Soli dhe Loli

11 Shkurt 2016, 20:19Politika TEMA

Soli dhe Loli. Epiteti që iu vendosi kryeministri Rama Sali Berishës dhe Lulzim Bashës tregon më së miri se sa qesharakë janë kthyer ata, duke e bërë qesharake edhe Partinë Demokratike.

Pasi për ditë më radhë bënte thirrje për miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit sa më shpejt, mëngjesin e së enjtes Lulzim Basha ka ndërruar mendje.

Ai ka dalë para mediave, duke thënë se opozita është kundër Byrosë, edhe pse vetë ka dhënë miratimin për draftin e miratuar nga ana e mazhorancës.

Nuk do të votohet, sepse një draft i tillë, në vend që t’u hapë rrugë hetimit të korrupsionit dhe krimit, mbyll dosjet e korrupsionit dhe bëhet mburojë për krimin.

Sepse një variant i tillë dorëzon hetimin penal te qeveria, çfarë është e papranueshme dhe s’është në përputhje me asnjë model europian, as me Kushtetutën e Shqipërisë, as me draftin e rakorduar me partnerët amerikanë, dhe as me rekomandimin e ‘Venecias’”, tha Basha.

Por, çfarë ndodhi?

Gjithçka vjen pas kundërshtimit të Sali Berishës, që detyroi edhe Bashën të tërhiqet nga fjala e dhënë.

Qendrimi i ndryshuar i Bashës dhe reagimi i egër i Berishës, ka bërë që Rama t’i vërë në lojë seancën e së enjtes.

“E vërteta është kjo dhe publiku, mediat, të gjithë të interesuarit duhet ta dinë që ne i kemi qëndruar pikë për pikë jo vetëm draftit, por edhe një kërkese të bërë nga partnerët.

Nuk kishim nevojë për ju se Byroja Kombëtare e Hetimit kalon me shumicë të thjeshtë, por ishte një kërkesë e partnerëve që e ne respektuam, që në procesin e diskutimit të ekspertëve, për shkak të programit që SHBA kanë çelur, të financimit të Policisë së Shtetit dhe për shkak të marrëveshjes së bërë me FBI-në, të përfshiheshin edhe ekspertë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Ne ramë dakord, se për ne nuk ka asnjë problem dhe jeni përfshirë dhe jeni dakordësuar pikë për pikë. Unë nuk e kam zakonin e paraardhësit tim që të tregoj në publik se çfarë më tha ky apo ai ambasador apo i huaj dhe nuk kam për ta bërë, por edhe një herë po ju them: Jeni bërë shumë qesharakë me këtë histori, që ka nxjerrë në pah një të vërtetë që të gjithë e dimë, por që këtë herë ka dalë në pah në mënyrë ulëritëse, që jeni parti që liderin e keni në shtëpinë e vet dhe kryetarin e keni për ta marrë përdore në takim me prindër dhe prandaj është krijuar ky konfuzion e kjo situatë qesharake.

Por si ka mundësi që pas kësaj që krijuat, përsëri doni të na akuzoni neve! Si ka mundësi që ta përktheni këtë si shprehje të nevojës sonë apo timen diktatoriale, për të marrë në kontroll Byronë dhe për të bërë namin e zi!”, tha Rama

Tashmë me shumë mundësi Byroja Kombëtare do të kalojë vetëm me votat e mazhorancës.

Ndërsa opozita edhe këtë radhë del bllof, duke mos u përfshirë në reformat e rëndësishme.

Ose më saktë, nga Partia Demokratike, u kthye në partinë e Solit dhe Lolit, që tjetër gjë thonë sot, dhe tjetër gjë nesër.

3 komente në “Soli dhe Loli”

  1. Patrioti says:

    Seshte e para here qe kjo parti, me keto qendrime prej femijesh prashkollor, tregon jo vetem destruktivitetin si parti demokratike , pore degjenerimin e saj. Ska sesi ta kuptojme ndryshe kure pa u mbushur java, sa u njoh berisha me dakortesine e perfaqesuseve te pd per ngritjen e byrose te hetimit, e hodhi poshte si dikur enveri koferencen e Mukjes dhe menjehere Luli qe dha okejin me pare dhe kerkonte sa me pare miratimin e byros kombetrae te hetimit, beri kethese simbas porosise se saliut, qe tehiqe sa me pare dakortesine, duke ngritur edhe alibine se, sqenka ne perputhje me porosit e komisjonit te Venecjes, haruan qe ne ate takim ishin dhe perfaqesusit nderkombetare te SHBA, dhe BE. Saliu me qendrimet qe mban, deshmon edhe njhere, se kerkon te pengoi rreformat, vecanerisht ate te drejtesise dhe byrune kombetare te hetimit, vec te tjerash edhe per te shpetuar heten dhe familjen e tije nga abuzimet dhe krimet e kryera gjate ketyre 25 vjeteve, per shume nga keto edhe eshte akuzuar publikisht dhe disa prej tyre jane edhe vepra penale.

  2. krasta says:

    Coli dhe loli
    Me C

  3. 700000 kokepalaret e mbetur says:

    soli e loli dhe ky i gjati qe e pordhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje