Kur Lulit i ikte zëri në tubim ose shkonte në notat e larta të një këngëtari lirik, castrato pati shumë njerëz që nuk e vranë shpresën. Shumë prej tyre publikuan shkrime se Luli e fitoi betejën dhe tashmë ai ishte udhëheqësi i opozitës.
Të tjera media më të zellshme munduan që tek kryetari i PD-së të shohin kundër figurën e Edi Ramës. Madje, thuhet që edhe ky i fundit e besoi këtë tezë sa ka shumë gjasa të jetë takuar me të në Vjenë, ku ka bërë paktin e famshëm për ligjin elektoral me prim.
Fill pas këtij takimi u fol ashiqare për një qeveri me bazë të gjerë PS-PD, madje Genc Pollo nuk u fsheh pas gishtit, por i mëshoi kësaj ideje në publik. Pikërisht, në këto kohë plazhi dhe mbathje gazetarësh që binin tek kridheshin në ujë nisi sulmi frontal ndaj Ilir Metës, heshtja e Edi Ramës, i cili ndodhej në SHBA, studio televizive ku çeleshin dosje dhe ngjizja e idesë së një qeverie bazëgjerë dhe zgjedhje të parakohshme, hartimin e një ligji të ri elektoral me prim, eleminim pothuaj i plotë i partive më të vogla.
Ka qenë koha e një pritjeje në Ambasadën kineze, ku fotoreporterët shkrepën ca foto të Berishës me Metën. Më pas erdhi një deklaratë e doktorit, e cila thoshte se primi rrezikonte që të linte një pjesë të mirë të shqiptarëve të papërfaqësuar në Kuvend.
Qysh atëherë Genci nuk flet më, veç rasteve kur duhet të bëjë me faj të vdekurit. Luli i këputi një fjalim për dyshen Rama-Meta dhe vendosi ta hedhë pushtetin në rrugë duke përdorur pa u kursyer pasuritë e tij zanore.
Në vigjilje të Vitit të Ri, ku tregoi aftësinë e tij alkimiste për të djegur betonin, premtoi që janari do të jetë muaji i ferrit i qeverisë. Janari na la dhe po del shkurti.
I vetmi që shkoi në purgator ishte Spiro Ksera.
Fillimisht, u inkurajuan hetimet, më pas doktori bëri një status dhe kryetari demokrat në mbledhjen e grupit parlamentar denoncoi arrestimin e ish-kolegut të tij në qeveri.
Tani vijmë tek Byroja Kombëtare e Hetimit, pasi dikush e mësoi të luajë bllofin. Nuk ka tragjedi më të madhe se të luash me këtë instrument të pokerit, nëse nuk je ulur kurrë në një tryezë të gjelbër.
Edi Paloka duhet të ketë ndjerë më shumë dhimbje në këtë rast, meqë çoç i përzien letrat. Sot, Partia Demokratike është në pozita tejet komike.
Eduard Selami këtë thoshte pak ditë më parë. Arben Imami e di, madje edhe Jozefina nuk po e gëlltit dot. Shumë të tjerë janë sot në hallin e dashnores së lënë. Janë ata që shkruanin se Luli fitoi betejën e opozitës dhe i mori frenat e saj në dorë.
Në fakt ai frenat e dorës i ka ngritur dhe kush vozit e di që në këtë rast makina kthehet 180 gradë.
Ndaj për Shën Valentin, Luli të vetmen letër dashnie që merr është: “të lutem mos u vetëshkatërro kështu!”
Zoti Enkel Demi te fala bashkshortes…………
ilirjana you are so rude and disrespectful.
Ky “katolik” (i konvertuar nga musliman i pabese), nuk e ka problem ti ndrroje “letrat e dashurise”
sipas interesave te familjes. E keni vene re se sa shpesh e perserit “dashurine” per Pushtetin e radhes?
Kaq shume po e shpreh hipokrizine e tij, sa qe mund te duket edhe si e vertete (per ata qe nuk kane kujtese).
Me shpirt si Katran!
Pa na del dhe luli
Na ben Kompromise
Na shet per te trashe
Nje tipik Lamash!…
Na Ktheu Shqiperine,
Na ktheu Qeverine,
Me Bllok ne Dore…
Vend per Kamorre!…
Ben be e rrufe,
Se punon per ne;
Me cizme Hajdut,
Aq shume Para,
Nuk ka ku i fut!…
Vile ne Gji te Lales,
Gurore Holand
Shtepi ne Tirane,
Hajdut i pa pare!…
Ne e vume ne Krye
Te na qeverise,
Po ky s’paska lene
Pa vjedhur si Pis!…
Na ndertojne Rruge
Rruge e trotuare
I ndertojn per vehte
Vjedhin ashiqare!…
Cfare ka burri i mesiles?
I kanë tharë palmën buburrecat.✌?