Parkimet e Vlorës/ Prefektja po sulmohet si përgjegjëse, ndërkohë që është kandidate për kryetare bashkie

31 Mars 2015, 18:11Politika TEMA
Parkimet e Vlorës/ Prefektja po sulmohet si përgjegjëse,

Prefektja Etjona Hoxha, e cila është dhe kandidatja kryesore e socialistëve për Bashkinë e Vlorës, po vihet në qendër të sulmeve si person që ka përgjegjësi politike rreth asaj që quhet skandal i parkimeve në Vlorë.

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e saj, ndërsa shtypi ka botuar dokumente që bëjnë atë përgjegjëse si person që ka miratuar koncesionin e parkimeve.

Edhe pse publikisht ajo ka bërë përpjekje të distancohet nga skandali, egzistonë si provë shkresat e firmosur prej saj, që miraton lejen për parkimet.

Prefektja aktuale Etjona Hoxha, ka firmosur një shkresë që mban datën 17 tetor 2014 dhe një tjetër shkresë me porosi të prefektes, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, në datën  22 dhjetor 2014.

Në të dyja këto shkresa, shprehet njohja e ligjshmërisë nga Prefekti i Qarkut të Vlorës ndaj dy vendimeve të Këshillit Bashkiak.

Shkresa e parë e firmosur nga prefektja, mbështet vendimin e Këshillit Bashkiak të datës 9 tetor 2014, në të cilën u miratua dhënia me koncesion, si një nga format e bashkëpunimit midis njësisë vendore dhe subjekteve private, të administrimit e shërbimit të parkimit me pagesë të rrugëve publike në qytetin e Vlorës.

Ndërkaq, në shkresën e dytë me porosi të prefektes Hoxha, jepej ligjshmëria lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak të datës 11 dhjetor 2014,  ku miratohet dhënia me koncesion e parkingjeve me pagesë, për një periudhë 15-vjeçare, e me një tarifë vjetore të koncesionit 10 milion lekë në vit për dy vitet e para, ndërsa për vitin e tretë, plus 2% të xhiros vjetore.

Në këtë vendim autorizohej kryetari i Bashkisë së Vlorës të vijonte procedurat për dhënien e koncesionit.

Nga shkresat e siguruara nga News24 shihet qartë se ndryshe nga çfarë deklaroi pak ditë më parë Etjona Hoxha, ajo ka qenë në dijeni të procedurave të kryera për këtë koncesion, madje i ka cilësuar si të ligjshme.

Bëhet fjalë për 24 segmente në Vlorë, në të cilat parashikohet të ketë parkingje me pagesë, kjo referuar vendimit të këshillit bashkiak.

Pak ditë më parë, në deklaratën e saj, prefektja e Vlorës kërkoi dorëheqjen e sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës, Dritan Halili, që sipas saj firmosi ligjshmërinë e vendimit pa u konsultuar me atë.

Sekretari Halili është konsideruar një ndër njerëzit më të besuar të prefektes Hoxha, duke filluar punë së bashku me emërimin e saj në këtë post.

Skandali mund të dëmtojë rëndë fushatën e saj elektorale dhe të vërë në pikëpyetje për herë të parë socialistët në bastionin e tyre më të fortë.

36 komente në “Parkimet e Vlorës/ Prefektja po sulmohet si përgjegjëse, ndërkohë që është kandidate për kryetare bashkie”

  1. skelari migrues says:

    po qe se PS eshte katandisur sa nuk gjen dot nje person me “konkurrues”, me mire te mos i hyje valles…

  2. fatmiri says:

    Po pd pse kerkon doreheqjen se ka firmosur nje vendim te bashkise? E çuditeshme me ate grup bashibozukesh qe e quan veten pd! Per çdo gje kerkon doreheqje, po per gjithe ato krime te saj?

  3. Llazar says:

    Perse duhen lene parkimet me koncesion ?Fitimet ti marri bashkia dhe te rregullojne rruget e qyteti,perse duhet te kete fitim mbi fitim (vjedhje mbi vjedhje)

  4. Miri says:

    Ja pra kush eshte prefektja e Vlores. Nje genjeshtare e pacipe. Rama ne vend te distancohet nga ky skandal dhe ta vere para pergjegjesise perse genjeu opinion publik kur tha se skishte dijeni e mban akoma si kandidature. Turp per Rilindjen. Vajmedet PS

    1. koli says:

      Ama nga keta qe kane shpifur kete nofken e famshme je ti?? Cmu desh qe lexova komentin tend. Po normale keshtu do flasesh ti, pa e njohur mire ate zonjen e nderuar. Keni probleme me halucinacionet ju te krahut tjeterse degjoni dhe thoni gjera te paqena. shikoni se po tregoheni ju genjeshtare e mashtrues te pacipe me keto pallavra qe po nxirrni nga goja. Ajo eshte nje femer qe punon e nuk lodhet kurre dhe cdogje e ben me ndergjegjje e shpirt te paster. Kini kujdes ju qe na hiqeni si shenjtore, po harruat se cfare bete kur ishit…

  5. Eri says:

    Ka mashtru,o Miro.Ka athene qe nuk e kam firmos,kur ne fakt e ka firmos.E kupton vllai.Nuk eshte pune bashibozukesh,ballistesh,tradhetaresh.O pak,me e thjeshte.

  6. erika says:

    Po si duhet te vihet kjo ku nuk zbaton detyrat. Te pakten te kishte ruajtur te daluren ne tv qe skishte dijeni…

  7. opinion says:

    Rama.. kurseja urrejtjen vetes kesaj rradhe.. Kerko ne baze te PS se gjen kandidate edhe me te mire se ty ne Vlore

  8. Mafia+politika says:

    Parkimi me koncesion perdoret vetem ne raste te vecanta (disa rruge kryesore apo zona te caktuara). Zakonisht firma private merr 20% te vleres se parkimit…pjesen tjeter e merr bashkia. Zakonisht kontratat jane 2-4 vjecare dhe mund te jene te rinovueshme. Pergjithesisht investimet jane te vogla dhe perfshijne vijezimet, tabelat dhe pagen e punonjesve te sherbimit apo makinave auromatike!
    Problemi me delikat eshte vendosja e tarifave nga keshilli bashkiak mbi bazen e nivelit ekonomik dhe shkallen e punesimit te banoreve. Per te ardhurit nga zona te jashtme aplikohen tarifa shume me te larta.
    Tentativa qe u perfol ne Tirane per parkimet me koncesion ishte skandaloze…

  9. vlora.al says:

    Po kjo hajdutja vete e ka firmosur ,cfare do rishikoj tani

  10. megi says:

    Me vjen keq te mendoj qe ka njerez qe nuk i shkeputen dot karriges ku jane ulur…thua t’ua kete kene kush trashegimi. Ky eshte nje doc i muajit tetor ku cilesohet rishikim. Pse nuk sollen doc e muajit dhjetor?! Ja e bete edhe kete! Cfare tani?! S’keni ndikim te askush per te prishur pune. Villni vrerin qe mbani perbrenda nese ndiheni me mire. Qente do bejne te tyren, karvani e ka nis rrugen prej kohesh!

  11. Vera says:

    Sigurisht qe parimisht do bihej dakort ne tetor se nuk ka asgje kunder ligjit te thuash qe ne nje moment tjeter do flitet per koncesionin, por kete nuk mund ta beje dot nje keshille, nje administrate dhe nje kryetar ne ikje, te cilet Jane bere te gjithe bashke telendi. E dyta thuaj nuk mund te jepen me koncesion 24 rruge ne qytet Dmth dy rruget kryesore dhe gjithe rruget lidhese. E treta

  12. olsi says:

    Pse te Etjona duhet te bjeri faji? Po Shpetim Gjika,po anetaret e keshillit bashkiak te majte e te djathte qe e votuan ne parim,po ca po flisni o njerez, hapni syte e shikojini gjerat ashtu si duhen,jo te flisni pa baze. E shohim qe jeni te etur per te poshteruar e perbaltur po nuk eshte mire kshu..

  13. semi says:

    Si ka mundesi qe njerezit egoiste,dembela dhe te papune duhet te merren gjithmone me punen e tjetrit.O ju mjeran shikoni veten tuaj mos u merni me njerezit e ndershem qe njohin vetem punen,si mund te perflisni nje figure te tille si E.Hoxha ne vlore kur fare mire e dime qe te gjithe te djathte e te majte se sa vajze puntore dhe e ndershme eshte.lereni te beje punen e saj sic di ta bej vetem ajo.Eshte e vetmja figure e ps-se se vlores qe e meriton te kandidoje.

  14. lila says:

    Kryeministri gjithmone ka ditur te beje zgedhjet e duhura,ndaj edhe kesaj here eshte e sigurt fitorja pasi jo vetem ka zgjedhur femren e persosur,por edhe qytetaret e vlores e dine sa punetore e palodhur eshte dhe se nuk ka per ti zhgenjyer asnjehere.Me vjen keq me disa njerez zemer zinje qe nxjerin vec helm kur e dine fare mire si eshte e verteta dhe kush eshte prefektja.Koha do ta tregoje punen e kesaj zonje te nderuar.Vlora e meriton kete kandidate.

  15. ada says:

    O ju jeni njerez te manipuluar e qe skeni pune tjeter po vetem te flisni keq e te villni, lexoni nga nje liber e beni ndonje shkolle se nuk ju ben keq..

  16. era says:

    Keta te PD sdine cfare flasin… jane nje tufe qylaxhinjsh qe vetem te perfitojne ne kurriz te te tjereve dine dhe teflasin ne ajer kot. Po rrini more te uruar rehat e mos u ndjeni. Kthehuni njehere pas e shikoni palacolleqet tuaja pastaj hapni gojen. Po ju nuk e doni njeriun e ndershem e te mire, por kerkoni ta perfshini ne zullumet tuaja.

  17. ada says:

    Zonja ne fjale eshte pedagoge dhe mesuesi per baze ka virtytin e shpirtin kreativ per tu dhene energji gjithckaje..vlores i duhet energji e re, vizion i ri. Znj. Hoxha njeriu i duhur te dashur komentues me peshe pupel.

  18. 5maji says:

    keto sulmet e ketyre me kujtuan ate fabulen e famshme’Dhelpra dhe rrushte’. Njerezit e ndershem dhe punetor gjithmone ketu tek ne sulmohen dhe nuk motivohen

  19. lila says:

    kryeministri gjithmone ka bere zgjedhje te zgjuara,ndaj dhe kete here ka ditur te zgjedh drejt. Kush me mire se kjo zonje do ishte kandidatura e duhur,e zgjuar dhe e palodhur nga puna,e ndershme dhe e drejte me cdo njeri. Ka per te qene kryetarja qe i ka munguar ketij qyteti..

  20. ledi says:

    Prefektja ska faj fare, ky eshte puc i njerezve qelbesira qe nuk duan te miren e qytetareve te Vlores..por kane vite me rradhe qe tallen me ne..me Shpetim Gjiken ne krye qe e beri Vloren si i desh qejfi,e sdihet sa leke ka..

  21. Flamur_Vlore says:

    JO NJEREZ TE DYSHIMT PER VLOREN! JO NJEREZ PA SHKOLLIM DHE PA EKSPERIENC NE ADMINISTRIMIN E KOMUNITETIT DHE PUNEVE TE TIJ! JO NJEREZ ME PROFESIONE QE SKANE TE BEJNE ME ROLIN E KRYEBASHKIAKUT NE KETE FAZE TE VLORES KU DUHET NJE JURIST URBANIST APO ARKITEKT OOO VLORA!

  22. Rea says:

    Shum sexy por pak e hallakatur ne tv!!l

  23. ermira says:

    sa keq qe flisni per prefekten ne kete menyre,ajo meriton te jete vertet kryetarja e denje per ne.E DURUAR DHE E KULTUAR ,per me teper me nje zemer te madhe,u eshte gjendur qytetareve prane sa here kane pasur nevoje per te.

  24. Joana Xhaferi says:

    Kjo Partia Demokratike te kenaq fare me keto interpretimet e saj. Pse nuk shikon faktet?
    E para:nuk ka asgje te kundraligjshme te vendimi qe ka firmosur prefektja qe disa nga rruget e qytetit te jepen me koncesion, kjo diskutohet ne parim e ska asgje konkrete, e ketu prefektura eshte ne rregull sepse gjithcka eshte e ligjshme. E dyta vendimi qe kthyer,nuk eshte firmosur prej saj po prej sekretarit e jo me porosi te saj, perkundrazi, perndyshe perse do t’i kerkonte doreheqjen e perse ky i fundit do tepranonte? Edhe ky vendim gjithsesi nuk ka asgje te kundraligjshme, vetem se kuptohet eshte e rende per qytetarin e Vlores qe te gjitha rruget e qytetit te jepen me koncesion, nuk eshte se u dhane vetem dy kryesoret, po te gjitha??? Tani se kuptoj pse pasi gjithcka eshte e ligjshme, keshilli i Bashkise e ka votuar, fajin na e ka prefektja qe nuk e kafirmosur? Kujtojne se do ia hedhin keta te PD-se?Une i kuptoj, ata (kushdoqofshin) po i gerryen: Po si nuk e firmosi kjo more? Na hapi pune!

    1. vlonjati socialist says:

      Sa e zgjuar qenke moj Joana. Nuk e paska firmos sipas teje hic. Dhe nuk qenka konkrete fare vetem nw parim cik tenderi eshte bere dhe firma ka fituar. Jo me asgje, cupa eshte e ndershme vetem ciiiiik po ciiiik fare me barre

  25. mira says:

    sa e neveritshme dhe e ulet nga keta te pd-se. Kur arrijne te shpifin kaq gjera per nje zonje,prefekte perfkekte si zonja Hoxha,mendo si mund t’u besosh me teper ketyre. Vlora dhe kesaj here ka per t’u treguar se eshte e njerezve punetore dhe te ndershem dhe jo e njerezve te semure psiqike. Etjona eshte zgjedhja e duhur!

  26. juli says:

    te gjitha keto jane manovra qe prefektja te dale keq,mgjth njerezit qe skane patur kontakt me te flasin pa u menduar dhe pa ditur cpo thone.Ajo i ka bere vend vetes me ato qe ka bere per vloren.Eshte zgjedhja perfekte per ne.nuk mund te prisnim me mire.E ka fituar me dinjitet dhe pune gjithe respektin tone.

  27. ama says:

    bobo ky populli shqiptar me keto fjalet e ndyta,po gjithsesi cdo njeri e di vendin qe i takon.Ka punuar mjaft etjona per nderin qe fiton sot,ndryshe nga shume te tjere.e meriton pa fund te jete kryetare bashkie

  28. Lona says:

    Etjona paska vene gjith prefekturen te flasin mire per te ! Miq mos e shani Pd se ju jeni demokrat per vete qe etjona ju mban n pune se vidhni bashke me te e socialistet e varfer rrin pa pune! Ca ka ber etjona ne nje vit pune?? Te merrej me punesimet e socialsiteve e cfare beri??? Vuri ne pune demokrat e demokristiane! Ju qe shani shpetimin shai dhe etjonen se dora e tij esht kjo !!!! Ikni mos na hapni barkun me pedagogen qe sdi te flasi e qe esht llum si familja e saj!!!

    1. era says:

      Ah moj lonke e dashur sa po Gabon. Jo moj jo, ja tek jam une qe kam komentuar e SDI te punoj ne Prefektur. MOS aludo shume se te ben keq per shendetin…

  29. mirela says:

    Meqe eshte kaq e mire prefektja ,le ta rruajne per deputete per Vloren se ne menaxhim ka ngelur,nuk di c’ka firmosur si titullare,apo nuk i ka ardhur pjesa akoma dhe ka oreks per % e lejeve te ndertimit,eksperience e kryetarit ne ikje….

  30. dauti says:

    ku eshte paligjshmeria kete nuk e kuptoj.prefektja pergjigjet per ligjshmerine .opinjonet i mer keshilli kur vendos…

  31. Juristi says:

    Po si nuk e kuptoni qe koncesionin e jep bashkia me propozimin e keshillit bashkiak dhe per tu akuzuar, akuzohet prefektja e Vlores.

    Dikush qe kupton nga ndarja e pushteteve te qeverisjes vendore mund ta kuptoje fare lehte qe kjo eshte per te ulur figuren e nje kandidati te mundshem ne prag zgjedhjesh vendore.
    Nuk e njof prefekten e Vlores por ama njof per 12 vjet rresht kryetarin aktual te Bashkise Vlore, qe njihet per shnderrimin e parqeve ne lulezim pallatesh.
    Edhe keto shkresat me lart kuptohet se kush i ka nxjerre, ai qe do na kandidoje per te katerten here, por kesaj rradhe si kandidat i pavarur per Vloren (kuptohet ngaqe e do shume Vloren).

    Shikoni henen jo gishtin.

  32. Ana says:

    O zoti Mero bashkshorti i zonjes prefekte ka kryer vrasje,ka vrar shokunbe ngusht,vlora e njeh per person problematik. Lidhjet e tipit jane mafioze per me teper e udheheq me dhune gruan, nuk jam tu shpif……. Kemi nevoje x nje qytetar, per me teper esht beniaminia e gjikes ai e katapultoibne politike. Nuk e dime kush i thur keto skenare po etiona hoxha ka qene eshte dhe do te jete vartesja e gjikes.

  33. Stela says:

    Zonja Etjona nuk do te bente gje qe te demtonte vloren shume gabim ata qe flasim keshtu mesa duket nuk e kan njohur mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje