Për futboll robi e “tradhton” atdheun

19 Maj 2016, 09:35Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Në Itali ka do kohë që bëhet një diskutim për lojtarët e Kombëtares, të cilët janë jo italianë për nga rrënjët. Ata në gjuhën e vendit fqinj quhen oriundi që do të thotë se e kanë origjinën nga një vend i ndryshëm prej atij ku jetojnë. Nëse do të përdornim një barbarizëm të shqipes i bie të jenë jabanxhinj. Dikur shumë vjet më parë fashisti Jean Marie Le Pen thoshte se lojtarët e Francës nuk duhet ta këndojnë Marsejezën, pasi nuk ishin francezë. Bëhet fjalë për Francën e madhe kampione të botës.

Zvicerianët pas kaq shumë tallazesh të kota morën më në fund një lajm të këndshëm. Granit Xhaka, ylli i mesfushës së tyre tha që nuk do të shkojë të luajë me Kosovën, por do të qëndrojë tek Kombëtarja helvetike. Kuptohet që në vendin e origjinës rrudhën buzët, madje e shpallën tradhëtar. Para tij Adnan Januzaj u konsiderua besëprerë, sepse nuk pranoi të vishte fanellën kuq e zi.

Por, ka kohë që kombëtaret e futbollit, ashtu si dhe shumë insitucione të tjera janë prekur nga sëmundja e globalizmit. Tash një lojtar mund të konsiderohet italian, gjerman apo azer, mjaft që të ketë dëshirë të luajë për atë vend, t’i japin pasaportën dhe të plotësojë nja dy kushte të FIFA-s. Kjo është arsyeja që shpesh me përfaqësueset e ish-Bashkimit Sovjetik gjen ndonjë lojtar brazilian apo me Maltën një sulmues afrikan. Kjo është arsyeja që Xhaka, Shaqiri, Berhami, Xhemajli e plot të tjerë luajnë me Zvicrën. Ata kanë respektuar një vend ku janë formuar si futbollistë, por dhe si njerëz. Pos kësaj kanë respektuar këshillat e vyera të agjentëve të tyre, të cilët e shohin futbollin si industri dhe u mbushin shqipeve llogaritë bankare.

Fjala vjen Granit Xhaka, i cili kërkohet nga gjysma e Premier League, ku do të shesë më shumë bluza me Kosovën apo me Zvicrën? Ku do të jetë më i ekspozuar ndaj tregut të reklamës me Kosovën apo Zvicrën?

Ndaj Graniti komunikoi një të vërtetë, e cila ka të bëjë më shumë me industrinë sesa me atdhedashurinë. Pas Xhakës ka gjasa që të njëjtin qëndrim të mbajë Shaqiri me shokë, madje edhe shqiptarët e Kosovës që luajnë me Shqipërinë.

Futbolli i sotëm nuk është më i ndryrë brenda disa sinoreve nacionale. Ka kohë që nuk ndodh. Kjo është arsyeja që Shkodran Mustafi luan me Gjermaninë dhe Jorginho me Italinë, Përparim Hetemaj me Finlandën dhe Emre Can i Liverpool nuk luan me Turqinë.

Ndaj, tani që gëzimi për pranimin në FIFA dhe UEFA po ftohet, Përfaqësuesja e Kosovës duhet të nisë të bëjë hapat e parë, ata të druajturit, e pa përvojës, sepse ata me origjinë nga Prishtina, Peja a Gjakova që luajnë gjetkë, veç për futboll duhen konsideruar të huaj, ani se në pushimet e verës vijnë me taku babën në kullën tri katëshe.

11 komente në “Për futboll robi e “tradhton” atdheun”

  1. shqip says:

    Jabanxhi fjalë shqipe?!!! O Enkel ku e ke bërë shkollën? Në medrese

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Boll me keto patriotizma .
    Patriotizmi tregohet kur vendi dhe njerezit brenda tij jane ne rrezik.
    Po flasim per futboll.
    Dhe po qe per futboll , “Atdheu” I Xhakes , Shaqirit …etj eshte Zvicra.
    Zvicra I rriti , I sterviti dhe I beri keta futbolliste qe jane sot.
    Dhe ne kete rast “tradhetare” ne kuptimin futbollistik do te quheshin po iken nga Zvicra.
    Nga Shqiperia drejt Kosoves , po, edhe mund te ikin. Shqiperia s’ka asnje merite per futbolistet qe ka ne skuadren kombetare.
    Kosova dhe Shqiperia le te perdorin lojtaret qe I rriten dhe I formuan ne skuadrat e tyre zinxhir….po qe se kane.
    Ne Shqiperi harxhohen miliona per nje stadium qe do mbushet 4 here ne vit , dhe askush nuk investon per skuadrat e moshave qe me lojen e tyre do ti bejne njerezit te mbushin stadiumet.

  3. FAKT says:

    Jeni fiksuar keq me keta te Zvicres ,kur duhet tju kujtoj se me Greqine kane luajtur edhe disa shqiptare qe iu kane nderruar edhe emrin edhe gjalle ne bote se pranojne qe jane shqiptar,keta te pakten e thone qe jane shqiptar se jetojne ne nje vend vertete liberal dhe jo ne nje vend ku shqiptari konceptohet vetem si pjatalares dhe nese arrin dicka me shume atehereduhet quhet grek ose perndryshe nuk ka sukses.Ka dhe plot raste me kombetare te tjera por nejse keta qe permende jane me te talentuarit dhe prandaj jeni fiksuar kaq keq por mendoj se suhet te perqendroheni me shume te fenomeni se te emrat konkret.

    1. Pelasgian says:

      Ky nuk po flet me negativitet per kta shqiptare , perkundrazi .

      Behet fjale per kombtaren e sapopranuar ne FIFA E UEFA . Nuk behet fjale per Shqiperine dhe Greqine .

      Ne s’kapemi fare me kta lojtare , eshte Kosova qe i do .

  4. Klimax says:

    Te veshesh fanellen e perfaqesueses se nje vendi, eshte nje tregues me shume se respekt, eshte dashuri! Dhe aq me shume kur ai vend te ka dhene gjithcka, perfshire edhe identitetin si qytetar i barabarte me qytetaret e tij!
    Atehere, perse duhet te vetquhet i “huaj” dikush edhe pse i adoptuar ne vendin qe eshte rritur e edukuar, ndoshta dhe i lindur dhe nga ana tjeter, familja biologjike ta quaj “tradhetar”, perse ky i fundit nuk sakrifikon per vendin e origjines se familjes se tij??!!
    Globalizmi nuk eshte dukuri e sotme. Ai ka egzististuar qe me civilizimet e para te njerezimit. Grupimet e njerezve kane levizur per nje jete me te mire e me te sigurte duke krijuar identitete te reja. Ata u quajten londineze, pariziane, brukseliane e deri tironsa. A mund tu thuash atyre sot, edhe duke qene brez i pare emigrantesh, indiane, kineze, pakistaneze, algjeriane, marokene apo tropojane, kuksiane e tepelenas kur mbi te gjitha ne vendbanimet e reja te tyre kane krijuar shtepine, familjen, punen, shoqerine, te ardhmen?
    Nga ana tjeter, pranimi i Kosoves ne UEFA e FIFA nuk ka pse te fanatizoje nacionalizmin kosovar sepse ne keto organizata perfaqesohen edhe shume vende te varura si Uellsi, Irlanda e Veriut, ishujt Faroe, etj, pa folur me tej se se bashku me Kosoven ne keto organizata sportive u pranua edhe Gjibraltari!!!

    1. Pelasgian says:

      Bravo pedhja mu ….ke shkruar drejt . Un nuk shikoj kund nacionalizem kosovar , shikoj thjesht nje thirrje per perforcim te kombtares kosovare .

      Thirrje e deshperuar se dhe vet Bunjaki dhe Vokrri e din mire qe futbollistet e Zvicres nuk do vin te lozin per Dardanine.

    2. Dritan says:

      Ku dreqin e gjete kete fjalen “nacionalizem kosovar”kur akoma po diskutohet a do formohet apo jo “identiteti kosovar”ne te ardhmen .Me shkruani sikur jeni nga Kina dhe sdini gje per shqiptaret apo harrova ti je i grupit te “filogrekve”,ju merreni me provincializma “Dropulli” e dreqi e di tjeter me se merreni ju .Keshtu qe skeni moral te flisni per shqiptaret se edhe kur flisni e prishni fare ose thoni budalleqe si kjo gafa tende tani se dihet gjuha vete atje ku dhemb dhembi.

  5. freee says:

    Po kur nuk te do atdheu jot …..me kta pisa qe e perfaqsojne cte bejne kta bije emigrantesh? Te treten qe disa si Duka te mbushin xhepat se e kane bere prone private kombetaren. Pse nuk ben dicka per atdheun Enkel , ti bashke me tufen e milionerve nje investim publik nuk keni kryer dhe u kerkoni ktyre te rrudhosn te ardhmen qe tpini nja dy birra tu pa neshjen per qejf.

  6. Pelasgian says:

    Un e mendoj si Liku . Ndoshta “tradhtar” do beheshin vetem nese linin Zvicren.

    Zvicra i rriti dhe i sterviti dhe vjen Kosova dhe Shqiperia e ja u merr pa investu asnje cent tek kta lojtare.

    Dardania te investoje tek te rinjte e saj , kan mjaft talente . Si fillim duhen struktura dhe shkolla qe ne fillore , instruktore te pergatitur dhe SERIOZITET dhe CILESI .

    Jo LLOTO-LEAGUE si supershkerdhatliga shqipKKKKKKKK!!!

  7. Projekti says:

    nuk kane faj kta jo, se edhe luajne per boten edhe mediat tona i quajne hero. S’kane faj serbo-greket qe u bejne lloj lloj presionesh mediatike derisa detyrohen dhe “bejne zgjedhjen e duhur”. Derisa ne t’i quajme tradhtaret heronj, tradhtaret do i kemi ngado te rrotullohemi.

  8. kartarakkrti says:

    edhe skenderbeun e rriti dhe edukoji sulltani ne oborrin e tij mbretnor te perandoris osmane,qe cilsohet amerika e asaj kohe,superfuqija,por skifteri skender flurtoji lart dhe u kthy n shqipni.
    zvicrra liberale?!
    liberale nga halli. se ata jan me rracist sesa hitlerjanet kur I vje rasti.
    ata jan drogarash “liberal” sepse dun te pijn drog kombtarisht,porse jan rracista po ja shite drogen.
    qyfyre!
    kurva edhe pelqen Karin,edhe denon urren kurvarin.
    edhe dun me pi drog zvicerront edhe urrejn shqiptart qe ja sherbejn kte mall ne menyr profesjonale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje