Nasho Jorgaqi i përgjigjet Romeo Gurakuqit: Akuzat e tij, shpifje rrugaçërore dhe prej injoranti

11 Tetor 2016, 08:13Kulturë TEMA

Nga Nasho Jorgaqi

 “Detyra e parë e historianit është t’i shmanget gënjeshtrës; e dyta, të mos fshehë të vërtetën; e treta, të mos japë shkas të dyshojnë” – Ciceroni

Për fat të mirë, Romeo Gurakuqin nuk e njoh personalisht, por e kam dëgjuar nëpër debate televizive dhe i kam lexuar disa shkrime. Në të gjitha rastet, për të qenë i sinqertë, i kam lënë përgjysmë. Dhe kjo nuk ka ndodhur thjesht dhe vetëm se nuk pajtohesha me pikëpamjet e tija – mendimet e kundërshtarit e kam zakon t’i dëgjoj me vëmendje –, por se nuk duroja dot arrogancën, nervozizmin gati infantil, mungesën e argumenteve shkencore dhe politizimin e skajshëm. “Po ky asht i marr a shtihet?”, thoja me vete, pa më shkuar mendja se ai “do të zhvishte shpatën” edhe me mua. E përse? Për botimin e një fragmenti letre që Gjergj Fishta i dërgonte gjithë entuziazëm një oficeri fashist në kohën kur Shqipëria ishte e pushtuar prej italianëve (“A flirtoi Gjergj Fishta me pushtuesit fashistë?”, Dita, 2 tetor 2016). Pra, për nxjerrjen në dritë të një dokumenti, shoqëruar me disa mendime e interpretime të argumentuara, një praktikë krejt e zakonshme në studimet historike. Kjo do t’i acaronte nervat kinse historianit Gurakuqi e, për pasojë, unë do të përballesha me kundërshtimin e tij çapraz, plot fyerje, kërcënime e gënjeshtra ordinere. Në vend që të merrej me argumentet e parashtruara prej meje në artikull (“Nasho Jorgaqi është gegofob, persekutor i njerëzve të letrave, Panorama, 7 tetor, 2016), merrej me jetën time, duke e shtrembëruar dhe falsifikuar atë, duke hedhur baltë mbi personalitetin tim si njeri e si intelektual, pa harruar, gjithashtu, të bënte edhe disa kinse teorizime në fushën e shkencës së historisë.

Është e vërtetë që unë kam qenë konviktor i Gjimnazit të Shkodrës nga v.1947, një kohë që, ashtu siç edhe kam shkruar, e kujtoj me shumë nostalgji, por s’kam të bëj fare me ato proçka që lëshon Gurakuqi. Di të them që jam fatlum që studiova e u diplomova në një nga vatrat shumë të nderuara të kulturës dhe arsimit tonë kombëtar. Më tej, pasi kreva studimet e larta, punova në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe, më pas, për afro 30 vjet, kam qenë pedagog i letërsisë shqipe të periudhës së Pavarësisë e për disa vite edhe shef i Katedrës së Letërsisë në Fakultetin Histori-Filologji, ku u dhashë mësim disa brezave studiuesish deri sa dola në pension.

Gurakuqi të gjitha këto i injoron. Nuk besoj se, po të donte, nuk ka pasur mundësi të gjente informacion mbi personin tim. Boll një klikim në internet – për të mos përmendur burime të tjera – do të mjaftonte për të gjetur të dhëna të miat bio-bibliografike. Nuk di se ç’ligësi a fantazi e ka shtyrë të sajojë se unë paskam qenë sekretar i një anëtari të Byrosë Politike të PPSH (kur unë nuk kam qenë kurrë as anëtar partie) e se nga ajo pozitë kam persekutuar kolegët e mi shkrimtarë.

Megjithatë, shpifja më e ulët dhe më tinzare e Gurakuqit është ajo se unë me kohë, kur u bëra shkrimtar, qenkam njohur edhe si gegofob. Unë gegofob?! Kjo është dhe për t’u gajasur. Unë me babain gegë, me gruan me prejardhje nga Hoti e Gruda të Malësisë së Madhe, me kunatën shkodrane, mik me intelektualë të shquar shkodranë, si Jup Kastrati, Skënder Drini, Vehbi Bala, Fadil Kraja, Lec Shllaku e plot të tjerë. Unë që së bashku me Drago Siliqin, kur punonim në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” ndihmuam pa u kursyer Gjon Shllakun të botonte “Iliadën” të përkthyer në gegërisht. Unë që jam marrë me studime e botime të autorëve gegë, si Gaspër Pali, Migjeni, Haki Stërmilli, Qemal Stafa, Kol Mirdita etj. Unë që botova romanin e Floberit “Zonja Bovari” të përkthyer në gegërisht nga Zeqiri Rexha. Unë që zbulova dhe botova në vitet ’90 vëllimin poetik “Lirija e fijes së barit” të poetit shkodran të persekutuar Muhamet Ademi. Unë që u ngrita nga Tirana dhe shkova në Shkodër për t’i bërë homazhe Gjon Shllakut dhe mora pjesë në varrimin e tij.

E jo vetëm kaq. Në dy vepra të rëndësishme që kam përgatitur, si “Antologjia e mendimit estetik shqiptar (1504-1944)”, autorët shkodranë janë në ballë, apo “Antologjia e poezisë lirike shqipe (1914-1944)”, që hapet me poezitë e Gjergj Fishtës dhe Ndre Mjedës, për të vijuar me një plejadë të tërë poetësh shkodranë.

Nuk dua të vijoj më tej me shpifjet diabolike dhe injorancën e këtij kinse historiani, për fat të keq drejtor i shkollës doktorale të një universiteti të nderuar. Refuzoj me neveri akuzat dhe cilësimet e tij rrugaçërore ndaj meje, që nuk pajtohen kurrsesi me gradat e titujt shkencorë që mban zyrtarisht Gurakuqi.

Përsa i takon atyre që shkruan në artikullin e tij lidhur me çështje të historisë së Shqipërisë të v.1939-1944, mendimet e tij janë aq konfuze, argumentet e tij aq të dobëta, mësimet që kërkon të japë aq qesharake, teorizimet që servir aq kontradiktore, sa nuk ia vlen barra qeranë të merrem. Por nuk mund të hesht para frymës së revanshizmit që përshkon mendimet e tij, subjektivizmit të pafre, politizimit të tejskajshëm, prirjes antikombëtare për të përçarë intelektualët e sidomos studiuesit, narcizizmit, mungesës së etikës njerëzore dhe profesionale, sarkazmës dhe shpërfilljes ndaj një kolegu, që i takon brezit të prindërve të tij.

S’ka dyshim që debati është i domosdoshëm, pasi shkencë pa debat nuk ka, por nuk mund të ketë debat me shfrim inatesh, me fyerje, me gënjeshtra, me arrogancë, me interesa politike në mes, kur shkenca e vërtetë s’ka të bëjë assesi me to. Kjo është arsyeja që unë nuk mund të debatoj për problemet e historisë shqiptare të periudhës 1939-1944 me një kinse historian, me një person që nuk i përgjigjet kushteve që kërkon një debat serioz dhe i moralshëm.

Së fundmi, më vjen mirë që edhe një qytetar i panjohur, që shkruan në internet me emrin Dedë, thotë ndër të tjera: “Një shkrim lesh arapi ky i z. Romeo, i këtij pseudohistoriani, që duke shkruar inatçe kundër shkrimtarit Jorgaqi, nervozon jo vetëm lexuesin, por edhe vetë historinë”.

48 komente në “Nasho Jorgaqi i përgjigjet Romeo Gurakuqit: Akuzat e tij, shpifje rrugaçërore dhe prej injoranti”

  1. Kola says:

    Keta jane qe te dy njeri me hale nga tjetri. I pari s’lodhet duke perseritur:”Une qe…une qe…une qe” aq sa edhe vet Beluli do e kishte zili. Duke qene se shkrimi i tij per Fishten nuk sjell asgje te re e te panjohur nga shqiptaret, une nuk e kuptoj perse i duhet rene ketij fyelli, vecse per provokim. Nga ana tjeter ky halja qe merr flamurin e gegerise, sikur ta kete paje nga e ema dhe per meshire ate ia ka bashkengjitur trojeve shqiptare, i pergjigjet me te njejtin ton rrugaceror. Lum ne per keta qelbesira intelektuale qe kemi.

    1. shqipe says:

      Po ti mender kola,kush menderin je?! Guxon e i thua Nasho Jorgaqit qelbesire? Po perse? Se eshte krenaria e popullit Shqiptar?!,(Pa ty,doemos dhe ndonje tjetri palaco si ti),Se u prezantua ketu per t’a njohur ata qe s’e njohin,apo bejne sikur s’e njohin? Kush je ti O Kola bre te pshurrsha mbi kre,heu….

    2. shqiptari says:

      Profesor Jorgaqi ka pasuruar trashegimine kulturore shqiptare, dhe eshte i pavend barazimi me nje te çmendur dhe antishqiptar si Romeo Gurakuqi. Nese gjuhes shqipe i ka ardhur koha per tu pasuruar, njerezi si Gurakuqi duhen mbajtur larg. Ne kemi fatin qe kemi nje dialekt si Gegerishtja per tu eksploruar dhe kjo mund te na shqerbeje per te pasuruar shqipen letrare. Por kjo behet nga dakortesia qe duhet te vije mes akademikeve dhe specialisteve, dhe jo nga nje idiot si Romeo Gurakuqi. Gjuha shqipe duhe te jete ne nje ndryshim te vazhdueshem por kjo nuk duhet te vije nga njerez qe per te nxjerre inate historike duhan te hakmerren nepermjet gjuhes.

      1. Mzati says:

        Po c pune ka jorgaqi analizoje fishten jo per nai gjo po ka ka fut kot..pranojeni

        1. yp Xhixhi says:

          Or koktoc,Fishta ka bashkepunuar me fashizmin! Kjo s’ka piken e dyshimit nga pikepamja historike. Ti po ishe pinjoll kolaboracionistesh thuaj se e perkrah tradhetine e tij,nese jo fol e mos pirdh ?

    3. Spartaku says:

      Ti mut muti KOLA,laj gojen me ilaç rrobash para se te zesh emrin e NASHO JORGAQIT me goje.Ti do jesh ndonje i kqe.ROMEO GURAKUQI,eshte nje felliqesire qe nuk e ka shokun.Ai,gjithmon nxier nga goja e tij mut dhe vetem mut. Eshte per t’u habitur se si e quajne ate profesor,kur ai nuk bene ta çosh me dhi,se as ato nuk i sjell te gjitha ne shtepi.NASHO JORGAQI,eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj e intelektual,e me edukate.Por keshtu eshte kur ke perball njerez hipokrit e injorant si Gurakuqi.E kemi degjuar disa here kete mut profesor te shkodres,dhe nuk e degjojme dote, se flete nga bytha dhe jo nga goja.ROMEO GURAKUQI,meriton fjalet me te renda,ofendimet me te keqija,se prezenca e tij eshte aq ofenduese,sa nuk mund ta shohesh dot me sy.Eshte nje bastard, e nje pseudoprofesor,qe nuk mund te krahasohet me asnje intelktual,aq me shume me Shkrimtarin e nderuar JORGAQI,qe nuk i vjen as te thonjet e kembes.I kemi lexuar librat e N.Jorgaqit,dhe jane vertete per tu lavderuar.Kurse Gurahuqi,nuk i marka ne konsiderat.As na pullcet fare se çfare shkruan ky majmun.Prandaj,mos u merni me Gurakuqin,se ai as çoban per te ruajtur dhit nuk bene.

    4. arbereshi says:

      Ore Kole nuk kam ndermend te mar anen e Nashos aspak, por provincjalizmi i ketij tjetrit dhe mediokriteti i tij jane per te vene kujen.Ne qofte se Nasho ka nje nivel minimal ne rolin e tij si intelektual ky tjetri pervec se karrocier nuk te jep me shume, kjo eshte fatkeqesi qe nje qytet ose fshat qofte edhe krahine perfaqesohet me nje te ktille

    5. Fieri says:

      Nder 100 konviktoret spiune komuniste qe shkuan en Shkoder ne vitin 194 ishte edhe agjenti i vjeter i sigurimit NASHO JORGAQI me psudonimin SEMANI.
      Hapni dosjet dhe do e lexoni aty.
      Mos kini frike te hapni dosjet.

  2. klea says:

    Kush eshte ky Nasho Jorgaqi??Grek?Spiun i partise?Ca eshte ky??
    Keta bejne sikur kane shpikur gjera te medha,sidumos keta te ish regjimit,ik ore pirdhu se nuk
    duhej te ishit akoma gjalle,beni dhe gam gam kot.E keni bere historine sic keni dashur,sic thoshte xhaxhi
    enver qe ju pallonte dhe grate para syve tuaj e nuk thonit gje,biles i thonit bravo.Rrace muti..

    1. Nasho Jorgaqi nga Monastiraqi says:

      o klea po ta ta thote qe ka babane geg apo nuk e lexove

    2. arbereshi says:

      Ore Kole nuk kam ndermend te mar anen e Nashos aspak, por provincjalizmi i ketij tjetrit dhe mediokriteti i tij jane per te vene kujen.Ne qofte se Nasho ka nje nivel minimal ne rolin e tij si intelektual ky tjetri pervec se karrocier nuk te jep me shume, kjo eshte fatkeqesi qe nje qytet ose fshat qofte edhe krahine perfaqesohet me nje te ktille

    3. arbereshi says:

      Moj Klea shume njohuri paske per pallimet dukesh qe ke nje praktike te gjate ose si femer nga emri Klea ose edhe si homo qe te pelqejne emrat femerore, buthmute ose bythemut.

