Luli, mos u vetshkatërro kështu!

11 Shkurt 2016, 17:43Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha ka përsuar sot një goditje të katërfishtë duke shpallur se Partia Demokratike nuk do ta votojë ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimeve.

Ai ka dalë keq përpara publikut shqiptar të cilit i kumton prej javësh se është i gatshëm ta kalojë këtë kërkesë të parnerëve tanë ndërkombëtarë. Ai ka dalë keq përpara diplomatëve të huaj në Tiranë, në sy të të cilëve ka dhënë besën. Ai është vënë në pikpyetje nga deputetët e partisë së tij, të cilët e kanë kritikuar hapur për këto qëndrime aspak koherente. Dhe së fundi ai i ka dhënë një argument më shumë kundërshtarëve të tij politikë që deri dje i tallte pikërishtë për këtë gjë.

Po çfarë ka ndodhur në fakt?

Përse Basha bëri këtë piruetë 180 gradëshe pasi në fillim shpalli miratimin e projektligjit, pastaj akuzoi shumicën se nuk kish këllqe ta bënte këtë, pastaj kur qeveria tha po, e përshëndeti me gjysëm zëri dhe në fund tha se nuk e votonte?

Për të marrë vesh këtë kapërcim ylberi duhet kuptuar më parë se pse kreu i PD-së vuri këtë bast të rezikshëm.

Në gjithë PD-në qenë të bindur se Meta, i frikësuar për ta lënë fatin e tij në dorë të amërikanëve, do ta pengonte Ramën ta votonte atë njësi që i jep fund kultit të paprekshmërisë së politikanëve të lartë dhe e kalon sovranitetin e hetimit përtej Atlantikut.

Në emër të kësaj bindjeje, Basha ndërmori një nismë me rrisk. Ai u betua se ishte pro dokumentit të SHBA, dhe filloi të parodizonte koalicionin e frikacakëve që po e mbante projektligjin në sirtar.

Kjo bindje u shtua edhe më shumë pasi Meta dhe Rama u takuan fundjavën e shkuar dhe vendosën që nuk e kalonin “Byronë…” pa dhënë më parë opinionin e tij Komisioni i Venecias.

Shumëkush, madje dhe ne të Lapsi.al, folëm disa herë për këtë bast të fituar të Bashës.

Mirë po çfarë ndodhi?

Me sa duket Rama nën presionin e mbërritjes së Xhon Kerrit në Tiranë, pa përfillur këmbënguljen e LSI dhe të ministrit Manjani, e miratoi draftin në qeveri.

Dhe këtu Basha u kap gafil.

Në njërën anë atij i duhej të mbronte qëndrimin e tij. I duhej të respektonte fjalën e dhënë. I duhej të mbështeste deputetët e PD që i kish udhëzuar të flisnin për këtë temë.

Ndërsa nga ana tjetër i duhej të përballej me një gjë që me sa duket për të vlente më shumë sesa të gjitha këto sëbashku.

Me refuzmimin e beftë të Berishës.

Sepse sapo u përhap fjala se mazhoranca i tha “Po” projektligjit, ish- kryetari doli me një postim në Facebook që nuk e paranonte atë.

I vënë në këtë dilemë, Lul Basha vendosi të injorojë ato që kish deklaruar, të mos pyesë për opinionin publik, ndërkombëtarët dhe deputetët e vet.

Ai shkeli mbi vete për të shkuar pas Doktorit.

Dhe kjo mbi të gjitha, më shumë sesa për fatin e “Byrosë…”,  më shumë sesa për një ligj që kalon me shumicë të thjeshtë, është vrastare për atë vetë.

Sepse Basha humbi një tjetër rast flagrant për të dëshmuar se ai është lideri që do e çojë PD-në drejt së ardhmes dhe jo rojtari i krimeve të shkuara të qeverisjes Berisha.

Natyrisht, dihet se përse Berisha, madje edhe më shumë se Ilir Meta, nuk e do cënimin e një sistemi 25 vjeçar drejtësie, që i ka dhënë imunitet për të gjitha mëkatet e tij. Ai ka mbretëruar në bazë të kësaj prokurorie dhe këtyre gjykatave, që nuk kanë guxuar as ta pyesin edhe kur është “kapur” në vendin e krimit. Prandaj ai është i legjitimuar kur lufton për mbrojtjen e status quo-së.

Por, logjikisht, roli i Lulzim Bashës duhet të ishte tjetër. Ai duhet të militonte çdo ditë, për t’i dhënë shqiptarëve dhe opozitës të gjitha instrumentat e mundshëm për të çrrënjosur këtë regjim kleptokratësh të shfrenuar.

Ai duhet të vazhdonte në rrugën e tij për të kërkuar një “Byro amerikane” e cila do t’ua bënte jetën më të vështirë tenderaxhinjve pa garë dhe koncesioneve për miqtë.

Por përballë këtij interesi publik, ai zgjdhodhi edhe njëherë të mbrojë interesat, makthet dhe paranojat e Doktorit. Mjaftoi një dalje e Berishës në Facebook që ai të shkelte mbi veten, mbi deputetët e tij dhe mbi paktin me ndërkombëtarët.

Dhe me këtë akt vetshkatërrimi ai riskoi shumë më tepër se me bastin që kish vënë në fillim të kësaj çështjeje.

Sepse problemi për të, pas kësaj piruete, nuk është më as raporti që ka me fjalën e dhënë, as ai me ndërkombëtarët apo njerzit e partisë së vet. Tani dilema është më e madhe: A është ai lideri që do ta drejtojë PD-në me fytyrë nga e ardhmja, apo thjesht një vartës që Berisha e mban peng me të shkuarën?

Lapsi.al

11 komente në “Luli, mos u vetshkatërro kështu!”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Me sa duket,Soli dhe Coli,nuk jane dakort qe te jete nen vartesine e Tahirit,por te varet nga “Sindikata e pavarur” e Kalase !

  2. TJ says:

    Po mire more Andushke! A nuk ishe ti qe sulmove berishen dhe i bere hosana Lulushes shoqes tende?! A nuk the ti qe Lulushka eshte nje zonje e rende qe i lyen floket me gel?! Tani edhe Mero Baze nuk boton komentet kunder teje duke mbrojtur indirekt Bashen! Mezi pres te shoh qendrimin e nderkombetareve! A do te jete edhe kesaj radhe teoria e “burrit te shtetit”? Jo pa qellim Kukan takoi Berishen!

  3. aqif tahipi says:

    Kryesorja eshte qe te gjithe ju ,kundershtaret e rames , dhe perkrahesit e lulushit ,blushit ,sales dhe kastes antireformatore mbetet si te dhjere ne breke. Perpara te vertetes se thate se te gjithe ju ,analiste dhe mendimtare anti rame jeni pupace ose kukulla fijet e te cileve i komandon saliu.Ne te vertete votuesit e majte nuk ju kane pjerdhur ndonjehere ne kryqezatat tuaja “per drejtesi te pavarur” ,por tani besoj se edhe votuesit e pavendosur kuptuan se lulushi nuk eshte kreu i opozites se re por kryetari i ri qe ka kryetar te vjeter.

  4. tepelenasi says:

    Pa e vrare mendjan… fare. E verteta eshte ne drite te diellit. Jo vetem e ketij rasti, e sj çeshtjeje me rendesi edhe per te nesermen e pritur e te enderruar; Te drejtesise se munguar e te kerkuar nga çdo shqiptar,jo nga çdo politikan i tipit te AK-se qe, kerkoi “arrestimin” e Sliut si kusht aleance me socialistet e sot kerkon b/punim me te. Eshte nje e vetem nje ai qe, i ka vene kazmen ketij vendi e kerkon sot e ne te ardhemen te njejten gje. Jane thene e sterthene fjale e fjali e jane bere litare ne infinit, qe kjo histori ka vetem Saliun shkaktar, pengese te çdo synimi per te miren e ketij vendi. Ai dhe vetem aiiiiiiiii o Andiiiiiiiii

    1. Lushnjari says:

      Kot e paske vene emrin, kuptohet nga komenti se nga je dhe i kujt je.

      1. Labi Gjirokstres says:

        @Lushnjari.Edhe emri jot tregon te njejten gje.Emri jot eshte simbolik qe tregon kush je,nga je dhe perse je me Saliun.E ke Lepurin ne bark

  5. Ladi Kombinat says:

    Ik o Bushat se jane me te thella keto pune. Sipas karollepsjes qe te karakterizon sa efiçente do jete kjo Bureau kur drejtuesin e emeron Tahiri? Kush eshte ai njeri i afte ne polici ta beje kete? Ke do vendosin drejtor kur cdo qark i ka drejtoret copë copë? Ardian Çipa eshte kandidati i vetem pasi din si te perdori xhelin e flokëve sepse ka vellain gazetar dhe xhaxhain zv.minister, pamvarsisht se u rrit ne detyre qe nuk gjeti vrasesit e Santos. Perfundimisht Bushat ke rreshkit se kjo eshte alibi per tu ndarë me LSI-ne

  6. kuqo says:

    ik o Bushat by—–i

    Bisht qeni do ngelesh ter jeten .

  7. Nik says:

    Z. Bushati harron mekatet e Lulit, korrupsionin e pa gjykuar ne ndertimin e Rruges se Kombit dhe vrasjet e 21 Janarit.
    Nik

  8. XhimiV says:

    Nuk eshte vetem problemi se keshtu thote Berisha, me teper ka hallin e vet dhe te familjes per 260 miljon Eurot e rruges se Kombit. Do detyrohet te tregoje se ku i ka cuar, sa ka marre per vehte, sa per Partine dhe sa per Zenin apo Zenet.

  9. Endri says:

    Ky eshte nje Kar qe me pas i shkojn loqet deputet te PD qe jane bere si nje lloj sperme qe pas orgazmes disa muteshe pjell vetem marrzi.
    Pa Opozite kte vend e merr lumi.
    Hiqeni ate IDIOT NE KRYE TE PD SE LAT NAME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje