar,ku eshte me mire qe, sidomos hipotekat, vendi i rendesishem per korrupsion mbas gjykatave,te PRIVATIZOHET, me qellim qe nepunesi te jete ne sherbim te qytetarit dhe jo qytetari ne sherbim te tij,a ka opozite ky vend qe te dalin me propozime konkrete,a duhet te reformohet PD apo duhet te dalin ne treg forca te reja politike qe te reformojne tere sistemin per ti bere ligjet e rregullat shume me funksionale,ku shqiptaret po i rjepin noteret, ne vend qe te kete noter publik ne cdo banke te nivelit dyte.ashoqeria civile duhet te dali me propozime konkrete per nje ndryshim rrenjesor te shume ligjeve aspak funksional.
Zoti Ngjela ka shume te drejte , ne kemi nje opozite te quajtur sot me nder P. Demokratike e cila nuk flet asnjehere kur duhet , dhe flet gjithmone kur ska asgje per te thena , enuk thote asgje me vlere e te dobishme , vecse ne mbrojtje te poshtersinve te Tiranit e banditeve te Berishes
U KTHEVE NE ORIGJINE O TAK ……..CUN BLLOKU QE QENE CUNAT E BLLOKUT PO MBRON a HARROVE O TAK QE KE QENE PERBALLE EDIT DHE E AKUZOVE PER VJEDHJE VOTASH
A HARROVE O TAK SE E KE QUAJTUR BERISHEN LOJTARIN ME TE ZOT KUR TE VURI NE DETYREN ME TE LARTE PER KRYETAR TE TIRANES.
PRA ATE QE TE VURI EMRIN PER KRYEBASHJKAK QE PER PAK FITOVE ATE DESHE TA RREZOSH QOFTE DHE ME 13000 HERONJ
AE KUPTON SA LARG REALITETIT JE TI DHE ATO QE TE SHKOJNE MBRAPA TY
Ver nje gur mbi cati,i themi ne nga zona jone.
MERO E KAM FJALEN PER TY DHE PER AVUKATIN.
Vini nje gure tek rrenjat,se kjo do u nderoj.
Ske cfar te them: e ke gjet pavarsisht se edhe ti nuk merresh gjithmon vesh. Fut hundet gjith andej. Here sillesh si Sokrati i lashtesi dhe here si Pellumb Xhufi i Partis xhihadiste. Je tip i lekunder o Spartak. Mbaj Edi Ramen fort se s te ka ber gje. Harroje Saliun qe beri Shqiprin lesh arapi xhihadist.
Pellumb Xhufi ta mban drejt e fort,pa levizur.Ti sido qe ta levizesh,gjithmone brenda e ke.
Nuk e di me cilin e ke por Pellumbi nuk esht i zoti per te ruatur vajzen e vet nga jevgjit e Dursit.
Megjithse ti qe thua ndashta ta ka ven drejt dhe s ke levizur fare ndoshta as ke renkuar.
Bravo te qofte ndoshta te ka mesuar dhe ty te heqesh vetullat. Mire ke bere. Ka nevoje xhihadi.
OOOOOOOO mbani shenim kur flet ky aman .. O zot O zot ke degjojme .
Panvarsisht se dikujt i “djeg”,Ngjela ka te drejte ne problemet qe trajton.
Nuk eshte e lehte,por jo e pa mundur !
Shqiperia do ece perpara,duke prere pyllin e xhungles koruptive.
E nga kush pret akoma, se mund te filloje “rrafshimin e xhungles”, o njeri i mire?
Dicka te tille mund t’a sugjerosh, vetem nese ke pare te pakten nje reze drite ne fund te tunelit. Por, me sa duken batht, ajo reze duket se eshte aq larg, sa dhe kur te na thinjet mjekra ty e mua bashke s’kemi per t’a pare kurre me sy.
Prandaj leri aluzionet e teperta dhe vrit mendjen, se cila eshte alternativa tjeter dhe me e besueshme, per te bere realitet shpresat pothuajse te vyshkura te tua, te miat, dhe te njemilion votuesve te 23 qershorit.