  3. Koco says:

    Profesor Nasho Jorgaqi pamedyshje eshte personalitet madhor i letrave dhe kultures shqiptare i cili meriton respekt e mirnjohje te perjeteshme per punen shume te cmuar ne ndricimin e shume ceshtjeve ne letersi dhe veprimtarine e gjere letrare botuese te Profesor N . Jorgaqit , ku ben pjese dhe vepra madhore mbi Jeten e vepren e F . S . Nolit . Zoti Gurakuqine kete raste i ka bere sherbimin me te keq , duke e damkosur vehten e Shkodren, ?! fiks nje anologji shenbelltyre e Kengetarit shkodran te Tallavave Bujar Qamili, i cili desh te deshmonte superiuritetin ” madheshtin e famen e tij ” ndaj Kompozitorit te nderuar Aleksander Lalo ! dhe besoj se edhe ky do mare pergjigjjen e qendrimin e duhur edhe nga vet qytetaria e Shkodres .

    1. joel shkodra says:

      Vepra madhore e N. Jorgaqit: “Mergata e qyqeve”

      1. joel shkodra says:

        Me falni, kam harruar ta vene thonjeza: vepra “madhore”.

        1. heu bre says:

          Aq madhore eshte vertet,sa edhe nje TRAP si puna jote ja ka degjuar jehonen atij libri ?

  4. Thanasi qe ta plasi says:

    I nderuar profesor ju vazhdoni punen tuaj pa ca si ky palacua Gurakuqi ty te hane mutin (me falni per shprehjen)

  5. Glauku says:

    Letra e Fishtès nè adresè tè oficerit fashist nuk èshtè debulesè vetèm e tijè por e klerikève nè pèrgjithèsi. Misioni i tyre èshtè lutja, urimi dhe fjala e paqtè. Atè botè Shqipèria ishte e pushtuar dhe nuk ishin tè shumtè ata qè ju kundèrvunè me armè fashizmit…. Kèshtu qè letra e Fishtès èshtè brènda kuadrit tè kishès dhe nuk duhet tè pèrzihet me krijimtarinè patriotike tè Fishtès ! Replika e Gurakuqit nuk me hyn nè punè pasi e konsideroj mjaftè tè vlefèshme dhe tè qèlluar nga prof Jorgaqi.

    1. eeeeej says:

      IDIOT! Fishta ne gazeten Tomori kerkonte dhe shkruante me doren e tij : Terror mbi popullin e pabindur qe i eshte bashkuar luftes nacionalclirimtare…
      Lexo librin me dokumente te Arben Putos dhe do gjesh edhe daten edhe faksimilen origjinale te Gazetes ?

  6. evgjitngrenesi says:

    te ish për ‘kta intektualt katalik’ shkodra sot do ishte akoma pjese e malit te zi. u mungon plotësisht identiteti kombetar. identifikohen vetëm fetarisht dhe krahinarisht. keshtu që fjalët janë të tepërta. qëndrimet e tyre në lidhje me çëshjen kombëtare jane njëlloj si të vangjel dules. vetem këta jane kunder gjuhes se njesuar kombetare me pretekste absurde. përpiqen te sjellin përçarje krahinore dhe fetare ndermjet shqiptareve. këta e duan shqipërine nga kusmaçi deri ne mjedë! e ashtuqujtura retorike antikomuniste nuk eshte gjë tjeter veçse propagande e maskuar antishqiptare. ne 91-n bërtisnin shkodra republikë. kete kerkojne edhe me shkrimet e tyre,ndonëse jo hapur akoma,prandaj përpiqen te bëjne rolin e viktimës. edhe ne shkoder shqiptaret myslumanë i quajnë turq. me partine serbokratike te berishes u bashkuan sepse shpresonin që me ane të tij do te arrinin te copetonin shqiperine(1997-a),që ishte edhe qëllimi i tyre,por shyqyr zotit ne shqiperine e veriut këta jane pakicë dhe nuk do të arrijne kurrë te ndajne kete toke te shenjte. edhe ne kohen e zogut jane trajtuar si seperatiste,kështu që nuk pi uje argumenti i antikomunistit,sepse te njëjten rrugë vazhduan. ashtu siç bëjnë edhe sot.

  7. Lpl. says:

    Je komunist jo gegofob dhe ketu ja ka fute kot Gurakuqi sepse mbroni ideologjine tuaj per te rehabilituar figuren e Enver Hoxhes kjo shuhet Zogu u rehabilitua pse jo thoni Enveri , te dy ne konflikt me Kishen dhe kryesisht me mendimin e saje Kisha eshte nje , dhe ideologjite tjera jane shume dhe te gjithe sulmojne Kishrn si pengese e propagandes se tyre , te garantoj se edhe sot ka konflikt Kisha me pushtetet se si trajtojne jeten socjale dhe shoqerore ne vend .Kisha mundi Perandoret Romake Bonapardin Fashizmin Komunizmin Feudalizmin Kapitalizmin e dhunshem te gjitha ideologjite e botes , edhe ideologjine e sotme anti familjare dhe ideologjine e qenve te cilen e reklamojne si diçka e mire me ju kushtu qenit do e mundi .Si u munden keta dolen njerez te frymezuar nga idete e qarta te Kishes e nderruan rruge dhe sollen lirite per njerezit nga deformimet qe te qojne ne kaus .Kthenu ka Zoti se aty e gjen njeriu rrugen se Eterit e Kishes nuk kane lene boshllek ne percaktimin e e dijes e te mendjes kushdo qe kujton se di me shume gabon , nuk duhet te beje nxenesi me i zgjuar se mesuesi thote Krishti , dhe Fishta eshte mesuesi per keta e per ne dhe Krishti per Fishten qe nuk e ka deklaruar veten asnjehere me te zgjuar se Krishti as ai as te tjeret qe u persekutuan dhe nuk vdiqen vete si Fishta keta prifterinj jane mesuesit tane dhe jo ata qe na kane dhene lenden , keta jane literatura ku fillon shkolla per ne Shqiptaret .Ai qe jep lenden nuk edhte me i zgjuar se ai qe ka shkru literaturen , kjo karekterizon urtine .

    1. ca po thu o Shabono says:

      Qyqa cuno,paske ik per lesh … ? ? ?

  8. Maria Logoreçi says:

    I SHKERDHYERI GURAKUQI !

    Nuk kam ndermend te futem ne listen e “Dedeve”, qe komentojne injorantin Gurakuqi, por dy fjale per Gjergj Fishten e shikoj te domosdoshme ti shpreh ne kete faqe online te DITA-s, (kur ti mbushet mendja Habilucit ta publikoje!).

    Kam provuar disa here, duke e lexuar e rilexuar, te gjej vleren artistike te “Lahutes se Malesise” te Fishtes: nuk kam mundur te gjej ne te as edhe nje therimce vargezimi qe te me emocionoje shpirterisht, asnje lloj metrike qe te me ngelet ne memorie, asnje lloj frymezimi qe te thethit e te ben te futesh ne brendesine e asgjethenjes se autorit. Edhe pse nje nga françescanet me te njohur te hierarkise katolike shqiptare.

    Per nje gje jam teresisht i bindur, ishte nje nga te paktet njohes te gegerishtes, qe u “sholle hollua” – siç themi ne shkodranet autoktone (dhe jo gurakuqte, gurazinjte apo guraçet e rrugaçet e tjere) – ne mbledhjen e fjaleve dhe shprehjeve gegerishte, per te cilat edhe sot mund ti njihet merita e duhur. Shume jane fjale, kuptimi i te cilave, duke qene te panjohura edhe per ne “geget” shkodrane, qe mund te kuptohen vetem duke u hulumtuar ne pseudopoetiken e Fishtes.

    Asgje me shume nuk mund ti dhurosh edhe i sforcuar krijimeve “letrare” te Gjergj Fishtes dhe kaq!

    Nga ana tjeter, publikimi dhe komenti qe i ben Jorgaçi nje letre te Fishtes, drejtuar nje gjerarku te ushtrise fashiste te Musolinit, me le te kuptoj, qe e vetmja aresye e ketij mallengjimi fashist, eshte as me pak e as me shume, por ajo e deshires deri ne flijim te gjithe shpures pak shqiptare (me perjashtim te Mjedes e ndonje tjetri shqiptar dashes) kryesisht katolike, per nje proselitizim te forcuar te shqiptareve, siç bene hordhite osmane ne pese shekuj me radhe, duke shfrytezuar per kete qellim pushtimin fashist te Duçes me shoke edhe te ashtuquajtur “shqiptare te impostuar”.

    Vetem ne kete kend veshtrimi mund dhe duhet te radhitet kjo “lajthitje” e Fishtes nen pushtimin fashit italian.

    Sa per te bere nje krahasim me simologet e Fishtes, ne Itali, jane me qindra klerike katolike te burgosur e te pushkatuar nga bandat fashiste te Musolinit, ashtu siç jane me dhjetra te tjere te ekzekutuar nga formacionet partizan te antifashizmit italian. Keto jane fakte lehtesisht te hulumtueshme edhe ne internet: mjafton te “shpalosni” sitin online te partizaneve italiane, ku gjenden te rregjistruar qe te gjithe, pa patur pregjiudikimin me te vogel per seicilin prej tyre. Tashme i perkasin historise qe nuk duhet harruar.

    Aq me shume nuk duhet keq interpretuar, siç ben i shkerdhyeri i Xhulietes, Romeua !

    Eshte qesharake teoria e Gurakuqit per arsyet e pushtimit fashist te Shqiperise nga Duçja: na qenkerka kontrolli Kanalit te Otrantos !
    Po Greqine perse desh ta pushtoje i lumturuari i Gura-keqit, per kontrollin e ishujve, te turqeve apo arabeve qe “kercenonin” Italine ?!

    Shqiperia i duhej vetem per naften, e domosdoshme per furnizimin e gjithe makines luftarake te Fashistit te Zi, ashtu edhe siç beri, me synimin e metejshem per tu shtyre drejt Rumanise e Bullgarise, ne nje perplasje direkte te enderruar me pas me Rusine.
    Ne arkivat e vjetra te shtypit italian ( La Stampa – online) ka fakte edhe te shekullit te tetembedhjete qe flasin per eksportet shqiptare te misrit dhe kafsheve te gjalla, ne drejtim te Italise. Ishim aso kohe hambari i italianeve, me ato pak kacidha qe siguronim nga nje tregeti e tille.

    Se fundmi, letra e Fishtes duhet gjykuar edhe me fakte reale te bashkepunimit me fashizmin uzurpues, jo vetem te tij, por edhe te atyre ne Gura-keqi i quan “te impostuar”!

    1. Shkrimtari says:

      Bravo Maria Logoreçi. Paske kulture ne fushen e letrave. Vertet dhe une mendoj se Mjeda eshte tri shkalle me lart se Fishta.

  9. Rita says:

    Ja ku arritem ,ne kete qamet !! Dhe sot po ky “shkrimtar “e quan epoken e vitit 1945 e me pas,,, kohe e pamvarsise !! Per cfare pamvarsie flet dhe sot ky qe me talentin e tij si doreshkruas ndihmuan ne jetesen e perbindshit te diktatures !!Dhe me bukura ,ky shkrim e mbrotje qe i ben vetvetes fillon me nje shprehje te Ciceronit !!Qe mjerisht ne kohen e “pamvarsise ” se Jorgaqit u zbatua krejt e kunderta !!! Dhe sot ky vazhdon te jete Besnik i kohes se diktatures !!!

  10. Poooo cfare turpi… dhe Romi i UET i thote vehtes historian e studiues ???? Te mongon klasi dhe cilesia e te qenit qytetar o Gurakeq e nuk ke fare ndjenje respekti per te tjeret por te vjen era euro te qelbura te Naim Cilit dhe PD. I kam lexuar dokrrat e tua historike dhe cuditerisht e jo rastesisht jam ndier njesoj si Nashoja, gjelle bajate e me ere te keqe anti patriotike dhe fyerje ndaj historise sone. Une mendoj qe ti Gurakeq je nje sherbetor i zellshem prosllav qe tenton vazhdimisht te helmosh si neperke jo vetem historine tone por edhe studiuesit tane. Nje keshille – qendro larg se neperkes ja shkulim koken.

  11. Altin says:

    Personalitet dhe njeri qe te ushqen respekt, Z. Jorgaqi

  12. Lomy says:

    Ik o nasho spiuni se kokulur ke qene dhe ti si te tjeret…

  13. Delli USA says:

    Tipa si Gurakuqi,dhe nje mender prof. Gjekmarkaj ,mungesen e argumentit e kompesojne me banalitete dhe injorance.

  14. Rr. B. Gramshi says:

    Te jesh i injorant (I pa ditur ) nuk eshte turp, por po te jesh edhe agresiv ndaj me te diturve eshte instikt kafshe.
    I nderuar Nasho, respekt per ju si njeri dhe per kontributin tuaj ne artin e krimtarise dhe hulumtimet historike. Uroj te largohesh nga gomeret kur qellojne me shqelma.

  15. drejtesi says:

    Nasho Jorgaqi eshte elbasanas nga nji familje e nderuar e atdhetare e Elbasanit.

  16. aqif tahipi says:

    Prof Jorgaqi ,nuk ja vlen te harxhosh kohen tende me keta loqet e vetethene profesore.E vetmja merite e tyre eshte se ishin konviktore ne vitet 90 91 dhe prandaj pasi erdhi shkerdhatokracia na dolen befas profesore dhe doktore.Ne te vertete kane ngelur po ata konviktore te pagdhendur qe nuk e kane asfare idene e shkences dhe dijes.

  17. Timi says:

    Nasho Jorgaqi eshte nje qelbesire qe vdes per tu kruajtur me kedo. Po te ishte kaq idealist i paperlyer s’do pergjonte nga vrima e celesit.

  18. Eloni says:

    N. JOrgani eshte astet kometar. Romeo eshte nje person anonim e duhet te laje gojen kur te false per jorgaqin.

  19. Skender-beu says:

    Ky Romi apo magjypi i gurakuqeve eshte raca me e peshtire qe ne kohen e Enverit punonte ne muzeun e Lugj Gurakuqit .Ishte injorant per kulturen dhe cudi si eshte bere profesor dhe ka mare titul ne kohen e eret te S.Berishes. Parlamenti duhete hartoje nje ligj per tepare sa real eshte marja e titujve te disa plagjateve si ky romi qe i kane blere titujt ne maqedoni dhe Bullgari shumica dhe tja u heqe ose mos njohe por dhe te denohen per fallsifikime dokumentash. Ky magjyp nuk eshte as sa qimja e bythes seNasho Jorgaqit.

  20. Kruja says:

    Nasho Jorgaqi ka te drejte te thote te vertata dhe ti argumentoje ato. Nese kritikohet Fishta me fakte historike kjo nuk duhet te behet shkas qe dikush te humbase respektin ndaj Jorgaqit. Ate po thote ai, nese ka argumenta dhe fakte te tjera qe hedhin poshte qendrimet e Fishtes kundrejt fashizmit ato le te paraqiten pa rezerve.

    C’fare “profesor” mund te quash dike i cili nuk ka respekt per koleget e tjere. Atje ku mungon respekti nuk mund te kete diskutime. Shume prej nesh ketu kane rene ne gropen e mungeses se respektit dhe i jane bashkengjitur z. Gurakuqi i cili duhet te reflektoje mire per profilin e tij. Nese ai nuk kupton qe respekti eshte pjese e integritetit te cdo njeriu aq me teper e nje intelektuali atehere ai nuk i meriton ato grada me te cilat zbukuron emrin e tij.

  21. Star says:

    Nasho Jorgaci spiun i diktatures. Mundon te riciklohet si atdhetar por gjithe jeten i ka shrbyer regjimit komunist.

    1. ec aty says:

      Ti kesh sherbyer regjimit komunist, te ben me atdhetar se kurre! Kurre mos e harro kete ?

  22. Andoni says:

    Kontributi i Prof. Nasho Jorgaqit wshte i padiskutueshem ne sherbim te historise dhe letersise shqipe edhe per faktin madhor qw ka shkruar jo vetem per Nolin por dhe figura te tjera te medha te kombit, shumica e te cileve autore nga veriu i Shqiperise, edhe nga diaspora. Kush me shume se ai ka shkruar mijera faqe per ta?! Le ta falenderojme dhe ti urojme shendet e jete te gjatw!

  23. Andi says:

    Nasho Jorgaqi eshte konsoliduar njeri i te vertetave. Ata qe i kundervihen jane bashkepuntore te nazifashizmit ose pinjoll te tyre ose njerez te tymnajave. pse jo ndonjeri i perket mergates se qyqeve. Tani dihet se katolicizmi me ne krye Vatikanin ishte ne mbeshtetje te nazifashizmit, keshtu ishte Kroacia me kreun e saj duke perjashtuar Polonine. Derisa kreu i katolicizmit ishte ne mbeshtetje te mortajes nazifashiste pse mos ishte edhe kleri katolik shqiptare. Fishta u be anetare i akademise Italiane ne kohen e fashizmit dhe letra qe botoi Nasho Jorgaqi qe Fishta i dergon oficerit te larte Italian eshte e vertete e te tjera thenie.Kur zhvillohej lufta e Vlores e 1920, nje lufte e vecante te organizuar e drejtuar nga vete populli se qeveria ishte tre muajshe dhe inekzistente,i thoshin Fishtes ” shkruaj dicka per kete lufte heroike”. Fishta nuk shkruajti por u pergjigje: ” Per ke me shkruejt mre,per ata horra qe po na i hedhin vllaznit e krishtit ne det”?. Dhe ata “horrat” popullor hodhen ne det 10.000 ushtare nga Saranda ne Vlore, nuk ishin horra por ajka e atdhedashurise, e patriotizmit, e sakrifices me te larte per mbrojtjen e atdheut te cilet e konsoliduan dhe ngriten me larte 1912, sepse pa kete lufte 1912 do te ishte zhdukur. Prandaj dhe zogu nuk e kujtonte kete lufte se binte ne kundershtim me miqte fashiste Italian. Te vertetat jane,ato perdoren edhe nga te vertetet edhe nga shtremberuesit.

  24. Andoni says:

    Kontributi i Prof. Nasho Jorgaqit wshte i padiskutueshem ne sherbim te historise dhe letersise shqipe edhe per faktin madhor qw ka shkruar jo vetem per Nolin por dhe figura te tjera te medha te kombit, shumica e te cileve autore nga veriu i Shqiperise, edhe nga diaspora. Kush me shume se ai ka shkruar mijera faqe per ta?! Le ta falenderojme dhe ti urojme shendet e jete te gjatw!
    Nuk ka ASGJE TE PERBASHKET ME NDONJE KOMENT ME PARE.

  25. Arben says:

    Pergjigjia prof. Jorgaqit imponon respect per etiken e te shkruarit, argumentet e dhena dhe stilin e kritikes. Kjo ve ne pah dhe mangesite e ketij fare Romeo Gurakuqit, qe nxjerr shpaten per te mbrojtur partine e vet dhe perdor te njejtat sharje -ish komunistat, anti-geg, anti-democracy- me vend e pa vend. dhe ketu eshte problem I shkrimeve te Gurakuqeve te shtypit te sotem qe bejne zhurme akustike pa argumente, stil dhe background.

    Halli I ketyre Gurakuqeve qe Sala I ka dhene shkollen, punen, dhe karrieren eshte te mbrojne partine nga te cilat u kane ardhe te mirat dhe jo te zhvillojne debat se pse nuk e dine nga I bje debati. Se fundi, halli I ketij eshte te mbroje universitetin e tij ku ka ngritur shkallet po permes partise dhe tani I sherben kuletes te pronarit dhe sigurisht kuletes te ketij fare profesori. Gurakuqi nuk do ishte as sekretar ne ndonje institucion akademik po te mos ishte per shoqen Jozefina Topalli dhe klientelizmin e saj per te punesuar besniket e saj, te cilet tani po I sherbejne zheles Topalli; partise se maskarenjve demokrate qe e kane ngritur sistemin e klientelizmit ne cdo hallke institucionale; dhe sherbetoreve kapitaliste te partise qe fryjne xhepat e tyre.

  26. "SELAM SALARIA" says:

    Fiiiuuuu….. ta haje dreqi,
    Neveri kure shet mend i keqi,,!

    Debatojne Nasho me Romeun,
    Injorantet tundin dheun…!

    +Lahuta e malesise” nuk na paska as art, as mesazh..!
    Fishta nuk na qenka as poet, as atdhetar…!

    Keshtu thote kjo “Maria” dhe Mali i Zi e Serbia..!

    1. ec aty says:

      Keshtu thote dhe historia
      o Sali Sallameria ?

  27. Aseni says:

    Ketij Nashos i rreshqet shpesh pena. Dhe qejfin e ka te kruhet me te medhenjte. Meret me Fishten, me pare me Kadaren, etj. Po pervec vetmburrjes ka dhe pak ligesi ne ato qe thote, qe vine dhe nga njerzore afeksion I tij per kohen kur mesoi te shkruante.

  28. Thanas Mustaqi says:

    “Geg’ e tosk’, malsi, jallia
    jan’ nji komb, m’u da, s’duron;
    fund e maj’ nji a Shqipnia
    e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.

    Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
    ndër kto vllazën shoq me shoq,
    kush e dan me flak’ e shkrime
    çka natyra vet’ përpoq”.
    Ndre Mjeda “Gjuha shqype”

    Disa komentues që fyejnë z. Jorgaqi, nuk kanë lexuar shkrimin e z. Jorgaqi ku boton një letër të poetit kombëtar Gjergj Fishta, ku ai shfaq qëndrim profashist. Jorgaqi nuk e shan Fishtën, ai thjesht ekspozon faktin e letrës.
    Po këta komentues nuk kanë lexuar shkrimin sharës të z. Gurakuqi, i cili, duke qenë dhe historian, nuk bën punën e shkencëtarit, por atë të një publicisti militant, që nuk bën verifikime për ato që pretendon.
    Personalisht më shqetëson teza “gegë” e “toskë”, që hedh në treg z. Gurakuqi për të ashtuquajturin “gegofob”. Më trishton dhe më revolton ideja e përçarjes kombëtare, kur ajo rimerret nga një njeri që përfshihet, për nga profesioni si historian, në qarqet intelektuale. Vetë liberatori Luigj Gurakuqi, në Vlorë, me pjesëmarrjen në qeverinë e Ismail Qemalit, dha shembullin e unitetit të të gjitha trevave shqiptare.

    1. heu bre says:

      Me e cuditshmja eshte se “gegofob” quhet nje geg nga Elbasani si z.Nasho Jorgaqi! Me sa duket ky Romeo GomarKuqi si “historian” me dije qe eshte,kujton se Jorgaqi eshte korcar (thjesht per shkak te emrit dhe fese orthodhokse) ?

  29. N. Stefani says:

    Ne shqiptaret jemi njerez me kultu te lasht, e kete gje duhet ta paraqesim dhe ne debatet tona,pavaresisht se kemi mendime te kunderta/ndryshme.Sipas mendimit tim,duhet qe shkrimtar te rinj te mesojn nga ata qe kane me teper pervoj e dijeni me qellim qe debatet tona te japin nje produkt zhvillimi e jo te kthehen ne debate personale, gje e cila shkakton perbuzje ketu ne skandinavi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje