Marrëdhënia e Edi Ramës me Ben Blushit duket e ngrirë, pas akuzave të forta të këtij të fundit kohët e fundit dhe sfidës që i ka lëshuar për kreun e partisë.
Kjo gjë është vënë re edhe seancën e kësaj të enjte.
Rama është fotografuar në parlament shumë pranë Blushit, por i ka kthyer kurrizin Blushit dhe ka komunikuar vetëm me Gramoz Ruçin.
Pas këtij momenti, edhe Blushi është fotografuar duke biseduar me Ruçin, që ndoshta i ankohej pikërisht për Ramën.