Drejtësia, patatja që djeg kaq shumë Berishën

11 Shkurt 2016, 19:17Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Ajo që shqetëson më shumë shqiptarët sot, është e ardhmja e tyre.

Të bllokuar nga një klasë politike e cila në mënyrë ciklike qarkullon veten, të pafuqishëm ta ndrojnë me votë, sytë janë drejtuar nga drejtësia.

Ka ngjallur shpresë presioni i SHBA, të cilat më së fundmi e kanë kuptuar sa mbështetja për secilin faktor politik, në Shqipëri nuk përkthehet në mbështetje të një misionari i cili do të demokratizojë vendin, balancojë pushtetet, japi frymë ekonomisë dhe liri individit, por si leje që të vendosë pushtetin personal autokratik.

Ndaj, më së fundmi po mendojnë të mbështesin një lojtar si drejtësia, i cili në vende të tjera ka dhënë rezultat. E megjithatë gjasat duken të zbehta. Që kjo të realizohet, është e nevojshme së pari vullneti politik.

Pavarësisht se drejtësia është një pushtet i pavarur, pavarësia e saj e ka zanafillën tek vullneti politik.

Dhe ky vullnet mesa duket mungon. U pa që në fillimet e tij, kur drafti hidhej sa nga një dorë në tjetrën, pastaj i përcillej Komisionit të Venecias, për ta risjellë në Tiranë dhe rimbllaçitur edhe një herë. Dhe gjasat janë që produkti nuk do të ketë asnjë vlerë.

Një shpresë tjetër më e zbehtë sesa reforma komplekse e drejtësisë, ishte Byroja Kombëtare e Hetimit.

Si brinjë e reformës, nga ana spektakolare plotësonte më mirë shijet artistike të shqiptarëve, pasi premtonte veprime të bujshme dhe arrestime.

Por edhe kjo mesa duket do të fundoset. Kush është fajtori? Vështirë të thuhet. Secili e ka ngjyer putrën nga pak. Venia e saj ne varesi te Ministrit te Puneve te Bredeshme, te kujton tentativen e Berishes ne 2006-en per te vendosur prokurorine ne vartesi te ekzekutivit. Ndaj opozita ka te drejte kur kundershton kete variant.

Por ndërhyrja e Berishës, hallakatja e tij sa nga BKH tek intervista e Nexhmije Hoxhës, sa nga reforma në thëniet e Pandeli Majkos, sa nga Andi Bushati në demokracinë e brendshme në PS, çka është në stilin e tij që të rrëshqasë në skema që nuk kanë lidhje me temën por ndjellëse për publikun, nuk kanë asnjë shpjegim frojdian për lidhjet me të shkuarën.

Janë vetëm shenjë se reforma dhe BKH do ti shkaktojne atij probleme.

Ai eshte politikane me jetegjate prezent ne parlament, rrjedhimisht edhe me me shume skelete ne dollap, qe do te hapin probleme nese zbulohen. Ndaj edhe reforma e BKH nuk kanë tek Berisha një mik./Dritare.net

4 komente në “Drejtësia, patatja që djeg kaq shumë Berishën”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha si “piktor” perdore “bojen e zeze”, para se te filloj,sfondit i heq bojen e preferuar !
    Leximi i biografise personale,per te gjithe qe replikojne ndryshe nga ai,sipas imagjinates te semure te tij.
    Sulmin e fillon me bojen e zeze,me te “bardhe” shkruan kujtimet nga “arkivat” !
    Berisha aprovon te gjitha reformat ku ai emeron titullaret,per te tjerat ai nuk do t’ja dij per nderkombetaret,bile as dhe per Sheqeren !

  2. mario says:

    Ky vend dihet ka dy rruge ose te vazhdoje rrumpalle ku funksionaret vjedhin ose do te vendosen ligje ku hajduteria do te minimizohet por jo se do te zhduket si edhe kusaria e Sali babait me dyzet hajdute do te ndeshkohet.Ky popull nuk duhet te fleje gjume ne se do te thith ajer te paster.I harroni partite por ndeshkoni hajdutet I kujtdo krahu qofte.Eshten mbushur kupa dhe cdo gje e ka nje fund.

  3. Alban says:

    O ju jeni kokrra e debilit,nuk po e them kete qe ta mbroj berishen sepse ai meriton burgun bashke me te gjithe politikanet tjere majtas dhe djathtas,por ju mundoheni ti jepni vetes rendesi cfare se keni patur asnjehere dhe nuk e keni,trap

  4. Na bashkoj kenga popullore says:

    bravo mario

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje