TemA TV/ Starova - Dalipi do të drejtojnë Partizanin në sfidën ndaj Slovan Bratislavës

28 Qershor 2016, 16:14Sociale TEMA
TemA TV/ Starova - Dalipi do të drejtojnë Partizanin në

Skuadra e Partizanit do të drejtohet nga dyshja Starova¬ – Dalipi në pjesëmarrjen e Ligës së Europës kundër Slovan Bratislavës. Konfirmimi ka ardhur këshilltari i presidentit të klubit të kuq, i cili ka shpjeguar arsyet se pse ekipi nuk drejtohet nga trajneri i ri italian, Adolfo Sormani.

Në drejtimin e skuadrës do të jem unë dhe Dalipi, kjo për faktin se Adolfo Sormani si pasojë e rregullave të FIFA¬s nuk mund të regjistrohet për kompeticionet ndërkombëtare përpara datës 1 korrik – deklaroi Starova në konferencën për shtyp. Gjithashtu tekniku shpjegoi se rregullat e FIFA-s kanë penalizuar edhe në përforcimin e ekipit me të tjerë lojtarë. “Sukaj tashmë është pjesë e skuadrës, shpresojmë të jetë i gatshëm pasi është i domosdoshëm për ekipin” – shtoi Starova.

Në fund Starova i ka bërë thirrje edhe tifozerisë: Do të luajmë në “Elbasan Arena” , por besoj se edhe atje nuk do të na mungojë mbështetja e tifozerisë tonë. Besoj se të martën do të jenë të shumtë duke na përkrahur masivisht.

1 komente në “TemA TV/ Starova – Dalipi do të drejtojnë Partizanin në sfidën ndaj Slovan Bratislavës”

  1. Po keta morrat e kuq sikur do luanin ne CHL cne tani po u bekan gati te luajne ne stadjumin e qiftes me Slovan. Ha ha ha … na rrufshin sqetllat ne keta Para Skenderbeuuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje