Kjo është Pranvera Ebeling, e dyshuara si korriere e trafikut të kokainës nga Shqipëria drejt Gjermanisë, pasi makina e saj ishte dërguar nga Ilir Hyseni për modifikim pranë një servisi në Kombinat.
Autoritetet gjermane prej muajsh po ndiqnin lëvizjet e Ilir Hysenit dhe Pranvera Ebelingut, për shkak të dyshimeve se ata ishin pjesë e një rrjet të fuqishëm të trafikut të kokainës, raporton ABC News.
Referuar këtyre informacioneve, ata i kërkuan Prokurorisë për Krime të Rënda hetimin e aktivitetit të tyre në Shqipëri.
Nga të dhënat paraprake dhe pas arrestimit të 9 personave, prokuroria ende nuk ka arritur të provoj ndonjë veprim konkret të vajzës që solli makinën e saj nëpërmjet portit të Durrësit në mes të muajt dhjetor dhe më pas u largua me datë 3 janar drejt shtetit gjerman nga Rinasi.
Jo zyrtarisht thuhet se ndaj të dyshuares Pranvera Ebeling dhe Ilir Hysenit, tashmë të arrestuar në Shqipëri, autoritete e drejtësisë gjermane po vazhdojnë hetimet për aktivitetin e tyre atje.
Sipas prokurorisë, nga hetimet është provuar se Hyseni kishte kontakte të vazhdueshme me Kastriot Imerin dhe Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Ky komunikim ka nisur që nga Gjermania për të vazhduar në Tiranë me takime të ndryshme.
Hetuesit thanë se gjatë vëzhgimit dhe ndjekjes së Hysenit janë identifikuar edhe personat e tjerë, mes tyre të arrestuarit Arjan Dalipi dhe Klement Dalipi, që për hetuesit ka qenë me aktivë gjatë bisedave dhe lëvizjeve nga Elbasani në Tiranë.
Ndërkohë, i dyshuari si një nga organizatorët e rrjetit, Gentjan Gjonaj, për hetuesit është edhe personi që mendohet se kishte kontaktet e vazhdueshme me të gjithë të dyshaurit e tjerë që tashmë janë prangosur.
Dera kryesore e laboratorit tashmë është dyllosur dhe ruhet nga efektiv të Policisë së Shtetit.
Nga ana tjetër, në bazë të ligjit antimafia, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar nga të gjithë zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme evidentimin dhe bllokimin e pasurive të regjistruar në emër të personave të arrestuar apo të afërmve të tyre.
Sa e paskan pelqyer si taksist kete nipin e bthqrt Enver.
Meqe nuk paska shtepi Ermal Hoxha dhe Rezarta, kjo e fundit mund te vije te jetoje ne shtepine time.
Do kujdesem une per te. Do ta mbaj ne pellembe te dores, ose si thone… ne maje te [email protected]!
Ti Illyrian dukesh qe nga emri qe je ndonje çam gojore
ne te semes te shkoje
http://ilir-beqja-ik.urwij.pl
Qeka si shpirt
e bukur dreqi
Gjate kohes qe nje person eshte I DYSHUAR per nje krim te caktuar ne asnje media te botes,qofte ato te shkruara apo vizive,nuk nxirret ne foto(dhe me emer).
Pse duhet qe nje person,ende pa u provu fajsia,te behet object I sharjeve the fyerjeve?
Une as nuk e njoh as nuk e di kete zonjen ne foto,por shoh qe gazetaret,per arsye qe ato vete I dine, mezi presin qe te ekspozojne foto dhe lajme te tejskajshme per persona ende ne dyshim.
Nuk eshte etike as morale nje gje e tille,dhe apsulutisht e ndaluar me ligje sidomos per personat nen 18 vjec,ne disa raste te tjera.
Ne(une)deshirojme t’i njekim lamjet,por jo te zhgenjehmi prej tyre.
Flm per mirkuptimin.
Prezumohet i pafajshem cdo njeri qe nuk eshte denuar me vendim te formes se prere nga nje gjykate… Por nje i dyshuar, edhe pse prezumohet i pafajshem deri ne vendimin e formes se prere te gjykates mund te shpallet ne kerkim me emer dhe me figure.
Shembull: terroristet ne paris u shpallen ne kerkim me emra dhe figura edhe pse nje gjykate nuk i kishte shpallur fajtore per vepren e kryer ndaj charlit, pra ishin te dyshuar… Kupton?!
Zotri”Kadriu”:Nese nuk I dorzohesh organeve te ligjit,pra I shmangesh gjykimit,edhe pse je I dyshuar eshte veper penale E RENDE.Pra nese fshihesh,prosupozohet se je fajtor.
Shoqja ne fjale eshte e arrestuar, thote artikulli.
Ore Sharmuta, ku e lexon ti qe eshte arrestuar se une spo e lexoj kerrkund?! Zonja eshte e dyshuar dhe e shpallur ne kerkim me shume gjasa.
Ne paragrafin e 5_te.
Zonja Sharmuta jame 100% dakord me ju, por problemi eshte te gazetaret te cillet e dine se jane ne gabim dhe prape informojne ne menyre ilegale, do te kisha qejfe qe nje dite dikush ti padise dhe keta te paguajne demshperblime te medha apo edhe mbyllje definitive te ketyre gazetave, ndoshta ateher te tjeret do te mbushen me mende. KLM
Dosja erdhi nga Gjermania me 17 dhjetor, policia shqyptare publikoi qe BOSJA e klanit HOXHA te kokaines u largua me 18 dhjetor, gazeta TEMA thote se eshte larguar me 3 janar nga porti i Durresit fare e qete dhe e pa ndjekur nga ASKUSH. Nga ana tjeter versionet e arrestimit te Ermal Hoxhes ndryshuan brenda nates disa here, derisa ne fund mbeti versioni me i pabesuar qe u arrestua nga policia pasi kishte pyetur me pare vjehrren e tij. Kur do te njoftohen me lajme te besueshme dhe inteligjente shqyptaret ne Kohe Demokracie?
C’eshte e verteta,ne burgje nuk ka vende bile ka mbipopullim,keshtuqe nuk do te futet drogaxhiu Hoxha,shtepi nuk ka pra s’ka as arrest shtepie,prandaj per mungese kushtesh do te lirohet.Po te kapej ne Gjermani,ndryshonte muhabeti dhe sot do te trgonim te tjera barcoleta me kripe e me piper.