Azilkërkuesit nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian ishin një nga çështjet e debatuara në Kuvend.
Në përgjigje të pyetjeve që ngriti deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, kryeministri Edi Rama tha se “eksodi” nuk është nxitur nga varfëria po nga elementë kriminal të cilët kanë keqinterpretuar nevojat aktuale të Gjermanisë, për t’i a servirur shqiptarëve se mund të përfitojnë lehtësisht azilin.
“Po i përgjigjem pyetjes që më erdhi nga Kulla e plazhit”, tha Rama duke iu referuar deputetes Vokshi.
Kryeministri iu referua Kosovës, vend ku largimi i qytetarëve nisi në të njëjtën kohë si në Shqipëri, për të treguar se frenimi i fluksit u arrit nga ndalimi i veprimtarisë së strukturave kriminale dhe jo se “mrekullisht” sipas tij, ekonomia u përmirësua.
“Kemi të bëjmë me një moment kur ka një keqkuptim të madh i krijuar në raport me një nevojë të shpallur të Gjermanisë për rreth 45 mijë të huaj por me profesione të caktuara në raport me aspiratën e njerëzve për të shkuar në Gjermani dhe për të kërkuar një jetë më të mirë .
Ne nuk jemi ata që themi “jemi të dytët mbas Gjermanisë”. Mbi këtë keqkuptim ka hyrë në veprim elementi kriminal dhe mjafton të shikojmë në vendet fqinje dhe kemi të njëjtën situatë. Largimet në Kosovë që nisën në të njëjtën kohë janë amortizuar. Çfarë ndodhi? U frenua fluksi i stimuluar nga struktura kriminale. Fakti që ka zona të varfra sidomos në veri lindje të vendit, fakti që ka njerëz që e kanë të vështirë sot të nxjerrin bukën e gojës sigurisht që është i pamohueshëm nga ne, por është turp për ju që këtë fakt ta lidhni me këtë qeveri”, tha Rama.
Kreu i Qeverisë tha se opozita do ta marrë përgjigjen më 21 qershor nga vota popullore.
“Ne nuk kemi marrë përsipër të bëjmë Shqipërinë parajsë nuk kemi një shkop magjik të rindërtojmë çfarë ju bëtë copë copë për 8 vjet. Ne kemi bindjen e plotë se Shqipëria po shkon në rrugën e duhur, dhe shqiptarët nuk janë dele që ju ti bëni bariun. I kanë aftësitë të vlerësojnë dhe të japin gjykimin e tyre. Jam i gatshëm që bashkërisht ta presim gjykimin e shqiptarëve me 21 qershor aspo pas dy vjetësh. Gjykimi negativ i shqiptarëve do të bjerë përsëri mbi ju se nuk keni reflektuar asgjë mbi atë që bëtë, çka ju përpiqeni të na e lini ne çfarë ju trashëgohet është një lojë që nuk e ha më askush”, tha Rama. /gj.k/
jeni vetem nje idiot i lindur asgje me teper,njemilion shpullat sot qe flasim po i fusin shpulle vetes,dhe qershori do sjelle fitore pa shpulla
Fillove shpejt avazin e Saliut zotrote. Ai thoshte: nuk ka krize, jemi te dytet pas Gjermanise etj etj brockulla. Dhe???!!! Hengri koken. Zotrote po kerkon armiq te brendshem te cilet na “nxiskan” emigrantet te ikin. PO IKIN SE NUK KANE ME CFARE JETOJNE. Kerkon te besh shtet me fukarenj??? Ai shtet nuk mund te kete emer tjeter vec “DIKTATURE”. Hap syte dhe mos shiko endra. A e ke meduar cmund te ndodhte nese per nje moment do nderroje popullin tend me gjerman??? Do te te benin sapun ty te parin.
Njerzit qe po ikin jane te majt dhe te djathte ata po ikin se jane te deshpruar nuk i mbajtem premtimet daklaroj pandeli majko.!!!
Normale qe do te kerkojne azil shqiptaret sepse me kete qeveri e kete kryeminister vetem pa buke e ne burg do te perfundojme!
Shqiptare nuk e meritojne kete qeverisje prandaj dhe do votojne kunder ne 21 qershor. Mjaft me emigrim. Ata qe duhet te largohen eshte kjo maxhorance.
IKJA filloi ne Kosove, dhe pasi iken disa mijera-pushoi!
Vazhdon ne Shqiperi, dhe pas disa ditesh – ritmi do te bjere ne nivelin normal: nga qindra ne dite ne disa kokra ne dite!
A eshte kjo rrjedhje, me fushata, Kosove, Shqiperi, nje ndihme indirekte, ne pamje te pare qe Gjermania i dha Kosove dhe tani Shqiperise? PO, po,po. Deklarata ne TV e ambasadorit te Gjermanise, e lexuar ajo mes rreshtash, e verteton sa me siper. Do te kthehen menjehere te padeshiruarit, hajdutet, kriminelet, te semuret,injorantet, te paftit per pune, pazanate secifike sherbimesh, etj. Me mire emigrante shqiptare se sa nga: ana e anes se botes. Faleminderit GERMANY.
Basha – Ngjela gjuajne sensacionin. Kjo, a’i ben ata interesante per turmat? E drejta e Atyre, si politikane. Kush ta haje, ne popull, le ta haje kokren e ullirit!? .
Po ça rendesie ka se nga kush nxiten?!! Rendesi ka fakti qe i pashpresi nxitet! Dihet qe i mbyturi kapet edhe nga floket e veta. Prandaj o komandant Rama, detyra jote nuk eshte tu thuash atyre qe jane duke u mbytur “kujdes se po ju hedhin kamerdare te çpuar!!” po tu propozosh versioni tend te shpetimit.
Po nuk meritojne jo, sepse ishin mesuar te vidhnin, te merreshin me droge, te conin femrat per prostitucion jashte, te mos paguanin drita, uje qera, tju hynin njerve qe ndodheshin jashte shqipris e tju merrnin shpiat etj si keto, e normal qe kjo qe po ben edi rama sju pelqen sepse ish kryeminstri Berisha i kishte mesuar ndryshe sic shkrova me lartt.
Shqiptaret kerkojne me nje vit e gjysem ose gati dy vjet te arrin kushtet e gjermanis, e po 25 vjet vetem shkaterrim nuk arrihen te gjitha ato qe doni ju more shqiptare, ju doni ne kurriz te shtetit po jashte shqipris shtetin e mban populli dhe jo anasjelltas. Dhe emigrimi qe ikni shkojn dhe rrin neper kampe marrin nga 300 euro per kok dhe pretendojn kushte me te mira, Ja pra ish qeverit e shqipris keto na kann mesuar ne shqiptareve. Dembel, hajdute, dhe te pamoralshem, dhe jo kjo qe eshte tani por te gjitha qeverite qe kann qen. Prandaj me vjen te qesh kur akuzoni vetem Edi Ramen pasi asnje para tij ska ber asgje per ate vend.
Mos Harro se po behesh pergjegjes per rikthimin perseri te sali berishes ne pushtet. Jo po qeverisja e kaluar na la me borxhe, jo po lesh e jo po presh. Jo po enver hoxha na fundosi edhe te qajme tani. Ke dy vjet shoku dhe evazionin e ke sic e kishe, korrupsionin sic e gjete edhe njecik me shume, etj etj. Po nuk behet kopeja me lepura more, edhe ti me Mjaftistat dhe keto te deshtuarat ne jete qe perdor vetem se te rrine pronto nuk e ben dot shqiperine, keq me vjen po eshte e vertete. Voten time dhe te familjare te mi e sheh me teleskopin e haperises hubble
Zoti kryeminister perse i ke gjithe ate ministri te brendeshme e axhensite e spiunazhit .Perse nuk veproni kur i ditkeni qe jane organizuar nga krimi.Nuk i ha me kush keto prralla.
Jeni te afte te beni propagande me mire se sesa Partia e Punes ne 50 vjet regjim.Do te ishte e mira qe Kryeministri yne i shtrenjte te mos te fliste si ne markaton e peshkut, se njerzit jane te lodhur..eshte ora per ndryshim, duke filluar nga ai vete…