Policia e Elbasanit ka publikuar planin e masave qe ka marre për ditën e ndeshjes qe do te zhvillohet mes Shqipërisë dhe Serbisë, me 8Tetor, ne “Elbasan Arena”.
Sa me sipër , në orën 08:00, të datës 08.10.2015, ju bëjmë me dije se do të bllokohen disa segmente rrugore si dhe do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në këto akse rrugore, konkretisht:
* Bulevardi “Qemal Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës për në Librazhd
* Bulevardi “Aqif Pasha”, që fillon nga 1 Maji deri tek ishkonservimi i vjetër
* Nga ishkonservimi i vjetër deri tek Harullajt
* Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.
* Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë
stadiumit.
* Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi I mjeteve në dy Bulevardet Kryesorë<